-
VIDEO
Familjarët e 8-vjeçarit zhvendosen në Vlorë, mbledhin firmat e qytetarëve për dënim me varje për Çalamanin
Familjarët e 8-vjeçarit, Mateo Vasiut, pas firmave që kanë mbledhur në qytetin e Fierit janë zhvendosur në Vlorë për të mbledhur të tjera firma. Me anë të këtij peticioni ata kërkojnë varjen e Klodian Çalamanit, vrasësit të 8-vjeçarit.
-
VIDEO
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ VIP-at bëhen bashkë dhe i japin lamtumirën e fundit Mateos: Drejtësi
Nëna nuk do ia puthi më asnjëherë sytë e pafajshëm blu, motra s’do e ledhatoi si dikur dhe shokëve nga loja e përditshme në lagjes seç do i mungoi diçka...
-
VIDEO
Gati drafti/ Lehtësohet Policia Rrugore, në monitorim të trafikut edhe Policia Bashkiake
Prej kohësh Policia e Shtetit ka kërkuar që në ndihmë të saj për sigurinë publike dhe sigurinë rrugore të jetë edhe Policia Bashkiake. Siç duket, tashmë, zyrtarisht, Ministria e Brendshme ka hartuar një projektligj i cili është në fazën e konsultimit publik dhe parashikon që policitë bashkiake të kenë më shumë kompetenca se nga ato që kanë aktualisht.
Në bazë të këtij projektligji është bashkëpunimi më i ngushtë midis Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit për sa i përket dy shtyllave kryesore, sigurisë publike dhe sidomos asaj rrugore. Nëse deri më tani, dy policitë i bashkonte vetëm vendosja e gjobave për mjetet, tashmë, kompetenca kryesore që u shtohet bashkiakëve është detyrimi për kontrollin dhe zbatimin e rregullave të qarkullimit rrugor në territorin e juridiksionit të tyre, sipas parashikimeve në Kodin Rrugor dhe sipas parashikimeve të marrëveshjeve të bashkëpunimit që lidhen me Policinë e Shtetit.
-
VIDEO
Babi i Mateos: Dua të vdes dhe të shkoj që ta takoj çunin atje ku është
Teksa ishte në ambientet e Gjykatës, babai i shokuar është shprehur se pas humbjes së djalit, edhe ai vetë kërkon të vdes, vetëm për ta takuar njëherë.
-
VIDEO
Në pranga 6 vajza dhe 2 djem në Shkodër, i vidhnin miliona gjermanëve dhe spanjollëve nga Call Center! Në kërkim pronari polak dhe bashkëjetuesja e tij shqiptare (EMRAT)
6 vajza dhe 2 djem janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarë të huaj përmes 'call center-ave'. Në kuadër të operacionit policor të koduar "North Forex" për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e mashtrimeve kompjuterike u arrestuan Elisa Kolndreu 22 vjeçe, Olda Shpendi 20 vjeçe, Aishe Baci 30 vjeçe, Senada Alij, 21 vjeçe, Sonila Alija 24 vjeçe, Ervin Osja 29 vjeç, Nikolin Toma 26 vjeç, Ysniela Dalipi, 27 vjeçe.
Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi polak Paëel Ëziontek 27 vjeç, i cili ishte pronari i call-cente-rit. Në kërkim janë edhe Alma Sokoli 21 vjeç, (bashkëjetuesja e tij) dhe Klodian Memo, 38-vjeç.
-
VIDEO
I dënuar për trafik droge, Gjykata e Lushnjës i sekuestron lokalin dhe 2 automjete
I dënuar për trafik droge, Gjykata e Lushnjës i sekuestron lokalin dhe 2 automjete
-
VIDEO
Vrasja e Mateos në Fier, familjarët në revoltë: Të varet dhe t'i themi çunit ta morëm hakun! Përplasje brenda gjykatës, masa për Çalamanin në mungesë! Nis mbledhja e firmave për dënim me vdekje
FIER- Si asnjëherë më parë në Shqipëri, një gjykatë u rrethua nga qytetarë, i madh e i vogël, me revoltë ndaj vrasësit të një fëmije.
Me shpirtin e vrarë, 1 ditë pasi i dhanë lamtumirën e fundit të voglit të tyre 8-vjeçar, nëna, babai, vëllai i Mateo Vasiut dhe të afërm të djalit, mësynë në Gjykatën e Fierit. Thyen derën e aluminit, u futën brenda ambienteve të Gjykatës me thirrjen "Ku është Klodiani".
-
VIDEO
Ilaçe kontrabandë në Tiranë, dy të arrestuar në kuadër të operacionit ‘Covid Time’ (EMRAT)
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi u kapën me ilaçe kontrabandë. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Covid Time’ janë arrestuar Jonader Dade dhe Johana Papajorgji.
Njoftimi
Finalizohet operacioni policor i koduar “Covid Time”, për goditjen e kontrabandës me medikamente mjekësore. -
VIDEO
Ligji për të drejtat e autorit/ Ministrja e Kulturës: Konsultime publike edhe për pika të tjera
Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka kaluar në vendim, projekligjin për ligjin e të drejtës së autorit me kërkesë të Komisionit Evropian. Ajo tha pas përfundimit të mbledhjes se janë zhvilluar konsultime në lidhje me artistët që përfitojnë nga e drejta e autorit.
“Sot kemi kaluar në vendim të Këshillit ë Ministrave projektligjin e rishikimit të ligjit për të drejtat e autorit. Kjo ka qenë kërkesë e KE për afrimin e të gjithë pjesët e kapitujve që lidhen me integrimin në BE. Ministria e Kulturës ka qenë pjesë e një prej kapituajve, kemi arritur të sjellim ato kërkesa që lidhen me veprat pa autorë, pa udhëzimet dhe direktivat e duhura të mbetura që prej 2016. Ministria e Kulturës ka zhvilluar konsultime publike duke dalë në konkluzion edhe të pikave të tjera që kanë nevojë ndryshime në ligj.”- tha Margariti.
-
VIDEO
Ministria e Mbrojtjes: 1.2 mln euro investim, për zhvillimin e zonave ndërkufitare në Shqipëri- Kosovë
Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë, pjesë e miratimit të vendimeve, edhe një marrëveshje financiare që kap vlerën 1.2 mln euro për zhvillimin e zonave ndërkufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
“Është një marrëveshje financiare që ka vlerën e 1 milion eurove, grant i Bashkimit Europian edhe me bashkëfinancimin e dy vendeve tona, Shqipëri- Kosovë kap vlerën e 1.2 milionë eurove. Fondi synon t’i vijë në ndihmë zhvillimit social ekonomik të zonave ndërkufitare të të dy vendeve që prek të gjitha bashkitë e Qarqeve Lezhë dhe Kukës.”- tha ministrja Xhaçka.
-
VIDEO
Vrasja e Mateos, ministrja e Shtetit për Fëmijët nuk ka koment: Jam vonë më duhet të iki, nuk është në kompetencat e mia
Kur opinioni publik është tronditur për vrasjen në Fier dhe të gjithë drejtuesit politikë e shtetërore kanë reaguar, ministrja Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi nuk ka pasur asnjë koment sot. Ajo shmang pyetjes së gazetarëve në lidhje me krimin e rëndë të ndodhur në Fier ku fqinji vrau Mateon e vogël 8 vjeç.
-
VIDEO
COVID 'mbërthen' Europën, debati në Report Tv/ Mjekët Kapxhiu e Dasho: Të pavaksinuarit të izolohen nga jeta sociale! Alimehmeti: 'Green Pass' s'ndikon në uljen e rasteve
Një valë e re infektimesh nga COVID ka mbërthyer Europën duke rritur numrin e qytetarëve të prekur nga COVID. Mjeku Erion Dasho i cili ndodhet në Gjermani dhe mjeku Genc Kapxhiu, i cili jeton në Itali, thanë për Report Tv, se rritja e infektimeve vjen për shkak të qytetarëve nga qytetarët e pavaksinuar. Të një mendimi mjekët bënë apel për vaksinim pasi kjo është e vetmja armë ndaj këtij virusi dhe në këtë mënyrë mund të shkëputet zinxhiri i infektimeve