-
VIDEO
Të miturit para drejtësisë, kryegjyqtari i Shkodrës: Zero kapacitete për trajtimin e çështjeve për të mitur! Kryebashkiakja Ademi: Fëmijët, prioriteti ynë
Kryebashkiakja Voltana Ademi, tha se Bashkia Shkodër ka prioritet të lartë punën me fëmijët. Ndërsa Arbër Çela, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, tha se e kanë shumë të vështirë të mbajnë një sesion për të miturit për shkak të mungesës së kapaciteteve sepse duhet të ketë tre gjyqtarë dhe të jenë të specializuar për këto çështje. Nga ana tjetër edhe prokurorja e Prokurorisë së Shkodrës, Franceska Lekani, pranoi se gjatë dy viteve të fundit ka rritje të rasteve të përshirjes së të miturve në krime të rënda.
-
VIDEO
Pse u vra vogëlushi Mateo?-Debati për dënimin me vdekje
Emisioni Repolitix trajtoi ngjarjen e rëndë të vrasjes së 8 vjecarit Mateo në fshatin Grecalli të Fierit nga fqinji. Çfarë e shtyu Klodian Çalamanin të kryejë vrasjen makabër? Pas vrasjes horror, rikthehet debati për dënimin me vdekje. Të ftuar në studio Mimoza Hajdarmataj ish-deputete, Skerdian Kurti Profesor i Kriminologjisë në Fakultetin e Drejtësisë UT, Mirgit Vataj drejtor i Linjës Kombëtare të Ndihmës për Fëmijët ALO 116 dhe gazetari Arsen Rusta. Në lidhje skype gazetari Armand Xhelili, Saimir Vishaj avokat dhe Sorina Koti deputete e PD e cila ka kërkuar publikisht rikthimin e dënimit me vdekje pas kësaj ngjarje.
-
VIDEO
Shoferët me shkelje të rënda, ritestim për patentën! Gonxhja: Shoferët e rregullt rinovim patentës pa test! Në 2022 literatura për kodin rrugor, në shkolla
Drejtuesit e automjeteve me të paktën 3 shkelje dhe pikë të hequra nga patenta, do të ritestohen. Në një intervistë për ReportTv kreu i Transportit Rrugor Blendi Gonxhja thotë se kjo risi do të rrisë parametrat e sigurisë pa kosto. Po ashtu, nga viti i ardhshëm, njohuritë për kodin rrugor dhe sinjalistikën do të futen në kurrikulat e shkollave
-
VIDEO
Çfarë ka mbetur në pallatin që u përfshi nga flakët te Fresku, banori: Dëgjuam të bërtitura, forcat zjarrfikëse na nxorën nga banesa
Flakët pothuajse janë neutralizuar në pallatin që u përfshi nga flakët në zonën e Freskut në Tiranë, ndërkohë që 3 banorë kanë përfunduar në spital për shkak të asfiksimit nga tymi. Një nga banorët e pallatit tha se dëgjuan të bërtitura dhe se forcat zjarrfikëse i nxorën nga banesa me nxitim.
-
VIDEO
DOSJA/ Ngjarja makabre në Fier, babai i 8-vjeçarit negocioi 15 vite më parë që vrasësi i djalit të tij (sot) të lironte 16- vjeçaren që mori peng! Si 'ia hodhi' autori me dënim vetëm 4 vite
Raport Tv zbulon detaje të tjera rreth të kaluarës 38-vjeçarit Klodian Çalamani, autorit të vrasjes makrabre të 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, një krim që ka tronditur si kurrë më parë opinionin publik. Çalamani, me arsim fillor, para se të mbante peng dhe të torturonte një 16-vjeçare në vitin 2006, kishte pasur më parë një precedent penal, pasi gjatë gjykimit në 2006 rezulton me gjendje gjyqësore ‘i dënuar’. Autori ka qenë i dënuar dy herë.Report Tv zbardh skemën si i shpëtoi nga duart 16-vjeçarja në 2006, nga ndjekja me thikë, tentativa e mbytjes dhe çarjes me xham.
-
VIDEO
Atentati i dy biznesmenëve shqiptarë në Athinë/ Viktima i arrestuar për kokainë dhe vrasje! Do bëhej baba i binjakëve! VIDEO nga momenti kur shokët ia mbathin vrapit dhe lënë 37-vjeçarin të shtrirë në rrugë
Marjus Dhiamanti 37 vjeç, është biznesmeni shqiptar nga Delvina që mbeti i vdekur pas atentatit me breshri plumbash mbrëmjen e djeshme në kryeqytetin grek, teksa po qëndronte jashtë karburantit të tij.
-
VIDEO
Aksident në Milot, kamionçina përplaset me 'Benz'-in! Një i plagosur rëndë, niset me urgjencë drejt 'Traumës'
Burime për Report Tv bëjnë me dije se një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një veturë. Sakaq, mësohet se nga aksidenti ka edhe një të plagosur në gjendje të rëndë. I plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të 'Traumës' në Tiranë.
-
VIDEO
VIDEO/ Në duart e zjarrfikësve, momenti kur shpëtohet një fëmijë nga flakët
Ndërsa flakët kishin përfshirë shtëpinë, ky është momenti kur fëmija i vogël i ka shpëtuar zjarrit. ‘Report Tv’ ka siguruar videon e fëmijës i cili ndodhet në duart e zjarrfikësve pas shpëtimit.
-
VIDEO
Zjarr tek një pallat në zonën e Freskut në Tiranë, dyshohet se ka njerëz brenda
Një zjarr ka rënë në një pallat në zonën e Freskut në Tiranë tek zona e Thesarit. Siç shihet nga pamjet flakët kanë shkrumbuar ndërtesën. Dyshohet se ka njerëz brenda.
-
VIDEO
Krimi makabër në Fier/ Report TV pyet qytetarët: Të kthehet dënimi me vdekje! Ç'a bëhet kështu, jemi të pasigurt për jetën
TIRANË- Pavarësisht se një rikthim i mundshëm i dënimit me vdekje shikohet si i pamundur në realitet, pjesa më e madhe e qytetarëve mendojnë se është zgjidhja e vetme për raste kaq të rënda.
“Po nuk u kthye vendimi me vdekje, shqiptarët nuk do të gjejnë qetësi. Ne jemi ta pasigurt për jetën, fëmijët tanë janë të pasigurt për jetën. Nuk ka siguri. Duhet të rikthehet dënimi me vdekje për arsye se nuk zënë mend ky popull. Amerika e ka dënimin me vdekje”, thonë qytetarët.
-
VIDEO
Del videoja nga kamerat e sigurisë/ Xhiroja e fundit me biçikletë e 8-vjeçarit Mateo Vasiut në Fier
Këto janë momentet e fundit të 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra dje brutalisht nga Klodian Çalameni. Ai është filmuar nga kamerat e sigurisë së një banesa në xhiron e tij të fundit me biçikletë.
-
VIDEO
Momente dramatike/ Policia s'ia lejonte, nëna e 8-vjeçarit tenton që të futet nga gardhi për të parë vendin ku Klodian Çalamani i groposi djalin
Momente dramatike. Nëna e 8-vjeçarit, Florida tenton që të futet nga gardhi për të parë vendin ku 38-vjeçari i groposi djalin.