-
VIDEO
Djegia e çiftit të të moshuarve në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme në Dropull, shefi i zjarrfikësve: Shkak, bombola e gazit! Viktimat u përpoqën të dilnin, u gjetën te dera e jashtme
Një ngjarje tragjike u regjistrua mbrëmjen e djeshme në Dropull të Gjirokastrës ku një çift të moshuarish humbën jetën pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët.
Viktima mbetën Irakli dhe Fotini Panajoti, përkatësisht 84 dhe 73 vjeç, ndërsa shefi i zjarrfikësve Dropull, Alqi Kosta ka thënë për 'Report Tv' se shkak i zjarrit dyshohet të ketë qenë bombola e gazit. Sipas tij, nga ekspertiza paraprake, dyshohet të ketë patur rrjedhje gazi.
-
VIDEO
‘O Mato, pse ike o shpirt, ç’na bërë’ e ëma përcjellë fëmijën në banesën e fundit mes lotëve dhe britmave
8-vjeçari Mateo Vasiu është përcjellë ditën sot për në banesën e fundit pasi u vra në mënyrë makabre nga fqinji i tij Klodjan Çalamani.
Me lotëve, ulërimave dhe ngashërimeve trupi i të voglit ka dalë nga shtëpia e tij përmes kortezhit për t’u prehur në banesën e tij të fundit.
Mamaja e tij, të afërt dhe familjarë, të lënduar dhe mbytur nga dhimbja, nuk pushonin së qari teksa thërrisnin emrin e Mateos së vogël.
-
VIDEO
Shiste armë të futura kontrabandë në dyqanin me leje, arrestohet një person në Tiranë
Një person ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, i akuzuar për shitje armësh kontrabandë. Mësohet se në pranga ka rënë Ylli Osmanaj, i cili shiste armë zjarri, gjahu e sportive të futura kontrabandë, duke i kamufluar në dyqanin që kishte për shitje të armëve me leje.
-
VIDEO
Vrau 8-vjeçarin, dëshmia e Klodian Çalamanit në Polici: Më shau
Në dëshminë e tij në Policia pasi ka pranuar krimin makabër, Klodian Çalamani ka thënë se e vrau 8-vjeçarin Mateo Vasiun sepse e kishte ofenduar. "Më shau, më ofendoi, prandaj e qëllova dhe pastaj i groposa trupin", mësohet të ketë thënë ai.
-
VIDEO
U vra në mënyrë monstruoze, shokët e klasës vendosin një tufë lule në bankën ku sot duhej të ulej Mato Vasiu
Mëngjesin e kësaj të mërkure, Mateo Vasiu duhej të ulje në bankën e tij, si çdo ditë, por 38-vjeçari Klodian Çalamani i ndërpreu atij jetën në mes, pa e filluar mirë akoma. Në kujtim të shokut të tyre, nxënësit e klasës së tretë në shkollën 'Thanas Ikonomi" në fshatin Greçalli kanë vendosur një tufë me lule e po ashtu edhe disa vizatime të punuara nga Mateo.
-
VIDEO
E vrau me lopatë pas koke, ja vendi ku e kishte groposur fëmijën 8-vjeçar
Në banesën e autorit Klodian Çalamani, ndodhen ende gjurmën e vrasjes makabre të fëmijës 8-vjeçar Mateo Vasiu. Ai e qëlloi me lopatë pas kohë fëmijë duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas e groposi në oborrin e shtëpisë së tij pranë tualetit të jashtëm të shtëpisë. Në video duket qartë gropa e hapur ku fëmija ishte hedhur dhe mbuluar me blatë.
-
VIDEO
Rama: Do ndërhyjmë në legjislacion për kriminelët përsëritës, do e diskutojmë në konsultim publik
Kryeministri Edi Rama tha se do të ketë një ndryshim në legjislacion për rastet e kriminelëve që kryejnë veprat e tyre penale disa herë. Ai tha se ky ndryshim fillimisht do të bëhet me konsultim publik.
“Kemi një studim në dorë me Ministrinë e Brendshme për të gjitha rastet përsëritëse dhe kemi një numër jo të vogël rastesh ndër vite, që janë flagrante në aspektin e papërgjegjshmërisë deri tek ekstremet e trupave gjykues. Jemi duke reflektuar për një ndërhyrje në legjislacion që nuk lidhet me rastin konkret, të cilën do e përfshijmë në konsultimin kombëtar, për të marrë një opinion të gjerë përtej partive duke dëshiruar të hedhim disa hapa të guximshëm së bashku dhe duke synuar që ta ngremë nivelin e dëgjimit me njëri tjetrin. Nuk mund të them sot se për çfarë ndërhyrje bëhet fjalë”, tha Rama.
-
VIDEO
Rama: Kemi legjislacionin më të ashpër, problem zbatimi nga gjyqtarët e papërgjegjshëm
Kryeministri Edi Rama mohoi në mënyrë kategorike rikthimin e dënimit më vdekje në shoqëritë demokratike, ndërsa tha se vendi ynë ka legjislacionin më të ashpër për dënimet për dhunën dhe krimet, por që problem është zbatimi i këtyre ligjeve nga gjyqtarët e papërgjegjshëm që i lirojnë në sallën e gjyqit, apo u japin dënime të lehta.
'Si çështje të civilizimit tonë nga të gjitha vendet e BE dhe më gjerë, në adresimin e kësaj çështje ka pasur debat të gjatë kur janë hedhur hapat e para të heqjes së dënimit me vdekje. Në shoqëritë demokratik të bazuar jo vetëm duke respektuara të drejtat e njeriut, proi edhe në aspektin praktik dënimi me vdekje nuk i bën të paevitueshme ngjarje të tilla në shoqëri. Edhe në vendet të nivelit më të lartë të civilizimit, i kanë në gjirin e tyre edhe këto qenie që janë në gjendje të shkojnë deri në shfaqjet më ekstreme të asaj që ka mbetur nga kafsha në qenien e njeriut. Rikthimi i dënimit me vdekje nuk është as i mundur dhe as një formulë apo një shkop magjik për të parandaluar të tilla ngjarje. Shqipëria për shkak të disa ndërhyrjeve ndër vite në legjislacion ka legjislacioni më të ashpër, çështja është zbatimi i tij dhe fatkeqësia te ne është papërgjegjshmëria e trupave gjykues në raport me individë që kanë kryer krime ekstreme, duke i lënë të lirë në sallën e gjyqit apo duke u dhënë dënime të lehta duke shkaktuar më pas dhimbje dhe plagë të evitueshme. Mundësitë për të rishikuar legjislacion janë gjithmonë, por thelbi është ngritja e trupave gjykues në nivelin e legjislacionit. Ne kemi legjislacion të standardeve të mira të shoqërive demokratike dhe sfida nuk është të shkruajmë më shumë ligje, por të zbatojmë ligjet.", tha Rama
-
VIDEO
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, fqinjët me lot në sy: U llahtarisëm, s’na ka zënë gjumi! Banori: Çfarë e lidhte me fëmijën? Vetëm ta përdhunonte, të flasë ekspertiza
Të tjerë banorë shprehen të tronditur për vrasjen makabre të 8-vjeçarit në Fier ku thonë se nuk i ka zënë gjumi dhe se autori duhet të dënohet me vdekje.
“Kur e mora vesh u llahtarisa, nuk më ka zënë gjumi natën, nuk di c’të thuash, duhet të dënohet me vdekje. Unë kamë vetë fëmijë, kush është ai që nuk ka frikë”, tha një banor
Ndërsa një tjetër bashkëfshatar ngriti dyshime se fëmija mund të ishte përdhunuar nga Klodian Çalamani.
“Autori i rritur jetim, i ati e la të vdekur, e ëma u martua iku në Maqedoni. Ai ishte te buka, ku e merrte i jepte ndonjë copë bukë. Asnjë punë nuk e lidhte atë me atë fëmijë ta fuste në shtëpi, vetëm ta përdhunonte, por duhet të flasë ekspertiza”, tha një tjetër.
-
VIDEO
Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier, banori: Autorin e denoncova më parë se më përdhunoi gruan, por e lanë të lirë! Ai duhet varur, i kishte gjithë të këqijat
Një tjetër banor i fshati Grecalli të Fierit ka kërkuar që autori i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu të varet dhe të mos lihet i gjallë, banori tregon se ai vetëm kohë më parë e ka denoncuar dhe çuar në polici Klodian Çalamanin pasi i kishte përdhunuar gruan, por që e kishin lënë të lirë. Banori shprehet se i riu ishte i të gjithë të këqijave dhe se fshati e kishte frikë pasi rrinte me thikë e hanxhar në dorë.
“Me këtë që bëri vetëm varje do. I ka të gjithë këqija, ka qenë problematik, kurvar, hajdut, siç ka qenë i ati është edhe i biri. E kam çuar në polici se dhe mua më ka bërë një gjest te shpia, më përdhunonte gruan time, ka ndodhur pasi dola nga burg dhe vetë unë atëherë ka ndodh. Ka shumë veta që e kanë denoncuar, edhe cupat i kapte me dy tre veta, ai është kriminel. Duhet të varet, ka qenë shumë i keq. Unë e denoncova e rrahën por e liruan nuk e arrestua. Edhe frikë kemi patur nga ai lloj njeriu. Mbante thika, hanxharë me vete”, tha banori.
-
VIDEO
Rama niset drejt Italisë: Bisedime për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali! Proces i filluar prej kohësh, por shumë i vështirë
Kryeministri Edi Rama do të niset sot në një vizitë zyrtare në Itali, ndërsa bëri me dije se do diskutohet mbi njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Në një konferencë për shtyp nga Rinasi, Rama se do të jetë pikërisht kjo tema e diskutimeve me kryeministrin italian, Mario Draghi-n, por theksoi se nuk është një proces i lehtë.
"Në qendër të vëmendjes, në bashkëbisedimin me kryeministrin Italian do të jetë njohja e pensioneve të shqiptarëve në Itali. Është një proces që e kemi filluar prej kohësh, është një proces i vështirë. Dy janë marrëveshjet më të vështira për shkak të masës së qytetarëve shqiptarë që jetojnë në Itali dhe në Greqi, marrëveshjet pikërisht me Greqinë dhe Italinë", tha Rama.
-
VIDEO
Tragjike, përfshihet nga flakët banesa në Dropull, humbin jetën dy të moshuar! Shkak i zjarrit dyshohet soba me dru
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Hllomo, Bashkia Dropull, ku për pasojë kanë humbur jetën dy persona. Burime për Report Tv konfirmojnë se viktimat janë një çift të moshuarish.
Sakaq, të njëjtat burime bëjnë me dije se shkak i zjarri dyshohet të jetë bërë soba me dru. Fillimisht dyshohet se janë djegur batanijet, dhe më pas flakët kanë përfshirë të gjithë shtëpinë.