-
VIDEO
Vrau 8-vjeçarin, flet i afërmi i Klaudio Çalamanit: S'kishte probleme të shëndetit mendor, e këshilloja të sillej mirë, por nuk më dëgjonte! Të dënohet me varje
I afërmi i Klaudio Çalamanit, 38-vjeçari që vrau të miturin Mateo Vasiu, ka treguar se autori ishte person problematik dhe se më të kishte vite që nuk fliste. Vlashi Çalamani tregon për mediat se i kishte kërkuar disa herë që të ndryshonte sjellje, por këshillat e tij kishin rënë në vesh të shurdhët. Ndonëse e ka të afërm, për Klodianin, ai kërkon dënimin maksimal.
"Nuk shkoja mirë me të, i flisja, por nuk më dëgjonte. Nuk kishte probleme të shëndetit mendor. I kisha thënë të punonte, të sillej mirë. Përdorte alkool, të dënohet me varje për atë që bëri, çfarë e do më atë, ai nuk është për shoqërinë, të vret. Problemin nuk e kishte banorët, e kishte me veten e tij. Do shkoj te familja e viktimës, kam dhe vetë fëmijë e nip", thotë ai.
-
VIDEO
Rama i dhuron Draghi-t librin e tij, homolgu italian: Komplimeta, i shkëlqyer! Je kryeministri i vetëm artist në botë
Gjatë vizitës zyrtare në Itali, kryeministri Edi Rama i dhuroi homologut të tij italian, Mario Draghi-t librin tij me piktura. Kryeministri Italian e vlerësoi jo pak librin e Ramës teksa i tha se ai duhet të jetë i vetmi kryeministër artist në botë.
"Komplimenta, shumë bukur, i vetmi kryeministër në botë që është artist", tha Draghi.
-
VIDEO
Komisioni Hetimor për 25 prillin, Alibeaj: 41 institucione nuk kanë kthyer përgjigje, kanë kohë deri në orën 16:00 sot! PS: Përgjigja e PD për 'grupet e armatosura' pa informacion
Përgjigja e PD për funksionimin e strukturës së mbrojtjes së votës, ka shkaktuar sërish përplasje në komisionin hetimor për 25 prillin. Deputetët socialistë thanë se PD nuk ka sjellë të dhëna në Komision, ndërsa demokrati Gazment Bardhi iu përgjigj se nuk objekt i hetimit parlamentar nuk është veprimtaria e opozitës në zgjedhje, por e insitucioneve shtetërore.
-
VIDEO
Batuta mes dy homologëve, Draghi: Urime për italishten perfekte! Rama: Duhet të falenderoj gjyshen time
Konferenca e përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Italisë Mario Draghi është shoqëruar edhe me batuta për italishten e Ramës. Draghi e uroi për italishte perfektë që flet, ndërsa Rama i tha së për këtë duhet të falënderoj gjyshen e tij.
Draghi: Urime për italishten perfektë
Rama: Më duhet të falënderoj gjyshen time
-
VIDEO
Rama në Itali: Kërkova përshpejtimin e procedurave për njohjen e pensioneve të shqiptarëve! BE dhe Ballkani Perëndimor duhet të ecin në një korsi
Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin italian, Mario Draghi kreu i qeverisë shqiptare, Edi Rama bëri me dije se kishte kërkuar përshpejtimin për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në shtetin fqinj. Megjithatë Rama nuk sqaroi se në cilën pikë janë procedurat dhe as se kur pritet të mbarojnë. Po ashtu Rama u ndal edhe te procesi i integrimit, ku tha se BE dhe Ballkani Perëndimor nuk mund të ecin në dy korsi të ndara.
-
VIDEO
Draghi: Mbështesim me gjithë forcë Shqipërinë dhe integrimin e saj! Jemi pranë saj në çdo hap
Kryeministrin italian Mario Draghi tha se Italia është shumë e përkushtuar të mbështesë Shqipërisë në çdo fushë dhe në integrimin në BE , por edhe zhvillimin e saj në çdo fushë duke u përshtatur sa më shumë me standardet e BE. Ai theksoi miqësinë e mirë mes dy vendeve duke thënë se kjo vetëm do të vijë e të forcohet më shumë.
-
VIDEO
Rama në Itali, pritet me ceremoni zyrtare: Të njihen sa më shpejt pensionet e shqiptarëve! BE e vetmja 'krijesë' me kufij të jashtëm e të brendshëm! Draghi: Mbështesim integrimin e Shqipërisë
Rama ka nisur sot vizitën zyrtare në Itali, teksa është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu italian Mario Draghi. Siç lajmëroi më herët, kryeministri i Shqipërisë do të diskutojë disa çështje në këtë takim me homologun e tij italian.
-
VIDEO
Me qirinj në duar dhe lot në sy, punonjësit e Bashkisë Fier mbajnë një minutë heshtje për Mateon e vogël
Ashtu siç ishte paralajmëruar Bashkia Fier ka mbajtur një minutë heshtje për 8-vjeçarin Mateo Vasiu, i cili u vra mizorisht nga fqinji i tij Klodian Çalamani. Punonjësit e bashkisë me qirinjtë në duar kanë mbajtur një minutë heshtje, ndërsa kanë ndezur qirinjtë pranë goditës së Bashkisë Fier.
-
VIDEO
Vrasësi i 8 vjeçarit, Report Tv siguron dosjen se si Çalamani 'ia hodhi' drejtësisë me dënim vetëm 4 vite për rrëmbim dhe dhunim të fqinjës 16-vjeçare
v
Report Tv zbardh vendimin se si Çalamani kreu një tjetër krimi monstruoz në vitin 2006 dhe u dënua vetëm 4 vite. Historia makabre si rrëmbyen e dhunuan 16 vjeçaren. Krimi i paralajmëruar solli vrasjen e te miturit. Gjyqatja Nafije Curri i pushoi akuzat. Dënoi dy të rinjtë vetëm me nga 4 vite kur ligji parashikon maksimalisht 7 vite burg. kanë grisu bluzën 16 vjeçare shkulur dhe flokëtm
-
VIDEO
Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier, autori në polici: Më shau! Banori: Klodian Çalamani ishte rrugaç, e denoncova se më përdhunoi gruan, por e lanë të lirë
FIER-Lot, dhimbje dhe britma ishin gjithçka që dëgjoje ditën e sotme nga banesa, tashmë e mbuluar me zi, e 8-vjeçarit Mateo Vasiu. Ëndrrat e Florida Vasiut për të birin Mateon, vetëm 8 vjeç, ishin padyshim të mëdha, por sot ajo që i ka mbetur nga vogëlushi i saj është vetëm një boshllëk i madh në zemër që nuk do të mbushet kurrë. Ai u përcoll sot për në banesën e fundit, ndërkohë që në shtëpinë e tij ka pllakosur dhimbja dhe të qarat, ku jo më larg se dje mbushej nga gëzimi e hareja e tij. Një fëmijë i shkëlqyer, i qeshur dhe plot jetë ishin fjalët e banorëve për të voglin, që fatkeqësish mbylli sytë përgjithmonë. Por një përshkrim krejt i kundërt ishte për autori Klodian Çalamani, 38 vjeç, i cili paraqitet nga banorët e fshatit Grecalli si një rrugaç dhe horr i të gjitha të këqijave, ku denoncimet ndaj tij kanë qenë të shumta, ku herë është dënuar dhe herë është lënë i lirë nga policia.
Ende nuk dihen arsyet se pse 38-vjeçari Klodian Çalamani ka kryer këtë veprim monstruoz, por në dëshminë e tij të parë në policia është shprehur se ‘fëmija e ka sharë dhe më pas ai se ka duruar dhe e ka vrarë’. Kjo dëshmi të lë të mendosh se 38-vjeçari nuk ka qëndrueshmëri mendore edhe pse burime nga spitali Psikiatrik i Vlorës thonë se nuk ka kartele mjekësore dhe është trajtuar asnjëherë në këtë spital për probleme të shëndetit mendor. Klodian Çalamani e vra fëmijën brenda banesës së tij duke e gjuajtur dy herë me lopatë pas koke dhe më pas i ka hapur një gropë mu pranë tualetit të shtëpisë të banesës rreth 50 cm të thellë dhe e ka hedhur aty duke e mbuluar me baltë. Zbulimi i tij është bërë nga kamera e vilës së xhaxhit të viktimës, ku pasi fëmija nuk po kthehej në banesë kanë hapur kamerën dhe kanë parë atë duke luftuar më biçikletën e autorit në rrugicën pranë shtëpisë. Kjo ka çuar policinë në derën e 38-vjeçarit, i cili pasi është shoqëruar në polici ka rrëfyer dhe pranuar të gjithë ngjarjen.
-
VIDEO
Arrestohet për terrorizëm në Milano 19-vjeçarja shqiptare e Kosovës! Bashkëshortja e Kujtim Fejzullahut, autori i sulmit tragjik me 4 viktima një vit më parë në Vjenë
Një 19-vjeçare nga Kosova u arrestua gjatë një operacioni të policisë në Milano të Italisë, nën akuzën e terrorizmit. Arrestimi erdhi pas një hetimi disamujor të Prokurorisë së Milanos, e cila kishte kërkuar edhe masën e sigurisë arrest me burg për 19-vjeçaren.
-
VIDEO
Me dorën në zemër, duke i dridhur dhe në gjendje shoku, vëllai i jep puthjen e fundit 8-vjeçarit në arkivol
Ngjarja e rëndë e vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu nuk ka fjalë të përshkruhet, ku dhimbja, lotët dhe shoku ka pushtuar familjarët dhe të gjithë fshatin Grecalli të Fierit. Në gjendje të tillë është edhe vëllai më i madh i viktimës, i cili teksa mbahet nga familjarët nuk mundet dot të reagojë, i cili shfaqet duke u dridhur dhe në gjendje shoku. Teksa trupi i pajetë i fëmijës është futur në makinën e varrimit, i vëllai afrohet duke i dhënë puthjen e fundit 8-vjeçarit në arkivol.