-
VIDEO
Legalizohen 3 pallate në Durrës, Lame thirrje bashkive: Mos jepni leje ndërtimi te subjektet me probleme! Papërgjegjshmëria e tyre bie mbi kurriz të qytetarëve
Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame u ka bërë thirrje bashkive që të mos japin më leje të reja ndërtimi investitorëve që nuk e çojnë deri në fund procesin për hipotekimin e pallateve që kanë ndërtuar më parë. Lame tha se këtyre ndërtuesve nuk u duhen dhënë leje të reja për aq kohë sa nuk ka mbyllur procedurat me objektet e vjetra.
-
VIDEO
Rama i pranishëm në ceremoninë e dhënies së ‘Medaljes së Artë’ për maturantët ekselentë: Në familje të varfra kam takuar nxënës të shkëlqyer me mësime
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e dhënies së ‘Medaljes së Artë’ për maturantët ekselentë. Kryeministri Rama vlerësoi mundine nxënëseve për rezultatet e arritura dhe falënderoi prindërit e tyre për mbështetjen që ato u kanë dhënë. Rama tha se ka pasur rastin që ka shkuar edhe në familje me vështirësi ekonomike, ku nxënësit kanë shkëlqyer me mësime.
-
VIDEO
Shqiptarët duan të ikin sërish, aplikimet për azil në gusht tejkalojnë nivelet e para pandemisë
Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në një nga vendet e Bashkimit Europian shënuan një rritje të shpejtë në muajt e verës, duke tejkaluar dhe nivelet e para pandemisë.
Sipas të dhënave nga EASO, zyra europiane e azilantëve, aplikimet për azil në muajin gusht arritën në mbi 1400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor.
-
VIDEO
Fier/ Naftëtarët në protestë: Kemi informacion se rafineria e Ballshit do të çmontohet dhe do shkojë për skrap! Pa u likuiduar të gjithë, këtu futen vetëm mbi trupat tanë
Ish-punonjësit e Kombinatit të Përpunimit të Naftës në Ballsh janë ngritur sërish në protestë e cila është mbajtur para dyerve të kësaj uzine. Ata shprehen se kanë informacione se rafineria e Ballshit do të çmontohet dhe do të shkojë për skrap, duke theksua se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.
-
VIDEO
Vrasja e 8-vjeçarit në Fier, qytetarët marshim në Tiranë, u bashkohet edhe Lindita Nikolla: Të luftojmë bashkë fenomene të tilla, kemi një draft për regjistrin kombëtar të dhunuesve
Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier dhe abuzimet e shumta me fëmijët që kanë ndodhur kohët e fundit në Shqipëri kanë revoltuar opinion e gjerë publik. Kjo ka bërë që shoqëria civile të organizojë një marshim ndaj këtyre rasteve, që përkon me Ditën Botërore për eliminimin e dhunës dhe shfrytëzimit ndaj fëmijëve.
-
VIDEO
E shiste me 8000 lekë gramin, arrestohet 39-vjeçari që 'furnizonte' me kokainë Tiranën e Durrësin! I dënuar më parë për vrasje me dashjë dhe armëmbajtje pa leje
Një shpërndarës kokaine është vënë në pranga të policisë së Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit, pasi është kapur dukë shitur drogë.
Gjovalin Gjoka, 39-vjeç, banues në Shën Vlash, Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje", është arrestuar në flagrancë te ish-Stacioni i Trenit në Tiranë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 19 nëntor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga vrasja e 8-vjeçarit shton presionin për dënimin me vdekje te Berisha përjashtohet nga PD pas 11 dhjetorit e deri tek Dinamo kualifikohet pas 20 penalltish.
-
VIDEO
Risi Albania/ Në 8 vite 3000 vende pune nga projekti zvicerian! Ministrja e Turizmit e ambasadori zviceran: Sfidë punësimi i të rinjve
Punësimi, si një nga sfidat kryesore të shoqërisë shqiptare bëri bashkë në një tryezë diskutimi përfaqësuesit e insitucioneve shtetërore e private në vendin tonë.
Në takimin e organizuar nga Projekti Zviceran për Punësimin e të Rinjve, RisiAlbania ambasadori i Zvicrës në vendin tonë, Adrian Maître tha se suksesi për të zgjidhur këtë problematikë të shoqërisë është bashkëpunimi i ngushtë mes shtetit dhe sektorit privat.
-
VIDEO
Vrasja e Mateos, kërkohet dënimi me vdekje/Basha përjashton Berishën nga PD?
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin ku në pjesën e parë u diskutua rreth ngjarjes së rëndë të vrasjes së 8 vjeçarit Mateo në fshatin Grecalli të Fierit, ndërsa familjarët kërkojnë dënim me vdekje për autorin. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi zhvillimet në PD pas paralajmërimit të Bashës për përjashtimin e Berishës nga PD. Të ftuar në studio Brizida Gjikondi, Gent Malko, Arben Meçaj dhe Arben Skënderi.
-
VIDEO
Revolta pas vrasjes së 8-vjeçarit, Gjikondi në ‘Repolitix’: Zgjidhja nuk është dënimi me vdekje! Meçaj: Personat problematik t’i përjashtojë komuniteti! Malko: Në Shqipëri duhet ekzekutimi
Fakti që familjarët e 8-vjeçarit Mateos Vasiu, po mbledhin firma për të kërkuar dënimin me vdekje për vrasësin e fëmijës së tyre, Klodian Çalamanit ka ngjallur një debat të madh në opinion publik nëse dënimi me vdekje duhet të kthehet apo jo. Kjo çështje është trajtuar mbrëmjen e sotme në Report Tv në emisionin ‘Repolitix’ nga gazetari Denis Minga.
-
VIDEO
Përfshihet nga flakët banesa në Vlorë! Dyshohet se një i moshuar ndodhet brenda, ndërhyjnë zjarrfikësit
Burime për Report Tv bëjnë me dije se forcat zjarrëfikëse po ndërhyjnë me leva në banesë. Dyshohet se brenda saj ndodhet një i moshuar por ende nuk dihet mbi fatin e tij.
-
VIDEO
Vrasja e 8-vjeçarit, familjarët mbledhin firma edhe në Lushnjë dhe Berat, qytetarët të revoltuar: Ai kriminel edhe varjen e ka pak!
Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu vijojnë me mbledhjen e firmave në një peticion me qëllimin e rikthimit të dënimit me vdekje, për të vënë drejtësinë në vend për vogëlushin që u vra mizorisht. Në Lushnjë e Berat qytetarët të revoltuar nga krimi i rëndë dhe të prekur nga vdekja tragjike e Mateos, kërkojnë dënim me vdekje për autorin, Klodian Çalamani.