-
VIDEO
Prokurorët e SPAK duan mandat të përjetshëm, ministri i Drejtësisë: Jam dakord, kërkesa është legjitime! Ka nevojë për ndryshime kushtetuese
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i pyetur për kërkesën e prokurorëve të SPAK për mandat të përjetshëm, tha se kërkesa e tyre është legjitime dhe se është i hapur për diskutime.
‘Po është e vërtetë. prokurorët e SPAK kanë kërkuar që të mos ketë kufizim të mandatit të tyre. Ne e kemi marrë kërkesën, po e trajtojmë. Ky përcaktim është vënë në Kushtetutë dhe duhet ndërhyrje në Kushtetutë. Është një çështje që prej dhe jemi të hapur për bisedime. Kërkesa e tyre në vlerësimin tim është e drejtë.’-tha Manja.
-
VIDEO
Protesta e fermerëve në Lushnje, ministrja: Jemi në dialog të vazhdueshëm, vijojnë takimet
Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca ka deklaruar se ka kontaktuar me fermerët në Lushnje të cilët janë shprehur kundër paketës fiskale.
“Kam qenë në Lushnje dhe kam kontaktuar me fermerët dhe dialogu nuk ka munguar, por ato kanë pretendime për paketën fiskale që janë të propozuara në buxhetin e vitit 2022. Jemi në dialog të vazhdueshëm për të pasur një bujqësi më të qëndrueshme që i qëndron problematikave të kohës, jemi në një kah dhe jo në një kah të ndryshe”, ka thënë ministrja.
KËRKESAT E FERMERËVE
- 1. subvencionim direkt i fermerit me 10 lekë për kg
- 2. Barazim i TVSH në shitje dhe blerje
- 3. Pezullim i TVSH për plehrat kimike, inputet bujqësore
- 3. subvencionim 3 lekë për eksportuesit
- 5. Laboratorë analizash për tokat dhe perimet
- 6. Garanci për paget e faturave nga grumbulluesit
-
VIDEO
Vendim i qeverisë/ Firmoset marrëveshja e bashkëpunimit me Britaninë Madhe për transferimin e të dënuarve, ministri: S'ka lidhje me kamp refugjatës
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se sot shtë kaluar me vendim qeverie marrëveshja e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar për transferimin e personave të dënuar. Manja tha se kjo nuk ka lidhje me atë që është publikuar në mediat britanike, se në Shqipëri do të ndërtohet një kamp për refugjatët.
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët një makinë në Korçë, dyshohet se është e qëllimshme
Një makine i është vënë flaka në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Mborje në Korçë. Sipas policisë është djegur makina tip "Benz", në pronësi të shtetasit Arjel Cene, i cili ka qenë i parkuar në rrugë, pranë banesës së tij. Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.
Burime bëjnë me dije se Cene ka deklaruar në polici se nuk ka asnjë konflikt me të tjerë. Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/eve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
-
VIDEO
Mediat britanike shkruajnë sërish: Mbretëria e Bashkuar, negociata me Shqipërinë për të ngritur një kamp azilantësh! Rama dhe Ministria e jashtme: Nuk do të ndodhë kurrë
Emigrantët që tentojnë të shkojnë në Britani mund të akomodohen në një qendër azili në Shqipëri, sipas Daily Mail. Kështu shpresojnë ministrat në Britani, të cilët po diskutojnë hapjen e një qendre azili, e cila besojnë se do të vepronte si një pengesë për emigrantët që kalojnë nga Franca veriore
-
VIDEO
Mashtronin të huajt duke i vjedhur miliona gjoja përmes 'FOREX', arrestohen në Shkodër 6 vajza dhe 2 djem
6 vajza dhe 2 djem janë arrestuar nga policia e Shkodrës pasi akuzohen se kanë mashtruar qytetarë të huaj përmes 'call center-ave'.
-
VIDEO
Redjan Rraja në gjyq, dëshmon prokurori Arjan Ndoja: Unë isha shënjestra, e dëshmojnë edhe pamjet e makinës! Nuk kam pasur asnjë problem me ta
Ka nisur sot procesi gjyqësor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në vitin 2019. Në bangën e të akuzuarve janë 2 të pandehur. Janë dërguar në gjykatë Redjan Rraja dhe Ariol Halilaj nën akuzë për 6 vepra penale, për vrasje, armëmbajtje pa leje, grup kriminal,. vjedhje dhe kryerja e veprave penale si grup kriminal.
-
VIDEO
Tensionet në Gjykatën e Fierit, caktohet arrest në burg për Klodian Çalamanin, mungoi në seancë
Tensionet në Gjykatën e Fierit, caktohet arrest në burg për Klodian Çalamanin, mungoi në seancë.
-
VIDEO
Halla e Mateos: Brenda 3 ditësh të mbledhim firmat në çdo qytet dhe t'ia dorëzojmë Ramës e Kuvendit! Të rikthehet dënimi me vdekje dhe të varet Klodian Çalamani
Familjarët e Mateo Vasiut kanë bërë thirrje për mbledhjen e firmave për rikthimin e dënimit me vdekje dhe varjen e Klodian Çalamanit. Ato kanë lënë një afat 3 ditor dhe më pas që t'ia dorëzojnë firmat kryeministrit Edi Rama dhe Kuvendit të Shqipërisë.
" Marr shkas nga deklarata që ka bërë kryeministri Edi Rama, në momentin që ne përcillnim Mateon që thotë se nuk bëhet dënimi me vdekje, ne kemi bërë një peticion me shkrimit kur kërkojnë dënimin me vdekje dhe varjen e Klodian Calamanit, kërkojmë që të mblidhen të gjithë qytetarët, secili qytet mund të mblidhet në orën 2 sot dhe brenda minimumi 3 ditësh të mbledhim firma dhe t'i kërkojmë Ramës dhe Kuvendit, thirrja është në orën 2 të mblidhen në çdo shesh dhe ne do të lëshojmë një numër telefoni ku të dërgohen firmat dhe të bëhemi bashkë", tha Vasiut.
-
VIDEO
Babai 'prin' marshimin e familjarëve drejt qendrës: O Mateo, babai është i vdekur, sado që po ecën! Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjeç, nesër mund të të ndodh ty
Babai i Mateos është pari që po "prin" turmën e familjarëve që po shkon në qendër të qytetit. Një moment prekës është thirrja e babait, i cili thotë se ndonëse ai po ecën, shpirtërisht ka vdekur.
"Babi është i vdekur, sado që ecën në rrugë. Ngrihuni o popull, më iku fëmija 8 vjec, nëse mund të të ndodh, larg qoftë mund të të ndodh ty, se nuk ma mban goja se po e vuaj vetë", dëgjohet të thotë ai.
-
VIDEO
Familjarët largohen nga Gjykata e Fierit, zhvendosen drejt qendrës së qytetit, bërtasin në kor: Varje
Familjarët largohen nga Gjykata e Fierit. Nga sa mëson Reportv Tv, familjarët janë zhvendosur drejt qendrës së qytetit. Ata dëgjohen në kor teksa thonë: Të dënohet me varje.
-
VIDEO
Nxënësit mblidhen para gjykatës së Fierit, kërkojnë drejtësi për Mateon
Në ambientet e gjykatës së Fierit, janë mbledhur familjarët e 8-vjeçarit, ndërsa më pas janë bashkuar qytetarë dhe nxënës të shkollave 9-vjeçare e të mesme të qytetit. Ata kërkojnë drejtësi për vogëlushin e ndjerë.