-
VIDEO
Pas hetimit për pastrim të parave të Cosa Nostra-s, SPAK nis hetimin pasuror për Rezart Taçin! Italianët në kërkim të shqiptarit, kontrolle në Milano ku dyshohet se fshihet
Pas hetimeve nga antimafia italiane e SPAK për pastrim parash, ndaj biznesmenit Rezart Taçi SPAK nis edhe verifikimin e pasurisë në Shqipëri. Ndërkohë për llogari të SPAK policia italiane ka bërë kontrolle në Romë e Milano ku dyshohet se qëndron biznesmeni Rezart Taçi.
Në përgjimin e datës 6 tetor 2021 Taçi i thotë Francesco Zummo se paratë ja garantonte me asetete e tij dhe te mos kish merak pas hapjes se llogarisë më 18 qershor në Mal të Zi e në Tiranë. Transaksionin e kalimit nga llogaria e Zummo-s tek e taçit do ta bënte Fabio Petruzella, pasi kishte prokurë nga Zummo për paratë, por banka në Shqipëri nuk bëri veprimet .
-
VIDEO
Deputeti i Lushnjës me 'duar plot', Korreshi ka një surprizë për kolegët në Kuvend
Deputeti i PD-së për Lushnjën, Saimir Korreshi, është gjithnjë origjinal. Për seancën e sotgme plenare ai ka zgjedhur të sjellë një mesazh në Kuvend nga protesta e fermerëve në Lushnjë.
-
VIDEO
Ministrja e Infrastrukturës: Buxheti 2022 garanton përfundimin e investimeve! Në 2022 nisim punimet për zgjerimin e aksit nga Elbasani në Qafë Thanë
Buxheti për vitin 2022 për ministrinë e Infrastrukturës dhe të Energjisë do të jetë një buxhet social, por që do të garantojë përfundimin e punimeve të nisura dhe projekteve të reja. Kështu tha ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila nënvizoi se peshën më të madhe të investimeve do ta mbaje transporti rrugor. Ministrja tha ndër të tjera në fjalën e saj se në 2022 do të nisin punimet për zgjerimin e aksit nga Elbasani në Qafë-Thanë.
-
VIDEO
Tensionet në Kuvend/ Bardhi flet nga vendi, Rama: Ore po ç'keni ju? Lulzim pse nuk shkon të flasësh për 'Toyota Yaris'! Basha: E ke në Bruksel
Seanca e sotme plenare po shoqërohet me tensione. Teksa Kryeministri Rama ishte në foltore, Gazmend Bardhi nga vendi fliste duke i ndërprerë fjalimin.
"Orë ca është ky mo, orë pse nuk qetësohuni? Më lini të flas. Ka mundësi të mbaroj fjalën unë? Dilni këtu dhe nuk lini gjë pa folur ndërkohë që nuk na lini të flasim neve. Lulzim pse nuk shkon në gjykatën e Belgjikës për 'Toyota Yaris'? Të kanë thirrur disa herë, pse nuk shkon?", i është përgjigjur Rama.
Përgjigjen kreu i PD e bëri disa minuta më vonë.
-
VIDEO
Fermerët e Myzeqesë sërish në protestë, marshojnë nga Rrethrrotullimi i Plastmasit në qendër të Lushnjës: Kërkojmë subvencione për prodhimet bujqësore
Fermerët e Myzeqesë brenda pak ditësh janë mbledhur sërish në protestë, ku kanë marshuar nga Rrethrrotullimi i Plastmasit në qendër të Lushnjës, për të përfunduar në sheshin para bashkisë së qytetit
-
VIDEO
Rama ironizon Bashën, i drejtohet deputetëve të PD: Mos më ndërprisni, unë s'e ndërpreva në asnjë çast muzikën e gramafonit tuaj
Kryeministri Edi Rama është përplasur me deputet e opozitës në foltoren e Kuvendit, ku madje bëri edhe ironi Bashën duke e cilësuar si një gramafon, që flet të njëjtën gjë.
"Pse me ndërprisni unë nuk e ndërpreva muzikën e gramafonit, siç respektoni gramafonin kur flet më respektoni dhe mua", tha Rama.
Rama bëri edhe shumë kritika ndaj opozitës kur ka qenë në qeveri më parë duke thënë se e kanë lënë vendin në mjerim, të mbytur në plehra dhe pa shëndetësi, dhe sot kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë.
"Ca do hiqnit që të shpëtonit të gjithë Shqipërinë? Do hiqni instrumentet për shëndetësinë? I hiqni ju se ashtu e latë shëndetësinë në mjerim, ku latë me mijëra infeksione rrugëve për shkak të mungesës së sterilizimit. Dializën do hiqni? E hiqni ju se nuk e keni probleme. Plehrat? I hiqni ju se i lartë nuk ju bën përshtypje, do hiqni check up? Patjetër, është çështje civilizimi, jemi dy cilivizime të ndryshme në raport me parandalimin, ju njihni vetëm ec përpara e ndalo të tjetër", tha Rama.
-
VIDEO
Basha: Jepni financim anemik për bujqësinë! Po dëmtoni fermerët
Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se qeveria po i merr frymë në bujqësisë me investimet qesharake dhe rritjen e taksave, ndërkohë që është një nga sektorët që jep gati 20 % të PBB. Ai tha se fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, por marrin si përgjigje vetëm dhunën policore për të shuar protestën e tyre të drejtë.
"Bujqësia, që jep gati 20% të prodhimit të brendshëm bruto, merr në këmbim mbështetjen më të ulët në krahasim me vendet e rajonit. Duke i bërë jo konkurruese produktet tona. Duke i shkatërruar fermerët tanë. Dhe ndërkohë që fermerët dhe blegtorët kërkojnë mbështetje serioze, përgjigjen e vetme keni dhunën policore për të shuar protestën e tyre të drejtë. Edhe tani që flasim, fermerët janë në rrugë për të drejtat e tyre, për mbijetesën e tyre, për të marrë atë që kolegët e tyre në rajon e gëzojnë çdo ditë, nga qeveri që mbështesin bujqësinë, që u shpërblejnë mundin dhe sakrificën me të cilën kontribuojnë në ekonomi.
Brenga, dëshpërimi dhe zemërata e tyre janë të përligjura, sepse ata detyrohen të flakin produktet e tyre, detyrohen të emigrojnë, të punojnë tokat e vendeve fqinjë, sepse paratë e taksave që ju shpërdoroni, nuk shkojnë për ta", tha Basha.
-
VIDEO
Basha: 113 mln euro për PPP-të, buxheti i shtetit në funksion të klientëve të qeverisë! Qytetarët janë braktisur
Teksa diskutimet në Kuvend sot janë përqendruar në projektbuxhetin e vitit 2022 dhe paketën fiskale, krydemokrati Lulzim Basha ka hedhur akuza ndaj qeverisë se po e vendos buxhetin e shtetit në dorë të klientëve përmes PPP-ve. Basha thekson se 113 milionë euro do të shkojnë për PPP, e ndërsa familjet shqiptare mbeten në harresë, të baktisur nga shteti. Basha foli edhe për krizën energjitike, të cilën ai e quan një krizë korrupsioni nga ana e qeverisë. Sakaq, kryedemokrati tha se Rama nuk ka asnjë lloj plani për familjet shqiptare.
“Javët e shkuara keni ndjekur përfaqësuesit e PD në Komisionet Parlamentare, duke argumentuar kundërshtinë tonë në raport me projektbuxhetin e paraqitur, me atë projekt paketë fiskale të cilat sot diskutohen në këtë sallë, kundërshti që e kemi shprehur në paradhënie, por jo për hatër të kundërshitim. Nuk kemi qenë të vetmit, të qartë dhe të paekuivok, kanë qenë kundërshimet e sipërmarrjes së vogël, dhomave të tregtisë, tek ato të brenshme apo atyre të huaj. Nuk ka një shoqatë të vetme të sipërmarrjes shqiptare që ta ketë përqafuar ketë buxhet. Më qartë se kushdo tjetër e ka qytetari që sheh përtej fjalëve të mëdha, një spirale të pandalshme, spirale varfërimi dhe largimi që vijon ditë pas dite, javë pas jave, tash 8 vjet. Ndërsa fletët e printuara që ua sjellin deputetëve këtu e u kërkojnë të votojnë, nuk reflektojnë asnjë prej halleve të qytetarëve. 51 për qind është shifra e eurostat që tregon përqindje ne bashkëqytetarëve shqiptarë në rrezik varfërie apo përjashtimi social, dy herë më lartë se mesatarja e Europës. Në traditën më të keqe të kësaj qeverie këmbëngulin të vendosin buxhetin e shtetit në funksion të klientëve të qeverisë përmes PPP-ve. Ndërkohë, për këtë valë të madhe të njerëzve që janë zhytur e zhyten në varfëri këto dy vite dhe 6 të mëparshmet i shtohet atyre që nuk e kanë kërkuar shpëtimin nga mjerimi për largimin nga vendi, Rama nuk ka asnjë plan për ju, kanë bërë të ditur hapjen e thesit për oborrtarët e koncesioneve. Qytetarët mbeten të braktisur sepse asnjë nuk është parashikuar për ta, se po menduan për ta rrezikojnë që viitn e ardhëm të mos japin 113 milionë euro që kanë përcaktuar për klientët e tyre. Për një grusht njerëzisht, 5 ose 6 maksimumi. 113 milionë euro, pesë herë më i lartë se fondi i parashikuar për indeksimin e pensioneve, 5 herë më shumë të dashur pensionistë, do i marrin oligarkët. 113 milionë euro ose të nderuar familje në nevojë, ju dhjetëra mijë që ju mbajën në skemën e ndihmës ekonomike, e ju të flakur nga kjo skemë, kjo shumë për PPP-të e klientëve, është tre herë më e lartë se fondet vjetore që ndahen për familjet në nevojë. Dorëlëshuar janë edhe me luksin qeveritar. Kur flasin për krizë enegjetike dhe nuk pranojnë që është krizë korrupsioni, planifikojnë të shpenzojnë 51,2 milionë euro për mobilime, makina, e shpenzime të tjera luksi qeveritar, para që duhet të ishin në duart e familjeve e sipërmarrjes shqiptare, jo në duart e këtyre të stërvitura për t’i çuar në luks nusretësh dhe fluturime çarterash në drejtim të paditur. Këto mjaftojnë për të mbuluar propozimin tonë, për të ulur TVSH-në nga 20 për qind në 6 për qind për ushqimet e shportës.”-tha Basha në Kuvend.
-
VIDEO
Rama: Krijojmë mbrojtjen dixhitale të territorit, përmes satelitëve dhe dronëve inteligjentë! Marrim të dhëna në kohë reale
Kryeministri Edi Rama tha se edhe mbrojtjes së territorit i është kushtuar një rëndësi e veçantë ku përmes satelitëve që do të merren dhe dronëve inteligjentë, policia do të ketë të dhënë në kohë reale të ngjarjeve që po ndodhin që nga mbeturinat, zjarret, përmbytjet apo edhe kapjen e elementëve kriminale.
"Mbrojtja inteligjente e territorit dhe e sigurisë publike hyn në një fazë tjetër, qoftë me sigurimin e satelitëve dhe dronëve inteligjentë, që do na japin të dhënë të besueshme reale ndaj ngjarjeve kriminale të mjedisit në territor që nga mbetjet tek ndërtimet pa leje dhe aspekte që ka të bëjnë më bujqësinë, hektar e kultivuar, me energjinë, burimet hidrike , zjarret dhe pa lënë mënjan
-
VIDEO
I dënuar me burg për trafikim droge, arrestohet në Shkodër i riu i shpallur në kërkim
SHKODËR-Një 32-vjeçar është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike. Leonard Ndoja, 32 vjeç, banues në lagjen “Partizani” në Shkodër, është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi policia zbuloi vendndodhjen e tij
32-vjeçari ishte dënuar në mungesë nga gjykata e Shkodrës më 20.12.2020, me “Arrest në burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
-
VIDEO
Qindra zogj ekspozohen në festivalin e Korçës, organizatorët: Synimi të rrisim ndërgjegjësimin për kujdesin dhe dashurinë ndaj tyre
Për herë të parë më shumë se 700 zogj në juglindje të vendit. Vepër e federatës së Ornitologëve. 80% e tyre vijnë nga Italia e Kosova për festivalin e zogjve në Korçë.
"Ishin përgatitur për më pak zogj, por vazhdojnë edhe vijnë. Është një befasi dhe për ne sepse deri më tani shkon deri në 700 numri i zgjove, mbi 80 raca të ekspozuara", thotë Eduard Cara, organizator i eventit.
-
VIDEO
Mjegulla e dendur pushton Krujën, kthehet në rrezik për shoferët
Mjegulla e dendur ka mbuluar këtë mbrëmje ultësirën e Krujës.
Deri më tani, nuk janë regjistruar aksidente, por kërkohet të bëhet kujdes