• VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 17 nëntor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga horror në Fier 8-vjeçari vritet me lopatë e groposet te "sharlatan", "sadist","zagar" debati në Kuvend e deri tek zbulohen prapaskenat për Armando Brojën.

  • VIDEO

    Vrasja makabër e 8-vjeçarit në Fier, Rama: Dënimi me vdekje nuk parandalon ngjarje të tilla, kemi ligje të forta, por jo zbatimin nga gjyqtarët! Do ndërhyjmë në legjislacion për kriminelët përsëritës

    Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në orën 08:30 të mëngjesit në një konferencë për mediat, nga aeroporti i Rinasit, ku pritet të flasë në lidhje me ngjarjen horror që u regjistrua dje në Fier, ku u vra në mënyrë monstruoze 8-vjeçari Mateo Vasiu.

    "Të gjithë kemi marrë lajmin e ndodhisë tragjike të pasdites së djeshme në Grecallic të Fierit. E gjithë shoqëria është tronditur por mbi të gjitha mbetet e pangushëllueshme për prindërit dhe familjen humbja e vogëlushit Mateo. Nuk e bën më të lehtë peshën e kësaj humbjeje në zemrën e nënës dhe babait, por sidoqoftë pritet me padurim nga të gjithë është verdikti më ekstrem i drejtësisë mbi barbarin i cili fal reagimit të menjëhershëm dhe kapjes së shpejtë nga policia, gjendet sot pas hekurave. Kjo është një nga ato ngjarje që të lënë pa fjalë dhe  duke shqyrtuar imtësisht mbrëmjes së djeshme të gjithë rrjedhën e ngjarjes si dhe profilin e autorit, mbetet shija e tmerrshme e asaj që ka ndodhur dhe siç e thash domosdoshmëria për të reaguar menjëherë në nivelin e drejtësisë dhe për të vënë pikën e drejtësisë në këtë episod kaq tragjikë. Vëllazërisht ju shpreh ngushëllimet prindërve, të afërmve, i vetëdijshëm që fjalët në një rast si ky janë krejt të pafuqishme, por sidoqoftë fjalën mbeten dhe pjesa tjetër i takon drejtësisë, e cila në këtë rast duhet të jetë e shpejtë dhe në lartësinë e nevojës së të gjithë opinionit publik për një reagim me vendimin më ekstrem të parashikuar nga ligji. E pata të pamundur të shkruaj një tekst për këtë ngjarje dhe për këtë arsye bëra këtë sot së bashku me ju në prag të nisjes zyrtare në Romë.", tha Rama.

  • VIDEO

    Vrasja makabër e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier, pllakos zia në fshatin Greçalli! Banorët: Klodian Çalamani ishte rrugaç, pinte dhe bënte 500 maskarallëqe

    Në fshatin Greçalli të Fierit ka pllakosur zia! Banorët e fshatit shprehen të tronditur nga vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, e nga dëshmitë e tyre kuptohet se mbase vrasja makabëre të miturit, ishte e paralajmëruar.

    Një banore e fshatit shprehet se autori, Klodian Çalamani, 38 vjeç, i dënuar më parë për pengmarrje, ishte një person i çekuilibruar dhe problematik në fshat.

    Jemi tronditur shumë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë kjo histori. Ne nuk e dinim, pa nuk e linim. Ai nuk na kishte bërë ndonjë gjë, pinte dhe nuk kishte tru shumë, bënte maskarallëqe dhe me ne që ishim nëna, bënte 500 ndyrësira. Ishte rrugaç. Ai Mateon e mori si për të marrë biçikletën. E pashë te rruga dhe tha ja po rri. E pamë që ai foli me atë, por menduam si gjithmonë. Edhe fëmijën e komshiut tjetër ai e merrte brenda, e ushqente e mbante. Nuk e dinim që mund të shkonte deri këtu. Ai ka gjetur rrugën bosh para se të bënte këtë gjë", tha ajo.

    Ata kërkojnë drejtsi për vogëlushin, jeta e të cilit u ndërpre në mënyrë makabër.

    "Ne duam që ai të varet, jo burg të përjetshëm, djali jonë nuk vjen më", thotë një banore.

    "Ça t'i lërë shteti këto lloj mostrash? Lihet ai në burg? Ai është monstër", shprehet një tjetër.

    Si ndodhi ngjarja?
    Ka qenë nëna e të miturit, Florida e cila në orën 15:30 të së martës ka bërë denoncimin në polici, pasi djali i saj ishte zhdukur dhe për të nuk kishte asnjë gjurmë. Pas denoncimit, efektivët e policisë kanë nisur hetimet dhe nga kamerat e sigurisë u zbulua se komunikimi i fundit i të miturit ka qenë me Çalamanin, fqinji i tij. Nisur nga kjo, efektivët i kanë shkuar në banesë, ku i riu është parë i shqetësuar, ç'ka ka ngritur dyshimet e Policisë, e për pasojë është shoqëruar në Komisariat. Gjatë marrjes në pyetje, ai është dorëzuar dhe ka pranuar krimin monstruoz, ku përveç se e kishte vrarë, edhe e kishte groposur në oborrin e shtëpisë. Efektivët janë rikthyer edhe një herë në banesën e të riut dhe aty kanë gjetur trupin e pajetë të 8-vjeçarit të mbuluar me baltë. I mituri është goditur barbarisht 2 herë me lopatë pas koke, goditje këto që kanë rezultuar fatale duke i marrë jetën 8-vjeçarit. Motivet e këtij krimi mbeten ende mister, se çfarë mund ta kenë shtyrë 38-vjeçarin të vrasë një fëmijë vetëm 8-vjeç.

    Kush është Klodian Çalamani?
    Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo nuk i përgjigjej kësaj ndenje, pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Aso kohe, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës me datë 06.08.2009c 

  • VIDEO

    Ku do të shkojnë demokratët, në Kuvendin e Berishës apo të Bashës?

     

    Emisioni Repolitix trajtoi zhvillimet në PD me Kuvendin e Berishës që do të mbahet në 11 dhjetor dhe Kuvendin e Bashës që mbahet në 18 dhjetor. Në cilin Kuvend do të shkojnë delegatët demokratë? Në Repolitix u trajtua dhe debati mes Ramës dhe Bashës në Parlament. Të ftuar në studio Myslim Murrizi, Arben Meçaj, Andi Përmeti dhe Ylli Pata.

  • VIDEO

    Vrasja e 8-vjeçarit në Fier/ Daja i fëmijës: Duam drejtësi! Familjarët shkojnë në banesën e autorit, shpërthejnë në lot

    Flet daja e të 8-vjeçarit për mediat, teksa në sfond dëgjohen edhe të qarat e familjarëve.

    "Nuk kemi ditur, ky është shteti, do kërkojmë drejtësi. Nuk e di a ka pasur konflikte, e kam pasur nip, motra më mori në telefon", tregon daja.

  • VIDEO

    E rëndë në Fier/ 38-vjeçari rrëmben fëmijën e fqinjit, e vret me lopatë dhe e gropos në oborrin e shtëpisë! Trupi i pajetë i 8-vjeçarit i mbuluar me baltë! Autori i dënuar më parë, mori peng në 2006 një të mitur(VIDEO)

    FIER- Një ngjarje e rëndë, makabër, është regjistruar në Fier, ku një 38-vjeçar ka rrëmbyer fëmijën e fqinjit mesditën e sotme, e ka vrarë dhe e ka groposur në oborrin e shtëpisë e tij. Fëmija, me emrin Mateo Vellasia është denoncuar i zhdukur nga nëna e 8-vjeçarit Florida rreth orës 15:30, e ndërsa trupi i pajetë është gjetur vetëm pak orë më vonë, i mbuluar me baltë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Greçalli, e teksa autori i kapur është identifikuar Klodian Çalamani, një person i dënuar më parë për një tjetër pengmarrje.

  • VIDEO

    Vrasja makabër në Fier/ Dëshmitarët: Autori ishte pijanec! Ndihemi të frikësuar, bëni mirë ta vrsini, mos ta fusni në burg

    Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes,e përshkruajnë autori Klodian Çalamani si një njëri të alkoolizuar.

    "Klodiani është pijanec, dhe bëni mirë ta vrisni, mos ta fusni në burg, jemi të frikësuar se kam vlla vetë dhe po të më ndodhte mua një gjë e tillë do e vrisja vetë", ka thënë një nga fqinjët. 

  • VIDEO

    Një person rrëmben fëmijën e fqinjit në Fier, Report Tv sjell pamje nga vendi i ngjarjes

    Një person rrëmben fëmijën e fqinjit në Fier.

  • VIDEO

    Ekzekutimi në Astir, dëshmia e mikut të Mihasit: Ruhej nga një sulm i mundshëm, qëndronte vetëm në lagje! Në 2 muaj ndërroi 4 herë targa e makinës

    TIRANË-Erigers Mihasi, i ekzekutuar me breshëri plumbash pasditen e së shtunës në zonën e “Astirit” në Tiranë, nuk donte që të binte në sy. Muajt e fundit kujdesej për çdo lëvizje dhe qëndronte vigjilent. Siç duket, miku i ngushtë i Ervis Martinajt i druhej një sulmi të mundshëm nga grupet rivale. Në mesin e shumë të pyeturve në lidhje me ngjarjen janë edhe disa miq të tij. Njëri prej tyre ka treguar para hetuesve se Mihasi nuk ishte shumë  qetë dhe kishte marrë masa për t’u mbrojtur.

    "Erigersi kujdesej për të gjitha lëvizjet që bënte. Prej kohësh evitonte qëndrimet në ambientet publike dhe ishte vigjilent kudo që lëvizte. Të vetmet vende që qëndronte ishin rreth zonës ku kishte shtëpinë, me njerëz që u besonte" – tha para hetuesve njëri prej miqve të Erigers Mihasit.

  • VIDEO

    Kryebashkiaku socialist e pret Metën ne Kamzë me tupana dhe valle popullore

    Me valle popullore dhe tupana e ka pritur ditën e sotme presidentin Ilir Meta në Kamës, gjatë aktivitetit për përkujtimin e 100 vjetorit të luftës heroike të Dibrës dhe betejës së lavdishme të Lanë-Lurës!

  • VIDEO

    Rijetësimi i Piramidës si qendër e inovacionit! Rama: Janë realizuar 30 % e punimeve

    Projekti për rijetësimin e piramidës dhe shndërrimin në një qendër inovacioni e teknologjie për të rinjtë, po merr formë nga ditë në ditë. Qendra e re, për të cilën janë realizuar tashmë 30 % të punimeve, është një projekt fantastik arkitektonik i studios së famshme holandeze MVRDV, që do krijojë kushtet optimale për Qendrën më të madhe Digjitale në rajon.

  • VIDEO

    Komisioni Hetimor për inceneratorët, biznesmeni Mërtiri kërkesë bankave të nivelit të dytë: Mos nxirrni informacion konfidencial! Po shkelin ligjin dhe janë jashtë objektit

    Biznesmeni Mirel Mërtiri e quan në shkelje të ligjit kërkesën e deputetëve të opozitës në Komisionin hetimor për inceneratorët, që i kërkojnë bankave të nivelit të dytë, ektraktet e llogarive të tij bankare. Përmes një letre ai i kërkon bankave të mos i lëshojnë këto informacione private që shkelin të drejtat e njeriut.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv