• VIDEO

    Integrimi në BE, Rama për televizionin publik Francez: Shqipëria ka marrë dritat jeshile, Bullgaria po na bllokon

    Gazetarja: Kandidatura e vendit tuaj u pranua në vitin 2014 nga Bashkimi Evropian dhe kjo dosje mbetet një nga prioritetet tuaja. Pra, ju jeni në të njëjtin nivel integrimi me fqinjin tuaj, Maqedoninë e Veriut dhe prisni me padurim hapjen efektive të negociatave shumë të rëndësishme të anëtarësimit, simbolikisht dhe financiarisht, por ato ende janë të bllokuara.
     

  • VIDEO

    Zbardhet vendimi i qeverisë për fatkeqësitë natyrore/ Do të angazhohen vullnetarë, shteti do paguajë 2500 lekë për ushqim dhe 3000 lekë për fjetje

    TIRANË- Në rast të fatkeqësive natyrore, siç ishte tërmeti i 26 nëntori apo zjarret e shumta që pushtuan vendin gjatë sezonit veror, tani më çdo kush mund të japë kontributin e tij, por edhe do të paguhet.

    Qeveria shqiptare ka vendosur që vullnetarët të angazhohen në operacionet për fatkeqësitë natyrore që do të godasin vendin, do t'u paguajnë  fjetjen, transportin, ushqimin, trajnimet, deri edhe sigurim e jetës. Vendimi  i cili shtë publikuar në fletoren zyrtare dhe mban datën 11 nëntor, përcaktohet qartë se si një vullnetar do t'i paguhet 2500 lekë dita për ushqimin si edhe fjetja jo më shumë se 3000 mijë lekë nata.

  • VIDEO

    Rritet numri i të infektuarve me COVID, mjekja në Korçë: Pas vaksinimit qytetarët nuk respektojnë asnjë masë mbrojtëse

    Numri i personave të infektuar me covid-19 ka pësuar rritje. Qarku i Korçës numëron 146 persona nga të gjitha grupmoshat të cilët janë aktualisht aktivë me koronavirus. Nga një vëzhgim i kryer në qytet rezulton se pjesa më e madhe e qytetarëve janë vaksinuar me të dyja dozat,ndërsa vaksinimi i fëmijëve ende nuk ka nisur. Sa i përket zbatimit të masave anti-covid duket se është harruar plotësisht. Mjekja epidemiologe, Merita Kroi në një intervistë për Report tv tha se "qytetarët nuk mbajnë maska dhe as nuk ruajnë distancën, pasi mendojnë që janë të vaksinuar dhe nuk mund t'i zërë përsëri Covid-19". Kjo është një logjike e gabuar, theksoi Kroi, pasi edhe të vaksinuarit po infektohen dhe këtë e tregon qartë rritja e shifrave.

  • VIDEO

    Falsifikoi dokumentet për të favorizuar Viktor Ymerin, ish-juristi: Firmën e vuri drejtori! 'Rrëfeu 2 vrasje të bujshme në qeli?!' -Nuk bie dëshmia e të penduarit të drejtësisë

    TIRANË- Emri i Viktor Ymerit, që kaloi 25 vite në burg për 2 vrasje, u përfshi si i dyshuar kryesor edhe në ekzekutimet e bujshme të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut në vitin 2005, pas dëshmisë së një të penduari të drejtësisë. Luftar Reçi pretendon se ka qëndruar më shumë se një vit në qeli me Viktor Ymerin në burgun e Peqinit dhe gjatë bisedave thotë se Ymeri i ka rrëfyer të gjithë dinamikën e 2 vrasjeve, nga porosia deri tek ekzekutimi. “Viktor Ymeri më ka thënë në Burgun e Peqinit se Emiljano Shullazi me shokë dinë vetëm të hapen, por nuk dinë të gjejnë asgjë dhe se njeriun për vrasjen e Vajdinit ia gjeta unë”, mësohet të ketë thë ai. Këto deklarime u bënë shkak që Viktor Ymeri të arrestohet në 2020-ën nga SPAK. Pikërisht në këtë moment del roli i ish-drejtorit juridik të burgut të sigurisë së lartë të Peqinit, Gani Shehu. Ai i ka kthyer përgjigje në mars 2021 avokates së Viktor Ymerit, duke firmosur një shkresë sipas së cilës Ymeri, ka qëndruar vetëm 2 ditë në burgun e Peqinit dhe në qeli të ndarë me atë të Luftar Reçit.  Në dëshminë dhënë këtë të shtunë para togave të zeza, ish-juristi tha se informacionet i ka marrë përmes komunikimeve verbale me zyrtarë të tjerë të burgut dhe shefave të policisë.

     
  • VIDEO

    Zjarr në Malin e Thatë, përfshihen nga flakët 10 hektarë kullotë, zjarrfikësit në vendngjarje

     

    KORÇË- Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë Malin e Thatë në Korçë, ku si pasojë e flakëve deri më tani janë djegur rreth 10 hektarë kullotë. Burime bëjnë me dije se zjarri ka nisur që prej mbrëmjes së djeshme, ndërsa flakët kanë rënë në majë të malit. 'Report Tv' sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku duket tymi i shumtë që ka përfshirë zonën.

  • VIDEO

    Infektohet me COVID-19 i penduari i drejtësisë! Luftar Reçi i dënuar në Drenovë, e çojnë në spitalin e Korçës

    I penduari i drejtësisë i cili vuan dënimin në burgun e Drenovës është infektuar me Covid-19. Luftar Reçi ka rezultuar pozitiv para pak ditësh dhe për trajtim më të specializuar është transportuar në spitalin e Korçës, ditën e djeshme.

    Luftar Reçi ka dhënë detaje për drejtësinë për 2 vrasje të bujshme ku përfshihej Emiljano Shullazi dhe Lul Berisha.

  • VIDEO

    Këlliçi në Report Tv: S'do doja që zgjidhja e krizës në PD në 2021 të vinte nga Berisha, por është i vetmi! Ta quash Kuvendin Kombëtar miting, fyese për demokratët

    Sali Berishën, Belind Këlliçi nuk e sheh si opsionin më të mirë për të zgjidhur krizën brenda PD-së, por e cilëson si të vetmin opsion, me argumentin se vetëm ai mund të rindezë demokratët. Në studion e Report Tv, ish-kreu i FRPD-së, njëkohësish deputet, tha me bindje se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar dhe se nuk do të jetë një miting siç e ka cilësuar numri 2 i partisë Gazment Bardhi, por një institucion që do të ndihmojë sipas tij, bashkimin e PD-së.

  • VIDEO

    Tentoi të lirojë Viktor Ymerin, ish-juristi: Firmën e vuri drejtori! 'Rrëfeu 2 vrasje të bujshme në qeli?!' -Nuk bie dëshmia e të penduarit të drejtësisë

    Gjykata e Posaçme vendosi masën "arrest në burg" për Gani Shehun, ish-drejtorin Juridik të Burgut të Peqinit. Shehu ka pranuar në gjykatë se ka qenë ai personi që ka përpiluar shkresën për Viktor Ymerin bazuar në komunikimet që ka pasur me shefat e burgjeve në lidhje me vendet ku ka kryer dënimin.

  • VIDEO

    Buxheti për Arsimit/ Rama: Ka drejtorë shkollash që janë 'out'! Të ndërhyhet urgjent

    Kryeministri Edi Rama ka pasur kritika për drejtorët e shkollave, ku tha se një pjesë e mirë e tyre janë nën nivelin e duhur, e për tha se duhet të largohen.

    "Kemi drejtues shkollash që nuk e meritojnë, kemi drejtor që nuk janë në nivelin e mësuesve të një kolektivi mësimor, që janë out dhe këtu është e qartë për mua dhe ministren dhe duhet të jetë e qartë për drejtorinë e përgjegjshme që të ndërhyhet që drejtuesit me vlerë të mbështetje, ndërsa atyre që u ka mbaruar koha të largohen dhe edhe në drejtimin e shkollës të jetë e njëjta si mësuesit, s'ka nevojë për kahun politik, statusin ekonomik, po lidhjet që ka familja, rëndësi ka merita. Pa një koordinim nga larg brenda shkollës. Skanim i plotë, objektiv i të gjithë drejtuesve të shkollave dhe kush e meriton të përshëndetet dhe kush jo, duhet të hapë krahun për t'ia lënë vendin dikujt tjetër dhe në çdo shkollë ka mësuese që mund të drejtojnë Ministrinë e Arsimit e jo më shkollën e tyre", tha Rama.

  • VIDEO

    Buxheti 2022 për Arsimin, ministrja: Do rishqyrtojmë të gjitha tekstet shkollore, 20 mln lekë për pasurimin e bibliotekave!

    Prezantohet buxheti 2022 për Ministrinë e Arsimit, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalën e saj, ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka bërë me dije se është evidentuar problemi i parrgullësive në tekste, shkollore duke njoftuat se ka nisur rishqyrtim i të gjitha lëndëve shkollore.

  • VIDEO

    Çfarë do të dalë nga kasaforta e PD? E ftuar Albana Vokshi

    Edhe pse Berisha ka qenë një prej artikuluesve të parë, me këmbëngulje të idesë së lënies së mandateve të deputetëve nga PD, edhe pse perceptohet si njeriu që e shtyu Lulzim Bashën për ta marrë këtë vendim, së fundmi ka artikuluar përmes bashkëpunëtorëve të tij se ka qenë kundër.

  • VIDEO

    Akuzohej se negocioi mes 'Cosa Nostras' dhe shtetit, si e liroi ministrin motra e italianit që pastronte para në Shqipëri

    Llogaritari Italian Fabio Petruzzella u arrestua dhe akuzohet se ka ndihmuar në pastrimin e parave të Cosa Nostras në Shqipëri. Ai kishte një rol kyç në këtë operacion.

    Petruzzella ishte vëllai i një gjyqtareje në Itali, e cila është e famshme për lirimin nga akuzat të një ministri të famshëm të viteve 90 të qeverisë së të famshmit kryeministër Andreoti, i akuzuar edhe ky ashpër për lidhje me mafian.

    Për gjyqtaren në Palermo, Marina Petruzzella, ish-ministri i Demokracisë Kristianesë, Calogero Mannino nuk ishte  fajtor për akuzën se ka pasur një rol në negociatat shtet-mafia.

    Vendimin ajo e mori në në Pallatin e Drejtësisë të Palermos

    “Ai liron të akuzuarin për veprën penale që nuk e ka kryer veprën që i është ngarkuar”, tha ajo, në vendim, videon e së cilës është më poshgtë. Për Manninon, të pandehurin e vetëm në gjyq që zgjodhi procedurën e shkurtuar, prokurori i kishte kërkuar 9 vjet dhe ndalim të përjetshëm nga detyra publike

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv