• VIDEO

    Legalizuan ndërtimin e katit shtesë në kopshtin për fëmijë në Ishëm, Ministria e Drejtësisë padit në SPAK 6 punonjës të Kadastrës: Rrezikuan jetën e të vegjëlve! Askush të mos prekë arkivat

    6 punonjës të Kadastrës kallëzohen në SPAK nga Ministria e Drejtësisë pasi kanë shpërdoruar detyrën duke legalizuar ndërtimin e një kati shtesë në shkollën e fshatit Ishëm. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili doli në një deklaratë për mediat për të publikuar rezultatet e deritanishme të Agjencisë Antikorrupsion, e ngritur pranë dikasterit që ai drejton.  Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka denoncuar edhe një rast tjetër ku prona shtetërore rezulton në 3 pronësi të ndryshme dhe sipas tij të gjitha këto veprim janë krye nga një person i kadastrës. Për këtë pronë e ka dhënë për 3 pronarë të ndryshëm, një herë në emër të shtetit dhe dy herë në emër të dy qytetarëve të ndryshëm. Manja tha se i ka kallëzuar në SPAK  dhe se me to do të merret drejtësia.

     
  • VIDEO

    Çelet ekspozita ‘Në emër të Amerikës' në Tiranë, Yuri Kim: Pavarësisht se çfarë mund të ndodhë brenda ose jashtë Shqipërisë, pozita e SHBA nuk lëkundet

    SHBA nuk është e lëkundur kurrë në pozitat e saj për Shqipërinë dhe partnerët, pavarësisht se çfarë ndodh brenda dhe jashtë vendit. Kështu tha ambasadorja amerikane Yuri Kim, teksa ishte e pranishme në ekspozitën “Në emër të Amerikës” në sheshin ‘Skënderbej. Diplomatja amerikan tha se demokracia që kemi sot mund të mos jetë e përsosur, por është fituar me gjak e duhet ruajtur

  • VIDEO

    Përplasje në Kuvend, Balla-Dumës: Nga ju buron gjithë ai helm! Deputetja: Nga ty që je bërë si diktator i Elbasanit dhe njerëzit kanë frikë të flasin

    Përplasje të forta ka pasur në Kuvend, mes Taulant Ballës dhe Grids Dumës.  Kreu i grupit parlamentar të PS, Balla tha se nuk e kupton se nga i buron gjithë ai helm dhe ofendime që nxjerr kur flet, po nuk ka munguar replika e Dumës e cila tha se helmohet kur dëgjon njerëzit në Elbasan se si janë të shtypur dhe Balla është kthyer në një diktator të asaj zone.

    Balla: Kushteuta, rregulloja dhe kodi i etikës, kushdo që i shkel të jesh i sigurt që kushdo që shkel do marrë ndëshkimin e duhur.  Nuk e kuptoj ende dhe sa kohë duhet të ndërhyjë ky parlament që një deputet të marrë fjalë dhe në atë moment të mos flasë askush! Ky është parimi themelor unë ju garantoj që nga kjo anë sallë edhe kur deputet, dhe zonja ka një problem të madh me vete aq sa herë flet do ofendojë, nga të vjen gjithë ky helm. I prodhon më shumë helm se sa absorbon vetë. Kjo është keqardhje. .

    Duma: E di ku e gjej helmin? Kur kam shkuar te zona e tij (Taulant Ballës), kur thoni probleme mos të na kapi kamera se ai ka zaptuar të gjithë vendin, tek diktatori i atij vendi, tek njerëzit që i keni zvogëluar në ekzistecë dhe në në shpirt. Ju duartrokisni për çdo gjë që bëni gabim. Kur keni gabime pranojini dhe aty filloni të ekzistoni politikisht.

  • VIDEO

    Braçe: Fermerët po shtrydhen! Ne prekim favoret për bujqit, por jo ato për ndërtuesit

    Deputeti i PS-së, Erion Braçe tha se përsos të gjithë të mirave që sjelle buxheti dhe parasë së madhe që ka në qarkullim, atë e shqetëson më shumë goditja e bujqësisë dhe e fermerëve që po shtydhen nga taksat dhe akzicat që ndryshojnë vazhdimisht.

    "Buxheti i këtij viti është reflektimi i Shqipërisë në 10 viteve që do të vijnë. Edhe nga pikëpamja e disiplinë fiskale e kemi bërë mirë që kemi nisur të ulim deficitin, që investimet i kemi më të larta se deficiti, nisim të ulim borxhin publik, pra ka shumë para më buxhet dhe në qarkullimin e tij. Ajo që më shqetëso është konsumimi i parave publike , transparenca jo e plotë, dëmtimi i garës dhe konkurrencës etj. Ajo që më shqetëson nga paketa fiskale është goditja që i bëhet bujqësisë,  e kemi nisur në 2018 goditjen dhe vazhdon në këtë sektor, me skemën e TVSH të pabarabartë në hyrje dhe dalje, në imputeve bujqësore edhe në prodhimin e buqëve  duhet barazi. Ne prekim favoret për bujqit, por nga ana tjetër nuk prekim favoret për ndërtuesit. Ne prekim akcizën për imputet bujqësore, por nuk prekim akcizën për birrën. Është koha të mbështesim bujkun dhe të krijojnë një dysheme për çmimin e prodhimit e tyre. Fermërët  po shtrydhen nga fuqia e përqendruar në tregun e imputeve bujqësore, përftimi i femerëve nga vlera e produkteve të tyre ka rënë.", tha Braçe.

  • VIDEO

    15 prokurorët e SPAK kërkojnë mandat të pakufizuar, zbardhet letra për Kuvendit: Nuk ndihemi të sigurt!

    Përmes një kërkese drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe për dijeni të të KLP, EURALIUS, OPDAT dhe Ambasades Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka zyrtarizuar kërkesën që të gjithë prokurorët e saj të kenë mandat të pakufizuar. Kërkesë e shprehur më herët por e bërë zyrtarisht vetëm përmes kësaj letre që Report Tv ka siguruar.

  • VIDEO

    Buxheti, Xhafaj: E papranueshme që sot flitet për mungesë zyrash të institucioneve të reja të drejtësisë! Mjediset e Gjykatës së Lartë në gjendje të mjerueshme

    Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në Kuvend e cilësoi si një lajm të mirë rritjen e buxhetit për SPAK, por ai u ndal edhe tek mungesa e investimeve. Xhafaj tha se sot dy vite pasi SPAK ka nisur punimet, është e papranueshme që flitet për mungesë zyrash. Po ashtu, Xhafaj një nga hartuesit e Reformës në Drejtësi, tha se mjediset aktuale të Gjykatës së Lartë janë në gjendje të mjerueshme.

    ‘Buxheti do ti japë një shtytje zhvillimit ekonomik dhe social. Vendimmarrja duhet të jetë gjithë përfshirëse. Lajm shumë i mirë rritja e ndjeshme buxhetit të SPAK.  Le të shpresojmë të shohim rezultate më të mira, se ato që kemi parë deri tani në drejtësi. Buxhetimi për institucionet e drejtësisë nuk mund të jetë i ngjashëm me institucionet në varësi të egzekutivit. E papranueshme që kur kanë kaluar 2 vite që nga fillimi punës së SPAK,  flitet për mungesë zyrash për prokurorët dhe hetuesit e BKH-së. Ende nuk ka një përllogaritje në buxhet me ndryshimin e hartës gjyqësore. Nuk ka asnjë angazhim për rritjen e studentëve në shkollën e magjistraturës. Mjediset aktuale në Gjykatën e Lartë janë në gjendje të mjerueshme dhe nuk po gjenden fonde për ndërtimin e një gjykate të re. Nuk duhet të mos shohim edhe anën tjetër, përgjegjshmërinë e vet institucioneve për buxhetin. Besoj se para së gjithash duhet të ndryshojë politikbërja për menaxhimin e buxhetit të këtyre institucioneve. Njerëzit e drejtësisë janë sot njerëzit më të paguar në vend. Nuk janë dhuratë e askujt, janë investim nga taksat e qytetarëve të këtij vendi. Kërkojmë nga isntitucionet e drejtësisë më shumë përgjegjshmëri transparencë, luftë kundër krimit të organizuar dhe pandshkueshmërinë në nivele të larta, mbështetjen e buxhetit e keni.’- tha Xhafaj.

  • VIDEO

    Dhjetori i Kongreseve

     

    ‘Lufta’ në Partinë Demokratike mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës po sjell përçarjen e demokratëve. I ftuar në emisionin ‘5 pyetje nga Babaramo’ në Report Tv, deputeti demokrat, Saimir Korreshi thotë se kjo situatë po dëmton elektoratin e partisë. Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv është shprehur se vendimi i Lulzim Bashës për të mbledhur Kuvendin Kombëtar të PD-së, në 18 dhjetor nuk bën gjë tjetër veçse e përçan edhe më shumë partinë.

  • VIDEO

    Aksident në Lushnjë, makina përplas për vdekje 84-vjeçarin, shoqërohet në komisariat shoferi 42 vjeç

    Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua në autostradën Kolonjë-Lushnjë, në Savër, ku i moshuari me inicialet I. B., po kalonte rrugën në momentin që u përplas nga një automjet tip "Volkswagen" me drejtues një 42-vjeçar me inicialet A. Z..

  • VIDEO

    FNSH e Shqiponja 'blindojnë' Fierin e Vlorë, kontrolle 'blic' në qytet

    FNSH e Shqiponja kontrolle në Fier e Vlorë. Report Tv mëson se qëllimi i këtyr ekontrolleve është kapja e personave të shapllur në kërkim, teksa sjell pamje nga aksioni i efektivëve.

  • VIDEO

    Zjarr i madh ‘shpërthen’ në Tale të Lezhës, rrezikohen shtëpitë! Banorë dhe zjarrfikës në 'luftë' me flakët

    Një zjarr i përmasave të mëdha ka “përfshirë” shkurre dhe ferra në zonën e Tales në Lezhë.

    Favorizuar edhe nga era e fortë flakët janë bërë të rrezikshme dhe i janë afruar banesave, duke venë në alarm banorët.

  • VIDEO

    Vrasja e dyfishtë në Astir/ Një vajzë u takua me Erigers Mihasin: Më çoi ikonë trëndafili! Policia kontroll tek 'Gabeli’ i Klanit Duka, gruaja: Ka dalë për peshkim

    TIRANË- Një vajzë ka pasur kontaktin e fundit me Erigers Mihasin, i ekzekutuar me breshëri plumbash të shtunën në Tiranë. Pavarësisht se dëshmia e saj nuk ka ndihmuar hetuesit të shkojnë drejt autorëve, ajo u tha se kishte bërë një xhiro nëpër Tiranë me makinën tip “Audi”. E reja ka treguar se zbriti në afërsi të Komunës së Parisit, ndërsa mesazhi i fundit që 32-vjeçari i dërgoi në celular ishte një ikonë trëndafili.Levizjet e saj  konfirmohen edhe pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë.

    Nga Komuna e Parisit, Erigers Mihasi dhe Armand Dumani shkuan në drejtim të Unazës së Madhe dhe brenda pesë apo gjashtë minutash makina e tyre u qëllua me breshëri plumbash kallashnikovi. Hetuesit nuk kanë akoma emra konkret autorët për atentatin, por ngrihen dyshime  për konflikt midis bandash në territorin e kryeqytetit. Shumë banesa nëdisa zona të Tiranës janë kontrolluar dhe mbi 20 veta u shoqëruan.

  • VIDEO

    4 viktima e 10 të plagosur rëndë nga aksidentet javën e kaluar, Policia: Shkak parakalimet e gabuara apo përdorimi i celularit në timon! Janë arrestuar 64 shoferë

    4 viktima, 10 të plagosur rëndë dhe 57 me dëmtime të lehta është ky bilanci i 46 aksidenteve të regjistruara në vend, javën që lamë pas

    Policia bën me dije se shkak për aksidente të tilla janë parakalimet e gabuara, mosrespektimi i distancës së sigurisë, përdorimi i celularit si dhe drejtimi i mjetit në gjendje të dehur.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv