-
VIDEO
Shtohen të infektuarit, nuk respektohen masat! Gjirokastra e fundit në listë për vaksinimin e të rinjve
Në dhjetë ditët e fundit në Gjirokastër ka trefishim të rasteve me Covid-19 çka ka krijuar një situatë kritike ku mbi 50% e të testuarve rezultojnë pozitiv me virusin. Pjesa më e madhe e të prekurve janë të rinj të pavaksinuuar dhe momentalisht Gjirokastra ndodhet në vendin e fundit në vaksinimin e moshave të reja.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve, Kisha Katolike: Radhët në qendrat tona është rritur, po shtohen të varfrit
Ndryshimet ekonomike të reflektuara në rritje çmimesh si pasojë e dy krizave që goditën njëra pas tjetrës Shqipërinë, tërmeti dhe pandemia, por edhe një krizë e re energjetike që bashkë me Europën, po prek edhe vendin tonë ka ngjallur shqetësimin e Kishës Katolike, e cila në një mesazh drejtuar politikës thotë se ka një mungesë vëmendje ndaj shtresave në nevojë.
-
VIDEO
Merr flakë në ecje një automjet në Lazarat, mjeti shkrumbohet tërësisht
Një automjet është shkrumbuar nga flakët pasditen e sotme në fshatin Lazarat të Gjirokastrës.
Automjeti me targa AA852PA rezulton në pronësi të Rezart Çelës, banues në këtë fshat, ndërsa flakët shkrumbuan tërësisht automjetin.
-
VIDEO
Aksion për pastrimin e Bregut të Lumit, Veliaj: Duhet kontributi i të gjithëve për ambientin tonë të përbashkët
Bashkia e Tiranës ka nisur prej disa ditësh një aksion të madh për pastrimin e zonës së Bregut të Lumit, ku punonjësit e terrenit dhe jo vetëm po punojnë me intensitet për largimin e mbetjeve të hedhura pa kriter nga qytetarë të papërgjegjshëm. Aksionit të pastrimit këtë të diel iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Kamzës Rakip Suli si dhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe zv/ministrja e Mbrojtjes Dallëndyshe Bici.
-
VIDEO
Mali i Thatë në Korçë prej dy ditësh në zjarr, flakët ‘përpinë’ më shumë se 12 ha tokë, zjarrfikësit në ‘luftë’ me vatrat aktive
Vijon prej dy ditësh zjarri në majën e Malit të Thatë në Korçë, ku deri më tani ka “përpirë” më shumë se 12 ha toka.
-
VIDEO
Atentati në Astir, vrasësit me pagesë fillimisht qëlluan makinën nga mbrapa dhe më pas u dolën paralel nga ana e pasagjerit ! Kamera e sigurisë filmon momentin e sulmit
Atentati mafioz në Astrit i ndodhur mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është bërë si pasojë e përplasjes së bandave në kryeqyteti. Një kamera sigurie në zonë ka mundur të filmojë momentin ku mjeti tip 'Toyota' me targa AA 532 ON e përdorur nga autorët ka qëlluar fillimisht nga mbrapa mjetin "Audi A 7" ku udhëtonin Erigers Mihasi, 32 vjeç dhe miku i tij Armand Dumani, 26 vjeç, dhe më pas i kanë dalë paralel në anën e djathtë të "Audit", ana e pasagjerit, dhe kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi duke bërë shosh mjetin dhe lënë dy viktima.
-
VIDEO
Dosja e pastrimit të parave të Cosa Nostra/ Më 6 tetor 2021 Rezart Taçi foli me bosin e Palermos dhe u bë garant për shumën e 18 mln euro
Dosja e prokurorisë mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18.399.996 eurove, të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras, zbulon surpriza të reja. Një nga protagonistet e dosjes që Report TV ka siguruar, është Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash” dhe sot i shpallur në kërkim. Ish-biznesmeni shqiptar i naftës, sipas dosjes, jo vetëm vuri në dispozicion njohjet e tij në Mal të Zi dhe në Shqipëri për të lejuar transferimin e shumës nga parajsat fiskale deri në Singapor, por u bë personalisht garant me pasurinë e tij, nëse ato mbi 18 milionë euro do të humbnin.
Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Rezart Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra. Francesco Zummo, edhe ky i arrestuar tashmë, ka qenë një nga ndërtuesit më të mëdhenj të Palermos dhe krahu i djathtë i Vito Cianciminos, ish-kryebashkiak i kryeqendrës siçiliane, i konsideruar si arkëtari i Mafias.
-
VIDEO
Pastronin paratë e 'Cosa Notra-s', pritet masa e GJKKO-së ndaj kunatit dhe ish trupërojes së Rezart Taçit! 2 të besuarit e tij hapnin llogaritë dhe kryenin transfertat për italianin Francesco Zummon
Gjykata e Posaçme kundër krimit pritet të japë masën e sigurisë për dy të arrestuarit Artur Balla dhe Bledar Lilo, të akuzuar për grup të strukturuar kriminal dhe pastrimi parash. SPAK kërkon për dy të arrestuarit, njerëzit e besuar të Reazart Taçit, 'arrest me burg', si të përfshirë në skemën e pastrimit të 18.4 mln eurove.
Nga hetimet e SPAK, Artur Balla dhe Beldar Lilo kanë pasur një rol aktiv për të ndihmuar italianët Francesco Zummon dhe ekonomistin Fabio Petruzzella-n, të dy të arrestuar në Itali, të hapnin llogari bankare dhe të bënin transferta parash për pastrimin e tyre.
-
VIDEO
Atentat mafioz në Tiranë, vritet Erigers Mihasi, mik i ngushtë i Ervis Martinajt, i njohur për ngjarje të bujshme kriminale! I vrarë edhe një 26 -vjeçar (VIDEO)
TIRANË- 2 të rinj të vdekur, 3 fëmijë të vegjël të mbetur jetimë dhe ulërima e një nëne vetëm pak kilometra më tutje kur mësoi në market vrasjen e të birit ishte epilogu i një sage të gjatë historie kriminale për Erigers Mihasin, 32-vjeç, që u ekzekutua sot në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit.
Ngjarje e mirëfilltë mafioze, një atentat i mirëpërgatitur, teksa autorët siç raporton edhe gazetari i Report Tv, Sokol Dema dyshohet se u larguan me mjetin e tyre në drejtim të Thumanës, ku edhe e braktisin për t'i vënë më pas flakën, siç është bërë tashmë traditë në disa dhjetëra ngjarje të ngjashme të ndodhur në rrugët e qyteteve tona. Brenda në makinën e djegur u gjetën 2 kallashnikovë. Të rinjve një breshëri kallashnikovi u mori jetën, vetëm 30 minuta pasi më parë ishin ndalur në një postbllok policor në zonën e Politeknikut në qendër të kryeqytetit. U lanë të lirë, një liri që rezultoi fatale. Pasi u qëlluan me armë, makina e viktimave u përplas me një shtyllë aty pranë. Viktimat kanë qenë të paarmatosur dhe pas kontrollit e mjetit të tyre në vendngjarje gjithashtu nuk është gjetur armë.
-
VIDEO
Fermerët e Roskovecit: Nuk kemi treg për vajin e ullirit! Mbiprodhimi, këtë vit vaji i ullirit shitet me 500 lek/kg
Mbiprodhimi i ullinjve ka bërë që një sasi e madhe vajit të mbetet pa u shitur.Janë fermerët e Roskovecit ata që ankohen se kanë sasi të mëdha vaj ulliri të pa shitur që nga viti i kaluar. Aktualisht ka nisur prodhimi i vajit të ri, por të pashpresë për të gjetur treg.
"Vjet në këtë fabrikë (sepse në Kurjan janë 3-4 fabrika) janë bërë 15 mijë kuintal ullinj dhe pjesa dërrmuese e fermerëve e ka vajin në shtëpi. Sivjet punohet, dhe sërish vajin në shtëpi e marrim, sepse s'ka kompani private të interesuara për ta blerë, ndaj duhet të ketë një shtysë nga shteti, të funksionojë si rregullator", tha një prej fermerëve.
-
VIDEO
Atentat mafioz në Tiranë, vritet Erigers Mihasi, mik i ngushtë i Ervis Martinajt, i njohur për ngjarje të bujshme kriminale! I vrarë edhe një 26 -vjeçar (VIDEO)
TIRANË- 2 të rinj të vdekur, 3 fëmijë të vegjël të mbetur jetimë dhe ulërima e një nëne vetëm pak kilometra më tutje kur mësoi në market vrasjen e të birit ishte epilogu i një sage të gjatë historie kriminale për Erigers Mihasin, 32-vjeç, që u ekzekutua sot në Tiranë bashkë me mikun e tij teksa lëviznin në makinën luksoze në zonën e Astirit.
-
VIDEO
Gjendet një automjet i djegur në Thumanë, brenda 2 kallashnikovë! Dyshohet te jetë e atentatorëve të vrasjes së dyfishtë në Tiranë, taga e vjedhur
Dy kallashnikovë pa silenciator janë gjetur brenda një automjeti tip "Toyota" që është gjetur i djegur në afërsi të Thumanës në një zonë të pyllëzuar. Kjo dyshohet të jetë edhe makina e përdorur nga autorët e atentatit në Tiranë, ndërsa sipas informacioneve të siguruara nga Report Tv, targa "AA 532 ON" rezulton e vjedhur disa muaj më parë.