-
VIDEO
Berisha i lodhur në Foltore, harron emrin e ministrit të Brendshëm: Skuthi i familjes, Ruçi, Uçi...Çuçi si e ka
Sali Berisha në fjalën e tij në Foltore i është rikthyer sulmeve për Saimir Tahirin, si të lidhur më trafikun e drogës në vend e ndërsa nuk la pa përmendur edhe ministrin aktual të Brendshëm, Bledi Çuçi, mirpo këtij të fundit mesa duket i paska harruar emrin.
"Vjen dhe na vë ministër të Brendshëm, më falni për shprehjen "skuthin e familjes" Ruçin, Uçin,,Ruçin si e ka", tha berisha, i cili duket se është i lodhur nga 'Foltorja'.
-
VIDEO
Tjetër gafë, Berisha e bën Lulzim Bashën ministër të Brendshëm të Partisë Socialiste
Nga “Foltorja” në qytetin e Lezhës, Sali Berisha duket se nuk ndalet me gafat e tij. Gjatë fjalës së tij sot në përpjekje për të sulmuar qeverinë e Ramës dhe me mendjen te Lulzim Basha, teksa ka përmendur ministrat e Brendshëm në radhë të Ramës, përmend emrin e kreut të PD në vend të Fatmir Xhafajt.
“U largua Tahiri nga ministri e Brendshme dhe solli Bashën (e ngatërron me Xhafajn, vëllai i te cilit ishte i dënuar ne Itali për trafik droge”, deklaroi Berisha, duke mos u kujtuar ta korrigjojë.
-
VIDEO
Makinat inteligjente ‘kapin në flagrancë’ 894 drejtues mjetesh duke shkelur rregullat e qarkullimit, Policia: Pezullohen 256 leje drejtimi, ndëshkohen 2126 drejtues mjetesh
Gjatë 48 orëve të fundit, nga monitorimi i makinave inteligjente janë evidentuar disa automjete në shkelje me ligjin. Kështu, 894 drejtues mjetesh janë ndëshkuar me gjobë, e cila do t’u shkojë direkt e në banesë
-
VIDEO
Berisha zhvendos 'Foltoren' në Lezhë, mungojnë deputetët e qarkut, i shkojnë Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu
LEZHË- "Foltorja" e Sali Berishës është zhvendosur ditën e sotme në Lezhë. Të pranishëm janë ish-deputeti Aldo Bumçi, Klevis Balliu si edhe Flamur Noka, një nga mbështetësit kryesor të Sali Berishës që në ditën e parë.
Ndërkohë, mungojnë deputetët e qarkut, Agron Gjekmarkaj apo edhe drejtuesit e degës së PD-së.
-
VIDEO
Pse festohet Jo-ja greke në Shqipëri?/Basha sulm Berishës e Metës
Emisioni Repolitix trajtoi në pjesën e parë ceremoninë e organizuar në Këlcyrë për Jo-në greke dhe deklaratat e bëra nga zv/ministri grek i Jashtëm. Në pjesën e dytë Repolitix trajtoi aktualitetin politik me sulmin publik që Lulzim Basha bëri në Kuvend ndaj Sali Berishës dhe Ilir Metës. Të ftuar në studio Fatos Klosi, Bislim Ahmetaj, Ylli Pata dhe Leonard Karaj.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Labinot të Elbasanit, digjen shkurre dhe pemë
ELBASAN- Një sipërfaqe pylli është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të premte në fshatin Labinot, në Elbasan.
Përmasat e zjarrit janë të mëdha, teksa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse ku po punojnë për shuarjen e flakëve.
-
VIDEO
Ministri i Jashtëm i Kinës vizitë zyrtare në Shqipëri, takime me Ramën e Metën: Të forcojmë më tej marrëdhëniet mes dy vendeve
Ministri i Jashtëm i Kinës, Ëang YI ndodhet në një vizitë zyrtare në vendin tokë, ku ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, Presidentin Ilir Meta dhe Ministren e Jashtme, Olta Xhaçkën.
Gjatë takimit me Metën në Presidencë, bisedimet u përqendruan në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Zhvillimi i marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, shkëmbimet në bujqësi, turizëm, kulturë dhe arsim janë fusha me interes dhe me dobi reciproke për vendet dhe popujt tanë”, nënvizoi Meta gjatë takimit.
Po ashtu, Meta duke theksuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë, si anëtare jo e përhershme e Këshillit të sigurimit të OKB-së për vitet 2022-2023, që përkon edhe me 50-vjetorin e anëtarësimit të RP të Kinës në OKB, e siguroi YI për bashkëpunim në funksion të forcimit të mëtejshëm të paqes dhe stabilitetit kudo në botë.
Ndërkohë nuk janë zbardhur ende detaje nga takimi i ministrit Kinez me Ramën.
Në takimin me ministren Xhaçka, u fol po ashtu për forcimin e marrëdhënieve në çdo fushë.
"Një bisedë e hapur dhe vërtet konstruktive për të ardhmen e marrëdhënieve tona në çdo fushë. Optimistë që së bashku do të dimë të gjejmë konvergjenca e hapësira bashkëpunimi, për të shfrytëzuar sa më mirë potencialin ekonomik, kulturor e njerëzor, duke trajtuar po ashtu me respekt reciprok e mirëbesim çdo çështje tjetër mes nesh", tha Xhaçka.
-
VIDEO
Vaksinimi anti-COVID i fëmijëve/ Debati pro dhe kundër, ju bën dëm dhe steril?! Avokati ‘përplaset’ me ekspertët në Report Tv
Avokati Zaçe Islami ka hedhur akuza të forta ndaj qeverive dhe shkencës duke thënë se vaksina antiCOVID merr jetë dhe se përmban substanca të dëmshme, prandaj përbërja e saj nuk bëhet publike. Por këto deklarata janë cilësuar të papranueshme dhe të dënueshme nga mjekët shqiptarë në Itali dhe Gjermani, ku theksuan se këto janë dezinformime që marrin jetë njerëzish.
-
VIDEO
Vijojnë ndryshimet në Policinë e Shtetit, ikën Dhimitraq Ziu nga policia rrugore, emërohet Altin Qato
Vetëm pak kohë pas ndryshimeve në nivel qarqesh të drejtuesve kryesor, lëvizjet në shefat e sektorëve të policisë vijojnë të ndodhin. Në Tiranë ndryshimi i fundit ka qenë ai i kreut të policisë rrugore Dhimitraq Ziu i cili ikwn nga drejtor i Policisë Rrugore dhe emërohet zëvendësdrejtor për rendin në DVP Durrës! Ndërsa në vend të tij është emëruar Altin Qato.
-
VIDEO
Protestë për karburantin, askush nuk e fik makinën
-
VIDEO
Po ndërtonin pa leje 3 objekte në Palasë, arrestohen 11 punëtorët, shpallet në kërkim investitori! Nën hetim 2 inspetorë të IKMT
11 punëtorë, të cilët ishin punësuar për ndërtimin e 3 objekteve në Palasë, për të cilët investitori nuk kishte marrë leje, janë arrestuar sot nga policia.
Në pranga kanë rënë Flamur Bega, Alvin Sinani, Bilbil Zhima, Murat Zhima, Viktor Ballaj, Dule Tozaj, Leonard Tozaj, Altin Petoku, Oltion Halili, Renis Shahinaj dhe Elvis Selimja. Ndërkohë është shpallur në kërkim investitori Vesir Gjikolaj.
-
VIDEO
Tërmeti në Bulqizë, Ormeni për Report Tv: Do të ketë pasgoditje deri në qetësimin e gjendjes
Sizmiologu Rrapo Ormeni tha se tërmeti 4.5 rihter në Bulqizë është shoqëruar me pasgoditje. Për Report Tv, Ormeni tha se në atë zonë këto tërmete janë të zakonshme dhe përgjithësisht futet te tërmet jo të forta.
“Është një tërmet që është shoqëruar me pasgoditje dhe është ndjerë edhe në Tiranë e Laç e më gjerë. Tërmeti 4.5 rihter janë normale për vendin tonë, ky tërmet ka një tipologji që ka pasur pasgoditje ku më e madhja është 3.6 rihter. Goditja kryesore është dhënë dhe se tani do të ketë vetëm pasgoditje deri në vendosjen e ekuilibrit të pllakave tektonike në epiqendër”, tha Ormeni