• VIDEO

    Thatësira transformon pamjet e liqenit të Gramshit

    • Aty ku para disa muajsh gurgullonte uji, sot ka mbetur vetëm toka e shkretë. Thatësira thuajse ka transformuar pamjet e liqenit të Gramshit. Në fotot e shkrepura nga 'LSA', duket pjesa fundore e basenit të hidrocentralit të Banjës, ku gjurmët e ujit duken të largëta, duke ofruar një panoramë të trisht surreale.

  • VIDEO

    Report Tv në fshatrat minoritare që po zbrazen në jug të vendit! Në Dërmish të Finiqit gjen vetëm të moshuar! Banorët: Na kanë ikur fëmijët, vetëm pleqtë kanë mbetur

    Fshatrat e minoritetit grek në jug të vendit  kanë filluar të zbrazen. Të vetmit që kanë ngelur janë ata pak të moshuar të vetmuar, që i shtyjnë ditët me punët e fshatit, duke pritur me sytë nga rruga fëmijët e tyre. Por fëmijët kanë kohë që kanë ikur. Janë detyruar të lënë prindërit e tyre aty e të emigrojnë diku larg, në kërkim të një jetese më të mirë, pasi fshati nuk mund t’ua mundësojë këtë gjë. Fshati nuk ka më, as mundësitë e punësimit e as mundësitë e krijimit të një jetese normale e moderne, siç të rinjtë dëshirojnë.

    Të moshuarit janë ulur këmbëkryq me vetminë, e cila është tashmë zonja e shtëpisë së tyre. Zërat e fëmijëve duket sikur janë shuar brenda atyre mureve boshe e ata kanë ngelur të detyruar të flenë përnatë përqafuar me mallin, duke i mbajtur gjallë shpresa se fëmijët po jetojnë në mirëqenien që s’ua mundësoi dot fshati.

  • VIDEO

    PS: Javën e ardhshme do të kemi emrat e komisionit për Reformën Zgjedhore

    Kryetari i grupit Parlamentar në Partisë Socialiste Taulant Balla ka vlerësuar bashkëpunimin me PD-në për Reformën Zgjedhore, ndërsa ka njoftuar nga Patosi edhe për ngritjen dhe miratimin e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

    ‘Ne kemi dakordësinë e plotë të kësaj reformë, por në javën e ardhshme do të kemi edhe përbërjen e këtij komisioni. Në ditën e hënë presim të institucionalizohet edhe zgjedhja e dy bashkëkryetarëve nga PD dhe nga PS, si dhe ulja në tryezë dhe diskutimet për propozimet që PD ka bërë tashmë publike. Edhe unë si kreu i grupit të PS-së, por edhe kryeministri Edi Rama, janë shprehur të gatshëm për dialog me opozitën për Reformën Zgjedhore.’- tha Balla.

  • VIDEO

    Dokumenti/ Shkrirje klasash e shkollash në të gjithë vendin për shkak të rënies së popullsisë! Tkurrje me 116 mijë vetë deri në 2031, 4 qarqet që do preken më shumë

    Popullsia në Shqipëri parashikohet të tkurret me 116 mijë vetë deri në vitin 2031, për shkak të uljes së lindshmërisë dhe emigracionit, duke pasjellë kështu edhe uljen e mëtejshme të numrit të nxënësve në arsimin e detyrueshëm, të mesëm dhe të lartë. Ulja e nxënësve do të sjellë shkrirjen e shkollave sidomos të arsimit bazë si dhe ndryshimin e numrit të mësuesve. Zvogëlimi i popullsisë do të prekë më shumë qarqet Dibër, Gjirokastër, Kukës dhe Fier. Duke shtuar edhe fenomenin e plakjes së popullsisë, numri i nxënësve në shkolla pritet të ulet në mënyrë shqetësuese.

    Këto parashikime reflektohen në strategjinë kombëtare për arsimin për periudhën 2021-2026. Dokumenti voluminoz është miratuar nga qeveria në 22 tetor 2021.

  • VIDEO

    Banorët e Akërnisë: Aeroporti i ri i Vlorës do sjellë zhvillim! Rama deklaroi se punimet për aeroportin nisin më 28 nëntor

    Në fshatin Akërni të Novoselës do të ndërtohet aeroporti i tretë i Shqipërisë. Lajmin e bëri e të ditur Kryeministri Rama, i cili deklaroi pak ditë më parë se punimet do të nisën ditën e pavarësisë më 28 nëntor 2021.

    Banorët e fshatit Akërni shprehen se ndërtimi i aeroportit ndërkombëtar të Vlorës do të sjellë zhvillim për mbarë zonën e Myzeqesë. Pritshmëritë janë jo vetëm në fushën e turizmit , por edhe për punësimin

  • VIDEO

    Rikthehet ora diellore, nesër flemë 1 orë më shumë! Kursime sasi të mëdha energjie, por Europa ndahet

    Midis natës së të shtunës 30 dhe të dielës 31 tetor, kur bie ora 3, kthehemi në kohën diellore. Akrepat lëvizin një orë pas, pra ora 3 do të jetë 2 e mëngjesit. Për pak orë do i rikthehemi sërish kohës dimërore që do të na shoqërojë gjatë gjithë muajve të ftohtë. Flini më shumë, por humbisni pak dritë!

    A ia vlen ende ky ndryshim? Sipas të dhënave të institucioneve shkencore: Po. Kompania që administron rrjetin kombëtar të transmetimit ka llogaritur se në shtatë muajt e verës kemi kursyer 450 milionë kWh për konsum më të ulët, me një kursim ekonomik prej afërsisht 105 milionë euro. Nga viti 2004 deri në vitin 2021, sipas analizës së Terna-s në Itali, konsumi më i ulët i energjisë elektrike për Italinë për shkak të kohës së verës ishte afërsisht 10.5 miliardë kËh që, në terma ekonomikë, përkthehet në kursime për qytetarët mbi 1.8 miliardë euro.

  • VIDEO

    Tenderi 1 mln dollarë për 'RTSH Agro', kërkoi lirinë, Apeli i GJKKO lë në burg ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin

    Apeli i GJKKO ka lënë në qeli ish-drejtorin e RTSH, Thoma Gëllçin, duke rrëzuar kërkesën e këtij të fundit për liri. Gëllçi, i akuzuar për shpërdorim detyre për tenderin 1 mln dollarë për 'RTSH Agro', kërkoi lirinë me argumentin se qëndrimi në qeli i rrezikon jetën, për shkak se vuan nga sëmundje që kërkojnë trajtim të veçantë dhe që nuk ofrohen në qelitë e paraburgimit, argumente që nuk u pranuan nga Gjykata.

    Po ashtu janë lënë në qeli edhe dhe anëtarët e Komisionit të Ofertave, Jualian Tapia, Alban Malaveci e Ervin Muraj.

  • VIDEO

    Roja bie aksidentalisht nga kati i 15 në katin e 14, ndërron jetë në vend 63-vjeçari në Sarandë

    SARANDË-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Sarandës. Një 63-vjeçar me iniciale H.I, i cili punonte roje, është rrëzuar nga kati i 15-të dhe ka rënë në katin e 14-të. Për pasojë roja ka humbur jetën në vend.

    “Më datë 30.10.2021,  rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i 15-të në katin e 14-të një pallati (ku punonte si roje), shtetasi H. I., 63 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

  • VIDEO

    Mirditë, vrau shokun me makinë pasi e tallte dhe e ofendonte, dënohet me 10 vite e 9 muaj burg 60-vjeçari Mhill Gega

    Gjykata e Lezhës ka dënuar me 10 vite e 9 muaj burg, 60-vjeçarin Mhill Gega i cili në muajin shkurt të këtij viti përplasi me dashje me makinë bashkëfshatarin e tij Mark Gjeta në fshatin Bungaj të Mirditës. Organi i akuzës arriti të provojë se ngjarja ka qenë e qëllimshme, dhe ndaj autorit u ngritur akuza e vrasjes me dashje. Pasi shqyrtoj dosjen hetimore trupa gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Artan Hajredinaj e gjeti fajtor 60-vjeçarin dhe e dënoi me 16 vite burg, por duke qenë se përfitoj nga gjykimi i shkurtuar ju ul 1 e 3 e dënimit.

    Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se dy bashkëfshataret kishin pasur konflikte prej dy vitesh me njëri-tjetrin dhe ditën e ngjarjes janë përplasur sërish. Pas debateve, 60-vjeçari Mhill Gega ka shkuar në shtëpi dhe ka marrë automjetin tip "Benz" dhe përplasur për vdekje Mark Gjetën, i cili lëvizte në rrugën e fshatit.

  • VIDEO

    Policët nuk do të marrin më grada me vendim gjykate! Së shpejti hapet gara e rritjes në detyrë, pas tre vitesh ndërprerje

    Asnjë gradë e lartë në Policinë e Shtetit nuk do të merret përmes Gjykatës Administrative. Kjo praktikë u ndoq për më shumë se të vjet, në mungesë të konkursit që ishte pezulluar për motive të paqarta. Por gjykatës iu drejtuan edhe oficverë policie që kishin humbur postin dhe donin të ruanin gradën. Për këtë arsye punonjësit brenda policisë që kanë pretenduar të marrin gradat “nënkomisar”, “komisar”, “kryekomisar”, “drejtues” dhe “drejtues i parë” i janë drejtuar vetëm Administratives

    Me vendim të Drejtorit të ri Gledis Nano do të rifilloj praktika e mëparshme dhe si rezultat nuk do të jetë më e nevojshme që të shkohet deri në dyert e gjykatave për ta fituar gradën. Gjithçka do të bëhet me garë dhe konkurs, në bazë të kritereve që do të përcaktohen nga një komision i veçantë, bazuar në vitet e karrierës dhe performancës brenda strukturave blu, ashtu siç në fakt e parashikon edhe vetë ligji i Policisë së Shtetit, referuar gradave.

  • VIDEO

    I kërkuar nga Italia si koka e një bande droge me vëllezërit, 34-vjeçari i shpëton edhe policisë në Krujë pasi iu gjetën në banesë 145 kg kanabis! Në pranga kryeplaku bashkëpunëtor

    145 kilogramë kanabis janë sekuestruar ditën e sotme në fshatin Nojë të Krujës, ndërsa u shpall në kërkim 34-vjeçari Bujar Sefa si dhe u arrestua kryeplaku i fshatit, Haxhi Murati, 66 vjeç. Sefa dhe Murati bashkëpunuan për kultivimin e kanabisit. 34-vjeçari rezulton i dënuar me 12 vite e 9 muaj burg në Itali për trafik kokaine dhe kanabisi.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e shtunë 30 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga taksat e reja që do rrisin tatimin për gazin te Rama kritika kryebashkiakëve për ujësjellësit e deri tek 90 vjetori i një eruditi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv