-
VIDEO
Tërmeti në Bulqizë, kryetari i njësisë vendore Zerqan: Dëme materiale te disa banesa të vjetra! Nuk ka persona të lënduar
Tërmeti 4.5 ballë që tronditi Bulqizë mëngjesin e sotëm ka shkaktuar dëme të lehta materiale, më së shumti në njësinë vendore Zerqan. Kryetari i kësaj njësie vendore tha për Report Tv se raportohet për mure të çara në disa banesa të vjetra fshatrat Tërnovë e Madhe dhe Tërnovë e vogël, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ai bën me dije se janë ngritur grupet e verifikimit.
-
VIDEO
Tërmet 4.5 ballë në Bulqizë, banorja: U trembëm, çuni hipi në dritare të hidhej, por e kapi nusja! Kemi dëme
Tërmeti 4.5 ballë në Bulqizë ka shkaktuar panik te banorët, të cilët kanë dalë me vrap jashtë banesave. Në disa banesa ka dëme të vogla në fshatrat malorë në banesat e vjetra. Një banore tha se djali kishte hipur të hidhej nga dritarja, por e kapi nusja.
-
VIDEO
Shkoi të grabiste vilën, vritet nga pronari 38-vjeçari shqiptar në Itali, baba i një fëmije të vogël
Një shqiptar është vrarë në Itali nga pronari i një vile të cilën shkoi ta grabiste. Viktima është identifikuar si Arbër Xheleshi, 38 vjeç, ndërsa ngjarja u regjistrua në Santopadre në provincën e Frosinone, 4 ditë më parë.
Xheleshi, baba i një fëmije të vogël, i armatosur shkoi të grabiste vilën, por pronari, Sandro Fiorelli, një shitës duhani në një kioskë, e qëlloi atë për vdekje me çifte gjatë tentativës për të mbrojtur vilën e tij.
-
VIDEO
Zbardhet skema e kalimit të 45 kg heroinës në Durrës, si shoferi ‘ia hidhte’ skanerit! Arrest me burg për shoferin dhe pronarin e kamionit
Report Tv ka zbardhur skemën e 45.5 kg heroinë që u kap në Portin e Durrësit pak ditë më parë në një kamion me krom, që kishte si destinacion Barin e Italisë. Kamioni kur futej në skanerin e Portit të Durrësit ishte i pastër dhe më pas shoferi bënte sikur i prishje mjeti. Më pas koka e kamionit zëvendësohej me një tjetër të re, ku ishte e fshehur droga dhe s'kalonte në skaner nga punonjësit. Gjykata e Durrësit vendosi ‘arrest me burg’ për pronarin e kamionit 'Hensi Trans', Arian Çermën dhe drejtuesin e kamionit Olgert Dudën.
-
VIDEO
Greqia zgjeron territorin e varrezës së ushtarëve në Manastirin e Këlcyrës, ceremonia larg syrit të mediave, i pranishëm edhe Konsulli grek në Gjirokastër
Vazhdon rituali i rivarrosjes së eshtrave në varrezat e ushtarëve grekë në Manastirin e Grykës së Këlcyrës. Kanë qenë eshtrat e 37 ushtarëve grekë të rënë në luftën Italo-Greke në periudhën 1940-1941 të cilët janë rivarrosur në këtë varrezë, ku prehen eshtrat e mbi 700 ushtarëve helenë. Ceremonia është mbajtur larg syrit të medias dhe pa praninë e autoriteteve shqiptare.
Të pranishëm kanë qenë përfaqësuesit më të lartë të klerit ortodoks të Mitropolisë së Gjirokastrës. Ka rënë në sy edhe pjesëmarrja e konsullit grek të Gjirokastrës, Dimitris Saharidis, sekretarja e çështjeve politike në Ambasadën greke në Tiranë, Valis Pendervanis, Prefekti i Maqedonisë Perëndimore Jorgos Kasapidis, admirali Dhimitrios Milas që është nga komiteti i ekspertëve shqiptaro- grek për zhvarrimin e eshtrave të ushtarëve grekë, si dhe oficerë të ushtrisë greke.
-
VIDEO
Shpërthen në flakë bombola e gazit, shkatërrohet banjo dhe korridori i banesës
BERAT-Një bombol gazi ka shpërthyer në flakë në një banesë në lagjen "Uznovë" në Berat, shkatërrohet dhe digjet tualeti dhe korridori i banesës,fatmirësisht s'ka familjarë të lënduar.
Një bombol e ndezur gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen "Uznovë" në qytetin e Beratit. Bombola e gazit 3 kilogramëshe ishte vendosur e ndezur në tualetin e shtëpisë,ku jetonte Zeni Bardhyli me bashkëshorten e tij.
-
VIDEO
Tërmeti në Bulqizë, banorët: U frikësuam, dolëm menjëherë jashtë! Ishin dy lëkundje të forta
Dita e stome nisi mes frikës dhe panikut për banorët në Bulqizë, për shkak të tërmetit me magnitudë 4.5. Për Report Tv, qytetarët shprehen se kanë ndjerë 2 lëkundje të forta dhe kanë dalë menjëherë jashtë të tmerruar.
-
VIDEO
Tërmet 4.5 ballë në Bulqizë! Kryetari i njësisë Zerqan për Report TV: Raportohet për dëme të vogla! Banorët: U trembëm shumë, u lëkundëm dy herë
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Dibër mëngjesin e sotëm. Sipas Institutit të Gjeoshkencës lëkundja ishte e me epiqendër në Bulqizë dhe thellësi 14 kilometra.
Sipas IGJEUM, vetëm 6 minuta para lëkundjes 4.5 ballë, është regjistruar një tjetër tërmet 3.3 ballë.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Malina në Berat, digjen 3 ha plantacione me ullinj, dyshohet i qëllimshëm, ende vatra aktive
Plantacionet me ullinj në fshatin Malinat në Berat janë përfshirë nga flakët.
Flakët janë shfaqur fillimisht në një prej parcelave të zonës kodrinore të fshatit, por të favorizuara nga era ato janë përhapur në të gjitha plantacionet me ullinj me shpejtësi.
-
VIDEO
Aksioni në Bashkin e Durrësit, policinë 'nuk e mbajnë këmbët', efektivi rrëzohet te shkallët
Policia zbarkoi mëngjesin e sotëm në Bashkinë e Durrësit, pasi SPAK zbuloi abuzimin me tenderin 7 mln lekë për blerjen e një autoshkallë për zjarrfikësen e Durrësit. Por duket se policinë 'nuk e kanë mbajtur këmbët', ku në videot e aksionit, shihet një efektiv që rrëzohet te shkallët. Fatmirësisht efektivi nuk u lëndua nga rrëzimi, ndërsa u ndihmua menjëherë nga kolegu për t'u ngritur sërish në këmbë.
-
VIDEO
Blenë zjarrfikëse jashtë funksionit, abuzim me tenderin 7 mln lekë! SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private! Në detyrim paraqitje pronarja e kompanisë!
Abuzim me tenderin 7 mln lekë për një zjarrfikëse që s'funksionoi kurrë, SPAK arreston 6 zyrtarë të Bashkisë Durrës dhe 3 punonjës të kompanive private, një në detyrim paraqitje. Nën hetim penal nga SPAK janë edhe shoqëritë private që u përfshinë në tender R & R Group sh.p.k., Klosi – R Company sh.p.k. dhe Ra – Mi Kompani sh.p.k. pasi akuzohen për falsifikim dokumentesh përsa i përket procedurave të tjera të prokurimit ku këto subjekte kanë qenë pjesëmarrëse.
-
VIDEO
Po kalonte rrugën për të hyrë në universitin e Korçës, makina përplas studenten dhe largohet nga vendngjarja, e reja në gjendje të rëndë në spital
Një aksident i rëndë është shënuar në Korçë, pasi në automjet ka përplasur një studente në afërsi të Universitetit Fan Noli.
Gjithçka ndodhi teksa e reja po kalonte rrugën për të hyrë në Universitet, ndërsa një mjet për shkak të shpejtësisë e ka goditur dhe drejtuesi është larguar nga vendngjarja.