-
VIDEO
Kukësi pa landfill, mbeturinat përfundojnë në liqenin e Fierzës! Gjici: Po presim presim projektin e BE-së, në 2022 fond shtesë për menaxhimin e mbetjeve
Menaxhimi i mbetjeve urbane është një problem madhor për qytetin e Kukësit. Në mungesë të një landfilli, mbeturinat depozitohen në pranë varrezave publike dhe tjetra në kodrat e Mamëzit. Vendgrumbullimi që ndodhet pranë varrezave publike të qytetit disa metra larg liqenit të Fierzës, është i parrethuar për pasojë mbetjet përfundojnë në ujë duke sjellë një katastrofë mjedisore në liqenin e Fierzës.
-
VIDEO
Festa e ullirit në Roskovec, fermerët: Nuk kemi treg për vajin, qeveria të na ndihmojë
Banorët e fshatit Luar në Roskovec e kanë bazuar ekonominë familjare tek kultivimi i ullinjve. Me qëllim provimin e produkteve, u organizua këtë fundjave "Festa Ullirit”. Panairi ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve, të cilët u njohën jo vetëm me varietet e ullinjve por edhe me kulturën, traditën e zonës.
-
VIDEO
Rama poston video nga rezervuari i kultivimit të peshkut në Jon: Kemi 5-fishuar eksportet e prodhimit të detit
Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje nga një rezervuar i kultivimit të peshqve në detin e Jonit. Sipas Ramës, eksportet e prodhimeve të detit janë 5-fishuar, kjo për shkak të politikave mbështetëse të peshkimit. Ai shton se rezervuari është i ndërtuar duke respektuar standardet e nevojshme për tu eksportuar drejt tregut japonez.
-
VIDEO
Porositë nga lufta ndaj krimit te fermat e bitcoin, Gledis Nano i prerë me drejtorin dhe shefat e rinj të komisariateve të Tiranës: Dua rezultate
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka mbledhur në takim drejtorin e ri të Policisë Tiranë, Lorenc Panganika dhe shefat e rinj të komisariateve të Tiranës. Në takim Nano pritet të jap porositë për luftën kundër krimit, drogës, armëve pa leje, madje edhe zbulimi i fermave bitcoin e zhvillimin e lojërave të paligjshme të fatit dhe ka kërkura nga ata që të japin rezultate konktrete në këto fusha.
-
VIDEO
Mbi 600 të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë, qytetarët protestë para bashkisë denoncojnë: Për ujësjellësin janë përdorur tuba nafte të marrë në Ballsh
Me dhjetëra qytetarë në Krujë janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar për helmimin nga uji i pijshëm. Në mënyrë simbolike, ata kanë varur bidonë bosh te dera e Bashkisë, ndërsa deklarojnë se tubat dhe impianti i ujësjellësit janë tuba nafte të përdorura të marra në Ballsh e në minierat e Bulqizës dhe më pas janë montuar për ujësjellësin e qytetit.
-
VIDEO
Qeveria krijon agjenci për Menaxhimin e Donacioneve, në krye të saj ish-ministri Beqaj
Të gjitha donacionet e huaja do të menaxhohen nga një agjenci e re që do të quhet Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e miratuar në mbledhjen e një dite më parë të këshillit të ministrave. Burime konfidenciale bëjnë të ditur për report Tv se kjo agjenci do të drejtohet nga ish deputeti socialist Ilir Beqaj i cili nuk mundi të fitonte mandatin në qarkun e Shkodrës, dhe do të jetë në varësi të kryeministrit.
Sipas Vendimit të qeverisë Agjencia në fjalë “në bashkëpunim me ministrinë e financave dhe komunitetin e donatorëve do të koordinojë të gjithë ndihmën e huaj që do të marrë qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.
-
VIDEO
Nuk jemi në liqenet e Zvicrës, por Belshit! Rama: Nga një vend rrënojash, në model ekoturizmi
Vitet e fundit Belshi po kthehet gjithnjë e më shumë në një zonë turistike, falë investimeve dhe bukurive të saj natyrore që njihet për numrin e madh të liqeneve. Kryeministri Edi Rama, pas inspektimit të qendrës së re shëndetësore në Belsh, është ndalur në një nga liqenet ku po transformohet në një pikë turistike që do të sjellë zhvillim për zonën. Duke e krahasuar bukuritë e zonës me liqenet e Zvicrës apo Norvegjisë, Rama thotë se kjo zonë po merr formë duke u kthyer nga një ‘ferr’ rrënojash e plehrash në një model të ri ekoturizmi.
-
VIDEO
Mbi 600 të helmuar nga uji i pijshëm në Krujë, qytetarët protestë para bashkisë, varin bidonë bosh te dera: Tubat e ujësjellësit, tuba nafte të marrë në Ballsh
Me dhjetëra qytetarë në Krujë janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar për helmimin nga uji i pijshëm. Në mënyrë simbolike, ata kanë varur bidonë bosh te dera e Bashkisë, ndërsa deklarojnë se tubat dhe impianti i ujësjellësit janë tuba nafte të përdorura të marra në Ballsh e në minierat e Bulqizës dhe më pas janë montuar për ujësjellësin e qytetit. "I gjithë populli i Krujës e di shumë mirë se janë tuba nafte dhe janë marrë në Ballsh. Shteti të marrë masa, ta verifikojnë. Janë tuba nafte të marrë lirë. Uji na ka ardhur ngjyrë kaf. Tubat e vjetër i kanë lidhur me tubat e përdorur. Janë tuba të marra edhe në Bulqizë, te miniera e kromit ", thotë një protestues.
-
VIDEO
I kërkuar nga Italia si koka e një bande droge me vëllezërit, 34-vjeçari i shpëton edhe policisë në Krujë pasi iu gjetën në banesë 145 kg kanabis! Në pranga kryeplaku bashkëpunëtor
Në mars të këtij viti, Bujar Sefa u dënua në mungesë me 12 vite e 9 muaj burg për trafik kokaine dhe kanabisi në Itali, por kjo nuk e pengoi atë që të vinte në Shqipëri e madje të vijonte me të njëjtin aktivitet kriminal.
Në banesën e tij në fshatin Nojë të Krujës, Policia gjeti një ditë më parë 145 kilogramë kanabis, gati për shitje, dhe municion luftarak, por megjithatë sërish i riu ka mundur t'i shpëtojë prangave.
-
VIDEO
Ndryshon tatimi i pagës, Ministria e Financave: Lehtësojmë qytetarët, paga deri 40 mijë lekë, zero tatim
Prej korrikut të vitit 2022 pritet të ndryshojë vlera e tatimit mbi pagat në vend. Ministria e Financave ka përgatitur draftin me ndryshimet ligjore ku pritet që pagat deri në 40 mijë lekë të mos tatohen, nga 30 mijë lekë që është aktualisht.
Nga ana tjetër kur pagat e qytetarëve janë më të larta se 40 mijë lekë tatimi do të nisë që nga 30 mijë lekëshi. Konkretisht nëse një qytetar paguhet me 50 mijë lekë ai do të paguaj 6.5% tatim, për 20 mijë lekëshin ( paga 50 mijë lekë, tatimi që paguhet është për vlerën mbi 30 mijë lekë që është 20 mijë lekëshi).
-
VIDEO
Inspektohet qendra e re shëndetësore në Belsh, Ministria e Shëndetësise: Në vend janë shpërndarë 200 mijë vaksina gripi
200 mijë vaksina gripi janë shpërndarë në vend dhe janë shpërndarë në qendra shëndetësore për t'u vaksinuar grupet e riskut. Kështu bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë inspektimin me kryeministrin Edi Rama të Qendrës së re Shëndetësore në Belsh.
Kjo qendër është rehabilituar me programin kombëtar të 300 qendrave shëndetësore dhe u shërben sipas të gjitha standardeve 14 mijë banorëve..
-
VIDEO
Mbi 600 persona u helmuan nga uji i pijshëm në Krujë, dhjetëra qytetarë në protestë para bashkisë: Tubat e ujësjellës, tuba nafte! Janë marrë në Ballsh dhe në minierat e Bulqizës
Me dhjetëra qytetarë në Krujë janë mbledhur para bashkisë, duke protestuar për helmimin nga uji i pijshëm. Qytetarët deklarojnë se tubat dhe impianti i ujësjellësit janë tuba nafte të përdorura të marra në Ballsh e në minierat e Bulqizës dhe më pas janë montuar për ujësjellësin e qytetit.
Mbi 600 persona përfunduan në spital në Krujë me dhimbje barku, dhimbje koke e temperaturë, për shkak të kontaminimit të ujit të pijshëm.