-
VIDEO
Ditëlindja e PD, Berisha njofton kuvendin më 11 dhjetor
A do te mblidhet Kuvendi Kombetar i PD ne daten e themelimit te kesaj force politike me 11 dhjetor?? 31 vite me pas serish Sali Berisha kerkon mbledhjen e struktures me te rendesishme te PD, pasi deklaroi se do te kandidoje per drejtimin e PD… Kryetari i PD Lulzim Basha ka deklaruar me heret se nuk do te kete mbledhje te strukturave sic eshte Kuvendi… Cfare formati do te kete ky Kuvend dhe cfare do te prodhoje ? Ne nje debat Pa Protokoll me Luan Baçi, Rudina Hajdari, Endira Bushati, Aulon Bej Kalaja, Indrit Vokshi
-
VIDEO
Makina inteligjente ju vëzhgon, kontrolle në rrugën Tiranë-Durrës, evidentohen 334 drejtues mjetesh në shkelje
Makina inteligjente ka evidentuar sot sërish të gjithë drejtuesit e mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit.Gjatë aksioneve njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore ka shtuar orët e monitorimit të qarkullimit të automjeteve, duke përdorur makinën inteligjente, me intervale të shkurtra kohore në të gjitha rrugët e kryeqytetit dhe në rrugët interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Elbasan-Tiranë. NJOFTIMI I POLICISE Gjatë ditës së sotme, deri në orën 22:30 janë evidentuar 334 drejtues mjetesh në shkelje, nga makina inteligjente, në rrugët e brendshme të kryeqytetit, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane që lidhen me Tiranën.54 drejtues mjetesh me leje drejtimi të pezulluara, nga të cilët: 39 drejtues mjetesh janë evidentuar me shpejtësi deri në trefish mbi normën e lejuar në rrugët e brendshme të kryeqytetit dhe 15 të tjerë me shpejtësi mbi 30 km/h deri në 60 km/h më shumë se tabela e lejuar, në Unazën e Re dhe në rrugët interurbane. Gjithashtu, nga verifikimi ka rezultuar se 86 drejtues mjetesh, krahas shpjetësisë, ishin duke përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të mjetit, ndërsa 44 drejtues të tjerë, krahas shpejtësisë, janë evidentuar edhe pa rrip sigurimi. Ndërkohë, të gjitha rrugët nacionale dhe urbane në të gjithë vendin po monitorohen me patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, duke përdorur radarë, dragera, dronë, makina të paloguara, kamera e aparate fotografike. Policia e Shtetit falënderon të gjithë përdoruesit e rrugës që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital e në numrin 112, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm, profesional e të paanshëm. #KontribuoDheTiNëSigurinëeJetës???????? #ZbatoRregullatUdhëtoiSigurt
-
VIDEO
Hajdari nga SHBA në 'Pa Protokoll': As Berisha dhe as Basha nuk e sjellin dot PD-në në pushtet! 'Foltorja' nisi në momentin e gabuar se iu prek interesi personal ish-kryeministrit
Ish-deputetja Rudina Hajdari, nga SHBA-ja, ka deklaruar se opozita, në tërësi sot është më e përçarë se kurrë, e ndërsa sa i përket luftës së brenda brenda PD-së, ajo është e bindur se as Lulzim Basha dhe as Sali Berisha nuk i sjellin dot demokratët në pushtet. Kjo sepse sipas Hajdarit, Bsha dhe Berisha kanë tipare të njëjta të të drejtimit të partisë, tiparet e një lideri autokrat.
-
VIDEO
54 mln € borxhe! Projekt-buxheti 2022 i jep bashkive 225 mln €! Fondet për bashkitë, Haxhimali: Buxheti nuk mjafton
Bashkitë do të marrin 225.5 milionë euro vitin që vjen nga buxheti i shtetit, për të realizuar shërbimet e tyre. Ky buxhet është në rritje krahasuar me këtë vit, por përsëri ekspertët e pushtetit vendor e konsiderojnë të pamjaftueshëm. Agron Haxhimali nga shoqata e bashkive thotë se në këto kushte bashkitë duhet të tregohen të kujdesshme në shpenzim
-
VIDEO
Berisha i caktoi datën e Kuvendit Kombëtar, Basha i kujton mesazhin me 'Trekëndëshin e Bermudës': S'kam hallin tënd dhe të Ilir Metës
‘Shqipëria, s’mund të mbetet peng i askujt’, kështu thotë kreu i Partisë Demokratike, pas deklaratës së Sali Berishës në Lezhë, i cili tha se më 11 dhjetor do të mbledhë Kuvendin e Kombëtar të PD-së. Basha, ka publikuar në rrjetet sociale, fjalën e tij në Kuvend një ditë më parë, ku theksoi se Berisha-Meta-Rama, janë trekëndëshi i Bermudës, dhe se kanë ndihmuar që kreu i qeverisë të jetë në pushtet. Basha nënvizon se fati i shqiptarëve, nuk mund të lidhet me fatin personal dhe politik të asnjë politikani, i majtë apo i djathtë qoftë.
-
VIDEO
Berisha i përgjigjet Kim: Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin Enver Hoxhës, s’ia pranojnë askujt! Unë dhe PD do vendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA
"Do të ishte ironi historike, por edhe tragjedi për këtë vend, jo vetëm për partinë, që partia të hajë bari për shkak të interesave personale të një njeriu", ishte kjo deklarata e ambasadores së Yuri Kim pas takimit me Lulzim Bashën, ku ia bëri të qartë që SHBA-ja nuk e donte Sali Berishën në parlament. Kësaj deklarate, Berisha i ktheu përgjigje nga "Foltorja" në Lezhë.
"Shqiptarët s’ia kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, s’ia pranojnë barin askujt dhe mos mendojë njeri se mund t’u shesë gënjeshtrat për të vërteta", tha Berisha.
Ndonëse është shpallur 'Non Grata', Berisha, tha se ai do të ndërtojë më të mira me BE-në dhe SHBA-në.
"I them vajtorëve të mjerimit se Sali Berisha dhe kjo parti do vendosin marrëdhëniet më të mira me BE dhe SHBA. Peng kryetari dhe ndonjë zëdhënës mjeran I tij që na etiketon ne si takime anti-amerikane janë qesharakë”, tha Berisha.
-
VIDEO
Asnjë investim, ish-burgu i Spaçit kthehet në gërmadhë! Kthimi në muze?! Investimi në duart e shtetit
Ish-burgu famëkeq i Spaçit në Mirditë, po rrezikon seriozisht ekzistencën e tij.
Një pjesë e godinave të simbolit të komunizmit në Shqipëri janë shembur e kthyer në gërmadha, ndërsa të tjerat rrezikojnë të bien.
Gjet Gjoni, kujdestar në ish-burgun e Spaçit, thotë se mungesa e vëmendjes nga institucionet përgjegjëse ka sjellë degradimin e kësaj godine.
“Unë e mbaj mend që i vogël. Ky burg ishte një ‘Holokaus’ i dytë . Po të ruhej origjinal do ishte një gjë e shenjtë për ato që kanë vuajtur këtu”, tregoi, Gjet Gjoni , kujdestar i ish-burgut te Spaçit
Situata ku ndodhet ish-burgu ka tërhequr vëmendjen e organizatave të ndryshme gjatë viteve të fundit, por pa mbështetjen e qeverisë thonë se janë të pafuqishëm që ta zbatojnë projektin e kthimit në muze kujtese.
“Janë diplomatët ato që duhet të nxisin qeverinë që të marrin masa urgjente. Do të jetë shumë vonë sepse në 30 vite është dëmtuar 70%. Ajo që shohim është një aizberg që 1 pjesë rrinë mbi ujë dhe tjetra është nën ujë. Ne kemi një projekt që ta kthejmë në një muzeum që të informojmë publikun dhe vizitorët, por nuk po gjejmë mbështetje”, tha Luigj Mila nga Organizata "Drejtësi dhe Paqe".
Burgu i Spaçit është një monument i trashëgimisë kulturore i llojit "Arkitekture". I hapur në 1968-ën, ai ka funksionuar deri në vitin 1988. Sipas të dhënave në Spaç kanë vuajtur dënimin mbi 1000 të burgosur politikë, të cilët shfrytëzoheshin për të punuar në miniera.
-
VIDEO
Berisha: Më 11 dhjetor do të mbaj Kuvendin Kombëtar të PD-së
Sali Berisha ka njoftuar qytetarët se me 11 dhejtor do të mbahet Kuvendi i PD-së, pikërisht në ditën e themelimit të Partisë Demokratike.
‘Më 11 dhjetor do të mbaj Kuvendin Kombëtar të PD-së.’- tha Berisha nga Lezha.
-
VIDEO
Paketa e PD-së për ndryshimet kushtetuese, Xhixho: Nuk janë thelbësore, të mos bëhen sipas orekseve të partive politike
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhihxo thotë se tre propozimet e Partisë Demokratike për ndryshimet në kushtetute, nuk janë thelbësore për vendin. E ftuar ne Report Tv, deputetja e LSI-së tha se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të bëhen për interesa të çastit të partive politike, por të kenë një diskutim të gjerë edhe nga ekspertët, pasi duke ju referuar eksperiencave të kaluara, sipas saj ndryshimet në vendin tonë janë bërë sipas orekseve politike.
Vendimin e forcës së saj politike në lidhje me mbështetjen e propozimeve të PD-së, Xhixho tha se do ta shqyrtojnë hap pas hapi dhe se do ta marrin në vazhdimësi. Në mendimin e saj persona, Xhixho tha se vendi ka nevojë vetting politik si dhe për një Reformë Territoriale, po kjo duhet të bëhet me transparencë për qytetarëve dhe jo duke mbivendosur ligje.
-
VIDEO
Paketa e re fiskale, burime për Report Tv: Taksë për herë të parë gazit për ngrohje dhe gatim, 6 lekë/litër shtesë edhe për familjarët! Jahtet s'do të jenë më të privilegjuara për karburantin
-
Sot në qeveri do të miratohet paketa fiskale. Qeveria ka vendosur të taksojë për herë të parë edhe gazin që blejnë familjarët për të gatuar dhe për t’u ngrohur. Si pjesë e paketës fiskale 2022, është vendosur që gazi të taksohet me 6 lekë për litër, pasi ka pasur abuzime, dhe gazi i blerë për konsum është përdorur për mjetet motorike.
-
-
VIDEO
6 vite pa e parë fëmijët,babai kërkon falje:Humba lekët,mos më braktisni
Me kthimin e tij në Shqipëri për Laver Begaj, jeta iu kthye përmbys. I mbetur krejt i vetëm, i braktisur edhe nga dy fëmijët e tij 65-vjeçari nga Berati jeton në një apartament pranë zonës së Kinostudios në Tiranë, ndërsa i drejtohet emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë.Pas divorcit me bashkëshorten Vezire Atillari në vitin 2015, Laver Begaj ka kaluar gjithë këto në vetmi, mes këtyre katër mureve, në kushte të vështira. Djali Erjon dhe vajza Edlira që jetojnë jashtë vendit i kanë kthyer shpinën. Ai nuk ka asnjë informacion për jetën që ata bëjnë dhe nëse duan të flasin me atë atin apo jo. Shkak i konfliktit në familje, që çoi në shkëputjen e të gjitha kontakteve u bë humbja nga 65-vjeçari i të gjitha kursimeve që kishte mbledhur, teksa punonte prej vitesh si emigrant në Greqi. Ai ra pre e mashtrimit nga miku i tij, i cili jo vetëm i mori para borxh dhe nuk ia ktheu, por shkoi edhe më tej, ndërsa i vodhi në bankë edhe një shumë tjetër të mëdha parash. Ky borxh e ka përballur Laver Begajn tre javë më pare edhe në një konflikt fizik me Sokol Robon.I pikëlluar ky 65-vjeçar i drejtohet me një apel ish-bashkëhsortes, veçanërisht dy fëmijëve të tij, ndaj të cilëve nuk kërkon asgjë si këmbim, vetëm të rilidh kontaktete humbura
-
VIDEO
Shpërthen në flakë makina te Komuna e Parisit në Tiranë, shkrumbohet e tëra, e drejtonte një vajzë! Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar
Një makinë ka shpërthyer në flakë në Unazën e Madhe në Tiranë, në afërsi të Komunës së Parisit.
Mjeti drejtohej nga një vajzë 32-vjeçare dhe dyshohet se ka marrë flakë prej një defekti. Drejtuesja e mjetit nuk është lënduar.