-
VIDEO
Helmimi në Krujë, dezinfektohet depoja kryesore ku u gjet prani bakteresh në ujë! Pritet përgjigjja e ISHP që të rinisë furnizimi! Prej mesditës së djeshme, 130 qytetarë të tjerë i drejtohen spitalit
Kur kanë kaluar 5 ditë që nga shfaqja e rasteve të para të pacientëve të helmuar nga uji në spital, qytetarët në Krujë ende vijojnë që të paraqiten për të marrë trajtim shëndetësor. Report Tv mëson se nga mesdita e djeshme e deri sot në mëngjes kanë qenë rreth 130 persona që i janë drejtuar spitalit për ndihmë
-
VIDEO
Dash Shehi kritika Ramës e Bashës: Të mos flasin pafundësisht! Bëhuni transparent dhe tregoni ku shkojnë paratë e marra borxh
Deputeti Dashamir Shehi nga foltorja e Kuvendit foli me kritika kundrejt kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të PD-së Luzlim Basha, për sa i përket diskutimit të tejzgjatur në Kuvend. Duke folur për emetimin e eurobondit, Shehi tha që qeveria të tregohet transparente dhe të tregojë ku shkojnë paratë e marra borxh.
‘Të them dhe unë nja dy fjalë për procedurë. Nuk mund t’u jap mend po një këshillë të vogël. Kemi gjithë mëngjesin këtu që kryetari i opozitës dhe kryeministri bëjnë replikë me njëri tjetrin. Po nuk duhet të jetë pafund, sepse kthehet në dialog, duhet vënë një kufi sepse kështu denatyralizohet parlamenti shqiptar.
Kështu që e mira është t’ua japim fjalën po jo të flasin pafundësisht. Njerëzit na kanë votuar 140 deputetë këtu. Për çfarë? Për të dhënë mendim. Jo për të fol 3 vetë. Kjo është sallë e të gjithë shqiptarëve, jo e 2 vetave. Kjo punë po teprohet javë për javë.
Në Shkodër është një fjalë e madhe që thotë: Lypa është e madhe po nuk të lë në baltë. Minimalisht kjo kërkon transperencë sepse po vazhdojmë të marrim e të marrim. Nëse vazhdojmë të marrim, borxhi do bëhet një faktor negativ permanent edhe tek buxheti. Në vend borxhli është peng në shumë gjëra. Nëse nuk e shlyen ekonomikisht, do e shlyejë nëpërmjet dorëzimit të sovranitetit.
Tani marrin nga 50 milionë e nuk marrin as mundimin të tregojnë se ku do të shkojnë këta para. Borxhi të jetë në gjendje të mbajë ekuilibrat mes valutës dhe monedhës vendase dhe ne ta dimë ku shkon. Ne u marrim borxh kalamajve tonë, jo investitorëve që janë në Amerikë e ku di unë. Në këtë princip duhet ta mendojmë. Kaq kisha unë, nuk po merrem me makroekonominë.’- tha Shehi.
-
VIDEO
Vdekja e 4 rusëve në Qerret, Shefi në Krimet e Rënda për Report Tv: Gjendja e mushkërive të tyre na tregon për asfiksi! Ishin njerëz të thjeshtë, vëmendje maksimale hetimeve
Për Josif Shtëmbarin, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, ngjarjet e fundit kriminale që kanë tronditur opinionin publik kanë tronditur edhe situatën normale të rendit dhe sigurinë në vend.
"Në përgjithësi gjendja e kriminalitetit në të gjithë territorin është pothuajse nën kontroll, përveçse këtyre ngjarjeve të fundit. Vazhdimisht, nga strukturat por edhe me urdhër të drejtorit të përgjithshëm ka vëmendje. Tre katër ngjarjet e fundit kanë pasur impakt. Po ta shohësh situatën në përgjithësi dhe po ti krahasosh me një vit më parë, numri i veprave penale ka një rënie të ndjeshme. Puna e policisë ka avancuar. Po bëhet një luftë frontale me krimin", tha ai në një intervistë në studion e Report Tv.
-
VIDEO
Ambasada Italiane me 'shtëpi të re' në Tiranë, ambasadori Bucci: Ndërtesa aktuale nuk i përgjigjet kërkesave, hera e parë që bëhet me konkurs
Ambasada italiane, përmes një aktiviteti të posaçëm, ka shpallur hapjen e tenderit për projektimin e një selie të re. Ambasadori italian, Fabrizio Bucci tha se selia aktuale nuk i përgjigjet kërkesave dhe se kjo është hera e parë që hapet një konkurs i tillë për ndërtimin e godinës së ambasadës.
-
VIDEO
Helmimi nga uji i pijshëm në Krujë, drejtoresha e spitalit: Personeli në shërbim 24 orë, të gjitha ambientet në dispozicion
Drejtoresha e spitalit të Krujës, Yllka Sheta, në një deklaratë në lidhje me situatën për shkak të helmimit masiv të qytetarëve nga uji i pijshëm, bën me dije se fatmirësisht nuk ka patur raste të rënda.
"Simptomat janë dhimbje barku, diarre, të vjella, dhimbje koke dhe raste të rralla me temperaturë. Nuk kemi pasur raste të rënda, kanë marrë shërbimin dhe janë larguar. Aktualisht janë tre pacientë në urgjencë. Nga fillimi deri më sot (e diel- e enjte) janë rreth 500 persona, prej tyre 150 fëmijë dhe 350 të rritur. Këtu s'ka pasur fluks here tjetër", tha ajo.
E pyetur se përse të hënën pasdite nuk pranoi që rasti ishte helmim masiv, ajo u shpreh se kjo nuk ishte hera e parë që njerëzit paraqiten me intoksikim, për të dyshuar se është i përhapur.
"Numri 30 ka qenë i mëngjesit të ditës së hënë në momentin që kemi marrë informacion në mbledhjen e mëngjesit kemi komunikuar për 30 raste të dyshuar sepse nuk është hera e parë që njerëzit paraqiten me intoksikim, që të mendosh se është i përhapur. Ditën e hënë në mëngjes kemi komunikuar me Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor për të informuar për këto raste", theksoi Sheta.
Drejtoresha shtoi mes të tjerave se në spital është ofruar i gjithë shërbimi i nevojshëm për qytetarët dhe se stafi ka qenë 24 orë në gatishmëri.
"Spitali edhe pse i dëmtuar nga tërmeti nuk është i padisponueshëm, spitali i ka të gjitha shtretërit në dispozicion të kësaj gjëje që ndodhi. Të gjitha ambientet janë në dispozicion. Desha të shtoj se shërbimi nuk i ka munguar askujt. Gjej rastin të falenderoj personelin që kanë ndenjur në këmbë 24 orë, pretendimet se spitali i Krujës nuk ka dhënë shërbim nuk qëndron sepse ata që e thonë, thjesht nuk e dinë si funksion urgjenca", u shpreh Sheta
-
VIDEO
Braçe i kujton Bashës vrasjet e 21-janarit: Ke b*thë për këtë vetting
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe duke folur për vetingun politik që kërkon PD që ta votojnë deputetët, tha se ka vetëm një vetting ai penal. Braçe i kujtoi Bashës, 4 vrasjet në Bulvard në 21 janar, kur Basha ishte ministër i Brendshëm, dhe e pyeti nëse ka ‘b*thë’ të përballet me këtë vetting.
‘Do doja që Basha të ishte këtu se foli shumë. Ky personalizëm prej tre orësh që vret parlamentarizmin nuk i duhet kurrkujt dhe as shqiptarëve. Në përgjigje të asaj që tha Basha, do doja të thoja: unë mu bën nja 30 vjet pune dhe jam krenar, si kam rënë kujt në qafë do vazhdoj të punoj ashtu siç kam punuar, kam qenë edhe zv. kryeministër e kam bërë në përmbushje të interesit publik, me zor njeri një detyrë për të vrarë njerëz nuk më ka mbajtur, për të më përdorur për të vrarë njerëz në mes të ditës nuk ka ndodhur dhe s’do ndodhi kurrë . Nuk arrij ta kuptoj çdo të thotë vetting politik, ka vetëm nji, ai penal, veçanërisht ata që vrasin, që e bën prokuroria për të çuar në burg si shpagim për gjakun e atyre katër njerëzve të vrarë në bulevard. Zoti Basha ke b*thë për këtë vetting? Pa diskutim që di shumë, sa Bashës nuk ja merr mendja fare!'- tha Braçe.
-
VIDEO
'Nëna' dhe 'babai' u zëvendësuan në formularë në çerdhe private me 'prindi 1 dhe 2'?! Reagon Bashkia Tiranë: Lajm i pavërtetë, LGBT: Nuk kemi informacion
Bashkia Tiranë bën me dije se në formularët zyrtarë që përdoren për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe dhe kopshte nuk përdoren terma të tillë dhe lajmi i qarkulluar është fake news.
“Formularët që përdoren nga Bashkia e Tiranës janë vetëm këto në foto dhe shoqërohen me logon zyrtare të Bashkisë së Tiranës.”-njofton Bashkia Tiranë.
-
VIDEO
Me flamuj dhe veshje tradicionale, kremtohet sot dita e ‘Jo-së’ greke në manastirin e Këlcyrës! Krahë nenës së Katsifas ish-kampioni në peshëngritje Pirro Dhima
Me flamuj dhe veshje tradicionale, është përkujtuar si çdo vit nga zyrtarët helenë në jug të vendit me rastin e 81-vjetorit, “Jo-ja” greke.
Ceremonitë kanë startuar në varrezat e ushtareve grekë në Gryken e Këlcyrës ku është mbajtur një meshë fetare në Manastir dhe më pas janë vendosur kurora me lule në varrezat ku prehën eshtrat e 650 ushtarëve grekë të rënë në luftën italo-greke 1940-1941.
Në Këlcyrë kanë qenë prezentë ambasadorja greke Sofia Filioidhu, konsulli grek i Gjirokastrës Dimitris Saharidis, zv ministri i jashtëm grek Andreas Kasanjotis, si dhe deputetet minoritarë të Kuvendit të Shqipërisë Vangjel Dule kreu i PBDNJ dhe Niko Kuris deputet i PS për Sarandën.
Ceremonitë kanë vijuar në fshatin Bularat në Bashkinë Dropull ku të gjithë personat e mësipërm kanë marrë pjesë në meshën e organizuar në kishën e fshatit.
Çuditërisht aty është parë në krahë të nenës së Konstantinos Katsifas ish-kampioni botëror në peshëngritje Pirro Dhima. Pas meshës deputeti i OS Nikos Kuris ka ndezur një qiri në varrin e Katsifas. Me pas në varrezat e ushtarëve grekë në fshatin Bularat janë vendosur kurora me lule nga zyrtaret grekë si dhe nga drejtuesit vendorë shqiptarë.
-
VIDEO
700 milionë Eurobond, Basha: Merrni borxh për të larë borxhin, punësimet elektorale u kushtuan qytetarëve 117 milionë
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha tha nga KUvendi se qytetarëve shqiptar u ka kushtuar 117 milionë lekë punësimet elektorale.
‘Me borxhin më të lartë në historinë e tranzicionit, ju po e asfiksoni ekonominë. Sepse edhe pse keni marrë më shumë borxh se çdo qeveri tjetër nga ‘91 e këtej, nuk keni qenë të aftë ta ktheni këtë borxh në rritje ekonomike të ndjeshme për familjet shqiptare, por vetëm në përfitim për klientët tuaj që i çojnë paratë e shqiptarëve nëpër parajsa fiskale.
Dhe sot, vini me një tjetër Eurobond prej 700 milionë eurosh, dhe ofendoni edhe inteligjencën e qytetarëve, duke i rënë gjoksit se jeni të aftë të merrni borxh, për të fshehur pas kësaj krenarie idiote, dështimin e modelit tuaj ekonomik.
Sepse po merrni borxh për të larë borxhin. Prandaj edhe kur thoni që Eurobondi merret “për mbulim të përgjithshëm të shpenzimeve buxhetore”, pa shpjeguar praktikisht asgjë, tregoni pikërisht që e keni për të mbyllur gropat që keni hapur këto vite, e sidomos me zgjedhjet e fundit, ku bashkë me shpenzimet buxhetore që partia-shtet bëri në kurriz të demokracisë, punësuat edhe 12 mijë patronazhistë në sektorin publik, vetëm si qokë elektorale, që sot u kushtojnë qytetarëve shqiptarë 117 milionë euro më shumë. 117 milionë euro. Juve ju duken pak, por më besoni, në duart e konsumatorëve shqiptarë janë shumë.’- tha Basha.
-
VIDEO
Rama: Më 29 nëntor hapet Rruga e Arbrit
Nga foltorja e Kuvendit, Kryeministri Edi Rama bëri me dije se më 29 nëntor do të hapet Rruga e Arbrit. Rama theksoi se i vetmi problem janë vonesat e shkaktuara në Qafën e Murrizit, por pjesa tjetër e rrugës është gati.
"Në 29 Nëntor do të hapet Rruga e Arbrit me të vetmin problem që në Qafën e Murrizit që ka krijuar vonesa, gjitha pjesa tjetër është gati", tha Rama.
-
VIDEO
I përmendi dhëmbët e kafshimet, Rama i kthehet Bashës: Mos fol përçart në 12 të drekës! Trego respekt nëse nuk do të ndërpresim komunikimin
Kryeministri Edi Rama ka vijuar replikat me kreun e PD-së, Lulzim Bashën. Rama e paralajmëroi se ai duhet të tregojë respekt përndryshe ato do ta ndërpresin këtë rrugë komunikimi.
‘Pse të duhet ty Lulëzim retorika e trimit të madh që nuk ka shokë shumë. Kjo është shumë e qartë. Respekto që të të respektojnë. Nuk mundesh dot t’i që në përpjekje për të realizuar një objektiv të vetin, të bëje edhe vandalin. Ti e ke provuar shumë shpesh dhe aq herë sa e ke provuar aq herë të edhe bërë bozë. Debatin me trimëri thuaj veten, por mos dil këtu në këtë Foltore si Beni qe Ecën vet e mundi frikën, por bëhu serioz. Nuk kemi kohë për të humbur, por të angazhohemi. Ke treguar që jo vetëm me shifrat por edhe me gërmat ke probleme. Përfaqësuesit e PS-së bën mirë t’i respektosh nëse nuk do ta ndërpresim këtë mënyrë komunikimi. Shkove deri tek kafshimet se ke qenë aleat me një që kafshonte deri dje. Je këtu, po të shohin njerëzit, ora 12 e drekës. Leji këto tani se po të dëgjojnë njerëzit. Mos fol përçart. Kostoja e ndërtimit është me metra katror. Po të them që kostoja e ndërtimit të shkollave nga qeveria shqiptare është 47 mijë lekë për metër katror, dhe e shkollave të ndërtuara me fondet e BE është 60 mijë lekë. Prandaj hezitova që ta them, janë 400 kompani Lulzim që janë angazhuar për rindërtimin. Mos u merr me shifrat se nuk i kupton.’- tha Rama.
-
VIDEO
Tre humbje rresht, por Basha i kujton Ramës fitoren e vetme të 2011: Një herë që të kafshuan dhëmbët e mi, u zhduke 3 javë, akoma i ke shenjat
Ndonëse ka humbur në 3 palë zgjedhje radhazi, kryedemokrati Lulzim Basha i ka kujtuar sot Ramës në Kuvend itoren e vetme në zgjedhjet e 2011-s. Ai i tha Ramës se 'njëherë që të kafshuan dhëmbët e mi, u zhduke 3 javë'.
"E ka hallin se më dhemb mua dhëmbi, nuk më dhemb as një dhemb e para punës. I kam dhëmbët e mi njëherë dhe i kam gjenetikisht të fuqishëm. Edhe mos ja qa hallin dhëmbët e mi se një herë që të kafshuan dhëmbët e mi, javë u zhduke, vetëm unë dhe ti e dimë se ku shkove, nga burime të ndryshme. Shenjat e i ke nuk të ikin, nuk të del e keqja. Meqë këto nuk i kemi për llafe, por për vepra, pse trembesh ti për vettingun politik? Kë do pyesësh ti? Venecia e ka dhënë mendimin. Dhe që mos kesh frikë se do jesh ti objekti i vetëm, filloje nga unë, nga të duash filloje, ça meraku ke?", tha ai.