-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 29 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Basha sfidon Metën, Ramën dhe Berishën te sherr në Kuvend e deri tek krijuam antisocialin.
-
VIDEO
Aksident në Shijak, makina përplas rimorkion, 8 të plagosur
SHIJAK- Tetë të lënduar është bilanci i një aksidenti në Shijak. Mësohet se një mjet tip 'Benz' ka përplasur një motor, ndërkohë që të lënduarit po i merr ambulanca.
-
VIDEO
Temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje frikësojnë prindërit se mos është COVID! Pediatrja: Janë viroza stine, 700 vizita në muaj në pediatri
TIRANË- Temperaturë, kollë, vështirësi në frymëmarrje, janë simptomat që kanë alarmuar prindërit. Këtu në qendrën shëndetësore nr.9 në Tiranë, shumë prindër presin të kontrollojnë fëmijën tek mjeku.
Megjithatë, pavarësisht alarmit të tyre për COVID, shumë nga të sëmurët me këto shenja janë për shkak të virozëve stinore. Infektimet me COVID te të vegjlit numërohen më pak.
-
VIDEO
Berat/ Po digjnin mbeturinat dhe iu doli zjarri nga kontrolli, rrezikohen serat dhe banesat në Moravë
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë pak minuta më parë disa toka bujqësore në fshatin Moravë. Zjarri mendohet të ketë filluar pas djegies së mbeturinave në ara nga vetë banorët,të cilët nuk kanë mundur më pas të shuajnë flakët që përparuan nga era. Zjarri ka përhapur me shpejtësi,duke ju afruar serave dhe disa banesave të fshatit Moravë,ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta zjarrfikësish. Zjarrfikësit janë duke kryer neutralizimin dhe shuarjes e flakëve të zjarrit,që vijojnë të përparojnë nga era. Burime në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
-
VIDEO
Mbi 600 të helmuar në Krujë, ISHP: Epidemi hidrike, përgjegjësia e ujësjellësit, të kishin reaguar më shpejtë
ISHP ka konstatuar se helmimi i mbi 600 qytetarëve në Krujë ka ardhur si pasojë e ujit duke e cilësuar si epidemi hidrikë nga ndotja sipërfaqësor e ujërave nga shiu. Për këtë ISHP bëri përgjegjës ujësjellësin se ka vepruar me vonesë për rastin dhe se ka kapur çrregullimet që i kanë ndodhur në depon kryesor.
“Kemi konstatuar në një pikë, por rezultate kanë ardhur pa ndërhyrjes që ka bërë vetë ujësjellësi i Krujës pas pastrimit dhe klorinimit. Kam bindjen se në ditët në vijim nuk do këtë probleme. Për aq kohë epidemi hidrike, përgjegjësia i bie ujësjellësit të Krujës, duhet të kishin qenë më të kujdesshëm që me turbullirën e parë të këtij shqetësimi. Autoritetet duhet të kishin vepruar më shpejtë. Ndotja ka qenë sipërfaqësore si rezultat i shirave, ka pasur çrregullime nga ujësjellësi”, tha Ulqinaku.
-
VIDEO
Helmimi në Krujë/ Del përgjigja e ISHP: Uji ka prezencë të bakterit Enterokokus në vetëm një pikë të ujësjellësit
"Nga analizat e marra nga ISHP ka rezultuar që në një pikë të vetme të ujësjellësit ka rezultuar bakteri Enterokokus, shkak i këtyre shqetësimeve, situata që sot flasim është shumë e qetë, ka mbaruar pothujashe shqetësim, do e ndjekim me rigorozitet, epidemi e shkaktuar nga uji", njofton ISHP.
-
VIDEO
Rruga është tashmë e hapur, rinisin hetimet për Fatmir Mediun! Gjykata e Lartë çon në SPAK dosjen e Gërdecit
Gjykata e Lartë ka dërguar sot në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore të Gërdecit. Dorëzimi i dosjes vjen pas vendimit të Apelit të GJKKO për të rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke i hapur rrugë edhe rigjykimit të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu.
"Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në zbatim të vendimit nr. 205, datë 24.09.2021, të Gjykatës së Posaçme të Apelit, pasi ka tërhequr nga Gjykata e Lartë aktet e dosjes penale në ngarkim të z. Fatmir Mediu, ka regjistruar procedim penal për veprat penale: “Shpërdorim i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe “shpërdorim i detyrës” në bashkëpunim me subjekt ushtarak, kuadër komandues, të parashikuara nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal dhe 70/2 e 2 të Kodit Penal Ushtarak, në ngarkim të të pandehurit Fatmir Mediu", thuhet në njoftimin e SPAK.
-
VIDEO
Projekti i Unazës së Madhe të Tiranës, Ministrja e Infrastrukturës: Kur të mbarojë, i gjithë kryeqyteti do të përshkohet për 20 minuta
Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku tha sot në Kuvend se me përfundimin e projektit të Unazë së Madhe të Tiranës, i gjithë kryeqyteti do të mund të përshkruhet për 20 minuta. Ajo u shpreh se me hapjen e segmentit të ri te materniteti i ri, rruga nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Brryli” përshkohet për 12 minuta. Ministrja shtoi se janë 100 shtëpi të legalizuara që preken nga projekti dhe 540 të palegalizuara, duke theksuar se shpronësimet do të kryhen sipas ligjit.
"Projekti u bë nga ju (PD) në 2009, por ju nuk njiheni për projekte të mira dhe e rishikuam. Projekti as fut brenda toka as nxjerrë jashtë toka, por të jetë sa më efecient. Kur flisni, unë e kuptoj që ju bëni politikë, po të thuash që janë 3 km kur janë 7.7, sikur nuk shkon. 700 shtëpitë që duhet të shpronësohen nuk ekzistojnë. Janë 100 shtëpi të legalizuara që preken nga projekti dhe 540 shtëpi të palegalizuara që preken nga projekti. Nuk e di ku janë këta banorët në protestë se nuk i kam parë. Me banorët kam folur vetë dhe nuk do bëhet shpronësimi siç thoni ju, por në bazë të ligjit. Sot hapëm lotin e dytë dhe të tretë. Për të shkuar sot nga pallati me shigjeta te Brryli duhen 12 minuta. Me hapjen e kësaj rruge nuk do kalojmë më nga rruga e Elbasanit sepse çdo qytet i madh ka trafik. Ne do vazhdojmë të ndërtojmë rrugë sipas standardeve në fuqi. Ata që kanë legalizime janë kryesisht votuesit tuaj. Se jeni kujdesur që t’ia çoni PD-së. Kush e ka shtëpinë e legalizuar do të shpronësohet në bazë të ligjit. Kur të mbarojnë segmentet e gjithë Tirana, kur Shqiponja të Bashkohet me segmentin që dorëzuam sot te Brryli, do përshkohet në 20 minuta", tha Balluku.
-
VIDEO
Ekzekutimi i Demir Backës në Fier, Shtëmbari: Ende asnjë i dyshuar, po hetohet në disa pista, konkurrenca në biznes më e forta
Teksa kanë kaluar 3 ditë nga ekzekutimi i Demir Backës në Fier, ende nuk ka një autor të dyshuar për ngjarjen. Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit, thotë në Report Tv se ende nuk mund të flitet për autorë të dyshuar dhe janë disa pista të cilat po ndiqen.
"Në lidhje me autorët në Fier po punohet intensivisht, janë caktuar grupe ekspertësh, bashkë me prokurorinë dhe Institutin e Policisë Shkencore. Ende nuk mund të flasim për autorë të dyshuar, derisa të provohen me prova të pakundërshtueshme. Jemi në gjurmët e autorëve të dyshuar, por nuk jemi tek provat konkrete. Kemi shoqëruar 17 persona për ngjarjen që po kalojnë në sitë të gjithë. Për Fierin po hetojmë në disa pista. E para në marrëdhëniet në komunitet, konfliktet në shoqëri e miqësi, aktiviteti i biznesit, dhe rrethana të tjera. Por më shumë po punohet për konkurrencën e biznesit dhe shoqëritë që ka pasur më përpara. Ka qenë me nipin. Kur ka shkuar të makina një makinë tjetër ka ardhur dhe ka qëlluar. Në ngjarje të kësaj kategorie grumbullohen të gjitha provat dhe informacionet. Për më tepër janë kamerat që fokusohen më shumë. Është qëlluar nga dera e pasme e makinës në parkingun e qendrës tregtare. Policia merr informacione nga të gjitha drejtimet", tha ai.
Ndërkohë që i pyetur për shoqërimin e personazhit Arben Isufi, të quajtur ndryshe Ben Qimja, Shtëmbari thotë se duhet të jetë i shoqëruar për verifikim të informacioneve.
"Thuhet se kanë pasur më parë një konflikt, por vërtetimi duhet pritur", nënvizon eksperti.
Në vrasjen e Demir Backës dyshohet se kanë marrë pjesë qitës profesionistë nga qyteti i Vlorës, pasi është provuar se autorët kanë ardhur në Fier nga Vlora dhe janë kthyer sërish në Vlorë.
57 vjecari, ndonëse nuk ndërroi jetë në vend, nuk mundi t’i mbijetojë mbi 15 plumbave në drejtim të tij dhe humbi jetën rrugës për spital.
2 autorët qëlluan Demir Baçkën nga një makinë tip Benz, në lëvizje, me targa kosovare. Vetëm pak minuta pas ngjarjes, në anën tjetër të qytetit, një mjet po Benz u gjet totalisht i djegur, ndërsa mendohet se u përdor nga autorët e ngjarjes e më pas u braktis dhe iu vu zjarri për të humbur gjurmët.
-
VIDEO
Flutura Açka: Qeveria po bën monologje, i ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës, gjë e mirë që e keni makth
Deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka nga foltorja e Kuvendit tha se qeveria gjatë gjithë kohës bën monologje duke fyer opozitën dhe se i ka zënë meraku me ‘Foltoren’ e Berishës.
'Ligjet dhe rregullat nuk janë barka shpëtimi. Na duhet të respektojmë rregulloren. Jeni të interesuar të jeni këtu. Unë e kuptoj se jeni mësuar me dhomën bosh dhe orientoheni që mos të përplaseni me ne dhe ju merren mendtë. Monologje të mërzitshme të qeverisë, gjithë kohën merren me opozitën kanë zënë merak që merren me Foltoren si duket që Berishën e keni makth akoma, gjë shumë e mirë. Për këtë i paguajnë taksat shqiptarët.’- tha Açka.
-
VIDEO
Dhuna makabre dhe grabitja e biznesmenit në Nikël, Shtëmbari: Brenda në shtëpi ishin vetëm 3 persona, jo 10
Në grabitjen e biznesmenit Nazmi Çangu në Nikël të Fushë-Krujës brenda në shtëpi kanë 3 grabitës dhe jo 10 sicc ishte raportuar më parë. Lajmin e dha në Report Tv, Josif Shtëmbari, shef sektori në Drejtorinë e krimeve të rënda në Policinë e Shtetit. Ai shprehet se vetë biznesmeni ka thënë që grabitësit i kishin thënë që jashtë janë edhe 10 të tjerë.
"Biznesmeni i dhunuar ka deklaruar se kanë qenë tre persona brenda në shtëpi në grabitjen në Nikël, të maskuar dhe me kapuç të zinj në kokë. Sipas deklaruesit të dëmtuar, personat i kanë thënë që banesa është e rrethuar dhe jashtë janë edhe dhjetë persona të tjerë. Mbishkrimi ka qenë policia. Po verifikohen të gjitha thëniet e tij. Të gjitha informacionet po verifikohen dhe menaxhohen. Shpresat janë të mëdha dhe presim me orë jo me ditë për rezultate. Në vendngjarje janë gjetur gjurmë dhe AND që janë të vlefshme për verifikim. Jemi njoftuar nga vetë biznesmeni pas ngjarjes", tha Shtëmbari, sipas të cilit 3 grupi i hetimit po punon ta përcaktoj numrin e atyre që kanë qenë jashtë vilës.
Biznesmeni Nazmi Çangu u grabit pak pas mesnate më 24 tetor, ku persona të armatosur dhe të maskuar hynë në banesën e tij, duke i terrorizuar familjen, ndërsa i vodhën para kesh dhe sende me vlerë që kapin shifrën e mbi 100 mijë eurove. Çangu njihej në zonë si një person që jepte para me fajde dhe pikërisht për këtë, policia ka si pistë hetimi lidhjet me ndonjë konflikt borxhi që ka pasur në të shkuarën.
-
VIDEO
Basha-Rama përplasen keq në Kuvend! Kreu i PD: Ke vjedhur me rindërtimin! Kryeministri: Mate mirë gjuhën, i kemi ndërtuar shkollat më lirë se BE! Mos u bëj si llumi i PD, duhet të rilindësh
Rindërtimi dhe përdorimi i fondeve nga qeveria është bërë shkak i përplasjes në Kuvend me kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha, me akuza dhe kundërakuza. Ishte kreu i qeverisë i cili ndërhyu ndërmjet interpelancës së kërkuar nga deputei i PD-së në Durrës Ferdinand Xhaferraj, me ministrin për Rindërtimin Arben Ahmetaj, tha se bllokimi i kantiereve të ndërtimit është bërë për shkak të pandemisë.
Nga ana tjetër kryetari Lulzim Basha e akuzoi Ramën për korrupsion dhe se tenderat ndahen dhe përcaktohen në zyrën e tij. Sipas tij BE ka ndërtuar një shkollë me 681 mijë euro, ndërsa me fondet e qeverisë shqiptare është ndërtuar një shkollë mesatarisht 760 mijë për shkollë, ndërsa Bashkia Tiranë në një tender 1 milion e 340 mijë për shkollë ndërsa në një tjetër 2 milion e 173 mijë euro për shkollë.