-
VIDEO
Drejtori Ekzekutiv i Pfizer në Shqipëri, Rama: Na hapi derën në momentin më të vështirë! Albert Bourla: Kryeministri më erdhi me plan të qartë si do bëheshin vaksinat, i lumtur të ndihmoja
Rama falënderoi Bourla për ndihmën, ndërsa tha se ai i hapi derën Shqipërisë në momentin më të vështirë, kur vendi ishte 'mbërthyer' nga frika e COVID. Nga ana tjetër, Drejtori Ekzekutiv i Pfizer u shpreh se gjatë takimit në Nju Jork me Ramën, kryeministri i kishte prezantuar planin si do të kryheshin vaksinat, duke e bindur atë që t'i jepte dozat e para Shqipërisë për të nisur luftën ndaj COVID.
-
VIDEO
Komisionet Hetimore, PS: 'Becchetti' bie ndesh me Kushtetutën, dëmton interesat e Shqipërisë në proceset juridike
Për Partinë Socialiste ngritja e Komisionit Hetimor për çështjen "Becchetti" bie ndesh me interesat e Shqipërisë dhe me Kushtetutën e vendit.
"Lidhur me qëndrimin tonë për ngritjen e komisioneve hetimore. Njëra prej kërkesave bie në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pasi bie ndesh me Kushtetutën dhe interesin e Shqipërisë pasi është në procese gjyqësore. Interesi më i madh është interesi i Shqipërisë.
Shqipëria duhet të vazhdojë të mbrojë interesat e saj dhe ky ka qenë një sugjerim i Avokatit të Shtetit, i cili kërkon që kjo çështje të shtyhet dhe sapo Shqipëria të ketë ecur në procesin juridik dhe më pas mund të ngremë edhe këtë komision hetimor", tha në një prononcim për mediat kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
-
VIDEO
Kërkesa e PD për 3 komisionet hetimore, burime nga PS: Mazhoranca nuk do të votojë 'Bechettin', votë pro '25 prillit' dhe 'inceneratorëve' me ndryshim objekti
Partia Socialiste duket se ka arritur në një vendim sa i përket kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e 3 komisioneve hetimore.
Burime nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS bëjnë me dije se mazhoranca do të votojë kundër ngritjes së komisionit hetimor “Becheti” ndërsa për “inceneratorët” dhe “masakrën zgjedhore” do të votohet pro, por do të kërkohet të riformulohet objekti i hetimit.
-
VIDEO
Rama: 'Liria e përhapjes' po cenon rëndë lirinë e fjalës, s'ka asnjë arsye që media online të mos rregullohet
Duke folur në një koferencë të organizuar nga OSBE për Europën Juglindore, “Gazetari në kohë krizash”, Kryeministri Rama e vuri theksin në krizën që sipas tij po kalon gazetaria prej medieve online. Rama tha se 'liria e përhapjes' po cenon rëndë lirinë e fjalës.
-
VIDEO
Tiranë/ Sherr mes banorëve pranë shkollës Çajupi, plagosen me sende të forta 4 persona,qëllohet edhe me armë zjarri.
Tiranë/ Sherr mes banorëve pranë shkollës Çajupi, plagosen me sende të forta 4 persona,qëllohet edhe me armë zjarri.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 11 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga si kompensohen pensionistët për çmimet e ushqimeve e dritave te pasojat politike të tërmetit "non grata" tek PD e deri tek sekretet e fenomenit Broja.
-
VIDEO
Rama intervistë për televizionin kombëtar gjerman: Nuk u zhgënjyem nga Samiti i BE, kemi mësuar që Europa s'është në formën më të mirë!
Për kryeministrin Edi Rama nuk ishte zhgënjyes fakti se samiti BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni nuk 'nxori' një datë por mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritari pasi, siç tha kreu i qeverisë, Europa nuk është në formën e saj më mirë. Këto deklarata Rama i bëri gjatë një interviste në televizionin kombëtar gjerman, NTV.
-
VIDEO
Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë probleme në Vlorë, uji bllokon disa rrugë, vështirësi në qarkullim
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë thuajse të gjithë territorin që nga nata e djeshme, duke sjellë edhe probleme. Në Vlorë, në orët e vona të natës ka patur probleme me qarkullimin në disa akse, si pasojë e prezencës së ujit.
-
VIDEO
Policia operacion ‘Blic’ në Elbasan, kontrolle për persona të shpallur në kërkim
Një aksion ‘Blic’ po zhvillon policia e Elbasanit, në vendin e quajtur rreth rrotullimin e Luleve për të evidentuar element të veprave penale të ndryshme si dhe persona të dyshuar apo të shpallur në kërkim.
Në aksion marrin pjesë skuadra ‘Shqiponja’, efektiv të rrugores, specialistë të zonës, si dhe oficer të krimeve.
-
VIDEO
Edicioni i katërt i 'Survivor Games', Veliaj: Kaluam një periudhë të vështirë, maratona, kartolinë e një Tirane që është ngritur më e fortë dhe më e bashkuar
Sot në Parkun e Liqenit Artificial u zhvillua edicioni i katërt i kampionatit “Survivor Games”, një organizim “outdoor” që promovon jetesën aktive në natyrë. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se këtë herë “Survivor Games” merr një konotacion tjetër, sepse vjen pas përballjes së vendit me tërmetet dhe pandeminë e Covid 19.
"Jemi të gjithë survivors. Dhe si njerëz që i mbijetojmë sfidave, si njerëz që rrëzohen, ngrihen, rrëzohen, ngrihen unë them që të gjithë meritojmë titullin survivors. Kjo sepse secili ka bërë betejën e vet, dikush në polici, dikush zjarrfikës, dikush në mjekësi, dikush në klasat e shkollave tona. Prandaj besoj që ky edicion i kushtohet gjithë atyre survivors që në punën e tyre realisht japin më të mirën", nënvizoi Veliaj.
-
VIDEO
Fluks dhe prezencë lagështire, policia në terren nga rruga e Kombit deri në Sarandë, pezullohen 24 patenta dhe vendosen 54 gjoba
Policia Rrugore, në kuadër të rritjes së parametrave të sigurisë në fundjavë, duke qenë se në shumë akse rrugore ka fluks të lartë të qarkullimit të automjeteve, nisur dhe nga prezenca e lagështirës në rrugë për shkak të motit me shi, ka rritur prezencën e patrullave nga Rruga e Kombit deri në Sarandë.
Gjatë monitorimit, në 24 orët e fundit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh që kanë abuzuar me shpejtësinë, që ka variuar deri në 175 km/h në aksin Kavajë-Rrogozhinë, shpejtësi që sjell rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.
-
VIDEO
Rrëfehet Frrok Çupi: Torturat në Spaç, rebelizmi dhe kontributi im në dy sisteme
“Nuk do të mbijetoja dot po të më detyronin të bëja diçka tjetër nga ky që jam sot”, kështu e përkufizon Frrok Çupi, rrugëtimin e tij profesional. Në një intervistë për Report Tv, me gazetarin Ermal Qori, publicisti i njohur tregon për herë të parë kohën e internimit në burgun e Spaçit, torturat që kryheshin atje nga regjimi i kohës e deri te lufta e fundit e atij sistemi mbijetues, në fillim të viteve 90!