-
VIDEO
Debati për emigrimin, ekspertët në Report Tv: Duhen rritur pagat e respektohet meritokracia! Studentja apel bashkëmoshatarëve: Qëndroni në atdhe
Në debatin e ditës në Report TV ekspertët e fushave të ndryshme theksuan se emigracioni do ndalet përmes rritjes ekonomike, vlerësimit të punonjësve me pagat e duhura si dhe krijimit të kushteve për zhvillim karriere. Një vajzë e re iu bashkua debatit live duke u bërë thirrje bashkëmoshatarëve që ta ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.
-
VIDEO
'Lufta' me pandeminë/ Ndeshja me Poloninë te ‘Air Albania’ vatër infektimi, Fico: Pritet një rritje e rasteve me COVID-19
Në një kohë kur vend ynë po përjeton një rritje drastike të rasteve me COVID-19 për shkak të variantit delta, drejtoresha e Shëndetit Publik, Albana Fico e konsideroi të rrezikshëm grumbullimin masiv te njerëzve në stadiumin “Air Albania” ku u zhvillua dhe ndeshja e kombëtares sonë me Poloninë. Gjatë një takimi me studentët e Elbasanit, Fico tha se stadiumi i tejmbushur me mbi 22 mijë tifozë pa zbatuar masat anti-COVID, do të sjellë rritje të padiskutueshme të rasteve. Kjo vjen pasi masat anti-COVID nuk u respektuar, mbi 22 mijë tifozë isin grumbulluar. Në fakt pritet rritje e të prekurve nga infeksioni të ndjekur nga shtrime spitalore dhe persona qe vdesin me ato mënyrat që i kemi shpjeguar me ato numra që i kemi shpjeguar disa here me 10-15 në ditë. Çdo njeri vlen. Cdo njeri është nëna, baba, motra dhe vëllai i dikujt tjetër”., u shpreh ajo. Mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen historike të zhvilluar në stadiumin “Air Albania”, kombëtarja humbi 0 me 1 Poloninë, duke na lënë kështu “të thyer” për sa i përket ëndrrës për Botërorin 2022.
-
VIDEO
Po qarkullonte me pistoletë, policia arrestoi të riun në Durrës, në shtëpi iu gjet kallashnikov dhe municione luftarake
Policia e Durrësit ka arrestuar një 18-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar fizik ndaj tij, iu gjet një pistoletë sportive.
-
VIDEO
Harta e re Gjyqësore/ Ende asnjë draft në Ministrinë e Drejtësisë, përplasen KLGJ dhe KLP! Institucioni qeverisës i akuzës: Shkrihen prokuroritë, s’na përfshinë në diskutim
Skadon afati i vënë nga vetë Qeveria prej 7 ditësh për të pasuri në tavolinë një propozim për një hartë të re gjyqësore në vend. Më datë 1 tetor ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka premtuar një hartë të re gjyqësore. Ai tha se shërbimet për qytetarët do të jenë aty ku janë, duke vendosur në pikëpyetje projektin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për reduktimit të gjykatave.
-
VIDEO
Viti i ri shkollor dhe pandemia, Ministria e Arsimit: Gati për cdo skenar! 500 mësues zëvendësues në rastin më të keq, 68 objekte arsimore të rindërtuara
Në seancën dëgjimore të thirrur nga opozita për masat e marra lidhur me fillimin e vitit shkollor, ministrja e Arsimit, Evish Kushi ka deklaruar se janë të përgatitur për çdo rast edhe nëse situata epidemiologjike në vend përkeqësohet.
Gjatë fjalës së saj ajo tregoi se këtë vit janë duke hartuar një plan ku janë parashikuar të jenë 500 kuota shtesë për të zëvendësuar mësuesit në rast të skenarit më të keq.
-
VIDEO
Gledis Nano takim me drejtorin e Policisë së Tiranës, në fokus goditja e grupeve kriminale
Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gledi Nano ka zhvilluar ditën e sotme një takime drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fokus të diskutimit ka qënë goditja e grupeve kriminale. Në takim kanë marrë pjesë edhe drejtues të sektorëve të ndryshme.
-
VIDEO
I shpëtoi atentatit mbrëmë te Komuna e Parisit, 22-vjeçari s'ndihmon policinë, dëshmia 'standarde': Nuk e pashë kush më qëlloi! I riu person problematik, i hetuar disa herë për sherre
Në një dëshmi 'standarde', Redi Balla ka deklaruar se nuk e kishte parë në fytyrë personin që e ka qëlluar, pasi ishte në makinë dhe nuk kishte qenë i vëmendshëm. Ndërkohë rezulton se ai është person problematik, i hetuar disa herë për sherre, por nuk dihet ende nëse atentati i mbrëmshëm ka lidhje me konflikte të mëparshme ku mund të ketë qenë përfshirë i riu.
-
VIDEO
Gjendet një trup i dekompozuar në zonën e Petroliferës në Vlorë
Një trup i dekompozuar është gjetur mëngjesin e sotëm në zonën e Petroliferës në Vlorë. Bëhet me dije se trupi u konstatua nga peshkatarët. Për momentin nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe as rrethanat e ngjarjes.
-
VIDEO
Basha i kundërpërgjigjet Berishës, largon Nokën
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me zhvillimet brenda PD-së. Lulzim Basha i kundërpërgjigjet Berishës duke larguar Flamur Nokën. Të ftuar në studio Arben Meçaj, Arben Skënderi, Indrit Hoxha dhe Ben Andoni.
-
VIDEO
Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, nuk dihet nëse ka të plagosur
Të shtëna me armë te Komuna e Parisit, nuk dihet nëse ka të plagosur. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak minuta më parë, teksa priten të mësohen të tjera detaje në vijim.
-
VIDEO
Sherr me thika në Vlorë, dy të plagosur përfundojnë në spital, një në gjendje të rëndë
Një konflikt mes dy personave në Vlorë, ka përfunduar në përdorimin e thikave, dhe për pasojë të dy kanë mbetur të plagosur. Mësohet se në lagjen ’24 Maji’, për motive të dobëta, janë konfliktuar me mjete prerëse Kujtim Saliaj, 63-vjeç dhe Jetnor Hoxha, 48 vjeç, të dy banues në Vlorë.
Të dy janë dërguar në spitalin e Vlorës dhe janë nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që mësohet se Kujtim Saliaj është në gjendje të rëndë, pasi ka marrë disa goditje me thika, ndërsa 48-vjeçari është në gjendje të mire. Në ambientet e spitalit ka mbërritur edhe policia.
-
VIDEO
Sekuestrohen 2 mina me telekomandë në Durrës, kapet pronari i tyre! Do i shiste për 6 mijë euro! Kush është i arrestuari, me precedentë penal
Sekuestrohen 2 mina me telekomandë në Durrës, kapet pronari i tyre. Minat u gjendën në makinën e të arrestuarit. Operacioni vijon për kapjen edhe të personave të tjerë që mund të ishin të përfshirë.
"Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së minave me telekomandë, duke parandaluar ngjarje të mundshme kriminale.