• VIDEO

    Hazir Vukaj, 12 vite ferr për të përqafuar lirinë

    Hazir Vukaj ishte ende adoleshent, kur e arrestuan në vitin 1975, gjatë një tentative për t’u arratisur nga Shqipëria. Ëndrra e tij më e madhe ishte liria, por ai nuk do të mundej ta përqafonte as edhe për pak ditë. Haziri, tashmë qytetar amerikan, në moshën 65-vjeçare, jeton për të dëshmuar, deri në detajet më të imta për ç’ka përjetoi pas atij arrestimi dhe gjithë aventurën e tij të mëvonshme, deri në stacionin e fundit të mbërritjes në SHBA, pasi kishte kaluar plot 12 vite ferr në burgun e Spaçit dhe atë të Qafë Barit.

     

  • VIDEO

    Kriza!

    Në intervistën e dhënë për “5 pyetjet nga Babaramo” për Report Tv, Duma tha se në një kohë që energjia duhet të ishte kontribuuese në buxhetin e  shtetit, pasi është një nga sektorët më prodhues të Shqipërisë, në fakt po gërryen buxhetin duke marrë nga ai. I ftuar dhe ish ministri i Financave të Qeverisë Nano, Anastas Angjeli. 

    Kriza energjetike do të ndikojë në rritjen e çmimeve për produktet e tjera. Kështu deklaroi eksperti i ekonomisë, Anasats Angjeli në emisionin '5 pyetjet nga Babaramo' në 'Report Tv'. Sipas tij, rritja e energjisë elektrike do i japë shenjat e para tek produktet, pasi shpenzimet për energji do rriten, e për rrjedhojë do rritet edhe çmimi i produkteve. "Çështja e çmimit të energjisë varet nga kërkesa dhe oferta, ka filluar të japë shenja në rritjen e çmimeve të produkteve të tëra. Në prodhojmë produkte që kanë për bazë energjinë që importojmë nga jashtë, ose importojmë produkte nga vendet fqinje që prodhohen nga vende me çmim të energjisë të rritur. Është detyrë ligjore e bankës së Shqipërisë që të jetë në gatishmëri dhe guvernatori ka fol që po e ndjekin me kujdes situatën që të mbajnë stabilitetin e çmimeve. Për këtë Banak e Shqipërisë ka instrumente monetare që duke ndjek procesin do i përdore që të ketë ndikimin e vet në stabilitetin e çmimeve", u shpreh Angjeli.

  • VIDEO

    Nis i ftohti, trefishohet çmimi i druve të zjarrit në Korçë

    Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që qytetarët e Korçës t'i drejtohen fushave të druve. Ata thonë se po përballen me çmime tejet të larta, ku një metër kub ka shkuar deri në 4500 lek. Ndërsa shqetësim mbetet mungesa e kontrollit, pasi tregtarët abuzojnë dhe me sasinë e lëndës drusore

  • VIDEO

    Shiu 'nuk ndal' qytetarët, mblidhen para Kryeministrisë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve: Qeveria reflektoi për energjinë, por jo për bukën e ushqimet

    Ashtu siç ishte paralajmëruar, rreth orës 17:00 para kryeministrisë janë mbledhur një grup qytetarë për të protestuar kundër rritjes së çmimeve. Qytetarët me çadra në duar qëndrojnë para Kryeministrisë, duke zhvilluar një protestë të qetë dhe pa incidente.

    Kjo është protesta e dytë e zhvilluar nga qytetarët dhe shoqëria civile që kundërshtojnë rritjen e çmimeve të bukës, karburanteve dhe produkteve të shportës, pasi rrogat e shqiptarëve nuk i përballojnë dot ato. Në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë rritje të energjisë për familjet dhe biznesin e vogël.

  • VIDEO

    Gëllçi dhe 3 vartësit lihen në burg nga GJKKO, avokati i tij: Gjithçka bëhet që të mos rikandidojë më për drejtor të RTSH! Ai është në gjyq me televizionin

    h-Drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Thoma Gëllçi,  dhe 3 vartësit e tij, të cilët u arrestuan pak ditë më parë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, janë lënë në burg nga GJKKO.

    Vetë Gëllçi ishte i pranishëm në seancë gjyqësore dhe nëpërmjet avokatit të tij Dorian Matlia, kia deklaruar se e gjitha kjo është një inskenim.

  • VIDEO

    Basha: Vendi nuk po kalon krizë energjetike por krizë korrupsioni! 'Bechetti'? Kushtetuta është shumë e qartë për komisionet hetimore

    Nga Selia e PD, kryetari i opozitës Lulzim Basha ka përsëritur qëndrimin e Partisë Demokratike se është e vendosur për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen "Becchetti", duke iu përgjigjur kështu Partisë Socialiste e cila e konsideroi si jo në interes të Shqipërisë.

    "Kushtetuta është shumë e qartë për komisionet hetimore. Shqiptarëve tani kanë filluar t'i merren 120 milionë euro. Kështu që Kushtetuta e thotë shumë qartë për miratimin e komisioneve hetimore", tha Basha.

  • VIDEO

    ‘Makthi’ i çiklistëve në Durrës kapet ‘mat’ nga kamerat e sigurisë, në pranga hajduti i 9 biçikletave në 4 muajit e fundit

    DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar hajdutin përgjegjës për 9 vjedhje biçikletash, i cili është shndërruar në një makth për çiklistët gjatë 4 muajve të fundit.

    K.M 28 vjeç, K.M 38 vjeç, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, është kapur nga kamerat e sigurisë teksa po vidhte një biçikletë. Këtë rast  e ka denoncuar në polici edhe I.Sh, i cili ka treguar se një person i ka vjedhur biçikletën gjatë natës.

  • VIDEO

    Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë, lihen me 'arrest shtëpie' 6 të arrestuarit! Në kërkim edhe 6 të tjerë

    Pandemia e COVID -19 ka bërë që disa biznese ta shfrytëzojnë këtë për përfitime në mënyrë të paligjshme, ku 3 ditë më parë u zbulua një tjetër skemë mashtrimi me pasojë të rënda, duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik shtetit.

    Teksa Gjykata la sot në masën ‘arrest shtëpie’ për 6 personat e arrestuar në lidhje me skemën e ngritur për shitjen e ilaçeve kontrabandë kur Prokuroria e Tiranës kërkoi burg, Report Tv ka mësuar se në kërkim janë shpallur edhe 6 të tjerë, në skemën me 12 persona.

  • VIDEO

    'Lufta' brenda PD/ Bejko: Berisha po bën një puç brenda partisë, bashkë me ndjekësit e tij po mashtron anëtarësinë! Basha del së shpejti me një platformë për të ardhmen

    Sali Berisha është duke bërë një puç brenda Partisë Demokratike. Akuza e fortë është bërë nga anëtari i Këshillit Kombëtar të PD Roland Bejko në një intervistë të dhënë në Report Tv. Bejko akuzon gjithashtu Berishën dhe ndjekësit e tij se mashtrojnë anëtarët e PD-së kur i kërkojnë që të firmosin formularin. Sipas tij "Berisha thotë që pas meje lë të bëhet qameti. As nuk do t'ia fare për Partinë Demokratike. Kaq e ka merakun ai"

  • VIDEO

    Përfshihet nga flakët një automjet në ecje, tymi masiv ‘pushton’ qendrën e Elbasanit, kalimtarët në panik

    ELBASAN- Një automjet është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Elbasanit, teksa ishte në ecje, duke shkaktuar panik te kalimtarët.

    Fatmirësisht drejtuesi i mjetit E.A., 62 vjeç, ka mundur të largohet në kohë, përpara se flakët të “përpinin” makinën.

  • VIDEO

    3 javë para përfundimit të afatit, realizohet 70% e punimeve në tregun e Durrësit! Investim 65.5 mln lekë për rikonstruksione, kryebashkiakja: Objekti me strukturën ekzistuese

    Tregu agro-ushqimor që po rikonstruktohet në qytetin e Durrësit, do t’i kushtojë afërsisht 655 milion lekë të vjetra, xhepave të taksa-paguajtësve durrsak, një vlerë kjo e përafërt me atë të ndërtimit të shkollës së Manzës e cila kap shifrën prej 500 milion lekësh të vjetra, këto të fundit të planifikuara dhe publikuara në projekt-buxhetin e vitit 2021 nga Bashkia Durrës, miratuar dhjetorin e vitit të shkuar.

  • VIDEO

    Sherri pranë shkollës 'Çajupi' në Tiranë, dy mësuese u zunë në oborr të shkollës e më pas shkuan në lokal, ndërhynë edhe familjarët

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv