• VIDEO

    Durrës/Pronari në arrati, menaxheri në burg, kapet për herë të 6-të drogë në konteinerë e 'Alba Exotic Fruit’ e sapo ardhur nga Ekuador! Gjenden 10 kg kokainë e fshehur në motorët frigoriferikë

    DURRËS- Sërish drogë në Portin e Durrësit dhe sërish është e njëjta kompani, "Alba Exotic Fruit".  Edhe pse menaxheri i saj Barjon Gumeni është në burg, ndërsa administratori i firmës Eduart Dauti, është në kërkim, trafiku i drogës ka vijuar, ku vetëm sot janë kapur 10 kilogramë e 185 gramë lëndë.  Në dy nga konteinerët e ngarkuar me banane, që kishin ardhur nga Ekuadori, për llogari të kësaj firme, u gjetën 10 kilogramë e 185 gramë kokainë, e cila nga sa mësohet ishte fshehur në pjesën fundore, te kapakët e motorëve frigoriferikë, një skemë e përdorur edhe më herët nga "Alba Exotic Fruit".  Për këtë sasi droge të kapur sot është vënë në pranga administratori i ri i kësaj firme, Ermal Arapi.

    Kjo kapje për herë të gjashtë të kësaj sasie të kokainës përbën një skandal edhe për institucionet ligjzbatuese që nuk marrin masa me bllokim të aktivitetit të kompanisë. Një kompani e cila çdo një muaj i vjen bashkë me bananet edhe kokaina si ka mundësi që vijon normalisht punën. Kompania e cila menaxherin e ka në burg, një administrator në arrati, dhe nga sot një tjetër administrator në burg, kush e porosit sasinë e drogës? E gjithë kjo histori ka shumë të paqarta dhe më e paqartë është pse SPAK nuk e sekuestron kompaninë?

  • VIDEO

    Kriteri i moshës deri në 30 vjeç për garën në polici, Komisioneri: Diskriminues, ministria duhet ta rishikojë

    Limiti i moshës deri në 30 vjeç për të aplikuar për Akademinë e Sigurisë cilësohet diskriminues nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Aplikimet për vitin e ri akademik për “patrullë e përgjithshme” janë në ditët e fundit, dhe njëri prej kritereve është që kandidatët nuk duhet të jenë më shumë se 30 vjeç. Ky detaj ka shqetësuar Sindikatën e Policisë së Shtetit, e cila iu drejtua komisionerit. Report Tv ka siguruar dokumentin përmes së cilit Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi e rrëzon këtë kriter, ndërsa i kërkon Ministrisë së Brendshme që ta rishikoj atë.

     
  • VIDEO

    Noka shkarkohet nga Komisioni i Sigurisë, demokratët sulmojnë Bashën! Spaho: Po të mblidhet litari o i mjerë! Kadilli: Opozita po degradon e zvogëlohet çdo ditë

    Deputeti demokrat, Edmond Spaho shkruan se Basha po sillet si diktatori Enver Hoxha, ku pas dëbimeve duhet të fillojë me internimet duke iu referuar shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i Komisionit të Sigurisë dhe madje e ka paralajmëruar se do ta përjashtojë edhe nga Grupi Parlamentar. Edhe demokrati Fatbardh Kadilli e ka dënuar këtë veprim të Bashës duke thënë se ky model tregon degradimin e opozitës.

  • VIDEO

    Ndeshja sot me Poloninë, FSHF: Nuk do lejohen sendet e forta me vete, lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar

    Federata Shqiptare e Futbollit ka lajmëruar tifozët shqiptarë që do të marrin pjesë në ndeshjen e sotme të Kombëtares Shqiptare me Poloninë në stadiumin kombëtar “Air Albania” e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” .

    Hyrja e tifozëve do të fillojë në ora 18:00, ndërsa të gjithë personat që janë të pajisur me biletë, duhet të kenë me vete dokumentin e identifikimit si dhe nuk do të lejohen fëmijët nën moshën 16 vjeç, të cilët janë të pashoqëruar nga prindërit.

    FSHF njofton se do të lejohet vetëm flamuri zyrtar shqiptar, ndërsa nuk do të lejohen disa sende si, sende të forta, bidonë uji, çadra, çelësa metalik apo lëndë piroteknike etj.

  • VIDEO

    Afrohet dimri, dëbora e parë zbardh Majën e Gjalicës në Kukës

    Kanë rënë reshjet e para të dëborës për këtë sezon, duke zbardhur Majën e Gjalicës në Kukës, e duke dhënë kështu 'sinjalin' e parë të dimrit. Moti i paqëndrueshëm dhe temperaturat e ulëta, bëjnë që reshjet e shiut të shndërrohen në reshje dëbore në lartësitë 1900 metra mbi nivelin e detit.

    Reshje të dendura shiu dhe temperatura mjaft të ulëta shoqërojnë vendin tonë prej ditësh, ndërsa të njëjtat kushte atmosferike pritet të vijojnë edhe gjatë ditëve në vijim.

  • VIDEO

    GJKKO rikthen për hetim çështjen e Bashkim Dedjas, avokati: Vendim i drejtë, dosja e SPAK kishte mungesa për deklarimin e të ardhurave

    Avokati i ish kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja, Baftjar Rusi ka përshëndet dhe cilësuar të drejtë vendimin e GJKKO për rikthimin për hetim të çështjes së klientit të tij, i cili akuzohet për mosdeklarim dhe fshehje pasurie. Avokati Rusi tha se në dosjen e SPAK nuk ishin pasqyruar të dhënat e plota lidhur me të ardhurat dhe për këtë dosja ka nevojë për plotësim.

     
  • VIDEO

    GJKKO rikthen për gjykim çështjen ndaj ish kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja! Bashkë me anëtarin Fatos Lulo akuzohen për mosdeklarim pasurie

    TIRANË-Bashkim Dedja, me detyrë ish-Kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, dhe Fatos Lulo ish anëtar i Gjykatës Kushtetuese janë dërguar në GJKKO nga SPAK pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.

    Por pas vendimit për rikthim të çështjes së Fatos Lulos për hetim, GJKKO ka vendosur të njëjtën gjë edhe për çështjen e gjyqtarit Dedja. Avokati Baftjar Rusi e ka cilësuar të drejtë vendimin e GJKKO për rikthimin për hetim të çështjes së Dedjas, pasi në dosjen e SPAK nuk ishin pasqyruar të dhënat e plota lidhur me të ardhurat.   

  • VIDEO

    Fatmir Mediu në dorë të SPAK, zbardhet vendimi i GJKKO: Nuk është çështje e gjykuar, heqja e imunitetit i hap rrugën procesit

    Përmes një vendimi të marrë më 24 shtator, GJKKO ka rikthyer për hetim në SPAK dosjen e bujshme të Gërdecit, duke pranuar kështu kërkesën e prokurorisë dhe të familjes Durda për gjykim të Fatmir Mediut. Vendimi është marrë në apelin e GJKKO e cila ka rrëzuar një vendim të mëparshëm të shkallës së parë.

  • VIDEO

    Maratona e Tiranes, rrugët që do të bllokohen ditën e diel

    Këtë të dielë pritet të zhvillohet Maratona e Tiranës, ngjarja më e madhe sportive e vitit, me edicionnin e saj të 5-të. Ky aktiviteti i cili tashmë është kthyer në një traditë organizohet me aprovimin e tre itinerareve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli: në Report Tv Gentian Vocaj përgjegjës për çështjet e qarkullimit në Bashkinë Tiranë, tregoi akseset që do të bllokohen pasi kjo e dielë do të jetë dita pa makina.

    Kjo maratonë ka një veçanti sepse për herë të parë është 42 km do të bëhet një maratonë e plotë dhe si e tillë ka disa shtesa në rrugët që do të kalojë maratona. Këto rrugë kryesisht janë në zemrën e kryeqytetit sic është rruga e Kavajës , rruga Myslym Shyri, Bulevardi Gjergj Fishta apo Bulevardi Bajram Curri, që të gjithë e dinë që këto janë rrugë që kanë një trafik të shtuar të këmbësorëve edhe të mjeteve” tha ai.

    Ndërsa i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin lajmërimet e vendosura nga Bashkia e Tiranës për lëvizjen e automjeteve, nga akseset të cilat do të bllokohen ditën e dielë.

    Të gjithë qytetarët që kanë mjetet e parkuara në këto rrugë këto ditë të shohin sinjalistikën rrugore që do të vendoset nga Bashkia  e Tiranës, do vendoset sinjalistikë provizore prandaj qytetarët duhet të lëvizin mjetet një ditë para maratonës. Gara do të fillojë në Sheshin Skënderbej në orën 09:00 dhe bllokimi I qarkullimit do të fillojë një orë më parë, me përjshtime të vogla” përfundoi ai.

  • VIDEO

    I maskuar dhe me armë, një person grabit zyrat e këshillit të qarkut Vlorë, kërcënon rojen dhe merr disa dokumente! Drejtor i administrimit e mbrojtjes së tokës: Janë thyer zyrat më me rëndësi

    Zyrat e këshillit të qarkut Vlorë kanë rënë pre e grabitjes mbrëmjen e djeshme, ku një person, i maskuar dhe me arë, ka hyrë në zyrat  e pronave dhe ka marrë disa dokumente. Identiteti i autorit nuk dihet ende, ndërsa ngjarja u regjistrua rreth orës 23:30, ku dyshohet se grabitësi ka hyrë nga dritarja, ka marrë dokumente në zyrat e drejtorisë së administrimit dhe mbrojtjes së tokës dhe më pas është larguar nga dera, duke kërcënuar rojën e zyrave.

    Për mediat, Drejtor i administrimit e mbrojtjes së tokës, Bardhyl Gjika, u shpreh se janë vjedhur zyrat më me rëndësi të qarkut, ndërsa thekson se nuk dihet ende se cilat dokumente janë vjedhur dhe se pritet të bëhet një inventar.

  • VIDEO

    U kap me doza kanabis gati për shitje dhe armë në Durrës, arrestohet i riu me precedent penal

    Një 30-vjeçar është arrestuar pasi u kap  me doza kanabis gati për t’i shitur dhe me armë me vete në Durrës. Ermir Murataj është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë dënuar më parë po për trafik të lëndëve narkotike.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 12 tetor 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga prapaskenat e shkarkimit të Flamur Nokës te njeriu që të përgjon nga "vrima e çelësit" e deri tek jemi të gjithë kuqezi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv