• VIDEO

    Rama: Me reformën tonë në energji ulëm çmimin në 9.5 lekë për të mbrojtur konsumatorin

    Kryeministri Edi Rama thotë se me reformën në energjinë elektrike çmimi i saj është ulur në 9.5 lekë dhe që nga viti 2015 nuk ka lëvizur më, me qëllim për të mbrojtur konsumatorin.

    "Pak ditë më parë iu drejtova një mesazh të drejtpërdrejtë për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike. Sot jam këtu për t'iu thënë ca do të bëjmë ne për këtë krizë. Të rrisësh paga e pensione apo të ulesh kontribute përtej aftësisë me logjikën e sudes jo me ndërgjegjen e atdheut. o të thotë të vrasësh të nesërmen. Tabela e pagave në rajon flet ndryshe, ja pozicioni ynë 8 vjet më parë. Ja rritja e pagave në rajon përgjatë kësaj periudhe. Të tjerët thonë se ne i kemi braktis njerëzit në nevoje duke filluar nga pensionistet e kemi rritur energjinë elektrike nga vendet në Evropë. Ja çmimi i energjisë për konsumatorin. Çmimi ynë i energjisë nuk është çmimi real i energjisë që blemë, por i kontrolluar nga shteti për mbrojtjen konsumatorit. Qeveria ka vendosur një mburojë për mbrojtjen e shtresave në nevojë. Me reformën tonë u ul çmimi për të gjithë familjarët në 9.5 lekë, që në vitin 2015 dhe nuk është prekur më që atëherë.  Në vitin 2015 krijuam një mburojë për familjet në nevojë dhe prej atij viti ne financojmë diferencën mes 7.7 dhe 9.5, ata e marrin këtë shumë në fondin e pensionit ose ndihmës ekonomike. Në mburojën sociale, kemi shtuar edhe një shumë tjetër që iu bashkohet pensionistëve mbi fondin e pensionit të tyre", tha Rama.  

  • VIDEO

    Rrënohet kisha 700-vjeçare në Blinisht, Dom Nik Ukgjini thirrje Ministrisë dhe Dioqezës së Lezhës: Shpëtoni monumentin e kulturës

    Kisha e Shën Shtjefnit në Blinisht të Lezhës, shpallur monument kulture i kategorisë së parë ka degraduar plotësisht. Krahas rënies së çatisë vitet e fundit janë shembur muret dhe janë dëmtuar thuajse plotësisht afresket.

    "Këtu ka qenë me qemer kisha prej guri, siç është dhe kisha e Balldrenit, tani shihet se është rrënuar nga moskujdesi i institucioneve që duket të merren me monumentet. Mund të bëhet diçka për të ruajtur muret që kanë mbetur, punime restauruese dhe çati. Duhet të shpëtohet kjo kishë, nuk është investim i madh duhet dëshirë vullnet për ta ruajtur", tha studiues Dom Nik Ukgjini

  • VIDEO

    Rritja e çmimit të energjisë, PD: Në 3 tenderat e fundit energjia u ble 9.9 mln euro mbi çmimin e bursës! S’ka krizë energjetike, por korrupsioni

    Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu tha se vetëm gjatë ditëve të fundit janë zhvilluar tre tendera për blerjen e energjisë eklektike, nga ku qeveri ka shpenzuar 9.9 milionë euro më shumë, pasi e ka blerë energjinë më shtrenjtë nga sa tregtohet në bursë.

  • VIDEO

    Paratë e dyshimta po shtrenjtojnë apartamentet, ekspertët: Ndërtuesit nuk kanë prioritet shitjet! Ardhja e studentëve rriti me 20% çmimet

    Pas një bumi ndërtimesh që ka përfshirë vendin, Banka e Shqipërisë raporton se kërkesat për të blerë nga qytetarët u ulën në muajin shtator, por nga ana tjetër çmimet kanë vijuar tendencën rritëse.

    Shkakun e rritjes së çmimit në shtator dhe tetor vlerësuesi i pasurive të paluajtshme e shikon tek rikthimi i studentëve. 

  • VIDEO

    Tentuan të trafikonin jashtë vendit 9 kilogramë kanabis, në pranga 4 persona në Sarandë

    Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Sarandë, të cilët u kapën duke tentuar të trafikojnë 9 kilogramë kanabis jashtë vendit.

    Mësohet se në pranga kanë rënë Dritan Delishi 35 vjeç, 35 vjeç, Litavit Laci 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë, Ylli Daci 23 vjeç, lindur dhe banues në Bulqizë  dhe Flori Bardhi 37 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Sarandë.

  • VIDEO

    Vlorë/ U shkuan natën në stan për t'i vjedhur kanabisin, babë e bir plagosen me thikë pas përleshjes me 3 hajdutët

    Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mavrovë të Vlorës, ku Fatjon Dautaj 31 vjeç dhe Vilson Dautaj 60 vjeç, diktuan tre personat,ende të paidenifikur, duke u futur në stanin e tyre dhe mbetën të plagosur gjatë përleshjes me ta. Babë e bir janë dërguar në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

  • VIDEO

    Bënin kërdinë me vjedhjet në Durrës, goditet grupi i të rinjve! 3 në pranga 2 në kërkim, mes tyre një vajzë

    Policia e Durrësit ka goditur një grup hajdutësh në zonën e Durrësit të moshave nga 20-27 vjeç, mes të cilëve edhe një vajzë. Në pranga përfunduan 3 persona dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë, të cilët u kapën në flagrancë gjatë kohës që po tentonin të vidhni me armë zjarri një banesë.

  • VIDEO

    Absurde në Tiranë, thasë me inerte hidhen nga kati i pestë, pak metra larg trotuarit dhe vendit ku luajnë fëmijët! Situata prej disa ditësh

    Thasë me inerte që hidhen nga kati i pestë i pallatit, me papërgjegjshmëri absolute, duke rrezikuar jetën e fëmijëve e banorëve! Kjo është një ngjarje që ndodh prej disa ditësh në mes të Tiranës, në zonën e 'Myslym Shyrit'.

    Video është publikuar nga një banore e lagjes, ndërsa gjithë kjo ndodh vetëm pak metra larg trotuarit ku kalojnë çdo moment qytetarë dhe po ashtu shumë afër vendit ku luajnë fëmijët.

  • VIDEO

    Korçë, i vihet zjarri qëllimisht gjatë natës, shkrumbohet plotësisht makina e parkuar

    Një makinë tip "Citroen" është djegur plotësisht gjatë natës, ndërsa ishte i parkuar. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Kamenicë, ndërsa mjeti ishte në pronësi të Hyset Bezatit, 33 vjeç.

    33-vjeçari nuk rezulton të jetë një person problematik dhe nuk ka pasur konflikte të mëparshme, ndërsa sipas policisë djegia e mjetit dyshohet të jetë e qëllimshme. Ngjarja ka ndodhur gjatë orës 00:03 në hyrje të fshatit Kamenicë.

  • VIDEO

    Korrupsioni në RTSH, dosja e SPAK: Thoma Gëllçi favorizoi kompaninë fituese dhe zgjati afatet e dorëzimit të pajisjeve për kanalin 'Agro', përtej kontratës! Nisi procedurat 1 vit para miratimit nga AMA

    Report Tv ka zbardhur dosjen e hetimit të SPAK që çoi në pranga ish drejtorin e RTSH-së, Thoma Gëllçin. Sipas dosjes thuhet se Gëllçi favorizoi kompaninë fituese edhe pse sipas KLSH kjo kompani nuk i plotësonte kualifikime për të marrë pjesë në një tender të tillë.

    Sipas KLSH dhe SPAK, Gëllçi ka bërë tender pa marrë ende miratimin e AMA-s për të hapur kanalin ‘Agro RTSH’ dhe ka bërë preventivin e projektit pa ditur nëse fondit prej 100 milionë lekësh do i miratohej nga Ministria e Financave. Një tjetër shkelje ishte edhe zgjatja e afatit të firmës fituese përtej 45 ditëve që ishte në kontratë. Sipas dosjes se siguruar nga Report Tv këto pajisje qe kushtuan afro 1 milion dollarë dhe duhej qe te dorëzoheshin ne RTSH për 45 dite, por ky afat është shtyrë nga Gëllçi

  • VIDEO

    Raporti i KLSH/ Në burgje ilaçe të skaduara dhe kancerogjene, 85 % e tenderave të paracaktuar, kaos me administratën

    Kontrolli i Lartë i Shtetit zbarkoi në Drejtorinë e Burgjeve duke konstatuar problematika serioze, në depot farmaceutike u gjet edhe një medikament me element kancerogjen. Administrata kaotike, nuk plotësohen dot 220 vende vakante, 85 % e tenderave në 2020 u zhvilluan me procedurën “negocim pa shpallje”

  • VIDEO

    Shkodër, shkon në spital me plagë plumbi në bark, i plagosuri: Nuk e di kush më qëlloi

    Një 24-vjeçar është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mushan të Shkodrës.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv