-
VIDEO
Basha i përgjigjet zv. kryeministrit: Tirja e ekonomisë nuk përmend taksën Rama mbi karburantet, vjedhja arsyeja e varfërisë
"Tiret, jo të sanatoriumit, por të ekonomisë pyesin si e kishit ju planin gati se ky doli të dielën për t’ua zënë kafshatën e bukës në fyt atyre që e kanë akoma, ndërsa kryetari i opozitës doli pasdite me një plan. E i ra rreth e qark planit. Një gjë s’e përmendi Tirja e ekonomisë, taksën. Rama mbi karburantin të cilën kemi plot 7 vjet që kërkojmë ta heqë që kur e vuri në janar të 2014-ës 100 lekë për litër plus TVSH, 120. 100 lekë për litër në janar të 2025-ës plus 20 TVSH. 240 lekë të vjetra ua mori ky dhe vazhdon t’ua marrë, jo thjesht atyre që blejnë karburantin, por edhe atyre që blejnë bukën e gojës, sepse edhe çmimi i bukës lidhet me çmimin e karburantit sikundër çmimi i gjithçkaje tjetër në ekonomi. Por, siç u thashë këtu nuk kemi ardhur për të sqaruar njerëzit se çfarë rrenacakësh kanë pasur në krye të vendit për 8 vite për të mbuluar vjedhjen që është arsyeja e varfërisë. 2 miliard euro, sa paketa mund të bëheshin për të ndihmuar të varfrit. Jo, janë bërë koncensione, PPP-ra. 120 milion euro që për luftën e tij personale me Beketin, tani do t’ua marr shqiptarëve. Janë 2 herë më shumë se dy paketat gjysma që dha gjoja për ndihmë në kohën e pandemisë. Një njeri i vetëm për shkak të luftës së tij personale, një njeri i vetëm do të marrë më shumë para të paktën se sa u ka dhënë të gjithë shqiptarëve më ulët se Kosova, më ulët se Maqedonia e Veriut. Këto janë të vërtetat që nuk ka asnjë ushtrim propagande t’i mohojë. Sa për shifrat e “Tireve” të ekonomisë, vërtet raporti i Bankës Botërore thotë që sot 30% janë në varfëri ekstreme, dhe ky thotë që përpara paska qenë 34%. Po atë që harron “Tirja” e ekonomisë, janë 500 mijë shqiptarë që ai dhe Tirja e Shqipërisë i përzunë me pahir nga vatrat e tyre në 8 vite të batërdisë dhe babëzisë së tyre që e quajnë qeverisje", tha Basha.
-
VIDEO
Ahmetaj-Bashës: Nëse ne i fshehëm shifrat e viktimave, ju ku i gjetët? Kemi rikthyer të gjitha vendet e punës të humbura në pandemi
Zv. kryeministri Arben Ahmetaj, i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës për akuzën se qeveria ka fshehur shifrat e COVID.
“Përballë pandemisë ne nuk jemi Zoti dhe fatalitet ishin prezent, por më të ulëta se në shumë vende të rajonit dhe botës dhe numrat që sinlli nuk u fshehët, ku i gjetët, i morët nga statistikat zyrate, sot kemi më pak vdekje, për shkak të kujdesit shëndetësor, heroizimit dhe të vaksinimt. Kemi fituar teë gjitha punët e humbura gjatë pandemisë”, tha Ahmetaj
-
VIDEO
Debate Basha-Manastirliu në Kuvend, ministrja: Bëni politikë me kënaqësi me vdekjen! Kreu i PD, Nikollës: Mos u bëj si Lenka Çuko
Diskutimi për COVID ka shkaktuar një moment të ashpër mes ministres Manastirliu dhe kreut të opozitës Lulzim Basha.
Teksa ministrja iu përgjigj Bashës për akuzat për mbulim të numrit të të vdekurve, kryetari i PD akuzoi kryeparlamentaren Nikolla se ia dha fjalën me pa të drejtë.
"Nuk e kuptoj pse këmbënguljen me kaq kënaqësi me politikën e vdekjes. Mos fërkoni barkun as kur ka fataliteti dhe as kur ka një vaksinë më pak. 4.8 mln fatalitete ka në të gjithë botën. Mos flisni për vdekje të fshehta", tha Manastirliu
"Unë e kuptoj të marrësh komanda dhe urdhra me buton por kjo nuk është asambleja e PS. Këtu është kuvendi dhe ka disa rregulla. Ajo nuk kishte asnjë të drejtë të çohej pasi askush nuk i përmendi emrin. Kuptohet se jeni të gjithë me regji qendrore. Është ajo regji qendrore që e mban peng këtë shtet dhe SPAK-un se ndryshe gjysma prej jush nuk do ishit këtu. Zbato procedurën, mos u bëj si Lenka Çuko. Mos u bëj si dispeçër", tha Basha.
-
VIDEO
Ministrja i përgjigjet Bashës: E lehtë të flasësh pa argumenta, shifrat e përmendura për varfërinë, të pavërteta
Të pavërteta i ka konsideruar Ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimi deklarata e kreut ët PD-së, Lulzim Bashës mbi nivelin e varfërisë në vend. Ibrahimi tha se viti i kaluar ishte i vështirë, por megjithatë vendi mundi të ringrinte ekonominë.
"Është e lehtë të flasësh e të gjykosh pa argument a epa shifra. Vii i kaluar ka qenë i vështirë, situatë me të cilën u përballe gjithë bota, pro reagimi i qeverisë ishte e shpejtë dhe i menjëhershëm. U ndihmuan të gjithë ata që dolën të papunë, duke u ddsibursuar 65754 të punësuar me 3 paga, që punonin për 41 mijë biznese. U akordua një pagë 40 mijë lekë për 173 mijë për at atë punësuar që për shkak ë pandemisë, bizneset e tyre u ndaluan. Këtë e tregojnë shifrat e punësimit dhe të rritjes ekonomike që arritën të ringrihen. Qeveria i dha garanci sovrane shumicës së bizneseve. Këto çuan që ne të kemi rritje ekonomike këtë vit më të larët se vendet e rajonit. Shifrat e përmendura për varfërinë, të pavërteta, Basha iu referua një studimi të një studiuesi që nuk i referohen shifrave të varfërisë, pro çështje teknike", tha ajo.
-
VIDEO
Basha akuzon Qeverinë: I keni vënë vendit një tabelë 'në shitje'! Pasuritë kombëtare po ju i shfrytëzoni për veten dhe klientët tuaj
Nga seanca plenare, kreu i opozitës Lulzim Basha, ceku edhe çështjen e koncesioneve. Ai akuzoi Qeverinë si i ka vënë vendit një tabelë 'në shitje'.
"I keni vendosur vendit një tabelë ku shkruhet 'shitet'. Portet dhe pasuritë e tjera kombëtare po i trajtoni si plaçkë. Po i shfrytëzoni për pasurimin e tyre dhe të klientëve tuaj.
Buxhetin e keni vendosur të gjithin në funksion të PPP-ve, një pjesë të të cilave i keni fshehur në parajsat fiskale. E bëni për të shpërndarë produktin e korrupsionit në fshehtësitë ekzotike. Edhe skandali i Pandora Papers tregoi se problemet që ne kemi me energjinë nuk janë prej krizës por prej korrupsionit. E keni telendisur Shqipërinë në arbitrazhet ndërkombëtare, një bombë me sahat që mund të shpërthejë nga momenti në moment.
Shumica prej jush mund ta ketë harruar sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyerën e deformuar të mediave që e ushqeni me korrupsionin tuja. Gati gjysma e familjeve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë, dhe 41% e shpenzimeve shkojnë për ushqim. Këto i konfirmon edhe INSTAT juaj që shpesh është kapur në rrena", tha Basha.
-
VIDEO
Basha akuza Ramës: Fryhet si gjeli në majë të koncesioneve korruptive! I duhet një krizë për të mbuluar dështimin
“Mesatarisht 1000 dollarë për tampon, ilaçe e oksigjen, ndërkohë që skema e rimbursimit dështoi, duke mos lehtësuar barrën e rëndë të pandemisë, dhe në fund të Europës e la vendin edhe për masat gjysmake, se ndërkohë që bizneset mbylleshin, ky pushtet që përparësi ka PPP, tendera sekret, na lanë pas edhe vende më të vogla që disbursuan 2-3 paketa ndihmëse për qytetarët e tyre, jo më larg se një javë më parë vendosi që të mbështese me 1500 euro familjet që kanë humbur një anëtarë nga COVID, kjo nuk kompenson humbjen e njeriut, por tregon diferencën mes një qeveria që fsheh jetët e humbura dhe një tjetre që kërkon që t’u gjendet pranë, por këta nuk e bëjnë dot këtë se për t’u dhënë para duhet që t’ia heqin vetes, dhe në vend që të kërkojnë ndjesë për jetëve e humbura, për braktisjen e interesit publik për interesat e një grushti njerëzish, fryhen si gjeli në majë të koncesioneve korruptive. Gogoli i 8 viteve doli për të trembur qytetarët, tellai u ra daulleve dhe justifikimit për mprehjes sëpatës që po e vendos në qafën e shqiptarëve. Po cila ishte nevoja që të dilte në një zyrë të dekoruar shtrenjtë për treguar pasojat në tregjet ndërkombëtare që prek pak shqiptarët, i lypset një krizë për të mbuluar dështimin, keqmenaxhimin e pakicës që drejton me votat e vjedhura të masakrës zgjedhore”, tha Basha.
-
VIDEO
Lulzim Basha insiston: Qeveria ka gënjyer për shifrat e të vdekurve nga COVID, ishin plot 16 mijë 6 muaj më parë, jo shifra rrenacake e këtyre\
Kreu i opozitës, Lulzim Basha në fjalën e tij në Kuvend ka ripërsëritur akuzën se Qeveria fsheh shifrat e të vdekurve në vend.
"Vendimi i ditës së sotmer që ka në qendër marrëveshjen me Pfizer, vendos edhe një herë në qendër të vëmendjes pandeminë. Ashtu si në traditën më të keqe të kësaj qeverie ajo që thuhet nuk bëhet. Kjo nuk është hera e parë që ndodh dhe hera e parë që gënjejnë për pandeminë. Ju e dini që kanë gënjyer për rimbursimin e të prekurve nga COVID-19, kanë gënjyer për gjoja sekretin shtetëror, por mbi të gjitha kanë gënjyer për jetët e humbura. Para 6 muajsh ishin plot 16 mijë qytetarë që nuk janë më në shtëpitë e atyre që kanë humbur të dashurit e tyre dhe jo shifra rrenacake e raportuar nga qeveria e rrenave. Edhe në raportin e Komisionin Evropian konfirmohet kjo kur thuhet se Shqipëria ka shtesën më të madhe të shtesës së të vdekurve. Ndërkohë që Edi Rama mbush me dokrra dhe aktrim mungesën e madhtë mbështetjes", tha Basha.
-
VIDEO
Ministrja e Shëndetësisë: Brenda 3 muajsh sigurojmë 500 mijë vaksina Pfizer, deri në fund të vitit do ta çojmë në mbi 3 milion numrin total të dozave
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se akti normativ që prite të miratohet sot në Kuvend i hap rrugë sigurimit brenda 3 muajsh 500 mijë vaksinave Pfizer ku seria e parë vjen brenda tetorit. Ministrja theksoi se deri në fund të këtij viti, numri i vaksinave të mbërritur anë vend do të shkojë në mbi 3 mln.
"Ne do bëjmë gjithçka kemi në dorë, për të siguruar vaksina pa asnjë mungesë. Nuk po flas vetëm për popullatën mbi 18 vjeç që është sot popullata target dhe i kemi siguruara dozat për këtë kategori, flas dhe për dozat e treta nëse do ulen edh e për zgjerimin e fashës nën 18-vjeç nëse do miratohet. Akti normativ që miratojmë sot i hap rrugë sigurimit brenda 3 muajsh 500 mijë vaksinave Pfizer ku seria e parë vjen brenda tetorit. Kanë mbërritur e po shpërndahen sot edhe 180 mijë doza AstraZeneca, duke e çuar në mbi 2 milion e 262mijë doza vaksine të ardhura në vend. Brenda këtij viti do arrijmë në mbi 3 mln doza dhe deri në gjysmën e dytë të vitit të tjetër do e çojmë në mbi 5 mln. Sot kemi mbi 1.7 mln vaksina të kryera. Me një dozë rreth 40%, me dy doza 37% të popullatës target +18 vjeç. Fokusi ynë tani janë studentët sepse nëse pedagogët e stafet janë vaksinuar, studentët të refuzojnë", tha ajo.
-
VIDEO
Gledis Nano merr detyrën: Vijojmë modernizimin e Policisë, gjithçka mbi meritokraci! Ardi Veliu në fjalën e fundit si drejtues i 'bluve': Krenar për punën e bërë
TIRANË- Ardi Veliu i ka dorëzuar zyrtarisht detyrën, Gledis Nanos i cili nga sot është drejtori i ri Përgjithshëm i Policisë së Shtetit. Në ceremoninë e betimit, Nano ka prezantuar prioritet e punës së tij në krye të këtij institucioni të rëndësishëm që bazohet në 4 shtylla kryesore.
-
VIDEO
Gledis Nano merr zyrtarisht detyrën: Betohem se do e mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit
Gledis Nano ka marrë zyrtarisht detyrën.
“Në këtë cast solemn, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për punoniësve të Policsë, në emër të Policisisë së Shteit, në nderin tim personal betohem që të mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit”, tha Nano.
Ai ka prezantuar edhe prioritet kryesore të punës së tij.
"Përtej privilegjit, më ngarkon me përgjegjësinë për të bërë detyrën për qytetarët, ndaj mundit sakrificat dhe nga Policët në krye të detyrës, një falënderimi për ministrin e brendshëm dhe kryeministrit, për besimin e dhënë. Profesioni im nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion, i frymëzuar nga babi im si ish-oficer, ky institucion është një pjesë e rëndësishme e jetës sime, sfidat janë rëndësishme, puna e arritur nga paraardhësi im duhet çuar përpara, qytetarët presin standarde të tjera dhe zgjidhje të probleme të tyre dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta arritur. Në të njëjtën kohë, kërkoj pre tyre që ta shohin Policisë si një partner, roli tyre është i pazëvendësueshëm gjithashtu prioritet im do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjitha organet ligjzbaturse në vend, partnerët ndërkombëtarë dhe misonet që asistojnë Policinë Shqiptare, ne synojmë një polici më të trajnuar me kapacitete të shtuara në fushën e dixhitalizimit, mirëmenaxhim të çdo burim njerëzor me meritokraci që janë parakushtet çka do e rëndësishme shpejt Policinë shqiptare kah atyre, rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale në përmbushje të misionit Kushtetues që ka., Në ditën e parë të punës dua t’u uroj çdo kolegu suksese, jemi betuar të gjithë ne në ditën e parë ndaj kërkoj angazhim maksimal tuaj sipas betimit", tha Nano.
-
VIDEO
Merr detyrën Drejtuesi i ri i Policisë së Shtetit, ministri: Ardi Veliu e çoi Policinë në nivelet më të larta në 30 vite! Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën
Teksa i uroi punë të mbarë Drjetorit të ri të Policisë së Shtetit, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, nuk i kurseu vlerësimet për Ardi Veliun, i cili la sot stafetën. Çuçi u shpreh se Veliu e çoi Policinë e Shtetit në rezultatet më të mira që ka patur prej 30 vitesh, ndërsa shtoi se duke parë nivelin e performancës ku ka arritur policia sot, puna e drejtorit të ri, Gledis Nanos do të jetë një sfidë e vështirë.
-
VIDEO
Ardi Veliu mban fjalimin e fundit si drejtor i Policisë së Shtetit: Jam krenar për punën e bërë! Paç fat Gledis Nano
Ardi Veliu ka mbajtur fjalimin e tij të fundit si drejtor të Përgjithshëm, pak para se t’i dorëzojë detyrën Gledis Nano.
“Një detyrë shumë e rëndësishme dhe jam përpjekur që të bëj më të mirën e mundshme. Në 35 vite të mija nën Uniformë, duke filluar nga 14 vjec jam brumosur dhe edukuar që t’i shërbejë vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim, çdo ditë të karrierës sime dhe të detyrës jam mbështetur në 3 shtylla kryesore që kanë qenë në vlerësimin tim, ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje. Së bashku me ju përballuam sfidat e tërmetit që nga momentet e fundit, ishim të parët që dhamë ndihmën e parë dhe kryem këtë mision më së miri, kam një mirënjohje për të gjithë juve sepse së bashku menaxhuam qindra tubime që në momente të caktuara u shoqëruan me lëndime të 67 punonjësve të policisë, jeni ju kolegë që me mua arritëm të menaxhojmë periudhën e pandemisë, jam krenar që për punën e berë.
Falenderoj kryeministrin e vendit tim, Edi Rama që nga dita e parë deri te e fundit më ka mbështut që të bëjë këtë detyrë, 3 ish ministrat e brendshëm që arritëm ta sjellim Policinë në këto kushte ku jemi, Policia nuk fillon e as mbaron me mua, ju falenderojë për ndihmën që më keni dhënë, falënderoj bashkëshorten dhe 2 fmëijët që ma kanë bërë këtë detyrë më të lehtë, ju uroj sukses dhe drejtor Gledisit shumë fat”, tha Veliu.