-
VIDEO
Prezencë reshjesh në vend, policia në terren! Të dehur dhe pa leje drejtimi, arrestohet 24 shoferë dhe pezullohen 109 patenta në 72 orët e fundit
Në kuadër të parandalimit të aksidenteve, policia e shtetit ka intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e automjeteve në të gjithë vendin, edhe për shkak të shirave dhe lagështisë në rrugë.
-
VIDEO
'Java e vaksinimi të studentëve' rektorja e Universiteti të Shkodrës: Deri tani janë vaksinuar 80 % e stafit, janë ngritur 3 qendra vaksinimi për studentët dhe pedagogët
Rektorja e Universitetit të Shkodrës, Suzana Golemi, tha se do të ngrihen 3 qendra vaksinimi në universitet me qëllim që të gjithë studentët ta bëjnë vaksinë dhe të jenë të sigurt gjatë auditorëve ku do të zhvillojnë leksionet. Golemi tha se deri tani 80 % e stafit të Universiteti të Shkodrës është vaksinuar , por ende nuk kanë një shifër për studentët e vaksinuar.
-
VIDEO
Probleme me fidanin e domates, fermerët në Roskovec: Prodhimi me cilësi të dobët, nuk na e marrin te pikat e grumbullimit! Shteti na ka braktisur, të na dëmshpërblejë
Investimet në serat me domate për 16 fermerë në fshatin Jagodinë në Roskovec të Fierit kanë shkuar dëm, ndërsa ankohen se fidani i bimës që ata kanë blerë, "Ozgan", nuk ka dhënë prodhimin që prisnin. Përveç sasisë, fermerët shprehen se ka probleme edhe me cilësinë, pasi domatet mbesin të bardha nga brenda, edhe pasi piqen nga jashtë. Ata u ngritën në protestë një javë më parë, po sërish situata vijon po njësoj, pa marrë zgjidhje.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Basha: Është një krizë korrupsioni dhe keqmenaxhimi
Kreyatri i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dalë një deklaratë për mediat ku ka folur për paralajmërimin për rritje të çmimit të energjisë. Basha tha se Rama po përpiqet që të mashtrojë qytetarët duke thënë se rritja është e pashmangshme, por nuk është kështu. Më tej kreu i opozitës nënvizoi se kjo nuk është një krizë energjetike, por një krizë e shkaktuar nga korrupsioni dhe keqmenaxhimi.
-
VIDEO
Vonesa me marrjen e bonusit të qirasë, disa familje në Kurbin protestë para Bashkisë: Duam zgjidhje! Kemi 6 muaj që duam të takojmë kryetaren, ka ikur në drejtim të paditur
Disa familje në Kurbin janë ngritur në protestë para bashkisë ditën e sotme, me pretendimin se prej një muaji e gjysmë nuk kanë marrë bonusin e qirasë, ndërsa tërmeti i 26 nëntorit të 2019 i ka shkatërruar shtëpitë.
Ata shprehen se kanë 6 muaj që kërkojnë takim me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Carën, për të marrë një përgjigje në lidhje me bonusin e qirasë dhe rindërtimin e banesave të tyre, proces që shprehen se po vonon shumë. Sipas tyre, gjatë gjithë kësaj kohe janë shmangur nga kryebashkiakja dhe se askush nuk po i jep një zgjidhje.
-
VIDEO
Gjenerali libanez Major Abbas Ibrahim: Libani do mbështesë Shqipërinë në procesin e riatdhesimin, pavarësisht rrezikut
Gjeneral Major Abbas Ibrahim, i cili u nderua nga Rama me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike, vlerësoi gjatë fjalës së tij përpjekjet që qeveria po bën për riatdhesimin e shqiptarëve nga kampet e rrezikshme në Siri. Gjenerali Abbas tha se Libani do të vijojë të mbështes Shqipërinë në këtë proces pavarësisht vështirësive dhe rrezikut që paraqitet ën terren
-
VIDEO
Rama nderon me Yllin e Madh të Medaljes Gjeneralin libanez Abbas Ibrahim: Pika e referimit për të nxjerrë fëmijët e gratë nga kampet e ferrit në Siri
Pa ndihmën e Gjeneralit Major Abbas Ibrahim, shpëtimi i shumë fëmijëve e grave nga kampet e ferrit në Siri e që sot jetojnë të qetë në Atdheun e tyre e pranë familjes, nuk do të ishte bërë i mundur. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në ceremoninë e nderimit të Gjeneral Major Abbas Ibrahim me Yllin e Madh të Medaljes së Kryeministrit për Mirënjohje Publike.
-
VIDEO
Tentuan të trafikonin jashtë vendit rreth 36 kg kanabis, vihet në pranga çifti i armatosur në Sarandë
Një çift bashkëshortësh, përkatësisht Lutfi Demçe, 38-vjeç dhe Shano Faslliu, 31-vjeçe janë prangosur nga policia e Sarandës për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia njofton se ka sekuestruar 35.6 kg kanabis si dhe armë zjarri automatik dhe një sasi tjetër municioni luftarak.
Sipas policisë këta shtetas ushtronin aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndës narkotike kanabis, të cilën synonin ta trafikonin jashtë vendit, si dhe aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve.
Policia bëri të mundur ndalimin e automjetit me drejtuese shtetasen Shano Faslliu, e cila në bashkëpunim me shtetasin Lutfi Demçen, po transportonte 2 emigrantë të paligjshëm, kundrejt shpërblimit monetar, drejt qytetit të Sarandës, me qëllim tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi prej 35.6 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis, 1 armë zjarri automatik dhe një sasi municioni luftarak.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”
-
VIDEO
Avioni në Vermosh, hetimet për identifikim e pilotit dhe pasagjerit në ‘pikën zero’! Avioni lëvizte në distancë të vogël nga toka dhe nuk kapej nga radarët
Rënia e avionit në Vermosh vijon që të mbetet e pazabuluar. Prej 5 ditësh avioni i cili ka bërë ulje të detyruar në Vermosh ka mbetur aty i palëvizur dhe gjetjet sa i takon identifikimit të pilotit, pasagjerit dhe personit i cili ndihmoi të largoheshin nga vendngjarja kanë mbetur në pikën zero.
Burime policore pranë Drejtorisë së Policisë në Shkodër, bëjnë me dije se personi që i ka folur banorëve të komunitetit duke i kërkuar të mos afroheshin ka folur shqip dhe jo në gjuhën angleze.
-
VIDEO
Moti i keq me erë të fortë dëmton linjat e energjisë elektrike në Lezhë, pa drita që prej mbrëmjes së kaluar, fshatrat në njësinë administrative të Zejmenit
Moti i keq me erë të fortë ka sjellë probleme me furnizimin me energji elektrike në disa zona në Lezhë. Si pasojë e erës së fortë, janë dëmtuar disa linja të energjisë elektrike dhe që prej mbrëmjes së djeshme fshatrat e njësisë administrative të Zejmenit kanë mbetur pa drita.
-
VIDEO
Moti i keq/ Era e fortë thyhen pemë e stola në Korçë! Njësitë administrative Dardhas dhe Trebinjë, pa drita që prej mbrëmjes së djeshme
Si pasoje e motit te keq, këtë mëngjes në të katër anët e qytetit të Korçës, rrugët ishin 'mbushur' me pemë të thyera, stola të dëmtuar e deri tek objekte të rrëzuara. Probleme janë shkaktuar edhe sa i takon furnizimit me energji elektrike në disa lagje të Korçës dhe në njësitë administrative në Dardhas dhe Trebinjë .
-
VIDEO
Rama: Shqipëria prodhon naftë të rëndë që shitet për nënprodukte, jo për makina! Çmimi më i lirë se në 2013
Kryeministri Edi Rama foli edhe në lidhje me çmimin e naftës në vend ku tha se Shqipëria prodhon naftë të rëndë e cila shitet për produktet industriale dhe jo për makina. Kreu i qeverisë tha nga ana tjetër është se taksa e karbonit është aty dhe do të rri aty pasi me të ardhurat do të mbështesim pensionistët.
‘Çmimi naftës ka shkuar aty nuk mban më!! Si nuk mban më kur ka mbajtur më shumë në 2013?! Unë them çmimi në benzinatë, se vendos shteti. Nafta dhe benzina në 2013 kanë qenë më të shtrenjta. Çmimi i naftës sot është më i ulët seç ishte. Taksa e karbonit është aty dhe do të rri aty, sepse do të mbështeten pensionistët. Kush ndotë më shumë do të paguajë më shumë. Çmimi është sot më pak seç ishte. Kemi të bëjmë me një çmim që është më i lirë seç ishte.
Duhet të bëjmë krahasime. Këtu flasim për një sektor privat. Thonë disa Shqipëria prodhon naftë, e para Shqipëria nuk prodhon mjaftueshmërisht naftë, është naftë e rëndë ajo që prodhon e cila shitet jashtë sepse prodhuesit janë privat si në gjithë botën. Shitet për nën produkte industriale. Nuk shkon jashtë për të ushqyer makina. Shqipëria importon 600 mijë ton naftë, subjektet private e importojnë.’- tha Rama.