-
VIDEO
Situata nga shiu, Tirana zgjohet në kaos! Trafik i rënduar në çdo rrugë të kryeqytetit
TIRANË- Kryeqyteti është zgjuar mëngjesin e sotëm me kaos, me një trafik të rënduar. Situata paraqitet e njëjtë në të gjitha rrugët dhe kryqëzimet e Tiranës. Në çdo cep të saj ka një varg kilometrik makinash që nuk lëvizin as edhe një metër. Sikur trafiku të mos mjaftonte, shqetësim mbetet edhe boritë e makinave në kor.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e enjte 7 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga dokumentet e tenderëve se si u ble energjia më shtrenjtë se çmimi në bursë te Edi Rama shpërthen kundër BE-së e deri tek plani kundër Hungarisë me Cikalleshi e Manaj.
-
VIDEO
Protesta kundër rritjes së cmimit të energjisë
Emisioni Repolitix trajtoi protestën e shoqërisë civile kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. A do të rritet çmimi i energjisë dhe si mund të ndërhyjë qeveria për shtresat në nevojë? Të ftuar në studio aktivisti Adriatik Lapaj një nga organizatorët e protestës, Ilir Dizdari ekspert i energjitikës, Fabian Topollaj politikan dhe Ervin Mici aktivist i shoqërisë civile.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve, qytetarë, aktivistë dhe aktorë në protestë para Kryeministrisë! Pensionisti: Po dal për bukën e gojës! Aktori Binaj: Çdo gabim të qeverisë e paguajmë ne
Me dhjetra qytetarë janë mblehdur para kryeministrisë për të protestura kundër rritjes së çmimeve jo vetëm të bukës, por edhe ushqimet e shportës dhe karburantet. Protesta është organizuar nga qytetarët me vullnet të lirë dhe shoqëria civile për rritjen e çmimeve pasi këto në fund rendojnë në xhepat e familjeve konsumatore. Protestës i është bashkuar edhe deputeti i PD, Bujar Leskaj, i cili kishte paralajmëruar se do të merrte pjesë si qytetar i thjeshtë. Në protestë ka pasur edhe shumë gazetarë, aktorë dhe aktivistë të njohur si aktori Florian Binaj, Avokati Altin Goxhaj, gazetarja Rezarta Delisula etj.
-
VIDEO
Me flamurin e PD-së mbi supe, protestuesit largojnë simpatizantin demokrat: Vendos flamurin kombëtar
Një incident i vogël ka ndodhur në protestën që sapo ka nisur para kryeministrisë ditën e sotme, Aktivistë të shoqërisë civile nuk kanë lejuar një protestues i cili ishte mbuluar me flamurin e Partisë Demokratike në supe, duke i këkruar që të largohet, pasi nuk duan sipas tyre që të poltizohet protesta.
'Vër flamurin kombëtar, hiqe këtë ose largohu! Mos politizo protestën'- ishin thirrjet e disa prej të pranishmëve të cilët larguan qytetarin.
-
VIDEO
Anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor, liderët e Rajonit dhe ata të BE mblidhen sot në Samitin e Brdos në Slloveni! I pranishëm edhe Rama
Teksa janë shtuar zërat e fortë pro anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, liderë të vendeve të Rajonit dhe krerë të lartë të Unionit do të mblidhen ditën e sotme në Samitin e Brdos në Slloveni. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama, i cili është nisur atje direkt pas vizitës në Spanjë, ku ishte i pranishëm për marrëveshje me universitetet prestigjioze.
Në këtë samit 27 shtetet anëtare të BE përfshire dhe skeptikët si Franca e Holanda, pritet të japin një mesazh të qartë pro nisjes zyrtare të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
-
VIDEO
Zjarr i përmasave të mëdha në Bubq, flakët ‘përpinë’ magazinën! Në ‘luftë’ me kohën dhe erën për të mos rrezikuar banesat pranë vatrës
Një zjarr i përmasave të mëdha ka kapluar një sipërfaqe pylli në fshatin Bubq, ku si pasojë flakët të favorizuara edhe nga era kanë depërtuar brenda një magazine me bazë ushqimore për blegtorinë.
Për pasojë magazina është djegur plotësisht, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa zjarri vijon.
-
VIDEO
ZYRTARE/ Ish-kreu i Anti-Terrorit, Gledis Nano emërohet drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në vend të Ardi Veliut! Priten ndryshime në disa drejtori
TIRANË- Gledis Nano është drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, i cili vjen në këtë post pas dorëheqjes së Ardi Veliut. Emërimi i tij erdhi si propozim nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, e ndërsa sot është miratuar nga Këshilli i Ministrave, me firmë nga zv. kryeministri Arben Ahmetaj, pasi Edi Rama ndodhet në Slloveni.
-
VIDEO
‘Veliu do largohet kur t’i mbarojë kandili’, ministri sqaron deklaratën: Më keni keqkuptuar
Ditën e djeshme, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i pyetur nëse është shkarkuar Ardi Veliut u përgjigj me batutë duke thënë “"Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur t’i mbarojë kandili". Kjo deklaratë e tij u bë kryefjalë në mediat në vend, e ndërsa sot, Çuçi e sqaroi duke thënë se është keqkuptuar, teksa listoi ato që ai quan arritjet në Policinë e Shtetit.
“Ma keni keqkuptuar pjesën e kandilit, se janë situata që krijohen në dinamikë në Komisionet parlamentare, të gjithë sektorët që nga numri i vrasjeve është përgjysmuar nga 2013, apo OFL, apo performanca apo besueshmëria që është ndaj Policisë së Shtetit. Të 100 ditëshit do ketë edhe 300 ditë dhe gjithmonë synojmë përmirësimin, sjellim një energji të re me synimin që të realizojmë objektivat apo angazhimet që kemi marrë në mandatin e tretë”, tha ai.
-
VIDEO
Ministri i Brendshëm: Veliu e ngriti Policinë e Shtetit në nivelet më të larta në 30 vite, Nano ka një sfidë të rëndësishme para
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se Gledis Nano ka një sfidë të rëndësishme përpara, për të çuar përpara performancën e Policisë së Shtetit, që ka bërë Ardi Veliu.
“Veliu largohet nga kjo detyrë me rezultate shumë të larta, duke e çuar në nivele si asnjëherë tjetër në këto 30 vite performancën e policisë së shtetit dhe kjo, falë profesionalizmit të Ardi Veliut dhe të gjithë treguesit e sektorit të Policisë flasin për një rritje dhe standard të krijuar për performancën e policisë së Shtetit. Nano, një oficer karriere, ka një sfidë për ta çuar përpara këtë performancë të shkëlqyer të Ardi Veliut”, tha ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve, grup i posaçëm në Kryeministri për krizën! Brenda javës shpaloset plani për subvencionim dhe mbrojtje të familjeve e biznesit të vogël
Brenda javës Kryeministri Rama do të lançojë paketën e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimeve. Lajmi u njoftua nga zv. Kryeministri Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
"Situata energjetike në vend është konseguencë e krizës globale. Në një treg global ekonomia influencohet drejtpërdrejtë nga situata globale, sidomos për mallra që kuotohen në bursa apo që lidhen drejtpërsëdrejti me import-eksportin.
-
VIDEO
IKMT aksion për shembjen e pronave të tij në Jalë, Kryefamiljari për Report TV: Po të ishim në Afganistan, do na kishin trajtuar më mirë
Artan Bala është një prej familjeve që janë prekur më së shumti nga aksioni i IKMT-së, që po vijon prej 2 ditësh në Jalë. Pamjet e vëllait të tij Fotaq Bala, i cili i dridhej buza nga lotët që s’mund t’i mbante kur shihte se si fadroma po i shkatërronte shtëpinë nuk mund të harrohen lehtë, teksa sot Artani thotë për Report Tv, në "Sot Live në Shqipëri" se kanë dokumente që janë pronarë të ligjshëm të tokës prej rreth 10 mijë metra katrorë. Këtë tokë e pretendon Ministria e Mbrojtjes se gjendet pranë kavalishencës, por kjo është mohuar nga Bala. Ai thotë se tashmë së bashku me familjen e tij është lënë mes katër rrugëve.