-
VIDEO
Deputeti i Lushnjës, kolegëve: Provojeni, do ia dilni dot në fund të muajit me rrogën e një deputeti! Për të bërë Pfizer duhet mik në Lushnjë, në spital bëhen vetëm synetlliqe
Deputeti i Lushnjës Sajmir Korreshi i cili njihet për fjalimet e tij të drejtpërdrejta dhe që shkaktojnë ilaritet në Kuvend, ka 'goditur' serish sot.
Në fjalën e tij të sotme në Kuvend ai foli për situatën e spitalit të Lushnjës, duke nënvizuar se aty bëhen vetëm 'synetlliqe dhe operacione apandeciti'.
-
VIDEO
Rama: 'Ballkani i Hapur' njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit! Përpjekjet për ta bërë Rajonin pa barriere, rruga e duhur për të ecur përpara
Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në edicionin e 7 Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës, u ndal edhe te iniciativa 'Ballkani i Hapur'. AI th ase kjo nismë është vetëm njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit. Sipas Ramës, një Rajon pa barriera, është rruga e duhur drejt së cilës duhet shkuar.
"Kriza energjike po godet të gjithë Europën, veçanërisht ata vende që varen nga burimet e gazit. Europa varet rreth 95% te gazi që vjen në Evropë përmes destinacioneve të tjera. Harta e ndërlidhjes është e qartë, është hartuar qysh prej disa kohësh tashmë financimi dhe proceset operative për zbatimin e asaj për të cilën është rënë dakord për këtë hartë është sfida, është një sfidë e madhe. Unë këmbëngul se përmes Ballkanit të Hapur do kemi një mekanizëm shtesë për të nxitur saktësisht kapacitet që ne kemi për të bërë më shumë në këtë drejtim. Investimet në ndërlidhje, kombinuar me përpjekjet e përbashkëta për ta bërë rajonin tonë pa barriera sa i takon barrierave jotarifore, është gjëja e duhur për t'u bërë për të ecur përpara. Ka opinione konfuze për Ballkanin e Hapur, por është frymëzuar nga Procesi i Berlinit dhe zhvillim i natyrshëm i Procesit të Berlinit, Instrument i krijuar në Rajon për të zbatuar objektivat e Procesit të Berlinit. Procesi Berlinit ka një problem,autorisa është jashtë Ballkanit. Ne mundemi dhe duhet të përqendrohemi vetëm te Ballkani, duhet një angazhim i brendshëm. Ballkani i Hapur është njësia e zbatimit të Procesit të Berlinit", tha Rama.
-
VIDEO
Forumi rajonal për Ndërlidhje Infrastrukturore Ballkan- BE, Rama: Zgjerimi, gjithnjë e më pak retorikë e BE, duhet të mbështetet për transformimin
Sot dhe nesër zhvillohet në Tiranë edicioni i 7 Forumit të Ndërlidhjes Infrastrukturore me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës. Tema e këtij edicioni përshkruan përpjekjet e përbashkëta të bashkëpunimit të 6 vendeve të Evropës Juglindore në angazhimin aktual të rimëkëmbjes dhe rritjes pas COVID-19.
-
VIDEO
'Rinumërim', KQZ do të hap 10% të kutive por s'ka ndikim në rezultat! Vendoset kontroll në të gjitha ZAZ-të, përveçse aty ku u votua dhe numërua elektronikisht
KQZ pritet që shumë shpejt të rinumërojë 10% të kutive të votimit të zgjedhjeve të 25 prillit. Kodi Zgjedhor përcakton që rishqyrtimi i 519 kutive bëhet për të verifikuar rregullsinë dhe saktësinë e veprimtarisë së administratës zgjedhore përgjatë zgjedhjeve.
Në mbledhjen e sotme u vendos që këqyrja të bëhet në 10% të çdo ZAZ-je përveçse në atë numër 40, ku u bë votim elektronik dhe numërim elektronik.
-
VIDEO
Moti i keq, pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit sot dhe nesër në Vlorë
Moti i keq ka përfshirë vendin që prej orëve të natës së mbrëmshme, ku për pasojë është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla dhe i atyre të peshkimit ditën e sotme dhe të nesërme.
Era e fortë në qytetin bregdetare ka bërë që deti të jetë i trazuar me dallgë të larta, që mund të rrezikojnë jetën e peshkatarëve apo të personave që lundrojnë me mjete të vogla. Kapiteneria Vlorë njofton se ata do të lejohen të lundrojnë ditën e nesërme pas orë 22:00.
-
VIDEO
Deklarata e Ramës se PD duket si mbeturinë e Partisë së Punës revolton Alizotin: Të udhëheqim protestat kundër këtij njeriu
Deklarata e Kryeministrit Rama në Kuvend që e akuzoi PD-në se kur flet për krizën e ccmimeve duket si mbeturinë e Partisë së Punës, duket se e ka revoltuar deputetin demokrat Tomor Alizoti.
Në një dalje për media ai tha se Rama nuk ka moral të bëjë moral, pasi Partia e Punës janë njerëzit e tij Kristaq Rama dhe Spiro Koleka.
Alizoti tha se PD sipas tij duhet të udhëheqë protestat në vend.
"Shqipëria nuk duhet të reshtë së protestuari sepse është vendi me padrejtësitë të mëdha. Nëse në botë sfidat e mëdha janë mjedisi apo teknologjia në këtë vend sfida është uria. Opozita bëhet të bëjë më shumë protestë, unë jam për protestë maksimale ndaj një njeriu të tillë. Për mendimin tim PD duhet të jetë në pararojë të protestave. Ka protestuar kur i ati i Kryeministrit ishte anëtar i Byrosë Politike të Partisë së Punës", tha ndër të tjera Alizoti.
-
VIDEO
'Në vëndin tim në vëndin tënd, një i çmendur një vënd e çmënd', Grida Duma i reciton Ramës poezinë që Dritëro Agolli e shkroi për Berishën
Nga foltorja e Kuvendit, deputetja e PD-së, Grida Duma, zgjodhi disa vargje të shkrimtarit Dritëro Agolli, për t'ju drejtuar kryeministrit Edi Rama. 'Në vëndim tim në vëndin tënd, një i çmendur një vënd e çmënd', ishin vargjet e cituara nga Grida Duma, por duke harruar se këto vargje, Agolli i shkroi në parlament gati 28 vite më parë, duke dëgjuar një fjalim të ish-kreut të PD-së, Sali Berishës. Poezinë, më pas Agolli e plotësoi, e teksa ai nuk ka artikuluar kurrë se ky varg iu 'dedikua' Berishës, kjo është konfirmuar nga kolegë të tjerë të tij.
-
VIDEO
Tabaku: Këtu ekonomia u rrit me 17.9%, në Amerikë me 6%! E gjitha lidhet me ditën e zgjedhjeve
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka ironizuar me shifrën 17.9% të rritjes ekonomike, të artikuluar nga qeveria. Në Kuvend, Tabaku tha se ndërkohë që ne arrijmë këto shifra, rritja ekonomike në Amerikë është vetëm 6%. Sipas Tabakut, e gjitha lidhet me ditën e zgjedhjeve, teksa rritjen e konomike të deklaruar e konsideron false.
"Askush nuk tha se 100 mijë shqiptarë dolën nga puna në vitin e pandemisë. Më 9 mars kur u mbyll Shqipëria, qeveria u zhduk, i lanë shqiptarë në mëshirë të plotë dhe rrinë këtu e thonë krenarë e i dhanë 3 paga. Fondin Grancisë, 50% ja dhanë oligarkëve. Sot i gjithë buxheti ka lënë qytetarët në mëshirë dhe nuk është në shërbim të ekonomisë, por 11 personave që kanë grabit parlamentin dhe ekonominë. Është rritur ekonomia me 17.9%, Amerika me 6%, imagjinoni pak. Po ça është rritur? E gjitha është e ditës së zgjedhjeve. 120 milion eurot e rindërtimit kanë rritur ekonominë. E gjithë rritja artificiale që është vetëm pagesat që rriten me ditën e zgjedhjeve. Shqipëria reale është ajo që po përjeton inflacionin. Bujqësia që është sektori që duhet të kishte rritjen më të madhe, ka rënie të prodhimit dhe punësimit. E kanë zhdukur tregu e konkurrencën", tha ajo.
-
VIDEO
Basha: 5 shtete me peshë në Samitin e Sllovenisë s’duan që t’i hapin Shqipërisë negociatat me BE, edhe nëse Bullgaria heq veton ndaj Maqedonisë, se vendin tonë e drejton një ‘Lukashenko’
"Nuk e thotë ky, që në Slloveni, të paktën 5 vende anëtare me peshë kanë vendosur që edhe sikur që nesër Bullgaria t’ia heq veton Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat, pas atij raporti sepse nuk kanë në krye një kryeministër dhe një qeveri që ka ardhur përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme, por përmes shkrirjes në një të shtetit me partinë si Lukashenko, përmes blerjes së votave me paratë e krimit dhe të korrupsionit që u zhvat ju, nga xhepat tuaj. Ju çon në kufij të mjerimit, pastaj t’ua blej votën, si Lukashenko. Vetëm një rekomandim mjafton për të kujtuar se ku e katandisi vendin në 8 vite në krye, ky na rreh gjoksin si studenti i vonuar i lëvizjes së dhjetorit. Shteti duhet të garantojë lirinë dhe sekretin e votës, njësoj si Lukashenko i Bjellorusisë", tha Basha nw Kuvend.
-
VIDEO
Rama opozitës: Ju një gjeneratë të tërë e futët në gropë me politikën tuaj energjetike! Ne nuk do i lëmë vetëm shqiptarët edhe këtë herë
Duke folur në foltoren e Kuvendit për krizën e çmimeve, Kryeministri Rama premtoi se Qeveria nuk nuk do t'i lërë vetëm shqiptarët ashtu siç nuk i la edhe pas tërmetit dhe në këtë periudhë pandemie.
"Ne do t'i mbështesim qytetarët dhe nuk do t'i lëmë vetëm ashtu siç nuk i lamë për asnjë moment në periudhën post tërmet dhe në pandemi.
Ju ishit ata që një gjeneratë e futët në gropë ju me politikën tuaj energjetike. Keni lënë gropën më të madhe në historinë e planetit, jo vetëm të Shqipërisë, në sektorin energjetik. Edhe reformën për të ndaluar vjedhjet nuk e mbështetët, duke thënë se po futen njerëzit në burg se nuk paguajnë. Askush nuk u fut, por vetëm ata që vodhën. Të gjitha këto janë të thjeshta", tha Kryeministri.
-
VIDEO
Rama replikë me deputetë e opozitës: S'merrem me ju, jeni në hall! Më dëgjoni kur flas ose iki e ju lë të flisni vetë
Kryeministri Edi Rama është përfshirë në replika me deputetët e opozitës, të cilët, nga vendi, ngritën zërin pasi Rama i quajti konceptet e tyre 'mbeturina të sistemit të vjetër'. Rama kërkoi që opozita të respektonte fjalën e tij dhe të mos ndërhynin, duke thënë se nëse nuk bëhej 'një marrëveshje e tillë' që kush flet të dëgjohet, ai mund të ikë nga salla dhe 't'ju lë këtu të flisni vetë'.
-
VIDEO
Çmimet e energjisë/ Rama: Jetojmë në treg global, ju dukeni si mbeturina të Partisë së Punës
Për Kryeministrin Rama qëndrimi i opozitës për çështjen e rritjes së çmimeve në vend i bën ata të duken si mbeturina të sistemit komunist.
"Keni 8 vite që përsëritni të njëjtën gjë, duke marrë të njëjtin rezultat. Nuk ju shpëton transferimi i përgjegjësisë përmes sajesave për masakra elektorale. Aty ju kam gjetur, aty do ju lë nëse vazhdoni të përsëritni të njëjtat gjëra duke i marrë shqiptarët për budallenj.
Dje në samitin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor të gjithë kryefjalën e shqetësimit kishin çfarë mund të bëjmë së bashku, siç bëmë me pandeminë për të përballuar fortunën e krizës energjetike. Ju i thoni shqiptarëve që Shqipëria nuk ka lidhje me çmimet ndërkombëtare. Del Shqipëria në treg për të blerë energji apo jo?
Ju i thoni shqiptarëve që fatura e energjisë është më e lartë në rajon, që është totalisht e pavërtetë. Fatura e energjisë dhe të gjitha faturat në sistemin që kemi zgjedhur dhe për të cilin ju me të drejtë jeni krenarë që ishit pararoja kemi vendosur të kalojmë në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë nuk pyet as se Spanja ka më shumë, as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut, dukeni si mbeturina të partisë së punës nga mënyra si flisni. Konceptet tuaja janë mbetura të sistemit të vjetër", tha Rama.