-
VIDEO
Thyen rregullat e qarkullimit rrugor, 16 drejtues përfundojnë në pranga! Pezullohen 89 patenta dhe gjobiten 2.378 shoferë në 48 orë
Kontrolle intensive nga Policia Rrugore në të gjitha rrugët e vendit, duke përdorur radarë, dronë, mjete të paloguara, kamera, aparate fotografike e alkooltestues, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 16 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 9 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
-
VIDEO
Kryesuesja e OSBE-së takohet me Nikollën: Thellojmë bashkëpunimin për avancimin e reformave
Kryesuesja e OSBE-së Ann Linde ka zhvilluar një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën. Në takim ishin të pranishëm edhe nënkryetarët e Kuvendit, Ermonela Felaj dhe Enkelejd Alibeaj.
Siç njofton zyra e shtypit në takim është diskutuar për rrugëtim evropian të Shqipërisë, ndërsa kryesuesja e OSBE-së shprehu vendosmërinë e OSBE-së për të bashkëpunuar me Shqipërinë për avancimin e tre prioriteteve të Organizatës: siguria, demokracia e sundimi i ligjit dhe barazia gjinore.
-
VIDEO
IKMT i shemb sërish restorantin në Jalë, momenti prekës kur pronari shpërthen në lot i ulur poshtë pemës
VLORË- Fotaq Bala, është shkrehur në lot pasi IKMT i ka shembur bizneset edhe pronat në Jalë. I ulur poshtë një peme dhe i pamundur kundrejt fadromave të IKMT-së, pronari i bizneseve nuk qan me ngashërim pa folur asnjë fjalë. Ndërkohë që forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën, familjarët e tjerë të familjes Bala, shpërthejnë në mallkime kundrejt kryeministrit.
‘Ju lutem të gjitha atyre që kanë vënë dorë në këtë banesë në këtë truall në këtë shtëpi e të merren vesh të heqin dore, se nuk e kanë idenë me kë kanë të bëjnë. Unë betohem në Bibël, ai është një armik. Rama është një pjellë nepërkash.’- tha motra e Fitaq Balës.
-
VIDEO
Çuçi shkon me maskën e PS-së në Komision, Salianji i kërkon ta heqë: Provokim, po reklamon simbolet partiake
Në Komsionin e Sigurisë ka pasur debate mes ministrit të Brendshëm dhe deputetit të PD-së Ervin Salianji.
Salianji tha se komisionet zhvillohen në institucionin e Kuvendit dhe aty përfaqësohen të gjithë shqiptarët, kështu që, ai i ka kërkuar ministrit Çuçi që të heqë maskën me logon e Partisë Socialiste.
Ndërkohë nga krahu tjetër, ministri Çuçi nuk ka replikuar, por ka zgjedhur të heqë maskën dhe ta zëvendësojë atë me një tjetër.
“Pavarësisht përkatësive partiake ne këtu jemi ne institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetaret shqiptare. Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverise dhe qe paguhet me taksat nuk mund te qëndrojë ne salle me maske me logon e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë dhe e konsideroj provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bere rruge Rama nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi te pranishëm”, tha Salianji.
-
VIDEO
Shkarkohet Ardi Veliu? Ministri e bën 'gallatë' në Komision Parlamentar: Kur t'i mbarojë kandili...
Në një kohë kur në media po flitet që është shkarkuar nga detyra Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, çështja është cekur edhe në mbledhjen e Komisionit Parlamentar të Sigurisë, ku është i pranishëm edhe ministri Çuçi.
Deputeti i opozitës, Luan Baçi e ka pyetur nëse shkarkimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë ka ndonjë gjë të vërtetë, Çuçi është përgjigjur "Do e merrni vesh në kohën e duhur, kur ti mbarojë kandili", duke e trajtuar me shaka një çështje kaq të rëndësishme.
-
VIDEO
Protestë në Shkodër kundër rritjes së çmimit të energjisë e të ushqimeve: Qeveria të marrë masa, na ka ardhur në majë të hundës
Një grup qytetarësh shkodran protestuan ditën e sotme duke kundër rritjes së energjisë elektrike, ushqimeve si dhe për rritjen qesharake siç e cilësojnë ata të pensioneve. Kjo protestë u organizua nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Shqipërisë dega Shkodër në sheshin para bashkisë Shkodër.
Protestuesit i kërkuan qeverisë që të marrë masa për uljen e çmimit të energjisë dhe të mos lejohet rritja e mëtejshme siç paralajmëroi kryeministri Rama si dhe uljen e çmimeve për ushqimet apo edhe rritjen dinjitoze të pensioneve.
-
VIDEO
Avioni i dyshimtë në Vermosh, Alibeaj-Çuçit: Ishte me mall brenda! Ministri: Do t’i ndëshkojmë, s’ka tolerancë
Në Komisionin e Sigurisë, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj është përplasur me ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, në lidhje me avionin e dyshimtë që u rrëzua një ditë më parë në Vermosh.
Alibeaj pyeti ministrin se çfarë parashikon ligji për dy pilotët që ranë në Vermosh dhe u larguan me makinë me mall, ndërkohë që ministri tha se nuk do ketë tolerancë ndaj krimit.
Alibeaj: Çfarë parashikoni për dy të huaj pilot të një avioni që bien rastësisht në territorin shqiptar dhe zhduken nga një Fuoristradë dhe bashkë me pilotët merr edhe mallin brenda. Çfarë parashikon digasteri që ju drejtoni?
Çuçi: Pilotët? Aksident, ata do marrin ndëshkimin e ligjit. Hetimi ka filluar, policia ka nxjerrë një deklaratë por s’do ketë asnjë tolerancë për këtë gjë!
-
VIDEO
Kryesuesja e OSBE-së në Tiranë takohet me Xhaçkën: Mbështesim integrimin e Shqipërisë në BE
Ministrja suedeze për Punët e Jashtme Ann Linde, si kryetare e radhës e OSBE-së ka vizituar sot për herë të parë Shqipërinë.
Në një konferencë të përbashkët ministren e Jashtme Olta Xhçka, Ann Linde është shprehur se OSBE do të vijojë mbështetjen për vendin tonë. Ajo theksoi se Suedia mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.
-
VIDEO
Ligji ‘Për të huajt’, Ministri i Brendshëm: Ka si qëllim lëshimin e vizave elektronike online! Synojmë lehtësimin e punësimit të punëtoreve të huaj
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi teksa ka raportuar në Komision thotë se ky ligj ka si qëllim përmirësimin e mekanizmit të nevojshëm për të lëshuar vizat elektronike online. Sipas Çuçit ligji i mëparshëm kishte mangësi në këtë aspekt. Çuçi shtoi se po ashtu ligji synon edhe edhe lehtësimin e punësimit të të huajve, duke qartësuar afatet kohore me leje unike.
-
VIDEO
Dy viktimat e atentatit në Elbasan lëviznin me makina të blinduara, 3 atentatorët i pritën te lokali dhe i qëlluan me breshëri kallashnikovi! Në makinën e djegur u gjetën 2 armë
ELBASAN- Dy viktimat e mbrëmjes së kaluar në Elbasan, Lulzim Bitri dhe Ardian Çollaku lëviznin me makina të blinduara, kështu që atentati ndaj tyre ka qenë i mirëmenduar dhe i lëvizjet e tyre janë monitoruar nga autorët. Tre ishin autorët, mëson Report Tv, të cilët kanë pritur shënjestrën e tyre brenda një makine aty pranë dhe kur ato të dy kanë ardhur për të hyrë në lokal, kanë qëlluar me breshëri plumbash, duke lënë të vdekur në vend Lulzim Bitrin dhe të plagosur rëndë Ardian Çollakun, i cili ndërroi jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes u gjetën rreth 20 gëzhoja, ndërkohë që autorët pas krimit i kanë vendosur flakën makinë me të cilën kryen atentatin dhe më pas janë larguar në drejtim të paditur. Në makinën e djegur janë gjetur 2 armë, 1 automatik dhe një kallashnikov. Ka dyshime se vrasja e dyfishtë mund të ketë ndodhur për larje hesapesh, pasi dy viktimat ishin me precedentë të mëparshëm penal.
-
VIDEO
Debate te 'Shëndetësia' për vaksinimin! PD: Manastirliu duhet të ishte duke u hetuar, infektoi shqiptarët në zgjedhje me takime derë më derë të patronazhistëve! PS: Fushata juaj ishte bombë infektimi
TIRANË- Mbledhja e sotme e Komisionit të Shëndetësisë është shoqëruar me debate mes demokratëve dhe socialistëve. Kryetarja e këtij Komisioni, Albana Vokshi ka akuzuar ministren për procesin e vaksinimit, sipas së cilës vendi ynë renditet i fundit në rajon për numrin e popullësisë së vaksinuar. Ajo shkon më tej duke thënë se Manastirliu duhet të ishte duke u hetuar, pasi ka kryer "krime" gjatë fushatës elektorale, me sistemin e patronazhistëve duke përhapur COVID-in.
"Ministrja s’duhet të ishte sot aty, duhet të ishte e hetuar. Ka kryer krime. Më vend që të punonte për vaksinimin ministrja shkonte shtëpi më shtëpi dhe kryente krime elektorale. Ja ku e kemi sistemin e patronazhimit. Hynte shtëpi më shtëpi pas orës 10:00. 70 patronazhistë të sistemit të shëndetësisë. Ministrja s'duhet të ishte këtu sot duhet të ishte dorëhequr. Është përgjegjësia kryesore që kemi mijëra vdekje", tha Vokshi.
-
VIDEO
Mblidhet insituti për gratë në politikat e sigurisë, Yuri Kim: Institucionet e sigurta, të nevojshme për sundimin e ligjit
Këtë të martë është mbledhur Instituti për vajzat dhe gratë në politikat e sigurisë kombëtare dhe ndërkombëtare.
E pranishme në aktivitet ishte edhe ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila në fjalën e saj vuri theksin te tre prioritete, demokracia, mbrojtja dhe biznesi.