-
VIDEO
Aksidenti i rëndë një ditë më parë në Kurbin, të plagosura 3 studente që po vinin nga Ulëza në Tiranë! Automjeti i viktimës i preu rrugën
Viktimë nga aksidenti mbeti Agron Stojani 52 vjeç, ndërsa kanë marrë plagë të rënda 3 studente nga Ulëza, që ndodhen në Spitalin e Traumës. Mësohet se shkak për aksidentin u bë mjeti me të cilin udhëtonte viktima, i cili i preu rrugën makinës me të cilën po lëvizin tre studentet, duke shkaktuar përplasjen e fortë.
-
VIDEO
Moti ‘vishet’ me karakteristikat e vjeshtës! Meteorologjia për Report Tv: Shijoni rrezet e diellit, nga sot pasdite nis shiu, bien temperaturat në të gjithë vendin
Rrezet e diellit do të mund t’i shijojmë edhe pak, pasi siç theksoi edhe meteorologjia, Adiola Bani për Report Tv shumë shpejt ato do të zëvendësohen nga reshjet e shiut.
“Duhen shijuar edhe pak këto rrezet e diellit, kryesisht në kryeqytet pasi zhvillimi i 3 qendrave të fuqishme ciklonare në Itali që kanë sjellë reshje andej, janë zhvendosur tashmë mbi brigjet e Adriatikut dhe pritet të mbulojnë të gjithë Shqipërinë.”, tha ajo.
-
VIDEO
E reja ndërroi jetë në spitalin e Vlorës pas një operacioni, i ati: S'më kishte thënë se ishte sëmurë, akoma nuk më kanë dhënë përgjigje pse vdiq! 2 Fëmijët që la pas kërkojnë të ëmën
Ardian Leka, babai i 23 vjeçares Brisilda Sadushi, thotë se ka kërkuar të takojë mjekun për të mësuar më shumë për shkaqet që çuan drejt vdekjes vajzën e tij, por shton se ende nuk ka marrë një përgjigje. Në pritje të ekspertizës, ai heziton të hedhë akuza në drejtim të mjekëve, por thekson se pasi të marrë përgjigje, çështjen do ta ndjekë deri në fund.
-
VIDEO
Rama 'sherr' me kryeministrin holandez kush do kalojë i pari
'Kaloi ti i pari', 'jo, jo, ti i pari', ka qenë ky 'debati' mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij holandez Mark Rutte, ndërsa u takuan sot në Samitin e Brdos në Slloveni. Të dy kryeministrat kërkonin t'i lironin rrugën njëri-tjetrit për t'u futur para, në shenjë respekti, por kokëfortësia i çoi ata thuajse edhe njëherë në fillim të rrugës ku u takuan, pasi ecën mbrapa duke mos pranua asnjëri të kalonte i pari. Në fund, ai që u dorëzua ishte kryeministri holandez, ndërsa momenti u shoqërua me të qeshura.
-
VIDEO
Niveli në liqenin e Fierzës në pikë kritike, nga katër, vetëm një turbinë në punë për prodhim energjie! Po tentohet të ruhet kuota për të mos arritur në pikën e 'vdekjes'
Niveli në liqenin e Fierzës, basenin më të madh ujëmbledhës me qëllim prodhimin e energjisë elektrike në vend, është në pikë kritike në prag të fillimit të dimrit. Pamjet tregojnë qartë, sa larg nivelit maksimal është HECI dhe liqeni i Fierzës që garanton prodhimin e duhur të energjisë elektrike ne vend.
Sipas të dhënave zyrtare aktualisht Fierza, është në nivelin e 270.76 m mbi nivelin e detit ndërsa prurjet janë minimale rreth 35 m3/sek. Kuota maksimale e liqeni të Fierzës është 296 m. Ndërkohë prodhimi ditor në HEC -in e Fierzës është 1100 mwh ndërsa rezerva energjetike është 513 gwh. Vetëm një turbinë është në punë për prodhim energjie nga katër që ka HEC-i i Fierzës. Sipas sallës operative, në Fierzë nuk punohet për prodhimin e energjisë elektrike në tre prej agregateve të saj, në përpjekje për të krijuar rezerva ujore në liqenin e këtij hidrocentrali.
-
VIDEO
Von der Leyen: Ne ndajmë të njëjtat vlera me ballkanasit, vendi i rajonit është familja europiane
Në pritje të nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor në Slloveni, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, dha një mesazh të qartë mbështetjeje për procesin e integrimit europian të rajonit.
"Ne duam të dërgojmë një mesazh të vetëm dhe të qartë që Ballkani Perëndimor i takon Bashkimit Evropian, ne i duam ata në BE dhe familjen tonë evropiane. Ne ndajmë të njëjtën histori dhe të njëjtat vlera. Ne duam t’ju tregojmë se sa shumë kujdesemi për ta dhe se ne jemi partneri favorit për ta", tha ajo.
-
VIDEO
IKMT në Jalë për shembjen e një objekti të vjetër, banorët konfliktohe me punonjësit: Nuk mund të vini pa njoftim, të na kishit thënë 10 ditë para
IKMT vijon me aksionin e shembjes së ndërtesave pa leje, ndërsa ditën e sotme fadromat kanë shkuar në Jalë, për prishjen e një objekti të vjetër. Banorët janë konfliktuar me punonjësit e IKMT, duke kundërshtuar prishjen, me argumentin se ata ishin paraqitur për të shembur objektin pa një njoftim. Ata shprehen se pranojnë prishjen e godinës, në momentin që njoftohen 10 ditë përpara.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e mërkurë 6 tetor 2021.
Titujt e gazetave për sot, nga prapaskenat e largimit të Ardi Veliut te eh, bre shoki Salih e deri tek Gjimshiti ëndërron Botërorin me Shqipërinë.
-
VIDEO
Elbasan/ Mjeti humbet kontrollin dhe përplaset me shtyllën, 3 persona të plagosur
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit ku një mjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me shtyllën elektrike. Nga përplasja janë lënduar 3 pasagjerë të cilët janë shoqëruar në spital. Deri më tani 3 të aksidentuarit janë jashtë rreziku për jetën. Makina tip ‘Peugo’ siç duket dhe nga pamjet ekskluzive nga Report Tv, është përplasur me shtyllën elektrike. Policia në vendngjarje për të zbuluar detaje të tjera të aksidentit.
-
VIDEO
“Djalin ma vranë,nusja u‘arratis’me mbesat”/Mirditori konfliktin me fisin Kaca
Preng Mena, ky 70-vjeçar nga Fani i Mirditës, ishte sot në studion e “Pa Gjurmë” për t’i kërkuar ndihmë shtetit të zbardhë një orë e më parë vrasjen e djalit të tij Ylli Mena, si dhe për t’i bërë thirrje ish-nuses së djalit, Shpresës, që të mundësojë takimin e tre vajzave me gjyshin e tyre dhe gjyshen, Mrikën. Ylli Menën e përplasi me makinë kunati i tij Albert Kaca, i cili ndodhet në arrati. Të moshuarit Preng dhe Mrikë Mena nuk kanë pasur konflikte me familjen Kaca, por bëjnë fajtor Albertin, për të cilin thonë se e ka shtypur me dashje djalin e tyre, duke i marrë jetën. “Ish-krushku ka vdekur, e kam pasur mik. As për krushkën s’kam vërejtje, as për Shpresën. Djali i dytë i tyre, ky s’është burrë! Të vrasi babain e tre vajzave…. Ishte plan i kurdisur i Albertit. Divorci I Yllit dhe Shpresës ndodhi në 2018, ngjarja ndodhi në 2019. Pas ndarjes i takova gocat, më tha Shpresa “nuk t’i jap fëmijët, vetëm të atit ia jap”. Kishte 15 vite martesë Ylli me Shpresën. Në 21 shtator ndodhi ngjarja”, tregon 70-vjeçari, i cili nga dhimbja dhe sikleti kullonte në djersë. Prenga e kujton me lot në sy atë ditë të errët për të dhe gjithë familjen Mena, pasi iu largua nga kjo jetë djali i tyre i vetëm, duke lënë pas tre vajza jetime, të cilat Shpresa nuk i mori në ceremoninë mortore të Yllit. “Në 21 shtator i thashë djalit “mos shko te Andoni”! “Mirë”, - më tha, “nuk shkoj”. Pastaj më mori në telefon më tha, “po shkoj se ka një darkë qejfi dhe më pret”. Të nesërmen në 8 në mëngjes dola nga shtëpia, më tha jam te Andoni për kafe. Në 8:20 ka ndodhur ngjarja në 8:25 më merr më telefon një mik. “Djalin ta kanë shtypur dhe ata ikën nuk dihet se ku janë”. Me këtë makinë ishte Berti. Makina kishte 4 veta brenda. Në 8:30 ka shkuar policia në vendngjarje. Prokuroria ka shkuar në 9:40 kur djali kishte mbaruar. Vajta në Spitalin Ushtarak dhe aty m’u prenë këmbët. Pasi e shtypën djalin, të gjithë dolën nga ana e timonit se ishte makinë me tek derë. Kanë shkuar dhe i kanë rënë djalit me shkelma e me leva. S’janë burra ata, janë morracakë. Gjykata i ka dhënë “arrest me burg” Albertit, ky bredh i lirë nëpër Shqipëri”, u shpreh zoti Mena. Në një farë mënyre Prenga e ka pranuar tani largimin nga kjo jetë të djalit të tij, por së bashku me bashkëshorten, Mrikën, kërkojnë të shohin mbesat e tyre, Sarën, Evën dhe Kristelën, malli për të cilat po i plogështon çdo ditë e më shumë.
-
VIDEO
Dënohet për vrasje,zhduket lezhiani/Babai i viktimës: Ish-kunati e vrau
Preng Mena, ky 70-vjeçar nga Fani i Mirditës, ishte sot në studion e “Pa Gjurmë” për t’i kërkuar ndihmë shtetit të zbardhë një orë e më parë vrasjen e djalit të tij Ylli Mena, si dhe për t’i bërë thirrje ish-nuses së djalit, Shpresës, që të mundësojë takimin e tre vajzave me gjyshin e tyre dhe gjyshen, Mrikën. Ylli Menën e përplasi me makinë kunati i tij Albert Kaca, i cili ndodhet në arrati. Të moshuarit Preng dhe Mrikë Mena nuk kanë pasur konflikte me familjen Kaca, por bëjnë fajtor Albertin, për të cilin thonë se e ka shtypur me dashje djalin e tyre, duke i marrë jetën. “Ish-krushku ka vdekur, e kam pasur mik. As për krushkën s’kam vërejtje, as për Shpresën. Djali i dytë i tyre, ky s’është burrë! Të vrasi babain e tre vajzave…. Ishte plan i kurdisur i Albertit. Divorci I Yllit dhe Shpresës ndodhi në 2018, ngjarja ndodhi në 2019. Pas ndarjes i takova gocat, më tha Shpresa “nuk t’i jap fëmijët, vetëm të atit ia jap”. Kishte 15 vite martesë Ylli me Shpresën. Në 21 shtator ndodhi ngjarja”, tregon 70-vjeçari, i cili nga dhimbja dhe sikleti kullonte në djersë. Prenga e kujton me lot në sy atë ditë të errët për të dhe gjithë familjen Mena, pasi iu largua nga kjo jetë djali i tyre i vetëm, duke lënë pas tre vajza jetime, të cilat Shpresa nuk i mori në ceremoninë mortore të Yllit. “Në 21 shtator i thashë djalit “mos shko te Andoni”! “Mirë”, - më tha, “nuk shkoj”. Pastaj më mori në telefon më tha, “po shkoj se ka një darkë qejfi dhe më pret”. Të nesërmen në 8 në mëngjes dola nga shtëpia, më tha jam te Andoni për kafe. Në 8:20 ka ndodhur ngjarja në 8:25 më merr më telefon një mik. “Djalin ta kanë shtypur dhe ata ikën nuk dihet se ku janë”. Me këtë makinë ishte Berti. Makina kishte 4 veta brenda. Në 8:30 ka shkuar policia në vendngjarje. Prokuroria ka shkuar në 9:40 kur djali kishte mbaruar. Vajta në Spitalin Ushtarak dhe aty m’u prenë këmbët. Pasi e shtypën djalin, të gjithë dolën nga ana e timonit se ishte makinë me tek derë. Kanë shkuar dhe i kanë rënë djalit me shkelma e me leva. S’janë burra ata, janë morracakë. Gjykata i ka dhënë “arrest me burg” Albertit, ky bredh i lirë nëpër Shqipëri”, u shpreh zoti Mena. Në një farë mënyre Prenga e ka pranuar tani largimin nga kjo jetë të djalit të tij, por së bashku me bashkëshorten, Mrikën, kërkojnë të shohin mbesat e tyre, Sarën, Evën dhe Kristelën, malli për të cilat po i plogështon çdo ditë e më shumë. “Çfarë ndodhi ndodhi, por tre vajzat që unë dua t’i takoj? Na ka marrë malli për to, edhe bashkëshortja ime nuk është mirë nga ana shëndetësore dhe nervore, kërkon mbesat. U bënë 4-5 seanca për pajtim të Yllit dhe Shpresës, por jo. Alberti nuk i linte vajzat e Shpresës të takonin Yllin. Pas ngjarjes nuk i kam takuar mbesat, në varrim s’i sollën, në dhjetor ato ikën. Vajza e vogël nuk e di që i ka vdekur babai. Në studio me anë të një lidhje skype ishte i pranishëm dhe Aleksandër Ndrejaj, avokati i Albert Kacës, i cili tha se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht dhe jo qëllimisht. Ai pretendoi se Albert Kaca është penduar që është larguar nga vendngjarja pas aksidentit, madje ai i ka treguar më shumë detaje rreth ngjarjes, kur e ka takuar vetë në Durrës, ndërkohë që policia e kërkon në të gjithë Shqipërinë. Avokati: Jemi në fazën e gjykimit. Çështja e Albert Kacës është në fazën e gjykimit paraprak, i shpreh ngushëllimet familjes së Preng Menës. Preng Mena ka dhënë alibitë e tij. Nuk është vrasje me paramendim siç pretendon organi i akuzës. Për këtë vepër është dënuar sipas ligjit. Gjykata në fillim ka dhënë “arrest me burg në mungesë”. Ai nuk është larguar me dashje, madje i ka dhënë ndihmën e parë Yllit dhe e ka vendosur në anë të rrugës. Po ai është larguar, por e kanë detyruar rrethanat. Kam pasur kontakte me të. Në shtator në 2021 bëmë një prokurë që unë ta përfaqësoj si avokat dhe e takova në Durrës ku më tregoi ngjarjen siç ka qenë, sipas tij. Odeta Dume: Prenga thotë se kanë pasur konflikte më herët, Ylli me Albertin. Ai është dënuar dhe I është dhënë masa “arrest me burg”, atëherë pse nuk arrestohet? Pse lëviz lirshëm? Avokati: Alberti nuk më ka thënë se ka pasur konflikte me Yllin. Nuk mendoj se një shtetas në kërkim lëviz lirshëm. Ai është penduar që ka ikur nga vendi i ngjarjes. Është një rastësi e momentit aksidenti, nuk ishte me paramendim. Ai ishte nisur për në punë dhe po kërkonte ustallarët. Donte të nxirrte telefonin nga çanta dhe çanta i ka rënë te këmbët. Aty pastaj ka ndodhur akaidentalisht gjithçka, madje ekspertiza vërteton se ka bërë dhe një manovër për t’i shpëtuar goditjes së Yllit. Odeta Dume: Pse i fshihet drejtësisë dhe duam të dimë ju si avokat keni folur me të kur e keni takuar se Preng dhe Mrikë Mena duan të takojnë mbesat e tyre?
-
VIDEO
Aksident në Kurbin, 4 persona të plagosur! Dërgohen me urgjencë në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë! Makinat bëhen copë nga përplasja e fortë
Katër persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Kurbin, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se aksidenti u regjistrua rreth orës 16:55, në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në Skuraj, ku automjeti tip "Renault" është përplasur me mjetin tip "Ford". Si pasojë e përplasjes u plagosën katër persona, 3 gra që ndodheshin në të njëjtin automjet dhe shoferi i automjetit tjetër.