-
VIDEO
Rama: Në Skavicë do ruajmë prurjet, t’i shesim më pas me çmim të lartë! Ulja e TVSH me 20%, nuk sjell benefite
Kryeministri Edi Rama deklaroi se me ndërtimin e Skavicës do të bëhet e mundur që rezervat e ujerave të mbahen në këtë HEC dhe të shiten me një çmim të më shtrenjtë. Ndërsa në lidhje me uljen e TVSh deri në 20% për çmimin e energjisë për konsumatorët, Rama tha se nuk do të ndryshonte asgjë.
-
VIDEO
Dimër pa drita nga kriza energjetike? Rama: Nuk jemi për t'i zgjidhur gjërat kollaj! Po diskutojmë të mbrojmë konsumatorët nga fortuna
Kriza energjetike me të cilën po përballimi, nuk do të thotë se do të kalojmë një dimër pa drita. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, teksa tha se kjo do të ishte zgjidhja më e kollajtë, por se qëllimi i qeverisë nuk është ky, por që të mbrojë konsumatorët nga fortuna.
"Nëse do ishte dimër pa drita do ju thonim bëhuni gati. Ne po diskutojmë të mbrojmë konsumatorët nga fortuna. Mbyllja e dritave do ishte kollaj fare po nuk jemi këtu për t'i bërë kollaj gjërat. Sot Britania e Madhe po paralajmëron një plan kufizimesh, ndërprerje të energjisë. Italia e ka rritur 40% çmimin në faturë. Nuk ka ndodhur në Shqipëri, në Tiranë të hapen pika për të marrë bukë falas, ka ndodhur në Milano, radhë për të marrë bukë falas. Një pjesë e madhe, ata që qahen më shumë, janë ata që kanë më shumë të ardhura se çfarë tregojnë. Mos ta harrojmë se nëse i besojmë vetëm të ardhurave të deklaruara, shumë gjëra nuk do shkonin siç shkojnë. Shqipëria ka numrin më të lartë të kursimeve të depozitave të vogla nëpër banka. Kjo tregon që gjendja është e qëndrueshme", tha Rama.
-
VIDEO
Pikat e PD për krizën energjetike, Rama:Janë propozime të kohës së Sudes! Qeveria e ka të qartë planin e saj
Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar 7 pikat e propozuar nga Basha për krizën energjetike si propozime të kohës së Sudes dhe firmave piramidale, ku kërkojnë që të zerojnë arkën e shtetit.
"Shteti i nxjerr paratë nga kontributet, po i hoqëm këto me çfarë do të mbetet pastaj. Në aspektin e instrumentave të mbrojtjes jemi të qartë çdo bëjmë, ndërsa këto kërkesa me bërjen rrafsh të arkës së shtetit se shihemi nesër janë propozime janë të kohës së Sudes, por ne nuk jemi qeveria e Sudes dhe Vebiu", tha Rama
-
VIDEO
Rama: Shqipëria nuk e prodhon dot energjinë që i duhet, e shesim lirë sepse nevoja në treg është ulët kur ne e tregtojmë
Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve dhe krizën energjetike. Rama tha se Shqipëria nuk prodhon energjinë që i duhet dhe detyrohet që t’a importojë. Sipas Ramës, importi ndodh në kohë thatësirë e për pasojë edhe çmimi është më i lartë se çmimi me të cilin e shesim, pasi e shesim në kohë kur ka reshje me tepri.
-
VIDEO
Kriza energjetike, Rama: Kulmi në mesin e vitit tjetër, edhe pas krizës çmimet s'do rikthehen aty ku ishin! Nesër plani për mbrojtjen e familjeve dhe biznesit të vogël
Në një deklaratë për media pas mbledhjes së qeverisë, Rama tha se nesër do të bëhet publik prezantimi i planit për përballimin e krizës energjetike. Ai tha se kjo krizë do e ketë kulmin deri në mesin e viti të ardhshëm, por edhe pas kalimi nuk ka gjasa që çmimi i energjisë të ulet.
Një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse të çmimit të energjisë elektrike në tregjet ndërkombëtare i jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë me qoftë me instrument financiarë , qoftë edhe me instrument të natyrës administrative. Sot me këtë vendim i japim rrugë edhe ekzekutimit të mëtejshëm të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do e bëjmë publik nesër.
-
VIDEO
Rritja e çmimeve në vend, Rama u përgjigjet qytetarëve: E përcakton kërkesa dhe oferta në treg, jo qeveria! Çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale
Kryeministri Edi Rama mëngjesin e sotëm u është përgjigjur qytetarëve në rrjetet sociale në lidhje me rritjen e çmimeve në vend dhe krizën energjetike. Kreu i qeverisë tha se çmimi i energjisë për familjarët është nën koston reale dhe kjo është falë masave të marra për mbrojtjen e konsumatorit. Rama tha se çmimet në treg nuk i përcakton qeveria por kërkesa dhe oferta
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e premte 8 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga debati i plotë në Kuvend mes Ramës e Bashës te Rama thotë se ne jemi afganët e Europës e deri tek Meta dhe Saliu.
-
VIDEO
Rama-Basha në Kuvend, Berisha flet vetëm nga Foltorja
Emisioni Repolitix trajtoi aktualitetin politik me debatin Rama-Basha në Kuvend dhe aksionin e Berishës me foltoret në bazën e PD. Pse Berisha nuk po flet ende në Kuvend? Qëndrimi i Ramës për krizën energjitike dhe si ka reaguar Basha? Të ftuar në studio Xhemal Qefalia, Myslim Murrizi, Genti Malko dhe Ilir Kalemaj.
-
VIDEO
Andoni: Disa vende të varura nga gazi i Rusisë, ne jo shumë!
-
VIDEO
45-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga në Pogradec, plagoset rëndë bashkë me pasagjeren
Një aksident me tre të plagosur ka ndodhur në afërsi të fshatit Vërçun në Pogradec.
Një 45-vjeçar me iniciale K.G dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasja Xh. H. rreth 30 vjeçe dhe shtetasi M. H., 33 vjeç, banues në fshatin Çaushli, Maliq, si dhe vetë drejtuesi i mjetit shtetasi K. G.
-
VIDEO
Kapet 'koka' e grupit kriminal në Shkodër, i shpallur në kërkim për vrasje më dashje! Sekuestrohen 80 kg kanabis, i gjendet dhe pistoletë
I shpallur në kërkim për vrasje më dashje, arrestohet 30-vjeçari në Shkodër, i gjendet dhe pistoletë! Sekuestrohen edhe 80 kg kanabis
Luverdo Kola, 30 vjeç, banues të Shkodër është arrestuar nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, më datë 23.09.2020, i ka vendosur masën "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.
-
VIDEO
Vaksinat bëjnë bashkë PD-PS, miratohet pa asnjë votë kundër akti normativ për blerjen e 500 mijë doza Pfizer
Miratohet akti normativ për blerjen e 500 mijë vaksinave Pfizer. Kuvendi nga votuar me 126 vota pro, pa asnjë kundër, pra së bashku me dakordësinë e opozitës.