-
VIDEO
Mblidhet Komisioni i Medias, Boçi: Kamerat dhe gazetarët të jenë të pranishëm në seancë.
Këtë të martë, është mbledhur Komisioni i Medias dhe ashtu sikurse edhe dje, deputetët kanë qenë të pranishëm në ambientet fizike. Opozita, nëpërmjet deputetit Luçiano Boçi ka kërkuar rikthimin e kamerave në Komisione.Ai ka thënë se me rregullorja parashikon që kamerat të filmojnë 6 minuta në fillim të seancës dhe gazetarët duhet të jenë të pranishëm, me kushtin që të jenë vaksinuar.
-
VIDEO
Report Tv në Vermosh ku u rrëzua avioni i dyshimtë!
Report Tv me gazetarin Ergys Kavaja ka udhëtuar drejt Vermoshit, aty ku u rrëzua avioni i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikuese e me pilotin ende të paidentifikuar. Forcat e Policisë, ekspertë të kriminalistikës dhe grupi hetimor kanë qëndruar në vendin e ngjarjes deri në orët e vona të mbrëmjes për të mbledhur prova të mjaftueshme që do të çonin në zbardhjen e plotë ku pista kryesore është trafiku i narkotikëve.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e martë 5 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga për bukë,ujë e drita sa indeksohen pensionet te a ka ndonjë plan Rama për krizën e tmerrshme që na paralajmëroi e deri tek e vërteta për Evi Kokalarin.
-
VIDEO
Atentati në Elbasan ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut, video e automjetit që përdorën autorët
Report Tv ka siguruar videotë automjetit tip 'Volvo' që përdorën autorët në atentatin ndaj Lulzim Bitrit dhe Ardian Çollakut dhe që më pas u vunë flakën në fshain Balldre, për të fshehur gjurmët. Sikurse mund të shihni dhe në foto, automjeti, i rrethuar me rreth të kuq, është shkrumbuar tërësisht, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të mbledhur provat që mund të kenë mbetur.
-
VIDEO
"Përplasje në PD", Krizë energjitike apo spekullim?
Teksa PS ka kërkuar bashkëpunimin e PD për votimin e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të institucionit të vettingut për gjyqtarët që ende nuk e kanë kryer këtë proces, ka ardhur edhe përgjigja pozitive nga demokratët.
Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, nuk ka argument logjik financiar për të rritur çmimin e energjisë elektrike, që u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Preçi tha se ne varemi nga 'Perëndia', pra nga sasia e reshjeve që bien dhe jo nga ekonomia botërore, për shkak se burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në burime hidrike.
-
VIDEO
Rritja e çmimit të energjisë, eksperti i ekonomisë në '5 pyetjet': S'ka logjikë, burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në ato hidrike, jo nga ekonomia botërore! Kriza e shkaktuar nga keqmenaxhimi
Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, nuk ka argument logjik financiar për të rritur çmimin e energjisë elektrike, që u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. I ftuar në emisionin "5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Preçi tha se ne varemi nga 'Perëndia', pra nga sasia e reshjeve që bien dhe jo nga ekonomia botërore, për shkak se burimet tona energjitike mbështeten mbi 90% në burime hidrike.
-
VIDEO
Atentati në Elbasan, Ardian Çollakun pësoi vdekje klinike, dërgohet te Trauma në Tiranë
Ardian Çollaku, 48 vjeç, mbeti i plagosur nga atentati në Elbasan në zonën e njohur si rrethrrotullim i Luleve. Ai është dërguar në spitalin e Elbasanit ku ka pësuar vdekje klinike dhe është nisur drejt Tiranës, ku ka mbërritur në spitalin e Traumës
-
VIDEO
Atentat në Elbasan, një i vrarë dhe një i plagosur në gjendje të rëndë! Të dy të dënuar më parë jashtë vendit për vrasje e prostitucion! Gjendet një automjet i djegur në Balldre, u përdor nga autorët
Dy personave u është bërë atentat mbrëmjen e sotme në Elbasan. Bëhet me dije se një nga viktimat është Lulzim Bitri, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa personi tjetër Ardian Çollaku ndodhet në gjendje të rëndë dhe po dërgohet në Tiranë. Ngjarja u regjistrua pranë një karburanti, ku Çollaku dhe Bitri kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga një automjet në lëvizje.
-
VIDEO
Atentati në Elbasan, identifikohet viktima tjetër, i përfshirë në një vrasje në Tetovë
Report Tv ka mësuar emrin e viktimës së dytë nga atentati në Elbasan, i cili është identifikuar si Lulzim Bitri 43-vjeçari, nga Elbasani. Edhe ky ishte një person me precedent të mëparshëm penal, pasi akuzohet për vrasjen e një personi në Tetovë të Maqedonisë së veriut në 2018. Vrasja ndodhi pas përplasjes mes dy grupeve kriminale.
-
VIDEO
Elbasan/Ekzekutohen 2 persona pranë një karburanti, një prej viktimave me precedent penal! Gjendet një automjet i djegur në Balldre, u përdor nga autorët
Dy persona janë ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Elbasan, në një atentat në dukje të mirëorganizuar. Bëhet me dije se një nga viktimat është identifikuar si Ardjan Çollaku, ndërsa personi tjetër që humbi jetë nga plumbat është identifikuar si Lulzim Bitri. Ngjarja u regjistrua në vendin e quajtur rrethrrotullimi i luleve, pranë një karburanti, ku Çollaku bashkë me personin tjetër që humbi jetën, kanë qenë duke lëvizur në këmbë, në momentin që janë qëlluar nga një automjet në lëvizje.
-
VIDEO
Zjarr në një banesë në Reps të Mirditës, zjarri në banesë i merr jetën vëllait të ish-kreu i Gardës në 21 Janar! Jetonte i vetëm
MIRDITË- Nikoll Prendi, vëllai i ish-kreut të Gardës në 21-janar, Ndrea Prendi, ka gjetur vdekjen në mënyrë tragjike mesditën e sotme.
Bombola në banesën e tij në fshatin Reps të Mirditës ka shpërthye e si pasojë e flakëve që "pushtuan" vendin, Prendi ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 13:40. Nga ajo sa Report Tv ka arritur të mësojë është se Prendi ishte i divorcuar dhe jetonte i vetëm në banesë.
-
VIDEO
Përdorej për trafik kanabisi? Avioni pa asnjë shenjë identifikimi rrëzohet në Vermosh, zero kontakt me shërbimet e aviacionit civil! Arratiset piloti, e morën me një fuoristradë të bardhë
Një avion i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi është rrëzuar në Vermosh, e ndërsa ngjarja është mbuluar me mister. Report Tv ka mësuar se avioni ka tentuar që të ngrihej, por ka pësuar një avari, piloti së bashku me pasagjerin kanë tentuar sërish që të ngrihen pas rreth 30 minutash pushim, por më pas avioni ka pësuar një defekt dhe është përplasur me një shtyllë pishe. Siç shihet në foto që Report TV brenda në avion ka disa bimë, por nuk dihet se çfarë lloji janë.