• VIDEO

    EMRAT/ Zbulohet kompania e parë me pronar shqiptar, e lidhur me 'Pandora Papers'! Kontraktori i OST-së transferoi miliona euro për kompaninë ‘offshore’ të konsulencës

    'Pandora Papers' fillon të bëjë 'kurbanët' e parë që lidhen me Shqipërinë. Pasi dje u raportua për një politikan shqiptar rezulton mes 336 politikanëve në të gjithë botën që kanë lidhje me llogaritë offshore, sot është zbuluar emri i një biznesmeni shqiptar që ka transferuar miliona euro për  një kompani ‘offshore’ të konsulencës

  • VIDEO

    Bashkëpunim me universitetet, Rama në Spanjë për miratimin e memorandumit! takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin

    Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Spanjës, me ministren e Arsimit Evis Kushi. Në fokus të këtij udhëtimi është arsimi, për bashkëpunimin e universiteteve shqiptare me ato spanjolle, si një nga objektivat e qeverisë "Rama 3".

  • VIDEO

    Flet kryetari i bashkisë së Malësisë së Madhe: Banorët donin t'i vinin në ndihmë, s’i kanë lejuar, u kanë thënë nuk kemi problem

    Tonin Marinaj kryetar i bashkisë së Malësisë së Madhe në një prononcim për Report Tv tha se banorët e zonës aty pranë kanë dashur që t’u vijnë në ndihmë, por ato si kanë lejuar duke u thënë se nuk kanë asnjë problem. Marinaj tha se policia po zbardh ngjarjen dhe se paraprakisht nuk mund të konfirmojë nëse bëhet fjalë për trafik kanabisi.

    ‘Është ulur një mjet i llojit helikopter dhe sipas banorëve ka tentuar që të çohet, janë afruar disa banorë aty dhe ju kanë ofruar ndihmë nëse kanë diçka problematikë për shëndetin dhe nuk i kanë lejuar. U kanë thënë ‘Jo nuk kemi problem, mos u afroni’, dhe banorët nuk janë afruar. Njerëz të dëmtuar nuk ka. Unë nuk jam në gjendje që t’ju them nëse bëhet fjalë për trafik kanabis, nuk dimë se mjeti i kujt ka qenë dhe se çfarë ka brenda këtë do ta zbardhe policia.’- tha Marinaj.

  • VIDEO

    Sfidat e tetorit, Reja: Një humbje na largon nga Katar 2022! Më vjen keq për Xhakën, refuzoi ftesën

    Në ditën e parë të grumbullimit të kombëtares shqiptare për 2 sfidat shumë të rëndësishme të tetorit në rrugën drejt botërorit të Katarit, trajneri Edy Reja ka dalë në nëj konferencë për shtyp për ndeshjet me Hungarinë dhe Poloninë.

  • VIDEO

    Komisioni për politikën e jashtme, Mazi: Shqipëria i ka plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare me BE

    Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Politikën e Jashtme, kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi i është përgjigjur pyetjeve të deputetëve në lidhje me integrimin e Shqipërisë në BE.

    Mazi u shpreh se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare. Lidhur me pyetjen e deputetes së Partisë Demokratike, Grida Duma për plotësimin e kushteve, Mazi theksoi se nga 15 rekomandime të vendosura në mbledhjen e mars 2020 në Zagreb, 11 prej tyre janë plotësuar, ndërsa 4 ishin kushte.

     “Tek ne është keqinterpretuar 4 dhe 11, janë quajtur të gjitha kushte. Unë e kuptoj, ka qenë valë, situatë para zgjedhjeve. Problemi është se janë marrë një e nga një dhe unë kam qenë personalisht në krye të kësaj pune dhe në koordinim me të gjitha ministritë, që të 15-ta të ndiqeshin hap pas hapi. Kemi raportuar në komisionet e Politikës së Jashtme dhe në të gjitha komisionet përkatëse si dhe Këshillin Kombëtar të Integrimit Europian në Parlament. Unë kam ardhur vetë dhe kam marrë pjesë disa herë. Këto ecuri që ka pasur vendi ynë për plotësimin e këtyre 15 pikave i janë raportuar rregullisht nga ana ime komisionit dhe shteteve anëtarë të unionit që kanë ambasador këtu si dhe Brukselit. Çdo muaj kemi dërguar 11 raporte përditësimi si ka ecur puna për plotësimin e kërkesave”, tha Mazi.

    Gjatë fjalës së tij ai ka folur edhe lidhur me mbledhja në Bruksel e Këshillit të bashkëpunimit të zbatimit të MSA midis Shqipërisë dhe Komisionit Europian, ku theksoi se Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Joseph Borrell dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi thanë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare.

    “Në mars të këtij viti, me 1 mars pas tre vitesh u bë mbledhja në Bruksel e Këshillit të bashkëpunimit të zbatimit të MSA midis Shqipërisë dhe Komisionit Europian. Në këtë mbledhje të këshillit ku mora pjesë, delegacionin e kryesonte Kryeministri, si në mbledhje me dyer të mbyllura ashtu edhe në konferencën për shtyp. Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Punët e Jashtme, Joseph Borrell dhe Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi thanë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet për konferencën e parë ndërqeveritare. Kuptohet se në mars të këtij viti ishte përsëri konflikti maqedon-bullgar, por u theksua merita e vendeve. Kjo është baza e zgjerimit të rajonit”, tha Mazi.

  • VIDEO

    ‘Kafen e ujin ua paguan kryetarja’, zbuten tonet mes opozitës e mazhorancës! Kodheli: Dikur gjuanim njëri-tjetrin me shishe

    Përveç diskutimeve mes opozitës edhe mazhorancës, Komisioni i Jashtëm është shoqëruar edhe me nota humori e ironie.

    Ishte kryetarja e komisionit, Mimi Kodheli e cila ka shkaktuar të qeshura në sallë, pasi tha se kafet e deputetëve dhe ujin do e paguante ajo me rast mirëseardhje.

    Madje ajo nuk e kurseu ironinë, duke kujtuar se dikur i gjuanin me shishe njëri-tjetrit në mbledhjet e komisioneve.

    “Nëse nuk e keni konsumuar kafen, jeni të lirë të shkoni. Ky ujë dhe kjo kafe se paguan parlamenti, por kryetarja për mirëseardhjen, ndaj mendohuni mirë. Pastaj kemi ca sekretarë që thonë; Kafet para mbledhjes se nuk na lejohen. Nuk lejohen për arsye sigurie që mos të kishim shishe, pasi dikur i gjuanim njëri-tjetrin. Që ta dini se është gjithmonë kështu, pasi nuk është.”, tha Kodheli.

  • VIDEO

    Përdorej për trafik kanabisi? Avioni pa asnjë shenjë identifikimi rrëzohet në Vermosh, arratisen piloti dhe pasagjeri! Erdhi një makinë dhe i mori

    VERMOSH- Një avion i dyshimtë, pa asnjë shenjë identifikimi është rrëzuar në Vermosh, e ndërsa ngjarja është mbuluar me mister. Report Tv ka mësuar se avioni u ul në livadh të Vermoshit rreth orës 09:00, por nuk ia doli! Tentoi të ngrihej sërish pas 30 minutash, por më pas u përplas me pemë pishe ku pësoi defekte në strukturë.  Referuar dëshmisë ekskluzive që kryeplaku i fshatit ka bërë për Report Tv, Prek Vata ai ka thënë se 2 personat që ishin në bord janë marrë nga një makinë ngjyrë të bardhë, gjurmët e së cilët janë ende në livadh. Ai thotë barinjtë e kanë parë këtë skenë dhe kanë shkuar për t'i ndihmuar, por nuk janë lejuar. 

  • VIDEO

    Debati në Report Tv/ Ekspertët për rritjen e çmimit: Nuk është krizë energjie por keqmenaxhimi! Qeveria të marrë masa urgjente për të reformuar sistemin energjetik

    Në konferencën e djeshme Kryeministri Rama tronditi opinionin publik kur paralajmëroi hapur për krizë energjetike, e cila sipas tij ka filluar. Ramë tha se 6 muajt e parë të vitit të ardhshëm pritet rritje e çmimit të energjisë elektrike.

    Të ftuar në debatin e zhvilluar në Report Tv për këtë çështje, në emisionin 'Sot live në Shqipëri', ekspertët Eduard Elezi dhe Lorenc Gordani thonë se situata është shumë shqetësuese dhe duhet të menjëherë reformimi i gjithë sistemit energjetik në vend.

  • VIDEO

    Kryeplaku i Kelmendit për Report Tv: Pilotin dhe pasagjerin, erdhi një makinë i mori! Nuk u lejuan barinjtë që të afroheshin! Këtu ka pasur kanabis të kultivuar

    Kryeplaku i Kelmendit, Prek Vata për Report Tv ka deklaruar se pilotin dhe pasagjerin ka ardhur një makinë dhe i ka marrë duke i larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ka deklaruar se avioni është ulur fillimisht, por më pas ka tentuar që të ngjitet, por nuk ia ka dalë. Dy pasagjerët në avion, ka deklaruar ai ka ardhur një makinë dhe i ka marrë.

    "Është ulur avioni, ka tentuar që të ngrihet sërish. Si pas asaj që kanë parë barinjtë, duket se ka pësuar defekt, ka rënë në një gardh dhe shtyll pishe, ka ardhur një makinë dhe i ka marrë ato dy personat, ka dhe shenjat e policisë. Policia është në dijeni, nuk ka shtëpia afër këtu, barinj që kanë tokën këtu. Nuk i kanë lënë barinjtë që t'u afrohen. Ka pasur kultivim të kanabisit në këtë zonë", tha ai.

  • VIDEO

    Zjarri në fushën e mbetjeve urbane, Leli: Është një incident! Po bëhen të gjitha përpjekjet për ta vënë në kontroll

    Atë se çfarë po ndodh në fushën e mbetjeve urbane në Vlorë, kreu i Bashkisë Dritan Leli e quan një incident, për të cilin po punohet për ta vënë në kontroll.

    "Masakër mund ta quanin 20 vjet që digjeshin plehrat dhe askush nuk ngrinte zërin, ndërsa sot mund ta quajmë një incident, policia po gjen shkaktarët, thuhet e qëllimshme, këtu për t'u përballur me këtë situatë për të cilën jam e sigurt se do e fitojmë, duke u përpjekur maksimalisht me zjarrfikëset që po punojnë. Landifili i Sheristës do zgjidhë çështjen kaq të nxehtë të trajtimit të mbetjeve në Vlorë, pavarësisht pengesave në horizont ekziston fryma pozitive. Që t' vë gishtin dikujt, këtë ta gjejnë organet e policisë së Shtetit, ka qenë premtimi i parë për një plagë që e ka pasur qyteti, që po rikthehet në memorien e qytetarëve", tha Leli.

  • VIDEO

    Deputetët e PD-së kërkojnë diskutime për nismën ‘Open Balkan’: Është projekt i Beogradit! Kodheli: Kërkoni ministren për shpjegime

    Ka nisur me diskutime Komisioni Parlamentar në Politikën e Jashtme, ku deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që të diskutohet nisma për ‘Open Balkan’. Sipas deputetëve të PD-së kjo nismë është një projekt i Berogradit. Sakaq kryetarja e Komisionit u ka kërkuar që të mbledhin firmat dhe thërrasin ministren për diskutime.

    Tomor Alizoti: Duam të diskutojmë nismën 'Open Balkan'

    Çollaku: 'Open Balkan' është projekt i Beogradit, Rama e përqafon dhe e shet si shpikje të tij. Si ka mundësi të ecet në këtë rrugë. Ne duhet të bashkohemi drejt një qëndrimi. Erdhi presidentja e Kosvës këtu e na tha na e qani hallin. Si mundet të favorizojmë Serbinë

    Kodheli: Mblidhni firmat dhe kërkoni ministrin në Komision për të diskutuar 'Open Balkan'

  • VIDEO

    Pajisja inteligjente në rrugë, Ziu për Report Tv: Ka 6 radarë para dhe pas, kap 6 korsi dhe çdo makinë në shkelje! Qytetari do njoftohet me sinjalistikë se kjo rrugë po monitorohet

    Drejtori i Policisë Rrugore Dhimitraq Ziu flet pajisjen inteligjente që do të vihet në disa akse për të kapur shoferët e papërgjegjshëm.

    "Personat e tjerë që janë në mjet, identifikon vetëm personat që janë në shkelje, kjo pajisje do të vendoset vetëm në mjet, bëhet kolaudimi i mjetit dhe pajisjes, në varësi të sinjalistës, vendoset psh në 90 km, dhe kap çdo makinë që lëviz mbi 90 km.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv