-
VIDEO
Diskutimi për komisionet hetimore të kërkuar nga PD, PS: Kuvendi është i detyruar t'i ngrejë kur firmosen 35 deputetë, diskutojmë vetëm parimet
Në mbledhjen e zhvilluar sot nga Konferenca e Kryetarëve, Kuvendi ka shtyrë ngritjen e komisioneve hetimore për tre çështje të adresuara nga PD.
Duket se Kuvendi do të shkojë drejt ngritjes së Komisioneve Hetimore të kërkuara nga Partia Demokratike për 3 çështje. Vetë kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, thotë se do të diskutohen vetëm parimet.
"Kuvendi, në rastet kur kërkohet ngritja e komisionit hetimor nga një e katërta e deputetëve, ka detyrimin që të mos e diskutojë ngritjen e komisionit, por ia nënshtron diskutimit parlamentar shkallën e respektimit të parimeve kushtetuese në objektin e veprimtarisë së tij. Ky debat realizohet me qëllim gjetjen e një konsensusi ndërmjet palëve lidhur me objektin e hetimit, deri në arritjen e një vendimmarrje", tha Balla.
"Komisionet hetimore parlamentare janë një instrument në duart e Kuvendit, pra edhe të opozitës, për të hetuar çështje me interes publik. Por puna e tyre rregullohet nga një ligj i posaçëm, por i vendosur në një kornizë nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese, që thotë se objekti i hetimit duhet diskutuar. Ne do të fillojmë një proces diskutimi me opozitën për objektin e punës së këtyre komisioneve për të synuar të arrijmë në konsensus për atë që është propozuar. Edhe numri i anëtarëve të komisioneve nuk ka pse të jetë kaq i madh", vijoi ai.
Balla tha gjithashtu se deputeti i LSI Petrit Vasili ka kërkuar që të jetë të komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit
'Unë mendoj që edhe deputetët që nuk janë në grupet parlamentare të jenë aty", tha Balla, i cili në fund foli edhe për propozimin e mazhorancës për shtyrje të afateve të vettingut.
Sipas tij PS do të kërkojë një shtyrje deri në qershor të vitit 2024, pra 2 vite më shumë afat. Kreu i Grupit Parlamentar të PS tha se nga mazhoranca shpresohet që ndryshimet kushtetuese të bëhen brenda këtij sesioni parlamentar.
Opozita javën e shkuar ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e tre komisioneve hetimore lidhur me zgjedhjet e 25 Prillit, inceneratorët dhe për çështjen “Beccheti”.
-
VIDEO
Komisionet parlamentare fizikisht, PD: Rikthyem ligjshmërinë në Kuvend! Ngritja e 3 komisioneve kalon në seancën e 14 tetorit
Kryetari i grupit parlamentar në PD-së, Alfred Rushaj tha se me vendimin e Konferencës së Kryetarëve u rikthye ligjshmëria në Kuvend. Rushaj tha se u ra dakord që komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. Rushaj shtoi se nuk kishte diskutime në lidhje me kufizimin e objektit hetimor për ndonjë nga komisionet.
‘Vendimi që u mor sot në konferencën e kryetarëve kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë për sa i përket mbledhjes së komisioneve parlamentarë. Pas kërkesës sonë u ra dakord që të bëhen fizikisht. U diskutua dhe u ra dakord që komisionet hetimore të kalojnë në seancën e datës 14 tetor për diskutim dhe miratim. E drejta e opozitës për të ngritur komisione hetimore është e patjetërsueshme. Nuk kishte diskutime në lidhje me kufizimin e objektit hetimor për ndonjë nga komisionet. Në nuk tërhiqemi nga ajo që kushtetuta.’- tha Rushaj.
-
VIDEO
Rama mbërrin në Spanjë, takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin
Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Spanjë, ku takimi i parë i zhvilluar është ai me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.
"Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve", shkruan Rama.
-
VIDEO
Vrau të fejuarën shqiptare në Mal të Zi, vetëdorëzohet në polici 28-vjeçari Ilir Gjokaj! Si e kërcënonte: As në qiell as në tokë nuk do jesh me dikë tjetër
MAL I ZI- 28-vjeçari Ilir Gjokaj, i dyshuar për vrasjen e të fejuarës së tij, 19-vjeçares shqiptare Sheila Bakija, gjyshes dhe plagosjes së babait të saj është vetëdorëzuar në polici. Pas krimit Tuz, Gjokaj u arratis dhe u fsheh që nga 30 shtatori, ndërkohë që u vetdorëzua në orët e vona të së dielës.
-
VIDEO
Po udhëtonte drejt Kosovës me 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet i riu në Lezhë
Një tjetër rast i dhënies së ndihmës për kalimin e paligjshëm të kufirit është “goditur” në Lezhë, ku policia ka vënë në pranga një 28-vjeçar.
I riu është kapur duke transportuar 8 emigrantë të paligjshëm me një automjet tip “Toyota”, duke udhëtuar drejt Kosovës. E.Ç i kishte premtuar emigrantëve kalimin premtuar kalimin drejt vendeve të Bashkimit Evropian kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”
-
VIDEO
Katastrofë mjedisore në Vlorë, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve urbane në Vlorë
Në Vlorë është përfshirë nga flakët fusha e mbetjeve urbane, duke bërë që të paralajmërohet një katastrofë mjedisore.
Report Tv ka siguruar pamjet nga vendngjarja, ku aktualisht duket vetëm një zjarrfikës.
-
VIDEO
Mungon tregu, kalben produktet bujqësore në Zadrimë
Një nga zonat më prodhuese në vend, Zadrima e Lezhës nuk arrin të shesë prodhimet bujqësore. Fermerët shprehen se ka rënë fuqia blerëse ndaj produktet po kalben nëpër fusha. Produktet bujqësore të kultivuara nga fermerët në Zadrimë të Lezhës po kalben në ara. Ndonëse këtë vit ka pasur prodhim të bollshëm, sigurimi i tregut është kthyer në sfidë për fermerët. Bujqësia është i vetmi burim të ardhurash për shumë familje në Zadrime dhe në mungesë të tregut fermerët po falimentojnë. Në mungesë të tregut dhe mbështetjes nga shteti, shumë familje në Zadrime të Lezhës po heqin dorë nga bujqësia.
-
VIDEO
Tregti si në mesjetë pazari I Milotit I ‘ngecur’ në 1920
Pazari i Milotit duket se ka ngecur në vitin 1920. Funksioni i tij ndër vite nuk ka ndryshuar, por as infrastruktura, as kushtet higjeno sanitare dhe ku tregëtia bëhet në zero kushte sigurie. Më herët Autoriteti Veterinarisë kërkoi mbylljen, por shkresat ranë në vesh të shurdhët. Tregu i Milotit konsidorhet një vendgrumbullim i paligjshëm nga institucionet që duhet të garantojnë sigurinë ushqimore. I kontaktuar përmes telefonit nga Report Tv, Përgjegjësi i Autoritetit të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve Ded Rama thotë thotë se e ka kërkuar disa herë mbylljen e pazarit, por shkresat kanë rënë në vesh të shurdhët dhe asnjë institucion nuk i ka përkrahur. Ndërkohë pazari i Milotit është funksionon në të njejten situatë që prej vitit 1920.Për të treguar kaosin dhe amullinë e një situatë, ndoshta shpesh e keni dëgjuar shprehjen jemi bërë si Pazari i Milotit. Por këto pamje që përcjell Report Tv ua ilustrojnë më sëmiri se për cfarë bëhët fjalë.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat sot e hënë 4 tetor 2021
Titujt e gazetave për sot, nga lista shtesë e pronarëve që ndajnë 8 mln USD te energjia e deri tek Teuta nxjerr Kukësin me këpucë të kuqe.
-
VIDEO
Monsinjor Frano Gjini, fjalët e fundit para togës së pushkatimit
-
VIDEO
'Tendencat në nanoteknologji', Akademiku Arben Merkoçi flet pwr ngjarjen më të madhe shkencore në Tiranë: : Mundësi e jashtëzakonshme për zhvillimin e shkencës në Shqipëri
Akademik Arben Merkoçi, shkencëtari shqiptar me njohje ndërkombëtare, drejtues i konferencës Ndërkombëtare të Tendencave në Nanoteknologji, rrëfen për ngjarjen më të madhe shkencore që zhvillohet në Tiranë këtë të hënë, më 4 deri më 8 tetor 2021. Kjo konferencë do të mbahet në Tirana International Hotel në orën 09:00.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Sevaster në Vlorë, dyshohet i qëllimshëm, rrezikohen banesat
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe të tëra në fshatin Sevaster në Vlorë, në zonën e quajtur Dushkarak. Zjarri është përhapur me shpejtësi duke u favorizuar dhe nga era, ndërsa dyshohet i qëllimshëm, teksa mendohet të jetë vendosur nga banorë të zonës.
Nga flakët rrezikohen banesat, ndërsa në vendngjarje ka shkuar një automjet i zjarrfikëses Selenicë.