-
VIDEO
‘O sa mirë me qenë shqiptar’, tifozët kuqezi ‘pushtojnë’ rrugët e Elbasanit: Duam fitore!
Rrugët e Elbasanit “pushtohen” nga tifozët e zjarrtë kuqezi.
Të entuziazmuar për ndeshjen e sotme me Hungarinë, fitorja e së cilës është një shpresë për kombëtaren tonë në rrugën e saj drejt ‘Botërorit”, ata nuk kanë llogaritur as shiun!
Të sinkronizuar kërcejnë “O sa mirë me qenë shqiptar” me flamuj dhe borie nëpër duar, në mbështetje të skuadrës sonë.
Edhe përse koha nuk është në favorin të futbollistëve por as të tifozëve ata kërkojnë të etur fitore dhe këndojnë “Duam fitore, duam fitore”
-
VIDEO
Elbasani 'vishet' kuqezi, në prag të ndeshjes me Hungarinë! Rikthehen tifozët në stadium pas më shumë se 1 viti e gjysmë, vijnë edhe nga Kreta! Publikohen formacionet zyrtare
Kombëtarja shqiptare në orën 18:00 luan kundër Humngarsë, ndeshje e vlefshme për eliminatoret e Botërorit të vitit 2022. Pas më shumë se një viti e gjysmë, tifozët rikthehen në stadium për të ndjekur skuadrën kombëtare. Mijëra tifozë janë drejtuar sot Elbasanit, aty ku do të ndjekin live ndeshjen. Entuziazmi në 'Elbasan Arena' është i lartë, ndërsa Gazetari i Report Tv, Ernest Kocci, ka pyetur disa nga tifozët, mbi pritshmëritë për ndeshjen, të cilët shprehen besimplotë se kombëtarja do të korrë sot një fitore ndaj Hungarisë.
-
VIDEO
Botohen 4 regjistrat kadastralë të kohës së Skënderbeut, historia e Ballkanit të viteve 1431-1485 nën sundimin Osman, studiuesi Caka: Miliona dokumente arkivorë rrezikojnë të mbesin në harresë
Janë më miliona dokumente të vjetra arkivore të periudhës së hershme të historisë së Shqipërisë dhe Ballkanit të shek XV-të, që presin të merren në dorë nga studiuesit për të hedhur dritë mbi të kaluarën e asaj pjese që njihet si periudha më kulminante e historisë tonë, Shqipëria nën sundimin Osman.
Qendra e Studimeve Albanologjike ka sjellë së fundmi të botuar një korpus
-
VIDEO
Me shpejtësi 'skëterrë', 54 patenta të pezulluara në fundjavë në Bypass-in e Fierit! Gjobiten 71 shoferë
54 patenta janë pezulluar si dhe janë vendosur me dhjetëra gjoba këtë fundjavë në Bypass-in e Fierit, një aks problematik sa i përket numrit të madh të aksidenteve të regjistruara në këtë rrugë.
Policia Rrugore bën me dije se gjatë kontrolleve me radar u konstatuan automjete duke lëvizur me shpejtësi nga 142 km/h deri në 181 km/h. 71 shoferë janë gjobitur me vlerë nga 20.000 deri në 40.000 lekë të rinj.
-
VIDEO
Nga plagët e luftës ku mbeti pa duart te universiteti, historitë e 2 vajzave afgane rrëfyer për Report Tv: Duam të vazhdojmë shkollën, të shohim drejt së ardhmes
ekbhat është një 31-vjecarje nga Afganistani e cila ka humbur gjymtyrët dhe prindërit 17 vite më parë nga shpërthimi i një mine, ndërsa i vëllai mbeti i paralizuar. Për Report Tv ajo thotë se në Shqipëri ndihet mirë dhe mund të jetoj këtu pa problem.
“Këtu ndihem shumë mirë, njerëzit janë të dashur. Jetesa me ardhjen e talebanëve u bë shumë e vështirë, sidomos për gratë gjithçka është një tmerr. Kur isha 14 vjeç prindërit e mi vdiqën nga shpërthimi i një mine ndërsa unë humba duart. Vëllai mbeti i paralizuar dhe ai ndodhet në Afganistan. Për shumë vite unë punova me amerikanët dhe suedezët, ndërsa tani do të rifilloj një jetë të re. Në Afganistan kujdesesha edhe për të tjerë njerëz të gjymtuar dhe në mbrëmje ndiqja shkollën”, tha ajo për Report Tv.
Një tjetër vajzë afgane, e cila ka ardhur me ndihmën e gazetares Hakim thotë se në Shqipëri se kishte menduar se do pritej kaq mirë.
“Në Shqipëri jemi pritur shumë shumë mirë, e them nga thellësia e zemrës duke falenderuar jo vetëm Yaldën por edhe qeverinë shqiptare. Unë isha student në vitin e fundit për anglisht në Kabul, s’ka rëndësi n.q.s. do shkoj në Amerikë apo do qëndrojë këtu dua vetëm të diplomohem”, tha ajo.
-
VIDEO
Mbytja e 45-vjeçarit në Liqenin e Prespës duke peshkuar, kryebashkiaku i Pustecit: Presim polumbarët të gjejnë trupin, i vëllai e pa i fundit pasi iu përmbys varka
Për mbytjen e 45-vjeçarit Stavri Vasilovski në Liqenin e Prespës pasi iu përmbys varka duke peshkuar ka bërë që jo vetëm polumbarët por në kërkimin e trupit të tij të jenë dhe peshkatarët e zonës, të cilët përmes hedhjes së rrjetave shpresojnë ta gjejnë.
-
VIDEO
U merrte 150 euro secilit për t’i kaluar drejt vendeve të BE, kapet në kamion me 68 emigrantë! Për të shpëtuar tentoi të korruptonte policin me 1000 lekë
Një 40-vjeçar është arrestuar pasi u kap me 68 emigrantë të paligjshëm në kamion në tentativë për t’i kaluar ato drejt vendeve të BE-së kundrejt shumës 150 euro secilit. Në momentin e ndalimit, 40 vjeçari ka tentuar të korruptojë policinë me 1000 lekë, me qëllim shmangien e kontrollit.
-
VIDEO
Delta shkakton 54 viktima nga COVID dhe mbi 16 mijë raste në 35 ditë në Shqipëri, grupmosha 30-39 vjeç më e prekura
Varianti Delta i COVID solli një përkeqësim të situatës në vendin tonë ku që prej muajit gusht e deri më sot janë shënuar jo pak por 54 qytetarë që kanë ndërruar jetë. Tirana është zona me më tepër infektime ndërsa grupmosha më e prekur nga virusi gjatë periudhës së pandemisë është nga 30-39 vjeç.
-
VIDEO
45-vjeçari kishte dalë për peshkim dhe i përmbyset varka nga dallgët në Liqenin e Prespës, dyshohet se është mbytur
Stavri Vasilovski, 45-vjeçar, dyshohet se është mbytur në Liqenin e Prespës në orët e para të mëngjesit të sotëm pasi kishte dalë për të peshkuar së bashku më vëllain dhe një tjetër. Dallgët e mëdha në liqen kanë përmbysur varkën dhe teksa 2 të tjerët kanë mundur të dalin me not Vasilovksi dyshohet se është zënë nga varka poshtë dhe nuk ka mundur të dalë.
-
VIDEO
Kopshti Zoologjik i Tiranës gati në fund të 2021, Veliaj: Surprizë e këndshme për fëmijët
Kopshti Zoologjik i Tiranës, i rikonceptuar dhe transformuar sipas standardeve europiane të hapësirave për kafshët, do të jetë gati për fëmijët dhe vizitorët brenda vitit 2021. Projekti i ri i Bashkisë së Tiranës, i cili është në fazën përfundimtare të tij, ofron hapësira për shërbime dhe mjedise të nevojshme për vizitorët e Kopshtit Zoologjik, ambiente rekreative ku mbizotërojnë hapësirat e gjelbra të shfrytëzueshme edhe për piknik, si dhe këndet e lojërave për fëmijë, por nuk do të mungojnë as mjediset edukative për studentët dhe nxënësit që studiojnë veçanërisht botën e kafshëve.
-
VIDEO
Shpëtoi 59 afganë nga talebanët, gazetarja e BBC Yalda Hakim për Report Tv: Me pranimin e refugjatëve Shqipëria shkroi historinë e saj në botë! Do t'ia rrëfej të gjithë globit
Me pranimin e afganëve Shqipëria shkroi historinë e saj, ky është një popull me empati të madhe dhe ka hapur dyert për popullin e vendit tim. Përmes këtyre mesazheve gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News Yalda Hakim tregon mirënjohjen e saj për atë që shqiptarët kanë bërë këto ditë për bashkatdhetarët e saj.
-
VIDEO
Sot 5 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, shqiptares së jashtëzakonshme që jetën ia përkushtoi të varfërve të të gjithë botës
Nënë Tereza, sot e Shenjta Terezë, gruaja bujare që përkul mbi persona e braktisur nëpër rrugë duke u njohur dinjitetin që u ka dhënë Zoti u bë e përjetshme në shenjtërinë e saj përmes një ceremonie madhështore në Sheshin “Shën Pjetri” në Vatikan. Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes së saj më 1997.