• VIDEO

    Trafik i rënduar në Tiranë gjatë mbrëmjes, zonat më problematike tek ish Dogana dhe kthesa e Astirit

    Jo vetëm gjatë paradites, por edhe gjatë orëve të mbrëmjes trafiku në Tiranë vijon të jetë i tmerrshëm ku shumë zona dhe rrugë kyçe janë të bllokuara ku qarkullimi i mjeteve është tepër i avashtë. Zonat për problematike janë zona e ish Doganës, kthesa e Astirit, Lapraka, zona e Trenit dhe ish fusha e Aviacionit janë ata që kanë fluksin më të lartë, ku mjetet mbeten të bllokuara.

  • VIDEO

    Poliçan/ Iu vuri flakën shkurreve, por zjarri i del jashtë kontrollit, fermeri shoqërohet në polici! Digjen rreth 10 hektarë ullinj, terreni i vështirë për të ndërhyrë

    Një zjarr i madh ka rënë në një zonë me ullinj në fshatin Vertop në bashkinë Poliçan. Fermeri Arben Fejzollari ka qenë duke djegur disa shkurre në tokën e tij, por zjarri i ka dale jashtë kontrolli dhe ka marrë përmasa te medha

  • VIDEO

    Rama publikon videon e vlogut suedez: Destinacionet më të bukura për t'u vizituar në Shqipëri

    Disa prej destinacioneve më të bukura në Shqipëri u është bërë jehonë nga vlogu suedez Joyous Travel.

    Ky i fundit përmes një videoje ka rekomanduar për turistët e huaj disa destinacione në vendin tonë për t'u vizituar. Video nis me Tiranën duke treguar disa nga pikat historike dhe vijon më pas me qytetet e tjera të Shqipërisë, me Kalanë e Krujës, qytetin e Butrintit, Beratin i cili njihet si qyteti i dritareve etj.

  • VIDEO

    Berat, humb kontrollit e mjetit në kthesë, përplaset me makinën përballë, 3 të plagosur lehtë! Drejtuesi italian i përfshirë në aksident: Isha ngadalë, makina erdhi në korsinë time

    Një aksident ka ndodhur në aksin rrugore Berat-Skrapar, pranë fshatit Hoxhaj. Dy makina janë përplasur kokë më kokë duke dëmtuar lehtë 3 persona. Mjeti tip ‘Golf 5’ me drejtues Xhulio Katillari , i cili ishte duke lëvizur ne drejtim te Beratit ka humbur kontrollin e makinës në kthesë dhe është përplasur me makinën tip ‘Seat’, që po shkonte drejt Skraparit me drejtues shtetasin italian Guido Sivori. Nga aksidenti kane ngelur të plagosur lehtë 3 persona që po udhëtonin n ë makinën ‘Golf 5’.

  • VIDEO

    Ekipi i “Pa Gjurmë” mbërrin në adresën ku dyshohet se jeton i humburi, pamjet transmetohen live

    Të enjten e 2 shtatorit, i moshuari Zyhdi Allushi është larguar me biçikletë nga banesa e tij në fshatin Vorrozen të Kavajës, ku edhe sot vijon të jetë ende i humbur. Familjarët denoncojnë në “Pa Gjurmë” zhdukjen e 80-vjeçarit. Sipas djalit të tij, Seit Allushi, i moshuari nuk vuante nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor apo fizik, përveçse kohët e fundit ishte prekur nga skleroza. Allushi nuk mjekohej, pasi për familjarët gjendja e tij ishte e mirë dhe askush nuk e besonte se mëngjesin e 2 shtatorit në orën 9 do të largohej dhe nuk do të kthehej më pranë tyre. Kjo është hera e parë për 80-vjeçarin nga Kavaja që largohet në drejtim të paditur. Sipas informacioneve, Zyhdi Allushi ka dalë nga shtepia me biçiklitën e tij, ku kjo e fundit është gjetur te ura e Draxhit, ndërsa gjurmët e të moshuarit të siguruara nga kamerat, janë parë në dalje të Kavajës. Momentin që është larguar nga shtëpia për të takuar shokun e tij, takim që nuk ndodhi, Zyhdiu kishte veshur një palë pantallona të zeza, këmishë të bardhë dhe sandale. I moshuari me flokë të bardhë nuk ka asnjë shenjë dalluese në pjesët e dukshme të fytyrës dhe trupit.

  • VIDEO

    Testi i shpejtë monopol i privatit në kufi, Tomini në Report Tv: Janë licencuar 10 kompani private për kryerjen e tyre! Çmimet vendosen nga këto struktura sipas legjislacionit në fuqi

    Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugen Tomini tha se janë 10 kompani në vend që kanë pasur aftësitë dhe kapacitetet për të plotësuar kriteret dhe indikatorët që duhen respektuar për të bërë një test PCR apo një test të shpejtë.  Në lidhje me çmimet e testit të shpejtë, Tomini tha se çmimet janë të vendosura nga strukturat jopublike në bazë të legjislacionit në fuqi dhe rregullores së licencimit të tyre.

  • VIDEO

    “Do Zoti është gjallë, e presim në shtëpi”,përloten djemtë e Z. Allushit

    Sot në studio me moderatoren Odeta Dume u trajtua rasti i humbjes së Zyhdi Allushit, 80-vjeçarit i cili u largua nga shtëpia mëngjesin e 2 shtatorit në orën 09:00, me qëllimin për të takuar shokun e tij Dilaver Xhafa. Dilaveri po e ndihmonte prej kohësh Zyhdi Allushin që të plotësonte disa dokumente për të kaluar tokën në emër të djemve. Mirëpo mëngjesin e 2 shtatorit, ai nuk shkoi drejt Kavajës, por mori rrugën e kundërt. Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë e kapën atë në urën e Draxhit në dalje të Kavajës me biçikletën e tij, ndërsa të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë dhënë informacione si për familjarët dhe për emisionin “Pa Gjurmë”. Të prekur nga largimi në drejtim të paditur të babait të tyre, djemtë Artan dhe Seit Allushi treguan më shumë detaje për 80-vjeçarin, i cili kohët e fundit mund të ketë pasur dhe probleme me humbjen e kujtesës. “Kishte lënë takim me Dilaverin në Kavajë, por nuk e takoi atë. Dilaveri do ta ndihmonte për legalizimin e pronës. Kishte 2 vite që e njihte. Është larguar për të shkuar te zotëria në fjalë, por nuk arriti të shkonte te ai. Ne jemi lidhur me të në orën 10. Zotëria pas orës 10 me merrte në telefon dhe thoshte ku ka shkuar, ku ka shkuar? U interesua zoteria në telefon i thamë nuk dimë gjë” u shpreh djali i madh i Zyhdiut, Artan Allushi. “Kemi 4 ditë që kërkojmë, s’kemi lënë ferrë, kanal, rezervuar pa kërkuar. Ishte 80 vjeç, kishte forcë dhe ishte energjik. 3-4 herë shkonte në Kavajë me biçikletë, rreth 3 kilometra. Vetem nga tensioni ka vuajtur pak. Babai ynë ka ikur në krah të kundërt në drejtim të Rrogozhinës. Kemi video të tjera para se të shkonte te bizneset qe kanë kamerat, ata janë njerëzit tanë. Babi ynë ecte si i përhumbur. Biçikletën për dore ecte rrugës. Biçikleta u gjet në mes të ferrave e sistemuar me dorë dhe është në polici”, shtoi djali i tretë i Zyhdiut, Seit Allushi. Odeta Dume: Mund të ketë vuajtur nga skleroza? Seit Allushi: Nuk e dimë, pleqëri ai, harronte ndonjëherë. Do Zoti është gjallë, e presim në shtëpi. Nëse keni informacion jeni të lutur të kontaktoni në: Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber Në tel: 0444 17 778 Në adresën tonë në facebook: Pa Gjurmë Report TV Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

  • VIDEO

    'A ndikon vaksinimi ndaj COVID në mbetjen shtatzënë?' Përgjigjet mjekja: Nuk ka asnjë të dhënë shkencore, rekomandojmë gratë të vaksinohen që të jenë të mbrojtura

    'Nuk ka asnjë të dhënë shkencore që të vërtetojë faktin që vaksina COVID pengon mundësinë e një shtatzënie'. Kështu ka deklaruar mjekja obstetër-gjinekologe Rubena Mosiu, në një video të shpërndarë nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, e cila nënvizon se nuk duhet të neglizhohet vaksinimin Anti-Covid

  • VIDEO

    Përfshihet nga flakët një stallë në afërsi të 'Urës së Zogut' në Lezhë, zjarri përpin edhe kodrën me pyje

    Një zjarr ka rënë në një stallë në afërsi të 'Urës së Zogut' në Lezhë. Siç shihet flakët janë përhapur në malin aty pranë, ndërkohë që zjarrfikësja po punon për shuarjen.

    'Më datë 06.09.2021, rreth orës 15: 49, kemi marrë njoftim së në një stallë, në afërsi të "Urës me Harqe " ka rënë zjarr.

  • VIDEO

    Kabujt në tokë, 3 lopë ngordhin pasi bien në kontakt me energjinë në Shëngjergj! Denoncimi në Report Tv: Na rrezikohet jeta prej neglizhencës

    3 lopë kanë ngordhur në Shëngjergj pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike për shkak se kabujt nuk janë lidhur si duhet por janë lënë në tokë duke rrezikuar jo vetëm jetën e kafshëve por edhe të njeëzve.

  • VIDEO

    Hapet COVID 3, lirohen shtretërit në Infektiv! Mjekët nxorën pacientin nga spitali pasi doli negativ nga COVID, ai u rikthye pas 24 orëve

    Shtimi i numrit të të prekurve në vend, krijoi nevojën e hapjes së spitalit COVID 3, duke liruar shtretërit e Infektivit për të pritur pacientët në gjendje të rënduar. Burime për Report Tv thonë se 30 pacientë janë tek COVID 3, ndërsa në QSUT rikthehen ditët kur shtohen ambulancat që sjellin pacientë drejt infektivit.

  • VIDEO

    Tërmeti i 26 nëntorit, 2 familje në Poliçan kërkojnë strehim: Pas 2 vitesh, ende jetojmë në çadra! Rindërtimi në hapat e fundit, pritet të përfundojë në 2022

    Teksa procesi i rindërtimit është në hapat e fundit, në Polican të Beratit ende disa familje ndjejnë pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

    Ky është viti i dytë që familja Kelmenti dhe Leka nga fshati Mbrakull jetojnë në cadra. Shtëpitë e tyre, të rrënuara totalisht nga tërmeti i 2 viteve më parë ende nuk janë rindërtuar, ndërsa banorët shprehen se nuk kanë përfituar as fondin.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv