-
VIDEO
Radhët kilometrike në Morinë, komandanti i kufirit në Kosovë: Kemi rritur stafet më 30 %, duhet ndërgjegjësim, ka ende që thonë ‘po vij për një drekë në Prizren’
Prej disa ditësh në pikën kufitare të Morinës mes Shqipërisë dhe Kosovës janë krijuar radhë kilometrike për të kaluar për shkak të masave anti-COVID që janë vendosur nga pala e Kosovës. Nexhmi Krasniqi, komandant i kufirit në Kosovë, tha se ka pasur shtim të stafit në pikën kufitare me 30 %, por fluksi është tepër i lartë për shkak se qytetarët kthehen edhe nga pushimet dhe është fundjavë. Ai kërkoi ndërgjegjësim edhe nga ana e qytetarëve.
-
VIDEO
FOTO dhe VIDEO/ Pasi i shpëtoi në Kabul nga Talebanët, gazetarja e BBC Yalda Hakim takon vajzat afgane në Shëngjin
Dhjetëra gra dhe vajza kryesisht pjesë e universitetit amerikan të vajzave në Kabul jetojnë aktualisht në Shëngjin pasi u shpëtuan fatmirësisht nga fondacioni i gazetares së BBC, Yalda Hakim.
-
VIDEO
Kryeministri Edi Rama kujton Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës me thëniet e saj të pavdekshme nën interpretimin e Margarita Xhepës
Kryeministri Rama ka përkujtuar sot, përmes një postimi në rrjetet sociale, 5 -vjetorin e shpalljes shenjtore të Nënë Terezës. Rama ka publikuar një video me thëniet e çmuara të Nënë Terezës, përmes zërit të aktores së mirënjohur, Margarita Xhepa.
-
VIDEO
Hapja e tunelit 5 në nyjen 'Shqiponja', Rama publikon pamjet: Si do lidhet autostrada me hyrjen drejt qendrës!
TIRANË-Tuneli 5 tek rrethrrotullimi “Shqiponja” në Tiranë është hapur duke filluar që nga dita e djeshme. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale dhe shkruan se ky tunel bën lidhjen e drejtpërdrejtë të autostradës me hyrjen për në qendër.
"Nyja 'Shqiponja', Ky është tuneli numër 5 i hapur për qarkullimin e automjeteve në nyjen “Shqiponja” dhe lidhja e drejtëpërdrejtë e autostradës me hyrjen për në qendër”, shkruan Rama.
-
VIDEO
Kontrolle në akset e qarkut të Elbasanit, makinat 'fluturojnë' me shpejtësi nga 174 deri në 224 km/h, vihen disa gjoba
I lartë vjon të jetë numri i shoferëve që shkelin rregullat e qarkullimit pavarësisht ndëshkimeve dhe aksidenteve të vazhdueshme. Gjatë kontrolleve me radar e drone në disa akse kryesore të qarkut të Elbasanit ka rezultuar se disa shoferë qarkullonin me shpejtësi përtej limiteve që varionin nga 174 km/h deri në 224 km/h. 10 leje drejtimi u tërhoqën vetëm në aksin Elbasan Tuneli i Krrabës-Elbasan, ndërsa u vunë 29 masa administrative.
-
VIDEO
Çifti gjerman Wagner rrëfen pushimet me pamjet përrallore në Shqipëri, Rama shpërndan videon: Faleminderit
Një çift të rinjsh gjermanë kanë kaluar pushimet në vendin tonë dhe kanë mbetur të mahnitur. Thomas dhe Manuela Wagner kanë sjellë filmime gjatë udhëtimeve të tyre, kryesisht në veriun e Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këto pamje dhe falënderoi çiftin Thomas dhe Manuela Wagner, të cilët pas pushimeve në jug në vitin 2019, këtë vit iu drejtuan veriut duke përshkuar liqenin e Komanit.
-
VIDEO
Një 49 vjeçar vritet për një shpullë në Çerem të Tropojës! Arrestohet pas 2 orësh autori zjarrfikës, e ekzekutoi bashkëfshatarin me pistoletë pasi i rrahu djalin (EMRAT)
Një shpullë është bërë shkak për vrasjen e 49 vjeçarit Isat Goçaj në fshatin Çerem të Tropojës rreth orës 15:30 të ditës së sotme.
Autori Altin Ismajlisufi me profesion zjarrfikës, banues në të njëjtin fshat, ka marrë pistoletën dhe e ka qëlluar për vdekje 49 vjeçarin pasi i biri i kishte thënë se Isat Goxhaj e kishte rrahur. Menjëherë më pas, efektivi i forcave zjarrfikëse, ka debatuar fillimisht me Goçajn dhe më pas e ka qëlluar për vdekje, me një armë zjarri tip pistoletë.
-
VIDEO
Test PCR ose certifikatë vaksinimi në Morinë, radha e makinave për të hyrë në Kosovë shkon në 12 kilometra! Situata problematike prej 5 ditësh
KUKËS- Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së ose vërtetim vaksinimi ose ndryshe do të karantinohen shtatë ditë dhe kjo prej 5 ditësh ka shkaktuar një situatë të pazakontë në Morinë me radhë kilometrike autormjetesh që presin në doganë. Shumë shqiptarë të Kosovës po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar.
Qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në Rrugën e Kombit, për të hyrë në Kosovë duke krijuar një trafik të dendur. Trafiku në segmentin Bardhoc - Morine i Rrugës së Kombit dhe shkon deri në 12 kilometra.
-
VIDEO
Test PCR ose certifikatë vaksinimi në Morinë, radha e makinave për të hyrë në Kosovë shkon në 12 kilometra! Situata problematike prej 5 ditësh
KUKËS- Për të hyrë në territorin kosovar, qytetarët duhet të paraqesin një test negativ të PCR-së ose vërtetim vaksinimi ose ndryshe do të karantinohen shtatë ditë dhe kjo prej 5 ditësh ka shkaktuar një situatë të pazakontë në Morinë me radhë kilometrike autormjetesh që presin në doganë. Shumë shqiptarë të Kosovës po kthehen nga pushimet apo qëndrimet disa-ditore në bregdetin shqiptar.
Qindra automjete të Kosovës dhe të Shqipërisë po presin në Rrugën e Kombit, për të hyrë në Kosovë duke krijuar një trafik të dendur. Trafiku në segmentin Bardhoc - Morine i Rrugës së Kombit dhe shkon deri në 12 kilometra.
-
VIDEO
Vijon regjistrimi i shtëpive të vjetra në Gjirokastër, Lame: Ka banesa të certifikuara edhe më 20 bashkëpronarë
Kadastra Shqiptare po kryen procesin e regjistrimit të shtëpive para viteve 1991, në kuadër të zbatimit të ligjit 20/20 “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”.
Këtu hyjnë jo vetëm shtëpitë e ndërtuara gjatë kohës së komunizmit, por ky proces përfshin shtëpitë e ndërtuara që nga koha otamane dhe ajo e Zogut.
-
VIDEO
Privatizohet rruga, 100 banorë në Kurbin mbeten në izolim prej 3 muajsh: Po shkojmë drejt vetëgjyqësisë
KURBIN-Mbi 100 banor në fshatin Adriatik të Kurbinit janë të izoluar prej tre muajsh, pasi rruga rurale që përdornin prej më shumë se 20 vitesh është privatizuar. Të revoltuar ata shprehen ky vendim gjykate po i çon drejt vetëgjyqësisë ndaj kërkojnë ndërhyrjen e menjëhershme të institucioneve shtetërore dhe atyre të drejtësisë.
"Kam ardhur këtu para 22 vitesh dhe e kam blerë tokën me gjithë rrugë se tokë pa rrugë nuk do të blija. Rruga është e shtetit, por e Gjykata e Laçit ia ka dhënë privatit. ne duam nga shteti të na hapë rrugën se po na çon drejt vetëgjyqësisë se këtu nuk mund të çojmë fëmijët në shkollë, nuk mund të vijë as zjarrfikëse as ambulancë. I lutemi shtetit të ndërhyjë! Ai që ka fituar pronën ka ardhur 10 vite pas nesh këtu dhe ka zënë rrugën. Jemi ankuar në bashkinë e Kurbinit, por asnjë zgjidhje s'kemi marrë, pa rrugë s'ka jetë. Ne jemi duke marrë afganët dhe nuk sigurojmë dot rrugën njerëzve tonë, si është kjo punë këtu?! Ne veç nëse vritemi se s'kemi rrugë tjetër. Jemi një muaj e gjysmë të bllokuar", shprehet një banor.
-
VIDEO
Një 49 vjeçar vritet me armë zjarri për një shpullë në Çerem të Tropojës! Arrestohet pas pak orësh autori zjarrfikës, e ekzekutoi me pistoletë pasi i rrahu djalin (EMRAT)
Një shpullë është bërë shkak për vrasjen e 49 vjeçarit Isat Goçaj në fshatin Çerem të Tropojës rreth orës 15:30 të ditës së sotme.
Autori Altin Ismajlisufi banues në të njëjtin fshat, ka marrë pushkën dhe ka qëlluar për vdekje 49 vjeçarin pasi ky i fundit ka rrahur djalin e tij. Ismajlisufi është arrestuar pak orë më parë nga policia. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi armën e zjarrit, me të cilën autori kreu vrasjen. Autori po shoqërohet në Komisariatin e Policisë Tropojë, për veprime të mëtejshme.