• VIDEO

    4 shtator 2004, dita kur Kombëtarja gjunjëzoi kampionët e Europës!

    4 shtatori i 2004 do të mbetet i paharruar në memorien e shqiptarëve, pasi kombëtarja e drejtuar nga Hans Peter Brigel mposhti 2-1 Greqinë të sapo shpallur kampione Europe për kualifikueset e Botërorit ‘Gjermani 2006’.

    Në ‘Qemal Stafën’ e bërë flakë nga tifozët do të realizonte fillimisht Murati, ndërsa më pas Aliaj dyfishoi me një perlë të jashtëzakonshme. Për grekët goli i vetëm u shënua nga Janakopulos.

  • VIDEO

    E strehuar në Shqipëri, vajza afgane: Na kanë trajtuar me dinjitet! Plani i talebanëve t'i mbajnë njerëzit në errësirë, por kohë të vështira prodhojnë njerëz të shkëlqyer

    Dy vajza afgane të strehuara në Shqipëri, tregojnë historinë e tyre.

    "Faleminderit për mikpritjen, na kanë trajtuar me dinjitet.  Ata ndryshe flasin në publik, dhe bëjnë gjëra të ndryshme në terren. Ato nuk i lejojnë vajzat të shkojnë në shkollë, deri në klasë të 6 i lejojnë. Plani i tyre është t'i mbajnë njerëzit në errësirë, kohë të vështira prodhojnë njerëz të shkëlqyer", tha njëra prej tyre.

  • VIDEO

    Kush është 54-vjeçari që mbeti i plagosur me armë zjarri në Shkodër, ish-kryetar i PS-së në Vaun e Dejës

    1. Nikolin Huba është 54-vjeçari i cili ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm me armë zjarrin në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Huba është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.

    2.  
  • VIDEO

    Vlorë/ Dëmtoi barrierat anësorë të autostradës me qëllim lidhjen me një rrugë dytësore që ndërtonte pa leje, vihet në pranga 47 vjeçari

    Dëmtoi barrierat anësorë të autostradës me qëllim lidhjen me një rrugë dytësore që ndërtonte pa leje, vihet në pranga 47 vjeçari.

    "Në vijim të punës për kontrollin e territorit, për evidentimin dhe  goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme, specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë arrestimin në flagrancë për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Shkatërrimi i rrugëve” të shtetasit Adrian Baçaj, 47 vjeç, banues në Vlorë. 

  • VIDEO

    Përleshje me armë mes bandave kosovare në Itali! 8 të plagosur pas sherri për shesh-ndërtimet!

    Tetë persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë mes dy bandave, me qytetarë me origjinë nga Kosova, në qytetin e Triestes në Itali.  Përplasja kishte të bënte me mosmarrëveshjet në lidhje me vend ndërtimin e disa objekteve të cilat ishin në progres.

    Tetë të plagosurit u transportuan në spitalet e Trieste dhe Monfalcone. Një person është në gjendje të rëndë i intubuar dhe ka plagë me armë zjarri në gjoks. Pesë të tjerë kanë plagë me armë zjarri dhe shenja në kokë nga goditja. Dy persona të tjerë raportuan lëndime të lehta në vend.

  • VIDEO

    Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagoset ish-kryetari i PS-së në Vaun e Dejës

    SHKODËR- Një 54-vjeçar ka mbetur i plagosur mëngjesin e sotëm në afërsi të shkollës ‘Pyjore’ në Shkodër. Nikolin Huba, në rrethana ende të paqarta ka mbetur i plagosur me armë zjarri në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Huba, është banues në Vaun e Dejës dhe burime për Report Tv bëjnë me dije se ai është ish-kryetar i Partisë Socialiste në Vaun e Dejës.

     
  • VIDEO

    Në banesë i gjendet një kallashnikov, municion luftarak dhe bimë narkotike, arrestohet 26-vjeçari në Maliq, në kërkim vëllai i tij

    KORÇË- Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi, janë kapur me armë pa leje dhe kanë kultivuar bimë narkotike, Policia njofton se është arrestuar në flagrancë të shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë, Maliq dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij shtetasi D. M., 21 vjeç, banues në Libonik, Maliq.

    Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet përreth saj në pronësi të shtetasve të mësipërm, u gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov, një sasi me municione luftarake, 2 krëhëra dhe 2 bajoneta arme zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 4 shtator 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Armina Mevlani thyen heshtjen për 9 vitet me Shkëlzenin te 12 zonjat që do na qeverisin e deri tek Rudi Vata bën fajtor Rejën për humbjen në Poloni.

  • VIDEO

    Rama në Puglia: Më shumë prezencë të universiteteve italiane te ne! Bashkëpunim për shëndetësinë, turizmin dhe zjarret

    Vizita e kryeministit Edi Rama në Puglia ka pasur në fokus bashkëpunimin mes dy vendeve dhe kreu i qeverisë tha se pika e parë do të jetë bashkëpunimi mes universiteteve, por pa lënë pas shëndetësisë dhe zjarret, një problematikë që u përball këtë verë.

    "Ju falenderoj për mundësinë që na dhatë për të folur me të gjithë rektorët që të zhvillojmë një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë në një kohë të arsyeshme dhe të hedhim hapa që do mund të na çojnë më tej këtë marrëdhënie të përkryer, nga pikëpamja njerëzore, por edhe politike, me realizimin e nismave të përbashkëta që do e conin në tjetër nivel universitetet tonë duke shfrytëzuar përvojën tuaj. Jam mirënjohës Michele se me të kam folur shpesh për këtë temë, e di që nuk është një punë e lehtë, me iatalianët dhe puliezet dhe nëse i shtojmë shqiptarët nuk do e bënim më të lehtë, por disponibiliteti juaj është diçka shumë e çmuar, por jo vetëm në këtë fushë që ne mund të bëjmë gjëra së bashku, por edhe në fusha të tjera, duhet të themi që kemi një stinë të mirë të sipërmarrjeve italiane dhe anasjelljtas, në një farë mënyrë duhet ta marrim për shembull se do të thotë që këta sipërmarrës janë më të shpejtë dhe ne mund të ecim më shpejt. Është një marrëdhëniet më të rëndësishme për ne, ka shumë ngrohtësi dhe potencialitet shumë të madh dhe duhet të nxjerrim avantazhin më të madh dhe jam se sigurt që duke e nisur me diçka konkrete si universitet do kemi sukses. Sa i takon shëndetësisë jemi në një proces që është shumë konstruktiv dhe mbart mundësi të mirë arritjeje dhe besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë, para pak ditësh fole me kryeministrin e Greqisë për të parë mundësinë mënyrën e përballimit të vatrave të zjarrit. Zjarre të cilat e bëjnë të pamundur t'i përballojmë me kapacitet të parashikuara në situata të ndryshme dhe lidhur me këtë mund të mendojmë diçka. Edhe sa i takon hartës së zjarreve duket qartë që kjo pjesë e Europës është më e rrezikuara, por njëherësh kjo pjesë përfaqëson edhe një pjesë të rëndësishme nga pikëpamja e diversitetit natyror dhe kulturor.

    Falë kryetarit të Bashkisë dhe Guvernatorit të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe disponibilitetin e këtij rajoni, ne folëm për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësi për të pasur më shumë prezencë të universiteteve italiane tek ne, për t'iu dhënë mundësinë studentëve tanë që të studiojnë në vend, po punojmë për këtë gjë, jemi në një nga momentet e mira të këtij procesi dhe do të konkretizojmë edhe këtë projekt. Po punojmë dhe tema të tjera, siç është tema e zjarreve, një temë tjetër janë shkëmbimet turistike, meqë shumë shpejt në Vlorë do të kemi një aeroport dhe kjo do e bëjë më të lehtë mundësinë për të shkuar në bregun tjetër pa shkuar detyrimisht në Tiranë, por e rëndësishme kultivimi i ndjenjës së vëllazërisë", tha kryeministri Edi Rama.

  • VIDEO

    Presidenti i Rajonit të Puljas: Rama, një nga liderët më të rëndësishëm të Europës! Shqiptarët të jashtëzakonshëm, kanë bërë shumë përpara

    Presidenti i rajonit të Puljas Michele Emiliano, tha se duhet që të shqyrtohen e plotësohen kërkesat për një ide më të qartë të sistemit univeristarë mes dy vendeve. Presidenti Emiliano vlerësoi figurën e kryeministrit Edi Rama, dhe nënvizoi rëndësinë e miqësisë ndërmjet dy vendeve, duke shtuar se duhet ta dëshmojnë miqësinë me fakte. ‘Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, prania jua në Pulja është një herësh për të qenë krenar. Ndërkohë që ne punojmë, jo gjithmonë arrijmë ta përcjellim në komunitet tona. Miqësia duhet kuptuar në çdo formë në çdo çast. Ne kemi mundësinë që të plotësojmë një kërkesë, të kemi një ide më të qartë për sistemin universitar. Do keni mundësi të përcillni tek një lider që unë e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës, dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij, po e bëjë këtë për shkak të historisë sesi ka sjellë paqe në komunitetin e tij. Ne jemi miq të Shqipërisë pa nëse dhe pa por. Sot kemi mundësi të dëshmojmë me fakte që kjo që po bëjmë sot nuk është thjeshtë zhurma e një fshese të re që po pastron diçka. Shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm ato kanë bërë hapa shumë të mëdhenj para, kam qenë në Tiranë para shumë vitesh dhe ta shohësh sot janë bërë shumë përparime në shumë fusha. Angazhimet që do të merrni për sipër duhet ti mbani. Ne duhet ti bëjmë gjërat mirë deri në fund.’- tha ai.

  • VIDEO

    Me shpejtësi deri në 141 km/h dhe të dehur në timon, policia pezullon 29 leje drejtimi në Tiranë, gjobiten dhjetëra shoferë

    Në monitorim nga policia e shtetit për shkelje të qarkullimit rrugor, mbrëmjen e kaluar ka qenë autostradat Tiranë-Durrës-Tiranë-Elbasan-Tiranë. Policia njofton se në rrugët e kryeqytetit janë konstatuar me shpejtësi nga 138 km/h deri në 141 km/h

  • VIDEO

    Strehimi i afganëve, Rama në Otranto: Mirëpritëm më shumë sesa shtetet e pasura, fëmijëve tanë t’u trashëgojmë humanizmin

    Mirëpritja e refugjatëve afganë në Shqipëri, ishte në qendër të fjalës së kryeministri Edi Rama në Otranto, mbrëmjen e kaluar.  Në fjalën solemne përkujtimore, pranë skulpturës së “Katërit të Radës”, Rama tha se Shqipëria është vendi që mori më shumë afganë edhe se vendet e pasura, e këtë shton kreu i qeverisë e bëri për të nderuar historinë e vendit tonë. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv