-
VIDEO
Tropojë/ Vritet me armë zjarri 49 vjeçari në fshatin Çerem! Shpallet në kërkim autori, e qëlloi pasi i rrahu djalin
Rreth orës 15:30 në fshatin Çerem të Tropojës është vrarë me armë zjarri 49 vjeçari Isat Goçaj.
Altin Ismajlisufi është autori i identifikuar dhe i shpallur në kërkim nga policia. Njësoj si viktima edhe autori është banues në Çerem. Viktima ka rrahur djalin e autorit dhe ky i fundit ka marrë armën dhe e ka qëlluar.
-
VIDEO
Vlorë, memorial në nderim të veteranëve të Lanç
Një pllakadë përkujtimore është vendosur në qendër të fshatit Mifol të Vlorës në nderim të 20 partizanëve të cilët kontribuan gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në aktivitetin ceremonial morën pjesë veteranë të luftës Nacional Clirimtare.
-
VIDEO
Kreu i ARRSH për Report Tv: Punimet te ish-sheshi 'Shqiponja' mbyllen brenda 2021! Prezenca e trafikut? Jo nga mungesa e informimit, por kthimi i pushuesve dhe studentëve
TIRANË- Viti 2021 do të sjellë edhe përfundimin e punimeve në ish-sheshin 'Shqiponja' si edhe të Lotit 2 që ka të bëjë me nyjen e Astirit, gjë e cila për kreun e ARRSH-së, Evis Berberi do të minimizojë maksimalisht trafikun.
"Viti 2021 te ky kantier si dhe tek Loti 2 do të përmbyllen punimet brenda vitit 2021 sepse në këtë kanier për 2 javë mbarojmë pjesën tjetër pra ura mbi Lumin Tirana dhe Loti 2 ka të bëjë me nyjen e Astirit të cilën duke e hapur atë nga në 2 javët e para të muajit tetor, fluksi që sot krijohet është i rrjedhshëm, pasi gjithë gjithë unaza kalon poshtë nyjes së Astiri, dhe sipër nyjet sekondare me Astirin dhe me pjesën e bregut të Lumit", tha ai.
-
VIDEO
Projekti 1 milionë euro në Memaliaj, bashkia lë pa ujë 3 shatërvanët në qendër
Të shumtë janë qytetarët në Memaliaj që shëtisin pasditeve në sheshin e rikonstruktuar, pjesë e projektit Rilindja Urbane.
Ky shesh ka në përbërje të tij edhe tre shatërvanë të projektuar këndshëm, veshur me pllaka por që mungon uji. Projekti i ka kushtuar xhepave të qytetarëve shqiptarë një 1 milionë eurove, por ende pa u harruar dita e përurimit dolën jashtë funksionit.
-
VIDEO
Zbulohet baza e trafikut të emigrantëve në Tiranë! Kokat e grupit, 2 motra pronare hotelesh në Laprakë, zbardhet skema!
TIRANË- Një bazë e trafikimit të emigrantëve është zbuluar ditën e sotme në Tiranë ku koka të këtij grupi kriminal, ishin 2 motra, Drita Shehu, 55 vjeçe dhe Sanije Shehi 64 vjeçe, pronare të hoteleve në zonën e Laprakës. Bashkëpunëtor i ngushtë i tyre ishte dhe djali i Drita Shehut, Rigers Vejsiu teksa Report Tv ka zbardhur skemën e plotë se si funksiononte ky grup. Në funksion zbatoheshin 2 plane të mirëorganizuara, një për emigrantët që hynin në Shqipëri ilegalisht dhe një tjetër për emigrantë që vinin në vendin tonë si turistë të rregullt apo me leje pune. Qëllimi ishte destinacioni final drejt vendeve të Bashkimit Europian.
-
VIDEO
'Zemra e Krishtit', pas gati një shekull projekt në letër, i vjen radha të ndërtohet në Tiranë kumbanores madhështore
Një projekt i vënë në letër 100 vite më parë, është vënë në zbatim në 2021. Bëhet fjalë për Kumbonaren "Zemra e Krishtit" që pritet të ndërtohet te Kisha në rrugën e Kavajës në kryeqytet.
-
VIDEO
Aksident në Tiranë, furgoni me pasagjerë godet nga pas makinën
Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, në zonën e njohur si tek ‘Treshi’. Një furgon pasagjerësh ka përplasur nga pas një makinë tip ‘Benz’.
Nga aksidenti nuk ka të lënduar në njerëz, por vetëm dëme materiale. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me shkaqet e aksidentit.
-
VIDEO
Uragani Ida, u merr jetën të paktën 60 personave në SHBA! Shumica e viktimave në New York, humbën jetën në bodrumet e paligjshme
Të paktën 60 persona kanë humbur jetën në 8 shtete të SHBA, si pasojë e Uraganit Ida, stuhi e cila gjatë një javë ka shkaktuar dëme të mëdha. E ndërkohë që autoritetet tanimë në përballje edhe me reshjet që nuk kanë të ndalur po mundohen të pastrojnë vendi.
Disa prej viktimave u mbytën në kohën kur ujërat morën makinat e tyre, të tjerë u morën përpara nga rryma e ujit, u vranë pasi u goditën nga pemët ose u mbytën nga ujrat në bodrumet e apartamenteve. Numri i të vdekurve ishte më i larti në New Jersey, ku u raportuan të paktën 25 viktima, të paktën 16 në Neë York.
-
VIDEO
Vijon regjistrimi i shtëpive të vjetra në Gjirokastër, Lame: Ka banesa të certifikuara edhe më 20 bashkëpronarë
Kadastra Shqiptare po kryen procesin e regjistrimit të shtëpive para viteve 1991, në kuadër të zbatimit të ligjit 20/20 “për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë”.
Këtu hyjnë jo vetëm shtëpitë e ndërtuara gjatë kohës së komunizmit, por ky proces përfshin shtëpitë e ndërtuara që nga koha otamane dhe ajo e Zogut.
-
VIDEO
I shtrirë në tokë duke lënguar, dalin pamje pak pas atentatit të Nikolin Hubës
Report Tv ka siguruar pamjet pak pas atentatit ndaj Nikolin Hubës, në qytetin e Shkodrës paraditen e sotme. 54-vjeçari plagosur shihet i shtrirë në tokë, duke lënguar ndërkohë që pret të vijë ambulanca. Ai vetë ka pohuar se është qëlluar nga dy persona të cilët ishin me motor dhe me skafandër në kokë.
-
VIDEO
Rritja e rasteve të reja/ Shqipëria shtrëngon masat, nga 6 shtatori hyjnë në fuqi 3 kushte anti-COVID në kufi! Nëse nuk plotësoni asnjërën, 10 ditë karantinë
TIRANË- Për të gjithë ata që do futen në Shqipëri pas datës 6 shtator, do duhet t'i nënshtrohen rregullave të reja, që kanë ardhur si reflektim i situatës së COVID-19 në vendin tonë, ku javëve të fundit janë shtuar rastet. Komiteti Teknik i Ekspertëve më 30 gusht ka vendosur 3 kushte për qytetarët që duan të futen në Shqipëri. E para, të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
Së dyti, nëse nuk kanë bërë vaksinën, atëherë duhet të kenë patjetër testin PCR negativ brenda 72 orëve dhe së fundmi testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
-
VIDEO
Pas mesditës parashikohet shtim i vranësirave, moti për sot
Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e kthjellimeve, por pasdite parashikohet shtim i vranësirave në zonat jugperëndimore.
Sipas MeteoAlb, mbete në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në të gjithë vendin tonë. Këto kushte atmosferike vijojnë deri pas mesditës kur parashikohet shtim i vranësirave në zonat jugperëndimore dhe gradualisht gjatë mbrëmjes vranësirat e dendura do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar. Parashikohet që edhe nata të jetë në mbizotërimin e motit të vranët.