-
VIDEO
Komandati i Kufirit në Morinë për Report Tv: Vetëm gjatë gushtit kanë hyrë 1.8 mln qytetarë! Kemi rritur me 50% numrin e personelit
Komandati i Kufirit në Kosovë, Nexhmi Krasniqi ka deklaruar se situata në pikën e kalimit kufitar të Morinës është më e qetë se krahasuar me ditët e tjera. Megjithatë, për Repor Tv, ai shtoi se po punohet me personel të shtuar.
“Janë të gjitha masat që i kërkon Kosova, i ka vënë edhe Shqipëria, nuk ka fluks siç ka pasur dje dhe pardje, sot është gjendja më stabile. Është vendimi i qeverisë dhe ne jeni në gatishmëri anti-COVID, ka tollovi në kufi. Ne për shkak të këtyre tollovive, kemi rritur 50% numrin e personaliet, të Vermicë, 1.8 mln qytetarë për muajin gusht, shumica e Kosovarëve duke qenë se shkolla nis në 13 kanë gjetur kohë për të bërë plazh në Shqipëri. Ne po apelojmë vazhdimisht që të pajisen me dokumente që të mos na krijojnë tollovi. Menaxhimi i situatës po menaxhohet mirë distanca dhe mbajtja e maskave, të gjithë kanë maska”, tha Krasniqi për Report Tv.
-
VIDEO
Rregullat e reja anti-COVID në kufi, në mungesë të dokumenteve, shqiptarët e Kosovës që duan të hyjnë në vendin tonë, grumbullohen te pika e testimit të shpejtë! Rrezik për infektime
Masat e reja anti-COVID në kufi kanë shkaktuar radhë kilometrike automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë, ku shumë qytetarë, në mungesë të dokumenteve janë grumbulluar te pika e testimit të shpejtë në afërsi të doganës. Shumë prej tyre janë pa maska apo nuk i kanë vendosur siç duhet dhe në mungesë të respektimit të distancimit social, duke rritur rrezikun për ta kthyer pikën e testimit të shpejtë në një vatër infektimesh.
-
VIDEO
Masat anti-COVID në kufi, dhjetëra familje të kthyera nga Qafë Thana: S’mund t’u bëj test të shpejt fëmijëve, jam i zhgënjyer
Masat anti-COVID në kufi janë të vlefshme edhe për fëmijë mbi 6 vjeç, por shumë prindër nuk kanë pranuar që t’u bëjnë test të shpejt fëmijëve të tyre për këtë arsye në Qafë Thanë ka pasur dhjetëra familje që janë kthyer pas. Një shtetas nga Tetova me profesion edhe mjek thotë për mediat se kjo është anormale. Ai thotë se është krim t’i bësh fëmijës test të shpejt, kur në Maqedoninë e Veriut dhe çdo vend të rajonit nuk ka masa të tilla.
-
VIDEO
Masat anti-COVID, radhë kilometrike automjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë! Shumica vijnë për pushime! Dyndje në pikat e vaksinimit të shpejtë pranë Doganës
Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi masat e reja Anti-COVID në kufi, gjë që ka shkaktuar radhë kilometrike nga Kosova për të hyrë në Shqipëri. Automjete të vogla, autobusë, mjete të tonazhit të rëndë, janë në pritje për të hyrë në vendin tonë përmes doganës së Morinës. Fluksi i qytetarëve është shumë i lartë, shumica e të cilëve vijnë për pushime në vendin tonë. Qytetarët shprehen të irrituar për shkak të orëve të gjata të pritjes, ndërsa thonë se në kufi janë paraqitur me kushtet që duhen plotësuar për të kaluar kufirin.
"Po vijmë për pushime, i kemi ditur që ka masa të reja, por jo dhe kështu. Unë e kam bërë vaksinën, kemi 2 orë që presim këtu", thotë njëri prej tyre.
"Kam një orë që po pres këtu, po na thonë që duhej të kisha bërë të dyja dozat, unë kam bërë vetëm një, nuk e dija. Është bllokuar kufiri, nuk kemi ça bëjmë", shprehet një tjetër.
"Unë po shkoj në Durrës, është shumë e pakuptueshme, masat janë marrë dje, ne nuk na njoftoi njeri. Jam i vaksinuar, kemi 1 orë që po presim këtu", thotë një tjetër shqiptar i Kosovës.
Kjo situatë ka shkaktuar dyndje në pikën e vaksinimit të shpejtë pranë Doganës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju' me Andi Kapxhiun, ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e Hënë 6 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga skenarët në dorën e Bashës për "ngrirjen" e Berishës te të rinjtë më të prekurit nga Delta e deri tek britma e shpresës, Broja vulos një fitore historike.
-
VIDEO
Rama poston videon nga Kopshti Zoologjik: Hap portat për të pritur fëmijët këto Krishtlindje
Brenda këtij viti, fëmijët në Tiranë do të kenë mundësi të argëtohen dhe të mësojnë më shumë për kafshët në Koopshtin Zoologjik. Kryeministri Edi Rama, me një postim në Facebook, bën me dije se Koopshti Zoologjik që po rikonstruktohet, do të hapë dyert për fëmijët pikërisht për Krishtlindje.
-
VIDEO
Fitore emocionuese! Tifozët kuqezi ‘pushtojnë’ qytetin dhe festojnë rrugën e Shqipërisë drejt ‘Botërorit’
Pas fitores 1-0 me Hungarinë, tifozët kanë “pushtuar” rrugët e qytetit të Elbasanit duke e “veshur” edhe atë kuqezi.
Me flamuj nëpër duar, tifozët festojnë mbajtjen gjallë të shpresës së Shqipëria do të jetë në “Botëror”.
Pamjet emocionuese dhe gëzimi në fytyrat e qindra tifozëve janë sa 100 fjalë.
-
VIDEO
S'është më drejtues qarku, por elbasanllinjtë i dërgojnë mesazh me dron në ndeshjen Shqipëri-Hungari:Taulant Balla, Elbasani të do
Taulant Balla mund të mos jetë më drejtues politik i qarkut të Elbasanit, por duket se puna e bërë aty, ka lënë gjurmë te qytetarët. Mbrëmjen e sotme, në ndeshjen Shqipëri-Hungari, ata i kanë dërguar Ballës një 'mesazh' me dron, ku shkruhej: "Taulant Balla Elbasani të do".
Më 2 shtator, teksa prezantoi emrat e qeverisë së re, kryeministri Edi Rama bëri me dije se Balla nuk do të jetë më drejtuesi politik i Elbasanit, duke e spostuar në Fier. Qarku i Elbasanit iu besua Damian Gjiknurit. Po ashtu Gjiknuri zëvendësoi Ballën edhe në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë.
-
VIDEO
Vijon të jetë aktiv zjarri në pyjet në ‘Majën e Zezë’ në Kukës, 36 forca në terren për shuarjen e flakëve
Zjarri i rënë një ditë më parë në pyjet e ‘Majës së Zezë’ në Kukës vijon të jetë ende aktiv duke djegur sipërfaqe të mëdha me pyje e shkurre. Gjatë ditës së sotme në terren janë angazhuar 36 forca që po bëjnë të mundur të venën nën kontroll flakët dhe më pas t’i shuajnë ato përfundimisht.
Pyjet në Kukës janë djegur gjatë gjithë muajit gusht ka patur shumë vatra aktive në zonat pyjore "Maja e Rrunës", "Laku i Thive", "Qafa e Kumbullës".
-
VIDEO
Kosova kërkon vaksinë ose test COVID, sërish radhë kilometrike në Morinë, qytetarët: Kemi 3 orë që presim! Situata problematike prej 6 ditësh
Vijon pritja me orë të tëra e qytetarëve për të hyrë në Kosovë, përmes pikës kufitare të Morinës. Pasditen e sotme në Morinë është krijuar një radhë kilometrike automjetesh, me qytetarë prej orësh në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit. Edhe pse në doganën e Kosovës janë vendosur tre pika kontrolli shtese sërish radhët nuk janë shmangur.
-
VIDEO
Kosova kërkon vaksinë ose test, sërish radhë kilometrike në Morinë, qytetarët: Kemi 3 orë që presim! Situata problematike prej 6 ditësh
Kjo e diel ka shënuar ditën e gjashtë ku pushues apo qytetarë të shumtë që duan të shkojnë në Kosovë, përballen me orë të tëra pritje në pikën kufitare të Morinës. Edhe këtë pasdite, në Morinë radha e automjeteve në pritje për të kaluar në anën tjetër të kufirit është kilometrike, ndërsa qytetarët shprehen se kanë orë të tëra që nuk lëvizin.
"Kemi tre orë që po presim. Nuk kemi ça bëjmë ", tha një qytetar
-
VIDEO
Traditë dhe muzikë, gjallërohet jugu nga rikthimi i ‘South Outdoor Festival’ në Borsh pas 1 viti pushim për shkak të COVID-19
Këngëtarë shqiptarë dhe të huaj gjallëruan atmosferën në fshatin Borsh të Himarës.
South Outdor Festival u rikthye sërish në sezonin e tij të katër, pas një viti shkëputje për shkak të kufizimeve nga pandemia COVID-19.