• VIDEO

    Të strehuar rreth 300 afganë, ambasadorja Yuri Kim dhe Xhaçka vizitë në Qytet Studenti

    Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kanë inspektuar qendrat studentore të Qytetit Studenti ku janë akomoduar rreth 300 afganë, të cilët do të qëndrojne aty përkohësisht deri në sistemin e tyre në qendra të tjera hoteliere.

  • VIDEO

    Parku Kombëtar i Prespës prej 3 ditësh nën pushtetin e flakëve, vatra e zjarrit vijon që të përhapet

    Parku Kombëtar i Prespës prej tre ditësh ndodhet nën pushtetin e flakëve. Zjarri ka rënë në kufi me shtetin grek ndërkohë që është duke u punuar nga ana e zjarrfikëses se Pustecit dhe forcave vullnetare të kësaj bashkie.

  • VIDEO

    Homazhet për Sherif Merdanin, rrëfehet djali i tij: S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër, kam mësuar shumë nga babi im

    “Mund të ta përkufizoj me një fjali. S’do kisha zgjedhur kurrë baba tjetër. Se kam ndjerë diferencën e madhe të moshës mes nesh. Nuk e ka jetuar jetën si 70-80 vjeçar. Ato vite ia kishin borxh, Ishte vital, me dashuri, respekt për jetën. Babai më ka mësuar të mos hakmerrem, t’i dua njerëzit, por edhe mos t’i besoj kollaj njerëzve për atë që ka kaluar. Më ka mësuar vlerat e vërteta në jetë, e anës monetare e atë shpirtërore. Jam plot mësime nga babai im. Ai në fillim të daljes nga burgu se mendoi kurrë se jeta do i jepte dhe gati 32 vite jetë. Që do martohej dhe do ta bënte prapë Shqipërinë që të fliste për të dhe që do të arrinte në këtë moshë. Muajt e fundit nuk ishin të lehtë as për të dhe familjen tonë. Kalvari i madh i vuajtjeve që ka kapur, sëmundje e rëndë, mosha bashkë, s’kanë qenë të lehta. Preferojmë që ta mbajmë private. Mendoj se krijimtaria e tij më e bukur ka qenë pas burgut, me perlën me Luan Zhegun “Se kënduam Let it Be’ dhe ‘Sinfonia e nënës’”, tha ai.

    •  
  • VIDEO

    U nda nga jeta një ditë më parë, sot mbahen homazhet në nder të këngëtarit Sherif Merdani

    Ditën e sotme do të mbahen homazhet në nder të këngëtarit të mirënjohur Sherif Merdani. Djali i tij, Gerard Merdani ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale për mbajtjen e funeralit nga ora 12:00 deri në orën 14:00, tek “Internacional Event House 1921”.

  • VIDEO

    607 afganë akomodohen në Shqipëri, strehohen në Qytetin Studenti, Durrës dhe në Lezhë! Nisin 'plazhin' në Shëngjin! Sot mbërritën në Rinas 150 refugjatë

    150 qytetarë afganë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Ministria e Jashtme njoftoi se avioni i ardhur nga Abu-Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. 103 prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës. Burime bëjnë me dije se edhe në qytetin e Lezhës, pas mesnate janë akomoduar 150 refugjatë e afganë në një resort në Shëngjin.

  • VIDEO

    Masat anti-COVID, Rakacolli: Në aeroport do futen vetëm udhëtarët, nuk do lejohet shoqërimi nga familjarët

    Lidhur me masat anti-COVID u morën në kuadër të kufizimit të koronavirusit, zv.ministrja e Shëndetësisë bëri me dije se në ambientet e brendshme të aeroporteve do të lejohen të futen vetëm udhëtarët, të cilët kanë gjithashtu detyrim mbajtjen e maskës. Si pasojë, familjarët nuk do të lejohen më të futen në aeroport për të shoqëruar të afërmit.

    "Në ndërtesën e aeroporteve do të lejohen të hyjnë vetëm pasagjerët që udhëtojnë, duke shmangur familjarët e tyre. Pasagjerët duhet ta zbatojnë mbajtjen e maskës", tha Rakacolli.

  • VIDEO

    Rakacolli: 8 fëmijë janë të shtruar në spital me COVID, nuk janë në gjendje të rëndë

    8 fëmije janë të shtruar në spital si pasojë e infektimit me virusin COVID. Lajmin e bëri me dije zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e cila theksoi po ashtu se fëmijët nuk janë në gjendje të rëndë.

    ‘Ka një shtim të numrit të rasteve të fëmijëve, por fëmijët nuk janë rëndë. Janë vetëm 8 fëmije në spital dhe nuk janë në gjendje të rëndë, kanë një klinikë më të lehtë sesa dimrin e kaluar. Nuk vihen re komplikacione.’- tha Rakacolli.

  • VIDEO

    ‘A do të pezullohen nga puna mësuesit që refuzojnë vaksinën?’, përgjigjet Manastirliu: Nuk është qëllim në vetvete! Deri tani janë vaksinuar 60% e arsimtarëve

    ‘Një mësues i pavaksinuar në një klasë dhe që nuk mban maskën infekton gjysmën e klasës, rreziku për të shpërndarë infeksionin është shumë i lartë, në momentin kur nuk vaksinohesh apo nuk mban maskë. Nuk është qëllim në vetvete vendosja e pezullimeve apo masave, është një nxitje më shumë drejt vaksinimit. Është një përpjekje për të shpëtuar jetën, jetën e atyre që shërbejnë. Shtatori do të jetë një muaji i hapur, ku puna nuk do të ndalet që të rrite mbulesa vaksinale. Janë 60% e arsimtarëve të vaksinuar. Nuk mund të rrezikojmë, që të infektojnë njëri-tjetrin. E vetmja armë efikase që kemi është vaksinimi. Këto 30 ditë do të jenë ditë të vaksinimit për të gjitha këto grupe.’- tha Manastirliu.

    •  
  • VIDEO

    Tre grupe vaksinim të detyruar, Rakacolli: Kush nuk e bën, pas datës 30 shtator duhet të paraqesë testin negativ në mënyrë periodike

    Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli bëri me dije për stafet mjekësore, studentët dhe arsimtarët, se nëse nuk do e bëjnë vaksinën COVID, pas datës 30 shtator do tu duhet kërkohet paraqitja në mënyrë periodike e një testi PCR, që të vërtetojë se janë negativ ndaj koronavirusit.

    "Vlerësohet që shtatori të jetë periudhë që arsimtarët, stafet dhe studentët të kryejë vaksinimin dhe deri në datën 30 shtator të dorëzojnë vërtetim pranë qendrës së tyre të punës dhe për studentë pranë zyrave të përcaktuara, kopjen e kartës së vaksinimit të dalë nga e-Albania.

    Për ata që nuk e kanë vaksinën do të kërkohet paraqitja periodike e testit PCR për të verifikuar infektueshmërinë. Përjashtim do bëhet vetëm për ata që kanë indikacion mjekësor të përcaktua me dokument mjekësor  për të mos bërë vaksinën. një dokument i cili do të vlerësohet përveç mjekut edhe nga specialistë të ISHP-së për të evidentuar një vendim jo fort të sakë", tha Rakacolli.

  • VIDEO

    Vaksinë me detyrim për stafet mjekësore, arsimtarët dhe studentët! Ora policore në 23:00! Pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID kush hyn në Shqipëri

    Komiteti Teknik ka marrë masa të reja. Nga 1 shtatori ora policore nga 24:00-06:00 do shkojë në 23:00 -06-00. Kush hyn në vendin tonë nga 6 shtatori duhet të paraqesë pasaportë vaksinimi, test negativ ose provë që kanë kaluar COVID. Një tjetër masë është vaksimin i detyruar për grupet më të rriskuara: Stafe mjekësore, arsimtarë dhe studentë

     
  • VIDEO

    'Delta po përhapet frikshëm', Manastriliu: 95% e qytetarëve të shtruar në spital të pavaksinuar, shtatori do të vijojë të jetë muaji i hapur për t'u vaksinuar

     

    Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në mbledhjen e zhvilluar nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, apeloi për vaksinim, duke i konsideruar shqetësuese shifrat në rritje të infektimeve nga varianti Delta. 

    “Nuk ka tani më asnjë dyshim se vala e re e Covid-19 ka mbërritur edhe më herët se sa vjeshta. Në Spitalin “Covid 1” janë pothuaj 100 të shtruar, 17 prej tyre në terapi intensive. Janë shumë më pak se sa në rajon, edhe falë shpejtësisë me të cilën Shqipëria nisi vaksinimin masiv, por janë shumë sidoqoftë po të kemi parasysh se jemi ende në gusht.Mjekët më kanë raportuar gjatë gjithë kësaj periudhe se, numri i të pavaksinuarve, është sa 95% e totalit të shtrimeve. Pra është fare e qartë se kush nuk është vaksinuar ende po rrezikon seriozisht, ndërsa përqindja fare e ulët e të vaksinuarve që preken është sidoqoftë shumë më e mbrojtur nga përkeqësimi fatal i sëmundjes”, u shpreh Manastirliu. 

    Duke bërë apel për vaksinimin anticovid, Manastirliu tha: “Vaksina shmang format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet. Vaksina bën dallimin a madh, mes jetës dhe vdekjes. Zgjedhja për të bërë apo jo vaksinën nuk është thjesht personale. Nuk është rasti klasik “ç’punë ke ti ç’bëj unë me trupin tim”. Jo! Refuzimi i armës mbrojtëse, që sot çdo qytetar e ka në dispozicion, falas, në çdo qendër shëndetësore në çdo cep të Shqipërisë, vë në rrezik jo vetëm jetën e kujt refuzon.

    Ai vë në rrezik jetën e familjarëve. Vë në rrezik jetën e miqve. Vë në rrezik jetën e shoqeve dhe shokëve në klasë apo auditor, të kolegëve e kolegeve në vendin e punës”. 

    Ministrja Manastirliu tha se nisur nga kjo situatë, do të zbatohet plani i detyrimit të vaksinimit për disa kategori. 

    “Shtatori do të jetë muaji i dytë i hapur për vaksinimin. Do të nisim shumë shpejt zbatimin e planit për kalimin në një tjetër fazë të fushatës së vaksinimit, ku detyrimi i disa kategorive për t'u vaksinuar do të bëhet në emër të së drejtës së të tjerëve për të mos u infektuar. Të gjitha vendet po lëvizin në këtë drejtim dhe ne do ta bëjmë pa humbur kohë në ditët në vijim”, nënvizoi Manastirliu. 

    Ministrja Manastirliu ka përsëritur apelin për vaksinim ndaj COVID19, duke e konisderuar si armë mbrojtëse për çdo qytetar për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

  • VIDEO

    Aksident i rëndë në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan, raportohet për disa të lënduar

    Pak minuta më parë një aksident i rëndë është shënuar në dalje të tunelit Tiranë-Elbasan.

    Sipas burimeve për Report Tv, raportohet se kanë mbetur të lënduar disa persona.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv