-
VIDEO
"Shtypi i dites dhe ju" me Elda Lamja
-
VIDEO
Një nga mrekullitë e papërsëritshme të natyrës shqiptare, Rama publikon video nga Valbona: Bukuri alpine
Ashtu sikurse e ka bërë zakon, edhe këtë mëngjes kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje të një prej pikave turistike të vendit tonë mjaft e frekuentuar nga turistët.
Bëhet fjale për Valbonën, për të cilën Rama me anë të videos evidenton bukurinë Alpine që ajo përcjell.
-
VIDEO
Me shpejtësi deri në 163 km/h dhe në gjendje të dehur, për 5 orë policia gjobit 35 shoferë dhe pezullon 16 patenta! 4 të arrestuar në Tiranë
Gjatë mbrëmjes së djeshme, si rezultat i kontrolleve për ndëshkimin e shoferëve që zbatojnë rregullat e qarkullimit rrugor, janë gjobitur 35 drejtues mjetesh dhe janë pezulluar 16 patenta. Ndërsa 4 shoferë kanë rënë në pranga, pasi 3 prej tyre drejtonin mjetin në gjendje të dehur ndërsa një lëvizte pa patentë.
-
VIDEO
Zjarr i madh në Selenicë, zjarrfikës nga Vlora e Fieri për të shuar flakët...rrezik për disa puse nafte
Zjarr i permasave te medha ne Gernec te Selenices, Vlore. Per te shuar vatren e zjarrit ne Gernec jane nisur forcat zjarrfikese te Vlores dhe Fierit. Nese merr permasa te tjera te renda zjarri mund te rrezikoje disa puse nafte ne zonen e Gorishtit
-
VIDEO
Rama për Huffington Post Italia: Shqiptarët e shohin si normale strehimin e afganëve! BE ka humbur busullën kur bëhet fjalë për zgjerimin! Në 3 shtator do jem në Itali
Vendimin për të strehuar afganë që u rrezikohet jeta në atdheun e tyre, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar si gjënë më të natyrshme që mund të merrte, përballë këtyre njerëzve që kërkonin ndihmë e që gjendeshin përballë vdekjes. Në intervistën e gjatë, Rama ka folur edhe për situatën e COVID në vendin tonë si edhe për procesin e vaksinimit,
-
VIDEO
Teuta mundi Vllazninë dhe fitoi Superkupën, përplasje mes 2 tifozerive pas ndeshjes
Ndeshja historike mes Teutës dhe Vllaznisë nuk ka përfunduar mirë. Dy tifozeritë janë përplasur me njëra-tjetrën, teksa nuk dihen detaje të tjera.
-
VIDEO
Fier/ Djali i shtëpisë në burg për vjedhjen e një biçiklete, fati i nënë e bijë të sëmurë mendore në dorë të askujt
Djali i shtëpisë, Eduart Caushaj nga Patosi ka rënë në burg pasi akuzohet për vjedhje, por me prangosjen e tij, 2 gra me probleme të shëndetit mendor janë lënë krejtësisht të vetme, pa asnjë ndihmë. Nëna Vitore Caushaj 62 vjeçe dhe motra Brunilda 35 vjeçe janë të vetme në shtëpi, teksa motra e 62-vjeçares flet për një skenar më të keq.
-
VIDEO
Aksident në Vlorë, makina përplas motorin
Një aksident është shënuar pak minuta më parë në Lunogmare të Vlorës, ku një automjet ka përplasur një motor, drejtuesi së cili ka mbetur i plagosur.
I lënduari është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal të Vlorës, për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor, ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
-
VIDEO
Përfundon procesi i regjistrimit fillestar të pasurive në Pogradec, hapet rruga për legalizimin dhe certifikimin e objekteve, Lame: Aplikoni në e-Albania
Kadastra Shqiptare ka lajmëruar se procesi i regjistrimit fillestar në Pogradec ka përfunduar.
Në këtë mënyrë i hapet rruga procesit të legalizimit dhe certifikimit të objekteve para viteve 91 si dhe objektet e reja të ndërtuara në këto 30 vjet. Janë 2919 pasuri në total, toka bujqësore që presin të pajisen me certifikatë pronësie pasi fermerët të kenë aplikuar për tu pajisur me certifikatën e pronësisë së tokës së përfituar me ligjin 7501.
-
VIDEO
Humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës, humb jetën shoferi 38-vjeçar, drejt spitalit pasagjeri në Lezhë
Një aksident i rëndë në të cilin ka humbur jetën 1 person dhe është plagosur një tjetër është shënuar pasditen e kësaj të shtune në aksin e vjetër Lezhë- Milot, në fshatin Manati, Lezhë.
-
VIDEO
‘Fluturojnë’ 71 patenta! Vendosen 1192 gjoba për shpejtësi të lartë dhe parakalime të gabuar, arrestohen 9 shoferë
TIRANË- Këtë të shtunë “kanë fluturuar” 71 patenta e ndërsa janë vendosur 1192 gjoba, për drejtuesit e papërgjegjshëm të makinave. Pjesa më e madhe e gjobave dhe patentave të hequra janë për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara si edhe parakalime të gabuara.
Ndërkohë, ka pasur edhe 9 shoferë të arrestuar 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 pa leje drejtimi. Këto masa u morën si rezultat i kontrolleve me radar, në rrugën interurbane Tiranë–Elbasan, Përrenjës, Peqin, Kavajë, Bypass Fier, Vlorë e Gjirokastër, Rruga e Kombit, Lezhë e Durrës, ku pavarësisht kontrolleve të shumta janë konstatuar përsëri shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë.
-
VIDEO
Larg frikës e terrorit, mes afganëve të akomoduar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë: Këtu jemi mirë, situata në Kabul është shumë e keqe, talebanët janë të rrezikshëm
Larg terrorit e frikës nga talebanët, afganët e akomoduar në Qytet Studenti në Tiranë shprehen se tashmë ata ndihen shumë më të qetë. E mes afganëve që kanë mbërritur në vendin tonë është edhe një gazetar, i cili tha për mikrofonin e kolegëve të tij në Shqipëri se në vendin tonë ndihet mirë.
Për situatën në Kabul ai tregon se është shumë e keqe, ndërsa shton se plani i tyre është që të qëndrojnë për disa javë në Shqipëri dhe më pas të largohen në SHBA.