• VIDEO

    Zonja rrëfen betejën me virusin: Më ka lënë si me të meta, vaksinohuni o popull mos bëni shaka

    Vendimi i Komitetit të Ekspertëve për vaksinimin me detyrim të stafeve mjekësore, arsimtarëve dhe studentëve u diskutua mëngjesin e sotëm në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një zonjë që telefonoi rrëfeu betejën e saj me virusin dhe tha se e ka lënë si me të meta. Bën apel për vaksinim.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 31 gusht 2021, Vaksinimi me detyrim, pro dhe kundër?

    Diskutime dhe debate të tensionuara mes telefonuesve. Qytetarët pro dhe kundër vendimit për vaksinimin me detyrim.

  • VIDEO

    Rama thirrje për të kryer vaksinën me një video nga Najada Çomo: Virusi është ende mes nesh, vaksinohu dhe shpëtoni jetë

    Në një kohë kur varianti delta është përhapur me shpejtësi dhe përbën pjesën më të madhe të rasteve pozitive me COVID-19, kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e tij me një thirrje nga shefja e Spitalit Infektiv, Najada Çomo për të kryer vaksinimin si një mënyrë për të shpëtuar jetë.

  • VIDEO

    I kërkuar për atentatin ndaj Edison Begës, çfarë deklaronte në 2016 Mitri Prifti për 'konfliktin' me Emiljano Shullazin

    Mitri Prifti, 36-vjeçari, i cili u shpall në kërkim për atentatin ndaj Edison Begës, në 2016 ka kallëzuar në policie, se si kushëriri i tij, ndërtuesi Jani Zaka, ishte kërcënuar nga Emiljano Shullazi, i cili donte t’i merrte një parking nëntokësor, me sipërfaqe 1 200 metër katrorë, në rrugën “Sali Butka”.

    Por vetëm një javë pasi emri i tij u përfol për lidhje me çështjen e Emiljano Shullazit, Mitri Prifti deklaroi në një intervistë për Report TV se jo vetëm që nuk e ka takuar kurrë, por as nuk e njeh Shullazin.

    Ai shprehej se është shokuar së tepërmi kur ka parë nëpër media të qarkullojnë foto apo të përfliten takime të tij me të implikuarit në këtë çështje, duke u shprehur se ajo që po e penalizon është fakti që ka kushëri Jani Zakën.

    “Në këtë histori nuk kam qenë kurrë i përfshirë dhe nuk jam i përfshirë. Papritur kam parë se përflitet në media, publikohen foto të miat dhe profesioni im, që e cila nuk është pozitive për jetën time. Unë thjeshtë jam kushëriri i dikujt që sipas mediave këtu ka një konflikt më të gjerë dhe kaq. Unë jam askushi në këtë histori” tha ai.

    Gjatë intervistës për Report TV, juristi Prifti tha se emrin e Shullazit e ka dëgjuar para disa kohësh, kur ai ka takuar Jani Zakën, duke i kërkuar të zgjidhet problemi me familjen Sinani, për çështjen e një prone.

    “Nuk e kam njohur, nuk e njoh, thjeshtë edhe njëherë siç është përfolur. Nuk kam lidhje me Emiljano Shullazin dhe me Blerimin. Emiljano Shullazi dikur ka qenë në një lagje me historinë Jani Zakës. I ka kërkuar, mesa di unë, mëse miqësisht të zgjidhet ky problem, pasi pretendimet e familjes Sinani kanë qenë të tilla që kundrejt Jani Zakës” ka thënë Prifti.

    Pyetjes se a ishte takuar ai ndonjëherë apo të ketë biseduar në telefon me shtetasin Blerim Shullazi, juristi Mitri Prifti i përgjigjej në këtë mënyrë:

    “Jam i shokuar kur shikoj ato deklarata e telefonata që paskan “ndodhur” mes meje dhe Emiljano Shullazit, absolutisht jo, nuk e njoh” ka shtuar ai.
     
    Sa i përket largimit të tij jashtë Shqipërisë, të pretenduar nga media, Prifti shprehet se udhëtimi i tij në Amsterdam ka qenë familjar dhe nuk ka lidhje me asnjë lloj kërcënimi. 

     

     

  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e martë 31 gusht 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga Basha flet për hapje të PD e distancohet nga ndryshimet kushtetuese Rama-Berisha te Afganistani, ameristani, albanistani e deri tek Bajrami në fushë ndaj Lewandowskit.

  • VIDEO

    Bie zjarr në një lokal në Shëngjin, raportohet për dëme materiale, digjen edhe dy makina të parkuara pranë tij

    LEZHË- Një zjarr ka rënë në një lokal në Shëngjin, ku për pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e zjarrit kanë marrë flakë edhe dy makina që ishin të parkuara aty pranë.

    Policia bën me dije se zjarri ka rënë  orës 03:50, në Shëngjin, Lezhë, dhe lokali është në pronësi të shtetasit E.B.,35 vjeç, banues në fshatin Manati, Lezhë.

  • VIDEO

    Viti i ri akademik, Dekani i Fakultetit Ekonomik: Studentët të vaksinohen, më 2 shtator nis faza e regjistrimeve në universitete

    Në pritje të nisjes së vitit të ri akademik ne auditore, dekani i Fakultetit Ekonomik Dhori Kule apeloi që studentët të vaksinohen për të parandaluar përhapjen e infeksionit, duke kujtuar se ky fakultet ka pasur dhe humbje për shkak të COVID-19.

    "Që të fillojmë mësimin fizikisht është i domosdoshëm vaksinimi. Mesazhi është ju lutemi të vaksinohen për të mbrojtur veten dhe kolegët e tyre që auditori të mos jetë qendër shpërndarje infeksioni. E përcjell këtë mesazh sepse fakultetit ekonomik për fat të keq COVID i rrëmbeu forcërisht dy profesoresha të nderuara edhe një student. Stafi akademik mbi 75% janë vaksinuar, pjesa tjetër janë në proces vaksinimi", tha Kule.

  • VIDEO

    Fluks në Morinë, radhë të gjata automjetesh në pritje për të hyrë në Kosovë

    Ditët e ngrohta me diell nuk kanë ndaluar pushuesit nga Kosova t'i drejtohen Shqipërisë, por fundi i verës ka sjellë edhe fundin e pushimeve për disa të tjerë, duke krijuar radhë kilometrike në pikën kufitare të Morinës. Paraditen e sotme u shënuan radhë të gjata automjetesh në hyrje të Shqipërisë, ndërsa pasditen e sotme ka patur fluks për të hyrë në Kosovë.

  • VIDEO

    Hapet ekspozita 'Sigurimi në fjalët e veta', Rama: Komunizmi tregim i lexuar nga librat, synojmë që këtë histori ta nxjerrim në ditë për të ardhmen

    Hapet ekspozita “ Sigurimi në fjalët e veta”! Kjo ekspozitë ka si synim që të hedh dritë mbi viktimat e diktaturës. Flet kryeministri Edi Rama.

    “Komunizmi tregim nga librat apo të moshuarve prandaj ne jemi përpjekur që të këtë histori ta nxjerrim në dritë në funksion të së ardhmes dhe atyre që janë prekur prej saj. Kontribut i rëndësishëm në vazhdën e kësaj përpjekeje", tha Rama. 

  • VIDEO

    Fondacioni Vodafone Albania dhe Vodafone Foundation Humanitarian Fund dhurojnë pajisje për luftën kundër zjarreve

    Vodafone Albania ka marrë masa të menjëhershme për t’iu përgjigjur situatës emergjente që u krijua nga dalja jashtë kontrollit e zjarreve në Shqipëri.

    Fondacioni Vodafone Albania dhe Vodafone Foundation Humanitarian Fund kanë vendosur të mbështesin Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, duke dhuruar materiale dhe pajisje në vlerën e 24,000 eurove, që do të shërbejnë në luftën kundër zjarreve.

  • VIDEO

    Të strehuar rreth 300 afganë, ambasadorja Yuri Kim dhe Xhaçka vizitë në Qytet Studenti

    Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja e SHBA, Yuri Kim kanë inspektuar qendrat studentore të Qytetit Studenti ku janë akomoduar rreth 300 afganë, të cilët do të qëndrojne aty përkohësisht deri në sistemin e tyre në qendra të tjera hoteliere.

    Deri më tani në vendin tonë janë strehuar 607 refugjatë afganë. Të gjithë afganët që kanë mbërritur fillimisht janë regjistruar në çadrat e ngritura në Rinas dhe më pas janë shoqëruar për t'u akomoduar një pjesë në konviktet e Qytet Studentit, ndërsa pjesa tjetër në hotele në Durrës dhe në Shëngjin.

  • VIDEO

    Garë shpejtësi në mes të natës në Unazë të Madhe, gjobiten dy shoferët në Tiranë! Në pranga 28 drejtues mjetesh në fundjavë, pezullohen 198 patenta

    Policia bën me dije se gjatë fundjavës në vend u arrestuan 28 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Janë pezulluar 198 patenta, nga këto 127 për shpejtësi tej normave të lejuara, 69 për drejtim mjeti në efektin e alkoolit dhe 2 për qarkullim në sens të kundërt.  

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv