-
VIDEO
Gazetarja e VOA, Kostreci: Në Afganistan ende 200 amerikanë, evakuimi i tyre varet nga bashkëpunimi me talebanët! Nëse ISIS-k kërcënon SHBA, do ketë sulme të tjerë ndaj tyre
SHBA evakuoi 80 mijë persona nga Kabuli dhe largoi trupat amerikanë nga Afganistani, por sipas gazetares shqiptare së Zërit të Amerikës, Keida Kostreci në Afganistan janë dhe rreth 200 amerikanë. Në një intervistë në Report Tv, Kosteci tha se evakuimi i amerikanëve të mbetur do të varet nga bashkëpunimi me talebanët, nëse ato do i mbajnë premtimet e tyre për të mos penguar largimin e amerikanëve të mbetur.
-
VIDEO
Vaksinimi i arsimtarëve me detyrim, mjeku ALban Ylli: Kush nuk pranon, duhet të testohet çdo javë, në të kundërt do pezullohen pa të drejtë page
Arsimtarët janë një ndër kategoritë në vend për të cilët vaksinimi është me detyrim, ndërsa për ata që nuk do të pranojnë të vaksinohen, mundësia tjetër do të jetë testim çdo javë.
Kështu u shpreh mjeku Alban Ylli, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, i cili tha në 'Report Tv' se ata që do të refuzojnë edhe testimin, do të pezullohen pa të drejtë page.
-
VIDEO
Mjeku Alban Ylli: Vjeshta do jetë e vështirë, jemi në mes të një vale të re të COVID! Vaksinimi, mënyra më e mirë për të kontrolluar pandeminë, ka shpëtuar mbi 1 mijë jetë
Mjeku Alban Ylli, anëtar i Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri me dije në 'Report Tv' se vendi ndodhet në mes të një vale të re të COVID. Sipas mjekut, niveli i transmetueshmërisë së virusit është shumë i lartë. Ai paralajmëron për një vjeshtë me shumë gjasa të vështirë, teksa thekson se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të kontrolluar pandeminë. Sipas mjekut, personat e vaksinuar e kanë riskun e infektimit 39 herë më të ulët se të pavaksinuarit.
-
VIDEO
‘Kampi i vdekjes’ në Vloçisht, përkujtohen viktimat e regjimit, familjarët duan eshtrat e të afërmve
Në ditën e të zhdukurve qytetarët e Maliqit kujtuan viktimat e që dhanë jetën në "Kampin e vdekjes" në Vloçisht. Familjarë, banorë të zonës dhe përfaqësues të Partisë Demokratike bënë homazhe në kujtim të atyre që dhanë frymën e fundit në atë kamp famëkeq.
"Shumica e tyre nuk ja dolën dot, bëhet fjalë për një kamp shfarosës me pak ushqim, me dhunë të paparë të komandës së kampit dhe me tortura çnjerëzore. Kanë qenë të burgosur njerëz të shquar si Mitrush Kuteli, Arshi Pipa, Sulejman Vuçiterna", tha Nebil Çika, kryetar i Shoqatës të Ish-të Përndjekurve.
-
VIDEO
Zjarr në fshatin Mançurisht në kufi me Gollobordën
Një zjarr ka rënë në fshatin Mançurisht, në kufi me fshatin Gollobordë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se zjarri ka rënë në tokat bujqësorë të këtij fshati. Drejt vendit të ngjarjes është nisur zjarrfikësja dhe policia ndërkohë që aktualisht zjarri nuk paraqet rrezik pasi është larg zonave të banuara. Ditët e fundit në disa zona të juglindjes ka pasur situata problematike të krijuara nga zjarri si ajo e parkut kombëtar te Prespës më pas mali i Thatë ndërkohë që vetëm pak minuta më parë është regjistruar edhe një tjetër vatër në Mançurisht.
-
VIDEO
Zjarr në Malin e Thatë në Pogradec, rrezikohet Parku Kombëtar i Galiçicës! Punonjësit e Zonave të Mbrojtura punojnë me mjete rrethanore për shuarjen e flakëve
Një zjarr ka përfshirë në Malin e Thatë në Pogradec. Punonjës të Zonave të Mbrojtura kanë nisur prej mëngjesit fikjen e zjarrit me mjete rrethanore pasi është e pamundur të ngjiten mjetet zjarrifëse
-
VIDEO
Dibër, i vuri tritol në makinë vëllait të tij Elton Debreshi, Gjykata lë në burg Alfred Debreshin
Gjykata cakton arrest në burg për Alfred Debreshin pasi i vuri tritol në makinë vëllait të tij Elton Debreshi ish kandidat për deputet.
-
VIDEO
Gazetarja e njohur afgane rrëfim tronditës në Report Tv: Talebanët të etur për gjak, na shpëtoni familjarët atje! Çështje jetë a vdekje nëse mbeten në duart e tyre
Deri tre javë më parë ishte gazetare e famshme në Afganistan dhe gjysma e familjes së saj ndodhet ende nën terrorin taleban. E vendosur në Qytetin Studenti, gruaja kërkon të mos i tregojmë identitetin e vertetë të saj, pasi ka frikë për fatin e njërëzve të saj. Duke u dridhur, tregon se ajo që ndodh në Afganistan, është larg asaj që bota shikon përmes ekraneve televizive. Talebanët janë të etur për gjak, njerëzit duhet të shpëtohen, është apeli i saj përmes Report Tv.
-
VIDEO
Atentati ndaj Edison Begajt në derë të shtëpisë, shpallet në kërkim autori jurist! Kanë lidhje familjare, sherri nisi në një lokal në Lungomare, 41 vjeçari e qëlloi me shpullë
Juristi Mitri Priftin 36-vjeç dyshohet se është autori i atentatit në derë të shtëpisë ndaj Edison Begaj në Kaninë në Vlorë. Mitri Prifti dyshohet se e ka plagosur Edison Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpullë në publik. Ky moment është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes
-
VIDEO
Aksidenti me 5 viktima në Qafën e Muzinës, përplasja tangente, s'ka gjurmë frenimi të 'Land Roverit'! Shoferja: Furgoni ishte me shpejtësi skëterrë, jo unë
Aksidenti i ndodhur mesjavën e shkuar në Qafën e Muzinës ku humbën jetën 5 persona, duket se po hyn në një etapë të re hetimesh. Burime konfidenciale nga grupi hetimor, konfirmojnë për Report Tv, se drejtuesja e Land Roverit Rexhina Çelhaka udhëtonte me automjetin e djalit të xhaxhait të saj nga Tirana në drejtim të Sarandës e mandej drejt destinacioneve të panjohura për të.
Çelhaka nën shoqërinë e shoqeve të saja, kishte përshkuar rrugën nga bregdeti jonian me ndihmën edhe të GPS në celular pasi ishte një terren i panjohur për të. Ndërmarrja e udhëtimit në drejtimin jugor për në Gjirokastër u ndërmor mesditën kur ndodhi aksidenti.
-
VIDEO
E qëlloi me armë pranë shtëpisë, si nisi sherri mes Priftit dhe Begajt në një lokal në Lungomare! 41 vjeçari e qëlloi me shpullë në publik
Burime nga Policia e Vlorës konfirmojnë se Mitri Prifti dyshohet se e ka plagosur Edison Begajn pas një konflikti që kanë pasur në një lokal në zonën e Lungomares. Gjatë sherrit Begaj e ka goditur Priftin me shpull në publik. Ky moment është filmuar nga kamerat e lokalit, ndërsa ka qenë kyç për zbardhjen e ngjarjes. Vetë Begaj ka treguar fillimisht në polici në lidhje me sherrin. Pas hetimeve, policia ka arritur të dokumentoj ngjarjen. Mbetet i paqartë sherri në lokal, pasi Begaj dhe Mitri kanë lidhje familjare me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
“Merre nusen për qejf direkt e në shtëpi” zotëria: Dasmat e ceremonitë mortore “bomba” me sahat
Dasmat e ceremonitë mortore janë si “bomba” me sahat për përhapjen e koronavirusit. Një zotëri që telefonoi në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv ishte shumë i shqetësuar dhe tha se marrin ftesa për dasma e nuk dinë se çfarë të bëjnë pasi ndihem edhe në siklet.