• VIDEO

    Rritja e rasteve dhe e shtrimeve në spitale, mblidhet sot Komiteti Teknik për masat anti-COVID! A do ketë vaksinim të detyruar për disa kategori?

    Komiteti Teknik i Ekspertëve pritet të mblidhet ditën e sotme për situatën e epidemisë në vend dhe masat anti-COVID në një kohë që po diskutohet dhe për vendosjen e vaksinën me detyrim për disa profesione

  • VIDEO

    Pas mbërritjes në Shëngjin, afganët dalin të shijojnë plazhin e Shëngjinit

    Pas akomodimit të 150 afganëve në një resort në Shëngjin, duket se disa prej tyre kanë dalë për të shijuar plazhin. Report Tv ka siguruar pamjet ku refugjatët afganë po shëtisin lirshëm buzë detit të Shëngjinit dhe po relaksohen.

    •  
  • VIDEO

    Pas strehimit në Qytetin Studenti dhe në Durrës, refugjatët afganë do të akomodohen edhe në Lezhë

    Refugjatët e parë afganë kanë mbërritur ditën e sotme pas mesnate në Lezhë dhe janë akomoduar në një resort në Shëngjin. Mësohet se është vënë në dispozicion stafi mjekësor për problemet që mund të kenë dhe testet Covid-19. Ambienti ku janë vendosur po ruhet nga forcat e policisë.

    •  
  • VIDEO

    Bankers, monitorim intensiv për tokën, ajrin, zhurmat dhe ujërat

    Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për përmirësimin e kushteve mjedisore brenda zonës së Patos Marinzës, Bankers Petroleum ka krijuar një program gjithëpërfshirës monitorimi që mbulon një sërë aspektesh mjedisore duke përfshirë: ujërat nëntokësore, ujërat sipërfaqësore, tokën, cilësinë e ajrit dhe zhurmat.

    Bankers përdor ekspertizën e disa firmave ndërkombëtare dhe kombëtare mjedisore si dhe analizat laboratorike për të zbatuar programin e monitorimit. Bankers përdor një sërë pajisjesh monitorimi në kohë reale në fushën e naftës.

  • VIDEO

    Mbërrijnë 150 qytetarë afganë në aeroportin e Rinasit, strehohen në Qytet Studenti dhe në Durrës! Në total në vend janë akomoduar 607 emigrantë

    150 qytetarë kanë mbërritur mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit.Ministria e Jashtme njofton se avioni i ardhur nga Abu-Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit të sotëm. 103 prej tyre janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteliere në Durrës. Në total deri tani janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit

  • VIDEO

    Masat anti-COVID, shqiptarët e Kosovës 'dynden' drejt bregdetit, krijohet fluks në Morinë

    Edhe pse në Kosove dhe në Shqipëri është paraqitur situatë e rëndë me përhapjen e madhe të koronavirusit, duket se kjo nuk i ka ndaluar kosovarët të vijnë për pushime në bregdetin shqiptar.

    Edhe pse jemi në përfundim të sezonit, masat e reja, si shtyrja e mësimit deri më 13 shtator iu ka hapur rrugë qytetarëve të Kosovës dalin jashtë kufirit.

    Gjithashtu pala shqiptare në Morinë nuk kërkon dëshmi vaksinimi apo test PCR. Mëngjesin e së hënës në hyrje për në vendin tonë është krijuar fluks i madh i automjeteve

  • VIDEO

    Durrës/ Parandalohet vrasja me pagesë, 3 të arrestuar, 2 prej tyre të dënuar më parë! Sekuestrohen 3 pistoleta e 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje

    Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 prej tyre me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe pronës, shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe armëmbajtjes pa leje.

    Tre të ndaluarit dyshohet se do kryenin një vrasje, kundrejt pagesës. 

    Sekuestrohen 3 pistoleta me fishekë në fole dhe 1 mitraloz me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, vlera monetare dhe sende të tjera.

    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë në qytet, kapjen e personave në kërkim ose atyre që disponojnë armë zjarri me vete, në bazë të informacioneve të siguruara nga strukturat e Komisariatit të Policisë Durrës, organizuan punën dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Misioni", në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    Aldi Mustafa, 35 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprat penale "Kanosja" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", i dënuar më parë me 10 vite burg, në Gjermani;

    Uran Zyka, 40 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Kanosja". Të dy këta shtetas janë me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit. 

    Tahir Gjinika, 33 vjeç, banues në Durrës.

    Këta shtetas qarkullonin në lagjen nr.15, Durrës, me mjetin tip "BMË", me drejtues shtetasin Aldi Mustafa. Në momentin e ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, të tre shtetasit kanë tentuar të largohen duke goditur mjetin e shërbimit të Policisë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë që ishin në operacion, por nuk kanë mundur dot pasi janë bllokuar nga mjete dhe shërbime të tjera të Policisë.  

    Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën: 3 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole, 1 armë zjarri mitraloz me fishekë në fole gati për qitje, municion luftarak, 2 laptopë, 9 telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin. 

    Strukturat hetimore të Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijojnë intensivisht punën hetimore për zbardhjen e plotë të këtij rasti. 

    Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale "Armëmbajtje pa leje".

    Ne perditesim...

  • VIDEO

    Beratasi parashikon “luftë” në Kuvend: Deputetë me gurë në xhep e shishe benzine që vetëm zihen

    I ashpër ishte në mendim dhe parashikim për sezonin e ri politik një telefonues nga Berati në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Ai tha se edhe deputetët e rinj do të zihen dhe në Kuvend do ketë sërish “luftë” pasi ka deputetë që rrinë me gurë në xhep e shishe benzine në çantë.

  • VIDEO

    “Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 30 gusht 2021, Sezoni i ri politik i qetë apo konfliktual?

    Nga klimë politike konfliktuale në dukje dhe dashuri në prapaskenë. Telefonuesit parashikojnë sezonin e ri në politikë.

  • VIDEO

    Operacion anti-drogë në Vlorë, asgjësohen 160 rrënjë kanabis, sekuestrohen 4 armë zjarri e municion luftarak! Momenti kur policia prangos dy persona

    Një operacion anti-drogë po zhvillohet në Vlorë, ku janë asgjësuar deri tani 160 rrënjë kanabis. Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona Dritan Selimajn dhe Augest Lamaj si dhe asgjësuar bimë canabis. Parcela më kanabis u zbulua nga agjentët e antidrogës në terren, në fshatin Bestrovë. Burime nga policia së Vlorës bëjnë me dije se janë sekutestruar dhe 4 armë zjarri.

     
  • VIDEO

    'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e hënë 30 gusht 2021

    Titujt e gazetave për sot, nga PD me 4 nënkryetarë ja edhe emrat e drejtuesve të rinj te as hero e as tradhëtar e deri tek Superkupa e Teutës.

  • VIDEO

    Hyjnë në fuqi masat kufizuese në Kosovë, dhjetëra qytetarë kthehen nga pala kosovare në Morinë, nuk kishin test anti-COVID ose certifikatë vaksinimi

    Nga dita e sotme, në Kosovë do të futen në fuqi masat e reja anti-COVID të cilat do të zbatohen deri me datë 13 shtator. Të gjithë personat që do të futen në Kosovë, pavarësisht shtetësisë, do duhet të tregojnë dëshminë e vaksinimit apo teste PCR/antigen ose në të kundërtën duhet të izolohen për shtatë ditë. Kjo masë do të zbatohet edhe për shtetasit shqiptarë, të cilët janë kthyer ditën e sotme nga pala kosovare në Morinë për shkak se nuk ishin të pajisur me test ose certifikatë vaksinimi.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv