-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 1 shtator 2021,Kupola e PD-së e largimi i kritikëve.
Telefonuesit diskutojnë dhe debatojnë për kupolën e re drejtuese të PD-së dhe largimin e kritikëve të Bashës.
-
VIDEO
Zgjerohet gjatë natës vatra e zjarrit në Malin e thatë, është prekur edhe Parku Kombëtar i Galiçicës.
Sipas të dhënave një grup pune prej 10 vetash ka shkuar që në orët e para të mëngjesit drejt vatrës, ndërsa janë nisur edhe punonjës të zjarrfikëses, emergjencave civile, ndërmarrjes së punëve publike, nga zonat e mbrojtura dhe vullnetarë, banorë të zonës.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e mërkurë 1 shtator 2021
Titujt e gazetave për sot, nga rrugëtimi i ri i Bashës drejt Parlamentit te në gusht më shumë se 13 mijë infektime nga Covid e deri tek PSG tërboi Realin e Griezmann tek Atletico.
-
VIDEO
Rama për Radio BBC: NATO organizatë pa shtyllë kurrizore, të bënte më shumë për afganët! Qëndrimi në Shqipëri do zgjasë, derisa të marrin vizë për në SHBA
Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Sllovenia për Radio BBC ka folur sërish për strehimin e afganëve, ku nënvizoi se ata do të qëndrojnë në vendin tonë der isa të marrin vizë për në SHBA.
-
VIDEO
Sot nis mësimi plotësues në shkolla, udhëzimi: Mësuesit të vaksinohen deri më 30 shtator! Masat anti-COVID që duhet të ndiqen në klasa, maska me detyrim
Ditën e sotme nis mësimi plotësues në shkolla, për plotësimin e mangësive nga mësimi online, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar edhe udhëzimin me masat anti-COVID që duhen respektuar.
Në zbatim të vendimit të Komitetit Teknik për vaksinimin me detyrim, mësuesit duhet të marrin vaksinën deri më 30 shtator.
Nëse ka mësues që nuk mund të vaksinohet as pas 30 shtatorit duhet të paraqesë arsyetimin nga mjeku. Njëjtë si mësuesit, vaksinën duhet ta marrë i gjithë personeli i shkollave, sanitaret dhe rojet.
I njëjti detyrim vlen edhe për personelin që shërben në shkolla, sanitaret dhe rojet, që duhet të kenë marrë vaksinën kundër COVID deri më 30 shtator. Në të kundërt, po ashtu sikurse mësuesit, edhe ata do të duhet të paraqesin arsyet në rast mosvaksinimi.
Ndërkohë, mes rregullave të tjera të listuara nga ISHP, që duhet të respektohen në shkolla është edhe mbajtja e maskës me detyrim për çdo person gjatë qëndrimit në ambientet e shkollave. Në klasa, nxënësit duhet të qëndrojnë në një distancë 1.5 metra nga njëri-tjetri dhe ambientet duhet të ajrosen vazhdimisht. Nxënësve të ciklit të ulët u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orarit të mësimit, ndërsa nxënësit e ciklit të lartë duhet të mbajnë maskën në ambiente e brendshme në shkolla. Po ashtu, pavarësisht nëse janë vaksinuar apo jo, mbajtja e maskës në klasa, do të jetë e detyruar edhe për mësuesit.
Në ushëzimin e ISHP thuhet po ashtu se nuk do të lejohet që një nxënës të dali nga godina dhe të rikthehent përsëri në të, brenda ditës. Do të lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës, ndërsa dalja nga ambientet e shkollës do të bëhet sipas rregullave duke ruajtur distancimin social dhe fizik, nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë.
Mësimi plotësues do të zgjasë deri më 24 shtator dhe më 27 shtator do të nisë zyrtarisht viti i ri shkollor.
-
VIDEO
Maliq/ Makina merr flakë pasi furnizohet me gaz dhe bie në kanal, dëgjohen 3 shpërthime! Shoferi dhe pasagjeri pësojnë djegie në trup, dërgohen drejt spitalit
Një makinë është përfshirë nga flakët pak momente më parë në aksin Korçë-Pogradec, në afërsi të Maliqit.
Pasi është furnizuar me gaz në nje prej pikave të karburantit në vendin e quajtur Gryka e Pocestës, sapo ka dalë në rrugë nga kjo pikë karburanti, makina është përfshirë nga flakët duke shkaktuar panik te drejtuesi dhe pasagjeri.
-
VIDEO
Himarë/ Fshatin Pilur nën 'pushtetin' e flakëve prej orës 9 të mëngjesit! 15 zjarrfikës në terren për vënien nën kontroll të zjarrit
Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë fshatin Pilur në Himarë. Zjarri ka rënë që prej orës 9 të mëngjesit, ndërsa pavarësisht punës nga zjarrfikësit, sërish situata nuk është vënë nën kontroll. Në terren janë përfshirë 15 zjarrfikës, 3 mjete nga Himara dhe 1 nga Saranda që po punojnë për shuarjen e flakëve. Për momentin nuk flitet për rrezik për banesat.
-
VIDEO
Pogradec/ Riaktivizohet nga era zjarri në Malin e Thatë, flakët përhapen në Parkun e Galiçicës
Era ka riaktivizuar zjarrin në Malin e Thatë në Pogradec. Edhe pse gjatë ditës kanë punuar specialistë të Zonave të Mbrojtura me mjete rrethanore, zjarri nuk është arritur të vihet në kontroll.
Sipas të dhënave pjesa më e madhe e flakëve tashmë janë përhapur në Parkun e Galiçicës, por ende nuk ka asnjë reagim nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Nëse vijon me këto ritme dhe pa ndërhyrje, rrezikon prekja e pyllit në pjesën e Maqedonisë së Veriut.
-
VIDEO
Grumbullimet masive janë bërë shkak për përhapjen me shpejtësi të Covid-19 në qytetin e Shkodrës
-
VIDEO
Nesër nis mësimi plotësues në shkolla, udhëzimi: Mësuesit të vaksinohen deri më 30 shtator! Mjeku Alban Ylli: Kush s'pranon, testim çdo javë, në të kundërt do pezullohet
Nesër nis shkolla për të gjithë ata që duan mësim plotësues deri në çeljen zyrtare me 27 shtator. Sipas udhëzimit të ISHP-së, mësuesit duhet të jenë të vaksinuar deri më 30 shtator. Pas kësaj date, ata duhet të dokumentojnë arsyet përse nuk mund ta bëjnë vaksinën dhe t’i nënshtrohen tamponit çdo javë. Kush kundërshton, pezullohet pa të drejtë page, tha epidemiologu Alban Ylli në Report Tv. Me detyrim vaksinimi është edhe për sanitaret në shkolla dhe rojet.
-
VIDEO
E strehuar në Shqipëri, gazetarja afgane për BBC: Largimi, vendim i vështirë! Populli shqiptar shumë mikpritës, në Tiranë po na trajtojnë në mënyrë të shkëlqyer
Vendimi për largimin nga vendi i saj ishte më i vështirë që mund të merrte, por gazetarja afgane, e strehuar në Tiranë, tha për BBC se ndihet falënderuese për mikpritjen që gjeti në Shqipëri.
Ndërsa falënderon popullin shqiptar dhe kryeministrin Edi Rama, gazetarja afgane shprehet se ata u pritën mjaft mirë në Tiranë dhe se kujdesi që po tregohet për ta është i shkëlqyer.
-
VIDEO
Strehimi i afganëve, Rama për BBC: Vendet e pasura nuk po na ndihmojnë! Shqiptarët treguan se kanë zemër të pasur
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për BBC në lidhje me strehimin e afganëve në Shqipëri duke thënë se shqiptarët kanë zemër të pasur dhe se po ndihmojnë njerëzit në nevojë. Ai tha se deri tani nuk ka marrë asnjë ndihmë nga vendet e pasura, por se Shqipëria po ja del në bashkëpunim me disa organizata.