-
VIDEO
Gjirokastër/ Zjarr në Lunxhëri, era përhap flakët rrezikohen banesat e fshatit Gjat
Zjarr masiv mbi fshatin Gjat në Lunxhëri është aktivizuar mbrëmjen e sotme. Për shkak të erës së fortë flakët po përhapen me shpejtësi në drejtim të banesave të fshatit duke i rrezikuar ato.
-
VIDEO
Report Tv zbardh emrat e ekipit të ri të Bashës! Nishani zëvendësohet nga Edi Paloka! Rushaj kreu i grupit parlamentar, rikonfirmohet Gazmend Bardhi! Rrit numrin e nënkryetarëve të partisë
Report Tv zbardh emrat e ekipit të ri të Lulzim Bashës që që të votohen nesër në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Basha zëvendëson Nishanin, me të besuarin e tij Edi Palokën, e ndërsa konfirmon në detyrë Gazment Bardhin si Sekretar i Përgjithshëm. “Shpërblen” drejtorin e fushatës në zgjedhjet e 25 prillit, Alfred Rushajn si Kryetar i Grupit Parlamentar. Jemin Gjanën e rikonfirmon si kryetar i Komisionin Zgjedhor! Nuk mungojnë në poste drejtuese në PD dhe emrat e rinj si Ori Nebiaj, Jonila Godole dhe Belind Këlliçi.
-
VIDEO
VIDEO/Lojëra, të qeshura dhe argëtim, si po kalojnë kohën fëmijët afganë në Qytetin Studenti
Sapo janë akomoduar në godinën 11 dhe 12 të Qytetit Studenti, por fëmijët janë duke u argëtuar me lojëra të ndryshme, ku buzëqeshja mbizotëron në fytyrën e tyre.Në një video brenda ambienteve ku ato po qëndrojnë, duket se tensionet, krismat e armeve dhe tmerret e para me sy po harrohen dhe vendin e zënë të qeshurat dhe argëtimi.
-
VIDEO
Nga gazetarë e pilotë, afganët në Qytet Studenti për Report Tv: Jemi të sigurt këtu, por duam të ikim në SHBA! I riu: Pashë shpërthimin në aeroport, vdiqën shumë njerëz
Nuk është më shumë se 19-vjeç dhe prej dy ditësh bashkë me nënën dhe motrën janë sistemuar në një nga dhomat e qytetit studenti. Studenti afganas, i cili mbërriti në Shqipëri me avionin e dytë akoma ka përballë imazhet e terrorit që la pas në Kabul. Tregon se kanë fjetur nëpër rrugë, mes pluhurit dhe urisë. Ditën që në aeroport ndodhi një shpërthim, ai ishte aty.
"Dita e fundit ishte shume keq, fjetëm nëpër rrugë, nuk kishim ku të rrinim, kishte pluhur. Në aeroport kishte shumë njerëz që po rrinin jashtë duke pritur për një mundësi për të hyrë brenda, por nuk lejoheshin dhe shume njerëz vdiqën dhe aty. Ditën që ne erdhëm ishte një bombë në aeroport dhe shume njerëz vdiqën aty nga shpërthimi. Nuk ka siguri për ne atje. Nuk kishim as bukë, nuk kishim ku ti gjenim, amerikanet po na jepnin ushqimin e tyre", tha studenti
-
VIDEO
Shkrumbohet nga flakët një Range Rover në autostradën Tiranë-Durrës
Një Range Rover është shkrumbuar në autostradën Tiranë-Durrës. Raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz, por makina është djegur krejtësisht
-
VIDEO
Rama intervistë për ANSA-n : 'Ballkani i Hapur', nuk mund të zëvendësojë integrimin evropian! Shqipëria ëndërron BE-në me 'çdo kusht'
"Unë nuk jam optimist apo pesimist, jam vetëm një realist. Unë e di, të gjithë e dinë se kjo nuk varet nga ne, por nga Bashkimi Europian', kështu u shpreh kryeministri Edi Rama, në një intervistë për ANSA, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me vonesat e vazhdueshme në hapjen e negociatave të pranimit në BE të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe mbi pasojat e mundshme në Ballkan dhe BE në rast hezitimi të mëtejshëm
-
VIDEO
’Sot refuzojnë vaksinën, dje lyenin kokën me vajguri’, batuta e shkodranit ndez të qeshura në studio
-
VIDEO
VIDEO-LAJM/ Rrezikon jetën e qytetarëve, shoferi ecën kundërvajtje në autostradën Tiranë-Durrës
Një drejtues makine ka vënë në rrezik serioz jetën e dhjetëra shoferëve që vijnë nga Durrësi për në Tiranë.
Siç shihet nga një video e siguruar nga Report Tv, një makinë po ecën kundërvajtje në autostradën Tiranë-Durrës, dukë u kthyer në një rrezik potencial për aksidente, me pasoja fatale.
-
VIDEO
Kërcimet në trafik kthehen në trend! Dasmorët në Fushë-Krujë dalin nga makinat dhe ia marrin valles në semafor të kuq! Qytetarët presin të mbarojnë shfaqjen
Kërcimet në rrugë po kthehen në trend ditët e fundit në vendin tonë! Pas rastit të Laçit, dasmorët në Fushë-Krujë kanë dalë nga makina teksa semafori ka qenë i kuq dhe kanë filluar të kërcejnë
-
VIDEO
Sarandë/ Kthyen garazhin në bazë kokainë, një në pranga, një në kërkim, sekuestrohet 1.2 kg kokainë
Sarandë/ Kthyen garazhin në bazë kokainë, një në pranga, një në kërkim, sekuestrohet 1.2 kg kokainë Sarandë/Finalizohet një tjetër operacion antidrogë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Operacioni policor i koduar "Çuka" i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Sarandë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë. Shpërndanin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Sarandës, vihet në pranga 1 shtetas shpallet në kërkim 1 tjetër.
-
VIDEO
Kishte fshehur automatikun në kofanon e makinës, arrestohet 44-vjeçari në Fier
FIER- Një 44-vjeçar është arrestuar në Fier sepse pas kontrollit të ushtruar nga policia ka rezultuar se në kofanon e makinës kishte fshehur një automatik dhe 30 fishekë. Si pasojë 44-vjeçari është arrestuar, ndërsa është sekuestruar arma e zjarrit dhe krehëri me 30 fishekët.
Burime zyrtare për Report Tv bëjnë me dije se 44-vjeçari është identifikuar si Artur Muka(Plaku), banues në Fier. Ndërsa ai ka qenë duke udhëtuar në lagjen 1 maji me një mjet tip "Citroen", në momentin që i është ushtruar kontrolli.
-
VIDEO
2 avionë të tjerë me 182 afganë mbërritën në orët e para të mëngjesit në Shqipëri! Shkon në 417 numri i të strehuarve në Tiranë e Durrës
Në orët e para të mëngjesit mbërritën dy avionë të tjerë me afganë në vendin tonë mes të cilëve edhe fëmijë. Në orën 3.50 mbërriti në aeroportin e Rinasit avioni me 154 pasagjerë, 108 prej të cilëve u vendosën në Qytet Studenti dhe pjesa tjetër në struktura hoteliere në Durrës.