-
VIDEO
Ekzekutimi në Malësinë e Madhe, 4 plumba në trupin e Sokol Çelës! Vrasësi u njoh me zonën dhe ndoqi viktimën! Dëshmi se një burrë misterioz ka pyetur për Pyllin e Gështenjave
10 gëzhoja gjetën hetuesit brenda dhe jashtë makinës së ish policit Sokol Çela që u vra mesnatën e shkuar 50 metra larg shtëpisë së tij në Reç të Malësisë së Madhe. Në trup 59-vjecari, një ish i dënuar për vrasje aksidentale të kolegut në vitet 1989, kishte marrë 4 plumba, një prej tyre në zemër. Ekspertët akoma nuk e besojnë se si shpëtoi bashkëshortja e tij Bardha e cila ishte ulur në sediljen e parë të furistradës me targa angleze. Ndenjësja ishte shpuar me dy plumba. Gruaja u tha policëve pas ngjarjes se ishte ulur poshtë në makinë sapo i shoqi bërtiti kur pa se atentatorët u kishin prerë rrugën.
“Vrasësi i ka ruajtur, ai ka qenë në dijeni që në makinë Çelaj ndodhej me gruan. Ndaj ka qëlluar me breshëri për të mos lenë dëshmitarë pas’ tregon për Report TV një ekspertë i kryerjes së vendit të ngjarjes.
-
VIDEO
Strehimi i afganëve, Gjikondi: Shqipëria i dha mësime të mëdha botës! Qeveria e re me ministra teknicienë, Rama do të lërë gjurmë në histori!Bashën e krijoi Berisha, ai do jetë varri i tij
Shqipëria i hapi dyert afganëve të cilëve u rrezikohet jeta nga talebanët, ku prej 2 ditësh në vendin tonë kanë mbërritur 275 prej tyre. Ky veprim për aktivisten e shoqërisë civile Brizida Gjikondi ishte një nga mësimet e mëdha që Shqipëria e vogël i dha botës. Në një intervistë për Report Tv, Brizida tha se ky veprim i jep Shqipërisë vlera të mëdha në aspektin moral dhe po tregon vlerat e demokracisë dhe lirisë, ndërsa vetë Europa nuk ka një qëndrim të unifikuar për pranimin e refugjatëve.
-
VIDEO
Larg frikës e terrorit, mes afganëve të strehuar në Qytet Studenti edhe gazetarë e studentë: Këtu jemi mirë, situata në Kabul është shumë e keqe, talebanët janë të rrezikshëm
Larg terrorit e frikës nga talebanët, afganët e akomoduar në Qytet Studenti në Tiranë shprehen se tashmë ata ndihen shumë më të qetë. E mes afganëve që kanë mbërritur në vendin tonë është edhe gazetar, i cili tha për mikrofonin e kolegëve të tij në Shqipëri se në vendin tonë ndihet mirë.
-
VIDEO
Rritje temperaturash me 2 gradë, ja si parashikohet moti për ditën e sotme
Dita e sotme ka nisur me diell, ndërsa duket se këto kushte moti do të na shoqërojnë përgjatë gjithë kësaj të shtune.
Sipas Meteoalb kthjellimet të dominojnë zonat bregdetare, ndërsa vranësira kalimtare do ketë në disa pjesë të vendit.
-
VIDEO
Mes dhimbjes e trishtimit, kolegët i thonë lamtumirë kompozitorit Kujtim Alija, Alfred Kaçinari: I pazëvendësueshëm! Bujar Qamili: Muzikant nga ata që nuk harrohen kurrë
Mes dhimbjes e trishtimit, kolegët i kanë dhënë sot lamtumirën 'Mjeshtrit të Madh', kompozitorit Kujtim Alija, i cili tashmë ka lënë vendin bosh në jetën artistike jo vetëm të Shkodrës, por të gjithë vendit. 'Një artist që nuk harrohet kurrë, që i dha Shkodrs Shpirtin', me këto fjalë e përcjellë 'Mjeshtrin e Madh' këngëtari Bujar Qamili.
-
VIDEO
Bulqizë/ Kreut të Sindikatës së Minatorëve dhe ish-kandidatit për deputet, Elton Debreshit iu vu tritol në makinë, autor vëllai i tij, arrestohet
Pavarësisht dyshimeve që u hodhën, sipas policisë pas vendosjes së tritolit në automjetin e minatorit dhe ish- kandidatit ët pavarur për deputet në Dibër, fshihej pikërisht i vëllai. Alfred Debreshi, 29 vjeç, u vu në pranga ditën e sotme nga Policia. Nuk dihet nëse dy vëllezërit kishin konflikte me njëri-tjetrin.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 28 gusht 2021, Afganët mbërrijnë në Shqipëri.
Telefonuesit komentojnë mbërritjen e refugjatëve afganë në Shqipëri dhe shprehen pro strehimit të tyre në vendin tonë.
-
VIDEO
Vinin nga Fieri dhe bënin kërdinë me vjedhjet në Lushnje, 3 të arrestuar! Grabitën 2 biznese dhe 4 banesa, sekuestrohen para dhe sende me vlerë
Vinin nga Fieri dhe bënin kërdinë me vjedhjet në Lushnje duke u kthyer në tmerrin e qytetarëve. Në pranga janë vënë 3 persona, të cilët akuzohen për vjedhjen e 2 bizneseve dhe 4 banesave. Janë sekuestruar 3830 euro, 40 paund, 125.200 lekë të rinj, disa bizhuteri, 3 aparate celularë, pajisje që përdoreshin për vjedhjet.
-
VIDEO
E quajti “dhëmballë e prishur”, telefonuesi i bindur: Rama e do Berishën në Kuvend, PD të ndërrojë lider
Në një takim me deputetët kryeministri Edi Rama e cilësoi Sali Berishën si një “dhëmballë e prishur” në PD. Por për një telefonues në “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv Rama e do Berishën në Kuvend dhe ai kujton marrëveshjet mes tyre. Zotëria thotë se PD duhet të ndërrojë lider.
-
VIDEO
Shkodra i thotë sot lamtumirë 'Mjeshtrit të Madh', nisin homazhet në teatrin 'Migjeni" për kompozitorin Kujtim Alija
Në teatrin 'Migjeni' në Shkodër, dhjetëra të afërm e qytetarë po i japin lamtumirën e fundit Mjeshtrit të Madh të Muzikës, kompozitorit Kujtim Alija. Kortezhi është shoqëruar nga banda e qytetit, e cila u drejtua për shume vite nga profesor Kujtim Alija. Shkodra sot është në zi, në lamtumirën e fundit të profesor Kujtim Alisë
-
VIDEO
Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e shtunë 28 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Mark Marku trazon PD-në te dorëheqjet e gushtit e deri tek rreng "djallëzor" Sitit Ronaldo firmos me Junajtid.
-
VIDEO
Mbërritja e 154 afganëve Xhaçka: Një pjesë e madhe, gra aktiviste që i rrezikohej jeta nga talebanët
Veprimtarë të shoqërisë civile, gra që kanë kërkuar të drejtat e tyre, janë mes 154 afganëve që mbërritën mbrëmë në vendin tonë. Nga aeroporti i Rinasit, nga ku i uroi mirëseardhjen afganëve, Xhaçka tha se ata ishin një kategori shumë e rrezikuar nga talebanët dhe mbërritja e tyre në vendin tonë, për Xhaçkë, është lehtësim.
"Një pjesë e madhe veprimtarë të shoqërisë civile, gra që kanë qenë të zëshme për të drejtat egrave dhe një kategori që janë shumë të rrezikuar nga talebanët. Nuk ishte lehtë t'i sillnim kanë kaluar ditë jashtëzakonisht të vështira. Një pjesë e madhe janë edhe studentë. Është lehtësim i madh që mundëm 'i sillnim", thotë Xhaçka.