-
VIDEO
Akuzohet se vrau me plumb në kokë shokun në Babicë të Vlorës për pazaret e drogës, Gjykata lë në burg Bledar Selmanajn! Autori nuk pranon krimin
Lihet në burg Bledar Selmanaj, autori i vrasjes së 25-vjeçarit Xhuliano Bullari në Babicë të Vlorës. Burime për report Tv bëjnë me dije 39-vjeçari nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet. Seanca gjyqësore ka zgjatur më shumë se dy orë, ndërsa gjyqtari i çështjes ka pranuar masën arrest me burg të kërkuar nga prokuroria Flora Çela.
-
VIDEO
Itinerari i afganëve drejt Shqipërisë! Avioni u nis nga Kabuli, u ndal tranzit në Gjeorgji
Report tv ka pasqyruar në mënyrë grafike rrugëtimin e afganëve të parë që kanë mbërritur në vendin tonë. Siç shihet edhe nga grafika, avioni çarter është nisur nga aeroporti i Kabulit në Afganistan dhe është drejtuar fillimisht për në Gjeorgji ku është ulur në kryeqytetin Tbilisi dhe ka kryer një ndalesë tranzit.
Më pas avioni është nisur drejt Tiranës dhe është ulur në aeroportin e Rinasit. Nuk dihet nëse do të ndiqet i njëjti itinerar edhe për mbërritjen e afganëve të tjerë në vendin tonë, Kabul-Tbilisi-Tiranë.
Mëngjesin e sotëm në orën 03:20 mbërritën 121 afganët e parë, të cilët janë akomoduar në 2 hotele në Durrës.
-
VIDEO
Vlorë/RENEA aksion blic anti-kanabis në Selenicë! 3 të arrestuar, mes tyre Ferdinand Llanaj! I shpëtoi atentatit para 4 vitesh, në 2011 i vranë të atin, i vëllai autor i masakrës së Çoles
Ferdinant Llanaj, i njohur me pseudonimin "Robi", Dritan Begaj, dhe Ergi Cura kanë rënë në prangat e Policisë në Vlorë, pas një aksioni blic anti-kanabis të RENEA-s dhe Forcave Operacionale në zonën e Otimës në Selenicë. Nga operacioni u asgjësuan 600 rrënjë kanabis, si dhe u sekuestruan 4 automjete, 2 prej të cilëve të blinduar. Ferdinant Llanaj është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ai i shpëtoi një atentati në vitin 2017.
-
VIDEO
Ishte në makinë me të kur e ekzekutuan, zbardhet dëshmia e gruas së Sokol Çelaj: Nuk e pashë autorin, ishte errësirë! Viktima ishte kthyer nga Anglia tre vite më parë
Sokol Çelaj, ka ndërruar jetë në spital. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ështe qëlluar me armë zjarri kallashnikov. 5-6 herë është qëlluar në drejtim të mjetit tip benz Foristrade me targa angleze. Sokol Çelaj, rreth 60 vjeç po udhetonte me mjetin e tij në drejtim të banesës rreth 50 m larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Së bashku me viktimën në makinë ishte edhe bashkëshortja e tij e cila fatmirësisht i ka shpëtuar plumbave.
-
VIDEO
Aksidenti me 5 viktima në Qafë-Muzinë, arrestohet shoferja e makinës që i preu rrugën furgonit! Dëshmia e 2 pasagjereve italiane në 'Land Rover': Automjeti rrëshqiti nga lagështia
Arrestohet Rexhina Çelhaka, 22-vjeçarja që i preu rrugën furgonit me pasagjerë në Qafë-Muzinë, duke shkaktuar kështu 5 viktima. Në dëshminë e dhënë nga dy vajzat italiane që ishin pasagjere në mjetin tip 'Land Rover' që drejtohej nga 22-vjeçarja, thuhet se furgoni e mori kthesën gjerë dhe Çelhaka ka frenuar në mënyrë që të shmangte përplasjen me furgonin, por mjeti i tyre ka rrëshqitur nga lagështira.
-
VIDEO
Pa zhurmën e armëve dhe frikë, fëmijët afganë nisin lojën në ambientet e hoteleve ku janë akomoduar
Pa zhurmën e armëve dhe frikës së vdekjes, fëmijët afganë tashmë të sigurt kanë filluar lojën në ambientet e hoteleve që janë akomoduar prej disa orësh në qytetin bregdetar, Durrësin.
Dy fëmijë, të pashqetësuar kanë dal në natyrë dhe po luajnë në kangjellat e ballkonit të hotelit.
Ndërsa një tjetër del, rregullon flokët jashtë derës së hotelit.
Në një video tjetër të siguruar nga Report Tv, shihet një familje afganësh, me plaçka nëpër duar që po i drejtohen dhomës së tyre për të gjetur qetësi pas “stuhisë” së përjetuar ditët e fundit.
-
VIDEO
Përplasen 2 makina në aksin nacional Korçë-Pogradec, mbetet i lënduar një person
Në aksident në të cilin janë përfshirë 2 automjete është shënuar mëngjesin e kësaj të premte në aksin nacional Korçë-Pogradec.
-
VIDEO
U arrestua për kanabis në Vlorë nga RENEA, Ferdinand Llanaj iu bë atentat para 4 vitesh, është vëllai i një prej autorëve të 'Masakrës së Çoles'
Ferdinand Llanaj, 43 vjeç, i arrestuar ditën e sotme nga RENEA për kultivim të kanabisit në banesën e tij, nuk është një emër i panjohur për policinë. 43-vjeçarit para 4 vitesh i është bërë atentat në 1 tetor 2017 gjatë kohës që po lëvizte me makinën e tij ku u qëllua me breshëri kallashnikovi pranë rrugës "Transballkanike".
Ferdinandi është vëllai i Aleksandër Llanajt i dënuar me 35-vite burg nga Gjykata e Krimeve të Rënda për masakrën në Lagjen "Cole". Ndërsa në vitin 2011 është vrarë me armë zjarri në një atentat Baftjar Llanaj, babai i tyre, teksa udhëtonte me një automjet tip "Benz".
Ngjarja më e rëndë ku janë të skeduar Llanajt është masakra e prillit 2015 në Vlorë, ku në ambientet e një lokali u qëlluan për vdekje me armë zjarri kallashnikov tre persona. Një nga autorët e identifikuar të masakrës ishte pikërisht Aleksandër Llanaj i cili në këtë ngjarje mbeti i plagosur. Llanaj u dënua me 35 vite burg për krimin e kryer në bashkëpunim me Ani Begaj, Bertil Alliaj dhe Albi Limaj. Viktimë e masakrës së “Coles” në 2015 mbetën Akil Hasanaj, Ardi Velaj dhe Albi Limaj. Ky i fundit ishte bashkëpunëtor i Llanajt në atentatin ndaj Hasanajt dhe Velajt brenda në ambientet e bar-kafesë.
Ndërsa në 2011-ën është regjistruar një tjetër ngjarje e cila ka lidhje me Llanajt. Baftjar Llanaj, babai i Ferdinandit dhe Aleksandrit mbetet viktimë e një atentati teksa udhëtonte me një automjet tip "Mercedes Benz".Të gjitha atentat për policisë kanë ndodhur si pjesë e hakmarrjes pas masakrës së Çoles.
-
VIDEO
Bulqizë/ I vendoset eksploziv makinës së Elton Debreshit, ish-kandidati i pavarur për deputet në Dibër, në zgjedhjet e 25 prillit
Elton Debreshit, ish-kandidatit të pavarur për deputet në Dibër në zgjedhjet e 25 prillit, i është vendosur eksploziv në makinë. Policia bën me dije se ngjarja u regjistrua rreth orës 01.00 të mëngjesit të sotëm në Bulqizë, ndërsa nga shpërthimi, fatmirësisht u shkaktuan vetëm dëme materiale.
-
VIDEO
Ditë të nxehta dhe temperaturat e larta, ulet ndjeshëm niveli i ujit në liqene dhe lumenj në Kukës
Ditët e nxehta dhe të thata të verës përgjatë muajit gusht, me temperaturë mesatare prej 39 gradësh, në Kukës kanë shkaktuar jo vetëm zjarre por edhe një ulje të ndjeshme të nivelit të ujit.
Gjatë këtij muaji liqeni i Fierzës ka renë me 18 metra, ndërsa aktualisht ka arritur në 278.25 metra mbi niveline detit nga 296.5 që është kuota maksimale.
-
VIDEO
Policia aksion blic anti-kanabis në Vlorë, disa persona të ndaluar, asgjësohen bimë kanabisi
VLORË- Një aksion blic anti-kanabis është zhvilluar ditën e djeshme në Vlorë. Ky operacion është konfirmuar nga burime për Report Tv, ndërsa mësohet se ka marrë pjesë njësia operacionale e Tiranës në bashkëpunim me atë të Vlorës.
Bëhet me dije se ka disa persona të ndaluar të cilët dyhsohe5t se merreshin me kultivim të lëndëve narkotike. Burime bëjnë me dije identitetin e një prej personave të ndaluar, i cili është identifikuar me inicialet F.LL.
-
VIDEO
I rrethuar me policë e roje sigurie, pamje nga hoteli 'Belvedere' në Durrës ku janë akomoduar 60 afganë! Familjarë të nënpunësve të fondacionin "Shoqëria e Hapur" të George Sorosit
Rrethuar me policë e roje sigurie, këto janë pamjet që vijnë nga hotel 'Belvedere' te Shkëmbi i Kavajës në Durrës, ku janë akomoduar 60 afganë, pjesë e grupit me 121 persona që mbërritën në ortë e para të mëngjesit në vendin tonë.
Bëhet me dije se afganët e strehuar në hotel 'Belvedere' janë familje nëpunësish, të cilët kanë punuar për fondacionin "Shoqëria e Hapur" të George Sorosit.
Afganët janë akomoduar nëpër dhoma, ndërsa në hotel ndodhen edhe psikologë e mjekë për trajtimin e tyre.