-
VIDEO
Nga bordi i avionit, Yuri Kim i uron mirëseardhjen afganëve dhe i ndihmon të zbresin valixhet: Faleminderit që jeni këtu
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i ka uruar mirëseardhjen nga bordi i avionit, grupit të afganëve që erdhën mbrëmë në vendin tonë, e shoqëruar edhe nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. 'Faleminderit që jeni këtu', i tha Yuri Kim afganëve, duke i garantuar mbështetjen. Ambsadorja nuk ka ngurruar t'i ndihmojë afganët, duke mbajtur edhe çantën e njërit prej tyre.
"Përshëndetje, unë jam Yuri Kim, ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Jam këtu me Ministren e Jashtme Olta Xhaçka dhe duam t'ju urojmë mirëseardhjen. Kryeministri i vendit, Edi Rama është poshtë duke pritur t'ju urojë mirëseardhjen, faleminderit që jeni këtu", u shpreh Yuri Kim.
-
VIDEO
Mbërritja e grupit tjetër të afganëve, Rama: Mes tyre aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë e gazetarë
Nga Rinasi, ku i uroi mirëseardhjen grupit tjetër të afganëve që mbërritën në vendin tonë, kryeministri Edi Rama bën me dije se mes 154 afganëve që mbërritën mbrëmë, mes tyre ka aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre.
"Mirëmëngjes pa u gdhirë dhe nga Rinasi ku deri sot kanë mbërritur 275 të arratisur nga Afganistani fatkeq, ndër të cilët edhe gra aktiviste të shoqërisë civile, pedagogë, punonjës institucionesh, gazetarë, së bashku me familjet e tyre, ju uroj një fundjavë të qetë", shkruan Rama.
-
VIDEO
95 emigrantët afganë strehohen në Qytet Studenti
95 emigrantët afganë që mbërritën një orë më parë në Rinas tashmë po strehohen në Qytetin Studenti. Report Tv ka siguruar pamjet nga pritja e emigrantëve afganë për tu akomoduar brenda godinave, të cilat janë përcaktuar për qëndrimin e tyre.
-
VIDEO
Mbërrin në Shqipëri grupi i dytë me rreth 150 afganë! Fluturimi i rradhës pritet pas mesnate! Do strehohen në Qytet Studenti
Ka mbërritur në Shqipëri grupi i dytë me afganë. Në Rinas ka mbërritur avioni me rreth 150 afganë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të ketë edhe një fluturim tjetër dhe avioni pritet të mbërrijë gjatë orës 1 të mëngjesit, me rreth 60 afganë. Këto 2 grupe do të strehohen paraprakisht në ambientet e konvikteve te Qytetit Studenti, ndërsa grupi i parë me 121 afganë u strehua në hotele në Durrës.
-
VIDEO
Sot pritet të vijnë rreth 210 afganë të tjerë në Shqipëri, të ndarë në 2 grupe! Fluturimi i parë në orën 23:00, i dyti pas mesnate! Do strehohen në Qytet Studenti
Pas të parit pritet të vijnë edhe 2 grupe të tjera afganësh në vendin tonë me rreth 210 persona. Burime për Report Tv bëjnë me dije se do të jenë 2 fluturime të njëpasnjëshme. I pari prtitet rreth orës 23:00 me rreth 150 afganë dhe fluturimi do të bëhet direkt Kabul-Tiranë. Kurse fluturimi i dytë do të jetë rreth orës 1 të mëngjesit, me rreth 60 afganë. Afganët do të strehohen paraprakisht në ambientet e konvikteve te Qytetit Studenti.
-
VIDEO
Kapet një familje emigrantësh të paligjshëm në Korçë
Një familje emigrantësh të paligjshëm është kapur në Unazën e qytetit në Korçë. Familja e përbërë prej 6 personash, dy prindërit dhe 4 fëmijë minorenë u konstatuan duke ecur në qytet. Kanë qënë shërbimet e Frontex që kanë kapur klandestinët. Priten që të dërgohen në drejtoria e kufirit për dhënien e deklarimeve
-
VIDEO
Rama: Të gjithë ata që nuk do jenë gjatë mandatit të tretë do të përfshihen në punët e ekzekutivit! Nis puna për dy fitoret e tjera
Gjatë një takimi me deputetët e vjetër dhe të rinj, kryeministri Edi Rama tha se ato do të vazhdojnë që të jenë të gjithë një skuadër për të përmbushur misionin e PS-së në krye të punëve të këtij vendi. Rama tha se të gjitha ata që gjatë mandatit të tretë nuk do të jenë në Kuvend do të kenë mundësi që të përshihen në punët e ekzekutivit dhe të partisë.
-
VIDEO
Objektivat për mandatin e tretë dhe bilanci i 4 viteve qeverisje, pas ministrave Rama mbledh deputetët 'e rinj dhe të vjetër'
Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, kryeministri Edi Rama ka thirrur ditën e sotme deputetët e vjetër dhe ato të rinj të dalë pas 25 prillit në një takim. Takimi vjen pak ditë para se Rama të bëjë publike emrat e qeverisë së re dhe të zhvillohet në Pallatin e Brigadave.
-
VIDEO
Afganët në Shqipëri/ Rama i takon në hotelet në Durrës, u jep dhurata fëmijëve: Ia dolët... tani filloni të mësoni shqip! Afganja: Faleminderit për bujarinë, erdhëm nga ferri në parajsë
Me dhurata në duar, kryeministri Edi Rama ka vizituar 121 fëmijë, gra e burra nga Afganistani, të strehuar në hotelet në Durrës, pasi mbërritën në vendin tonë në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke shpëtuar nga sulmet terroriste në Kabul që kanë sjellë një bilanc tragjik.
-
VIDEO
Aksident në Tapizë, makina përplas këmbësorin, 49-vjeçari përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur në Tapizë, Krujë, ku një mjet ka përplasur një këmbësor.
Policia njofton se një mjet me drejtues shtetasin Xhestjan Stafa, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. E., rreth 49 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
-
VIDEO
22 vjeçari ‘fluturon’ me fuoristradë me 159 km/h, nga Fieri i ikën policisë deri në Levan-Vlorë! Gjobitet dhe i hiqet patenta për 10 muaj
Aksidentet me bilanc tragjik viktimash rriten por shoferët nuk zënë mend. Një 22-vjeçar nga Durrësi, duke drejtuar mjetin fuoristradë me 150 km/h në Bypass-in e Fierit është konstatuar nga Policia Rrugore e Fierit, me radar, me shpejtësi 150 km/h dhe nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar. Ai ka vijuar me shpejtësi në drejtim të Vlorës, ku është konstatuar me 159 km/h në autostradën Levan-Vlorë, ku dhe është ndaluar nga policia. Si pasojë është ndëshkuar me gjobë 29.000 lekë të rinj, me 10 muaj pezullim të lejes së drejtimit dhe zbritje prej 6 pikësh nga leja e drejtimit.
-
VIDEO
Rritja e rasteve me COVID nuk ndalon ardhjen e pushuesve nga Kosova, fluks lëvizjesh në Morinë
Pavarësisht rritjes së rasteve me COVID, shqiptarët e Kosovës nuk ndalen së ardhuri në Shqipëri për pushime, edhe pse jemi në fund të sezonit turistik.
Edhe sot në Morinë pati fluks të lëvizjes së qytetarëve dhe mjeteve me destinacion bregdetin shqiptar. Tashmë jo për pushime të gjata, por për një fundjavë. Të pyetur për rritjen e rasteve dhe frikën e përhapjes së infektimeve me Covid 19 nga prania e Deltës, ata thonë se nuk kane frikë për shkak edhe të vaksinimit.