-
VIDEO
Shkodrani rrëfen dramën: Humba dy të afërme nga Covid të pavaksinuara, burrat e vaksinuar shpëtuan
Vaksinimi me detyrim u diskutua mëngjesin e sotëm në programin “Shtypi i Ditës dhe Ju” në Report Tv. Një telefonues nga Shkodra rrëfeu dramën kur tha se dy të afërme të tij humbën jetën nga Covid pasi ishin të pavaksinuara ndërsa burrat e tyre të vaksinuar shpëtuan.
-
VIDEO
“Shtypi i Ditës dhe Ju” me Andi Kapxhiun 27 gusht 2021, Vaksinimi me detyrim dhe vijnë afganët?
Telefonuesit pro dhe kundër vaksinimit me detyrim tek studentët e pedagogët. Flasin edhe për refugjatët afganë që erdhën në Shqipëri.
-
VIDEO
'Shtypi i Ditës dhe Ju', ja çfarë shkruajnë gazetat për sot e premte 27 gusht 2021
Titujt e gazetave për sot, nga Mark Marku dorëhiqet si deputet te vaksinimi detyrim për studentët e pedagogët e deri tek Interi për revansh ndaj Realit e Milani në grupin e "ferrit".
-
VIDEO
Mbërrijnë 121 afganët e parë në Shqipëri, akomodohen në Durrës! Rama: Braktisën tokën e tyre për të shpëtuar jetën! Yuri Kim: Krenarë t'ju quajmë mik e aleat! Xhaçka: Detyrimi ynë të mos i braktisnim
Në orën 3:20 minuta të mëngjesit të sotëm është ulur në aeroportin e Rinasit avioni i parë me 121 emigrantë afganë, mes tyre 11 foshnje, të cilët u larguan nga atdheu i tyre i pushtuar nga forcat terroriste talebane. Ministrja e Jashme Olta Xhaçka dhe ambasadorja Yuri Kim ishin të parat që pritën emigrantët afganë, ndërsa në aeroport iu dha asistenca e parë mjekësore e më pas janë transportuar drejt hoteleve në Durrës ku do strehohen përkohësisht.
-
VIDEO
Mbërritja e afganëve, Xhaçka: Ishin për 20 vjet aleatët tanë, e kishim detyrim mos i braktisnim në mëshirën e talibanëve! Jetë të shpëtuara nga tmerri i luftës
'Ishin për 20 vjet aleatët tanë, ishte një detyrim,që të mos i braktisnim në mëshirën e talibanëve', kështu u shpreh Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka nga aeroporti i Rinasit, ku priti 121 afganët e parë që mbërritën në vendin tonë.
Xhaçka e cilësoi momentin e mbërritjes së afganëve 'shumë emocionues', ndërsa u shpreh se janë 121 jetë të shpëtuara nga tmerri i luftës. Sipas Xhaçkës, frika për sulme terroriste, si asi që ndodhi ditën e djeshme në aeroportin e Kabulit, ishte shtysa për t'i evakuuar sa më shpejt ata nga Afganistani.
Xhaçka vë edhe njëherë theksin tek tradita shqiptare e mikëpritjes, ndërsa shkruan se nuk ishte rastësi as strehimi i hebrenjve e shqiptarëve të Kosovës.
Ministrja bën me dije se grupi i parë i afganëve do të strehohet në një strukturë hoteliere në Durrës, duke shtuar se afganët e tjerë që do të vijnë në ditët në vijim do të strehohen për pak ditë në konviktet e QS.
-
VIDEO
Ardhja e afganëve, Xhaçka dhe përfaqësues të ambasadës amerikane mbërrijnë në Rinas për t'i pritur
Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka dhe përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë mbërrijnë në Rinas për të pritur grupin e parë të afganëve që pritet të mbërrijnë në vendin tonë.
-
VIDEO
Atentat në Malësi të Madhe! Ekzekutohet 60 vjeçari, autori i doli para makinës dhe e qëlloi 6 herë me kallashnikov! Gruaja e viktimës u shpëton plumbave
Ekzekutohet me armë zjarri në Malësi të Madhe 60 vjeçari Sokol Çelaj. Atentati i është bërë teksa ka qenë duke lëvizur me makinën e tij, bashkë me bashkëshorten.
Autori i ka dalë para makinës, dhe ka qëlluar 5-6 here me zjarri kallashnikov në drejtim te mjetit tip Benz foristrade me targa angleze. Sokol Çela po udhetonte me mjetin e tij ne drejtim te baneses rreth 50 m larg vendit ku ka ndodhur ngjarja. Së bashku me viktimën në makinë ishte edhe bashkeshortja e tij e cila fatmirësisht u ka shpëetuar plumbave.
-
VIDEO
Mbërritja e afganëve, Rama poston video nga momenti i mbërritjes në Rinas: Fëmijë, gra e burra që braktisën tokën e tyre, për të shpëtuar jetën
Me pamjet nga aeroporti i Rinasit, kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen 121 afganëve të parë që mbërritën në vendin tonë rreth orës 03:20 të mëngjesit. M enjë postim në Twitter, Rama vë theksin edhe njëherë te tradita e mikëpritjes shqiptare. Rama shkruan se 121 fëmijët, gratë e burrat nga Afganistani që mbërritën mbrëmë, janë fatkeqë të cilët braktisën shtëpinë e tokën e tyre, për të shpëtuar jetën.
-
VIDEO
Sportet ujore në liqen, Pogradeci mbledh dhjetëra të rinj, pjesëmarrësit: Eksperiencë e paharrueshme, shijuam garën
Liqeni i Pogradecit mirëpriti këto ditë dhjetëra të rinj të cilët morën pjesë në sportet ujore. Kjo risi e dy viteve të fundit po tentohet të kthehet në një traditë për qytetin, ndërsa të rinjtë që morën pjesë e vlerësuan aktivitetin për disa arsye.
“Është një eksperiencë shumë e bukur dhe aspak e vështirë. Një eksperiencë që besoj të gjithë të rinjtë duhet ta provojnë dhe shijojnë, sidomos gjatë sezonit të verës. Shijojnë edhe ujin njëkohësisht, por edhe merren me aktivitete sportive. Unë nuk mendoj fare se sportet ujore janë të vështira. Vajzat mund të bëjnë jo vetëm sportet ujore, por edhe sporte të tjera akoma më mirë”, tha një prej tyre
-
VIDEO
Automjeti përplaset me pemën, një person mbetet i bllokuar, nxirret pas disa minutash dhe dërgohet me urgjencë në spital! Nga aksidenti të lënduar edhe 2 persona të tjerë
Tre persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Bëhet me dije se një automjet u përplas me pemë, ndërsa një nga personat e plagosur mbeti i bllokuar për disa minuta në automjet. Është bërë ndërhyrja me mjete për të prerë derën e automjetit e më pas nxjerrjen jashtë të të plagosurit
-
VIDEO
Flet motra e të mbijetuarës së aksidentit me 5 viktima në Gjirokastër: Dje kishte një parandjenjë të keqe! Ka thyer krahun, zoti është i madh
Flet motra e një prej vajzave që ka shpëtuar nga aksidenti tragjik me 5 viktima i ndodhur ditën e sotme në Qafë-Muzinë në aksin Sarandë-Gjirokastër. Ajo ka treguar se një ditë më parë e motra i kishte rrëfyer se kishte një parandienjë të keqe. Me furgon ajo po shkonte në Sarandë, aty ku ishin me pushime.
“Ishte shumë e tronditur dhe qante. Tha që ishte mirë më dhemb krahu. Kam pasur komunikim 1 minutë me telefon, nuk ka fat më të madh se di çfarë të them. Motra po vinte te unë, se ishim me pushime në Sarandë dhe më tha që ka një parandjenjë të keqe që dje. Zoti është i madh”, tha motra të mbijetuarës.
Mësohet se vazja që ka mbijetuart ishte shtatzënë dhe fatmirësisht ka mundur t’i mbijetojë aksidentit mjaft të rëndë që u regjistrua mesditën e sotme.
-
VIDEO
Shkon në 5 numri i viktimave në Qafë-Muzinë! Identifikohet shoferi që ndërroi jetë, babai i tre fëmijëve, bënte linjën Tiranë-Sarandë
Ka shkuar në pesë numri viktimave nga aksidenti që ndodhi pasditen e sotme në aksin Sarandë-Gjirokastër. Mësohet se një nga të plagosurit rëndë i cili ndodhen në furgon ka ndërruar jetë. Ndërkohë që shoferi i furgonit është identifikuar dhe është Bardh Prodo. Ai ishte baba i tre fëmijëve dhe bënte linjën Tiranë-Sarandë.